Ngjarja me interesante e fundjaves qe lame pas, ishte hapja e dyqanit me te ri ne TEG, Geox, marka e njohur e kepuceve italiane. Ishte organizuar nje event shume i kendshem, ku kishte disa te ftuar, nder te cilet edhe disa nga bloggerat me te njohur te Tiranes. Me vjen mire qe se fundmi, ne keto evente kane filluar te me ftojne jo vetem per shkak te profesionit tim si gazetare, por edhe ne statusin e nje bloggereje. Ashtu sic pritej, kepucet ne dyqanin Geox ishin nje miks midis te bukures dhe komfortit. Femren qe zgjedh te veshe kepucet Geox do ta pershkruaja si nje femer sa moderne, aq edhe klasike, nje femer te angazhuar, e cila mes gjithe puneve te dites dhe roleve te shumta qe luan i duhet te jete kudo dhe te beje gjithcka, prandaj konforti eshte i pari qe zgjedh, por duke mos hequr dore per asnje moment nga e bukura.
Njw keshille, nese jeni duke kerkuar kepucet e "Tempo"-s, me mire mos u lodhni fare te shkoni deri ne TEG, sepse eshte e sigurte qe ato nuk do ti gjeni ne Geox. Tashme ka mbetur si batute mes meje dhe shoqeve te mia, kur duam te identifikojme ato kepucet me taka 30 centimetra, me platforme 15 cm, me gure, xixa, temina te gjitha ne nje, atehere i bie shkurt dhe i themi "kepucet e Tempos", duke ju referuar nje dyqani ketu ne kryeqytet qe ka kepuce te tilla, ndaj te cilave s'kam agje, thjesht me duken shume te ekzagjeruara per gustot e mia. Jane pak si shume "porn style" per t'u veshur, aq me shume qe ne oret e para te dites.
Per ate mbremje kisha zgjedhur nje fustan blu elektrik, e cila eshte nje nga ngjyrat qe une dashuroj. Nuk mund te rrija pa futur edhe nje ngjyre tjeter te ndezur ne look, prandaj zgjodha rripin dhe canten ne ngjyre roze. Po per te mos e ekzagjeruar me ngjyrat (ashtu sic vetem une di ta bej :P) xhaketen dhe sandalet i zgjodha ne ngjyre te zeze. Si ju duket veshja? Kam bere zgjedhjen e duhur?
Duhet te pranoj qe dy meshkujt e mbremjes, dy shoqeruesit tane te nderuar, per mua kane marre noten maksimale ate mbremje! Po per ju?
Nderkohe qe pjesa tjeter e fundjaves kaloi e qete, mes kafesh e drekash me miq te mire. Si cdo fundjave, abuzova me te ngrenin, prandaj po pres me padurim mbasditen per 90 minuta Zumba intensive :P
P.S: E di qe me kete kerkese, ka mundesi qe t'ju merzis aq shume saqe mos te doni me te kaloni fare nga kjo faqe :P por s'kam c'bej, ashtu ma do puna dhe do vazhdoj t'ju "bezdis" nga pak. Ju lutem kur te jeni ne kete faqe, mos pertoni te beni pak follow. Ky opsion gjendet ne te djathe te faqes, eshte nje ikon e vogel qe une kur e shikoj me duket si nje puter qeni. Eshte e para fare nga kater ikona. Klikoni mbi te dhe do t'ju kerkoje te vendosni adresen e emailit per t'u bere followers. Eshte nje procedure qe do t'ju marre vetem pak sekonda, por qe per mua do te thote shume se ashtu eshte nje muhabet...:P Po per te cilin do t'ju flas me vone! Si thoni, mund ta beni kaq gje per mua? :)
Sa bukur dukesh mooooj!
ReplyDeleteYou look really beautiful, blue on you goes great! Hope you had fun!
ReplyDeleteXOXO
www.wardrobestories.blogspot.com
Nje yll i vertet
ReplyDeleteKjo bluja me pelqen shume. Edhe pse kur e zgjedh te duket pak e merzitshme, me kombinimet e duhura e ndryshon si te duash. Ku ben Zumba ?? :)
ReplyDeletePerball me drejtorine e policise, siper "BSB" eshte hapur "Zumba fitness" dhe une praktikisht sa hap syte dhe deri sa i mbyll aty e kam mendjen :D
DeleteYll. Nje nga veshjet e tua me te bukura!! =) Love the Royal Blue Tiered Dress. Ada
ReplyDeletenuk me pelqen.dukesh si e sajuar
ReplyDeleteyour shoes... - awesome
ReplyDelete90 min. Zumba nuk eshte pak si shume???!!! Une bej zumba Po nji ore :-)))
ReplyDeleteSuper veshja !
Per te qene te sakte 80 minuta, pra nje ore e 20 minuta :) Eshte shume intensive si klase dhe une jam shume e kenaqur me rezultatet. Te pershendes!
Deletemendoj se ka ardhur koha te nderrosh skeletin e syzeve. :*
ReplyDelete