Friday, September 14, 2012

Koleksioni qe dua: "Springfield vjeshte - dimer"

Mbremjen e djeshme e kalova shume kendeshem. Ne ambjentet e qendres me te madhe tregtare ne Shqiperi "TEG", nje nga shume dyqanet e saj, "Springfield" bente prezantimin e koleksionit me te ri Vjeshte-Dimer 2012-2013. Landmark Communications kishte menduar nje menyre shume interesante per te bere kete prezantim, ajo kishte ftuar disa nga ata qe tashme njihem me emrin "fashionistet e Tiranes" për të marrë pjesë në këte evente duke dhënë idetë e tyre mbi koleksionin e ri tw kesaj firme te njohur, jo vetëm në Shqipëri. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht ne te tilla organzime, kur vemendja kryesore i dedikohet personazheve publik, te cilet parakalojne ne tapetin e kuq, perfaqesuesit e Landmark Communications kishin menduar te benin dicka ndryshe. Duke pare dhe vemendjen gjithnje e ne rritje qe ekziston ndaj modes ne Shqiperi, sidomos nga njerez e thjeshte, te panjohur por me shume shije dhe gusto ne veshje, duke pare numrin gjithnje e ne rritje te blogjeve qe kane per baze te tyre pikerisht moden, atehere Landmark Communications ka menduar nje projekt te ri, nje forme bashkepunimi me disa nga blogerat me te njohur dhe te suksesshem ne Shqiperi. Por per momentin eshte ende shpejt per te folur publikisht per kete projekt, sepse eshte ne fazat e tij fillestare. Gjithesesi une me te vertet shpresoj qe ai te realizohet, sepse eshte nje ide shume interesante dhe qe jashte ka vite qe eshte kthyer ne nje trend te suksesshem.
Per t'u kthyer te mbremja e djeshme... Te them te drejten me pelqeu shume koleksioni i ri i "Springfield", kishte ngjyra plot dhe tashme dihet qe mua, kaq me mjafton qe te bie koke e kembe ne dashuri. Por pervec veshjeve super, kishte edhe dhurata, pasi organizatoret kishim menduar edhe per kete pjese. Ai shalli i bukur, me nje nder ngjyrat qe une adhuroj me shume ishte pikerisht dhurate nga "Springfield". Po nuk kishte vetem per te pare, po kishte edhe per te ngrene gjera shume te mira dhe per te pire kokteje fantastike.Duke qene se une isha ne shoqeri shume te mire, me disa nga miqte e mi me te ngushte Edin, shoqen time te ngushte prej vitesh, Fatma H, mike dhe kolege shume e mire, si dhe Niko Komanin redaktorin e modes se revistes Anabel, por njekohesisht nje mik shume i dashur, mbremja kaloi ne menyre perfekte.
Falenderoj shume Dorina Troken, drejtoreshen e TEG per ftesen qe me beri dhe ishalla po na mbledh prape sa me shpejt :P

Nderkohe para se te publikoj disa nga fotot e bera gjate mbremjes, dua te shkruaj edhe dicka ne lidhje me "Springfield", firme e cila eshte krijuar qe ne vitin 1988 dhe qe ka patur dhe ka nje shperndarje te madhe neper Europe, nderkohe qe se fundmi firma eshte shtrire edhe ne kontinentin e larget aziatik, ne Kine.
Disa nga ngjyrat kryesore nga te cilat eshte perbere koleksioni vjeshte-dimer jane

  • Ochre dhe ngjyrat e tokes
  • Bluja me gjithe thellesine e saj
  • E zeza e mistershme
  • E kuqja shperthyese me gjithe nuancat e saj
  • E bardha e perjetshme
  • Eleganca e grise
  • Origjinaliteti i jeshiles
  • Ngjyrat e reres dhe ato neutrale
Cfare do te gjeni ne kete koleksion pervec ngjyrave?

  1. Edhe kete sezon Spriengfild vazhdon te mbaje stilin casual, me te cilin edhe identifikohet por tani paraqiten me nje perqasje te re, ate: "smart casual" duke treguar cilesi, detaje dhe nje look elegant.
  2. Ne fokus te koleksionit eshte target grupi i moshes 25-35 vjec, i cili i tregon njerezit ne rutinen e tyre ditore, ne pune, shtepi, apo momentet e relaksit
  3. Ky koleksion prezanton veshje te perditshme casual te pershtatura me stilin personal dhe kerkesat e dites. Ky koleksion i pershtatet stilit tuaj te jeteses dhe respekton personalitetin tend.
  4. Thekson pikat e forta te brandit dhe koleksionit: prekje europiane, por me nje stil global, bashkekohor dhe te pershtatur per te gjitha vendet.

Mua me mjaftojne te gjitha keto arsye per t'u veshur me Springfield kete sezon. Po ju c'mendim keni per kete firme? Ju pelqen? Ndiheni rehat ne veshjet e saj?
Po veshja qe une kisha zgjedhur per kete event, si ju duket?




















6 comments:

  1. Veshja jote me pelqka shum shum, nga te gjitha veshjet e tua me shum nga te gjitha. fustani nje here qeka yll bote. dhe te springfild jam futu ca her kur kam vajt te Tegu po meqe ti thua qe kishte rroba te bukura athere po iki ta bej nje xhiro. je yll bote, te kam shume qef

    ReplyDelete
  2. Love your outfit, especially the white blazer, te jep shume freski dhe elegance. Me pelqen shume kur shkruhet per ngjarje interesante, sepse kohet e fundit eshte bere shume e modes te mbahet sekret cdo gje qe ndodh ne Tirane dhe pastaj ndihemi sikur s'ka asgje te bukur qe ndodh tek ne...Perse valle ?!

    ReplyDelete
  3. vetem fustani nuk me pelqen, se eshte bere boze te pakten ne tregjet italiane

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te them te drejten nuk i kam frekuentuar ndonjehere tregjet italiane, keshtu qe nuk di c'te them :)Gjithesesi per te te hequr merakun te them qe fustani eshte blere ne Barcelon, tek "Primark".

      Delete
  4. Hi there! I just want to offer you a big thumbs up for your excellent info you've got right here on this post. I'll
    be returning to your site for more soon.

    My blog post - What'S M

    ReplyDelete