Asnjehere nuk e kisha menduar se do te vinte dita qe une do te kombinoja vijat me pikat, apo sic tashme te gjithe fashionistet, kudo neper bote i thone, "stripes and polka dots". Si vijat, ashtu dhe pikat jane dy trende qe me kane pelqyer qe ne fillim dhe kam disa veshje te tilla ne garderobe, ama asnjehere deri me tani nuk kisha patur kurajon ti kombinoja te dyja bashke. Dhe te mendosh qe une, qe shpesh mbahem si nje person i guxishem sa i perket kombinimit te veshjeve, me se shumti te ngjyrave, i frikesohesha nje kombinimi te tille. Por dje ne darke, duke shfletuar nje reviste mode, pash nje veshje qe me pelqeu aq shume, po aq shume, saqe ju futa dollapit me koke derisa gjeta dy gjera te perbashketa me ato qe pashe ne reviste, nje fustan me polka dots dhe nje bluze me vija dhe ja ku i bera bashke. Qe mos te rrezikoja me shume sec duhej, qendrova ne territor te sigurte sa i perket ngjyrave, duke zgjedhur te bardhen me te zezen, por duke qene se mua s'me rrihet po nuk pati pak ngjyra ne look-un time, atehere i futa dhe nje ngjyre te verdhe per rripin dhe canten, si dhe disa aksesore me ngjyra ne koke.
Si perfundim kuptova qe deri me atehere isha "trembur" kot, pasi te kombinosh keto dy pjese me njera tjetren ishte me e lehte dhe me pak "gogol" nga sa me dukej mua. Jane, s'jane ne mode per kete sezon, une do te vazhdoj te jem nje fanse e pikave dhe vijave dhe do ti vesh edhe kete sezon, tashme edhe te kombinuara me njera-tjetren.
Po ju c'mendim keni per kete kombinim? Ju pelqen? E keni provuar vete?
Cili ka qene kombinimi me i guximshem dhe me i rrezikshem qe keni bere
deri me sot me nje veshje? Po pres me padurim te lexoj pergjigjet
tuaja...:)
Aulona te kam ndjekur qe na fillimi i ketij blogu por nuk te kam shkruar me pare. Padyshim qe kjo eshte veshja e preferuar nga te gjitha keto qe ke nxjerr deri tani, pasi edhe mua me pelqejne shume si vijat dhe pikat. Njesoj si tu kam dashur ti kombinoj bashk po nuk kam gjetur kurajon Tani e sigurte qe do ta bej. Klaudia
ReplyDeleteKombinimi im i preferuar..une kam perdorur te bardhen me blune
ReplyDeleteRrine shume mire bashke ne rastin tend sepse pikat e fundit jane te vogla dhe nuk perplasen me vijat e bluzes. Me ben shume per te qeshur kombinimi i sandaleve te egra me llastiket ngjyra ngjyra ne floke :)
ReplyDeleteduhej te kishe veshur pupa. ato sandale nuk pershtaten me stilin lozonjar te veshjes.
ReplyDeleteedhe mua nuk me pelqyen ato sandalet,stononin me veshjen e bukur
Deletesuper love your outfit. print on print =)) fabulous!
ReplyDeleteanyway, i hope you could visit mine too and follow :))
xoxo,
Raellarina- The Ballerina on Fire
http://raellarina.blogspot.com/
O sa me pelqen. sidomos kombinimi qe i ke bere me ato kapset dhe llastiket me ngjyra ne koke
ReplyDelete