Thursday, September 20, 2012

E ftuar ne emisionin "Dita ime", Vizion Plus

Deri me sot, me keni ndjekur fal fotove te shkrepura dhe fjaleve te shkruara, por duke qene se per shkak te profesionist tim si gazetare, here pas here me ftojne neper emisione te ndryshme televizive, per te folur me se shumti ne lidhje me profesionin tim dhe boten e showbizit ne Shqiperi, por edhe per tema te ndryshme te cilat kane disi lidhje me mua, atehere ne kete blog do te kete edhe video te gjerave te "mencura" (ha ha ha) qe une them sa nga njeri ekran, ne tjetrin!
Po e filloj me emisionin "Dita ime", ne Vizion Plus ku isha e ftuar javen e shkuar per te folur per pushimin. Te them te drejten, m'u be disi qejfi qe me kishin zgjedhur si nje nder personat, qe kishin bere pushimet me interesante kete vere. Ama kur degjova ate qe kishin per te treguar dhe per te ndare nga udhetimet e tyre dy pjesetaret e tjere te panelit, m'u duk sikur pushimet e mia nuk vlenin fare :P Gjithesesi jane thene disa gjera interesant ne kete diskutim ne lidhje me pushimet, keshtu qe po patet kohe dhe nerva mund ta shikoni :)









8 comments:

  1. E ndoqa biseden dhe me pelqen kur njerezit e duhur flasin per eksperienca te vecanta, japin keshilla te vlefshme dhe praktike, nuk i mitizojne e misterizojne pushimet e tyre dhe u pergjigjen pyetjeve pa dredha. Flm qe e ndave me ne:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona, sic edhe te shkruajta ate dite ne Facebook, rastesisht te pashe tek Dita Ime dhe me pelqeve. Edhe ti kishe kaluar pushime te bukura, jo vetem dy te ftuarit e tjere. Pastaj Tajlanda nuk eshte per xhepin e kujtdo.

      Ai zoteria qe e shante Evropen e kishte shume gabim se Evropa ka shume e me shume shtete te bukura, qofte me bukuri antike apo moderne. Europe has a lot to offer.

      Te perqafoj nga zyra ime,

      Ada F.

      Delete
    2. Eshte e vertete ajo qe thua per Europen Ada. Ne fakt une jam ende e re dhe kam zbuluar ende shume pak brenda Europes, e cila pa dyshim ka shume, shume vende te mrekullueshme per te vizituar. Kur te behem dhe une sa Xhaxhiu dhe te kem patur fatin te udhetoje aq sa ai, mbase do them te njejten gje :P

      Te perqafoj dhe une nga zyra ime :P :)

      Delete
    3. Lisa me vjen mire qe e ke perceptuar sic duhet ate qe kam thene. E kisha pak me dyshim ne fillim te flisja per nje teme te tille ne nje emision, sepse shpesh merret si vanitet i tepruar, sikur del aty per te shitur mend. Nderkohe qe e vetmja gje qe doja te thoja dhe qe perseris gjithmone eshte qe gjithmone ka alternativa qofte per te udhetuar, qofte per te pushuar, qofte per t'u veshur, qofte per t'u argetuar me cmime mese te perballueshme. Mjafton te dish te kerkosh!
      Te jam mirenjohese qe me shkruan. Kane filluar komentet e tua te me behen si droge, kam nevoje per dozen time te perditshme...hahahaha :P

      Delete
    4. Ahahaha Aulon me shkrive. Faleminderit dhe ty qe me viziton. Une kur kam nje mendim te forte e shkruaj, sme pelqejne furcat ose perseritjet kot neper blogjet e te tjereve. Vertet i vleresova ato qe thate ne emision te tre ju te ftuarit, se pjesa tjeter linte shume per te deshiruar. Folet seriozisht dhe paster. Me ngacmoi dhe mua komenti per Europen, me dogji shume ne fakt se enderroj te vizitoj cdo shtet. E di cfare mendoj, ka te beje shume dhe mosha e statusi kur udheton ne Europe. Psh. amerikanet e kane mitizuar dhe vrapojne qe 18 vjec te bredhin me backpacking e me pak leke e shohin shume gjera. Ndoshta zoteria i ka filluar udhetimet ne Europe ne nje moshe jo shume te re dhe pritshmerite e tij jane te me larta. Mos u demoralizoni se ka vend per te gjithe :)
      P.s : postim i ri per ty nga anet e mia.

      Delete
  2. Te kam ndjekur qe ate dite dhe me pelqeve shume edhe si fole por edhe si ngjaje. ishe bere shume e bukur dhe duket edhe te keto fotot qe ke vene me siper.edhe une do doja ta beja nje udhetim te till pranaj mendoje te shkruash ketu dicka me shume,qe te na vish ne ndihme edhe ne.

    ReplyDelete
  3. Te falenderoj shume per vleresimin, edhe pse do me pelqente te dija nga me vjen dhe te te drejtohesha me emer...:) S'me pelqen fare ky opsioni "anonymous" :P Do ta mendoj vertet kete sugjerimin tende, edhe pse nuk jam eksperte ne kete fushe dhe fatkeqesisht kam udhetuar shume me pak nga sa do te kisha dashur,keshtu qe nuk kam dhe aq shume per te ndare. Gjithesesi sa here te me jepet rasti do ta bej me kenaqesi :)

    ReplyDelete
  4. Rasesisht te ndoqa dhe une, po shume pak se e kapa nga fundi :(

    ReplyDelete