Eh, kjo Shqipëria jonë e
fasadës! Ku të gjithë shiten për atë që s’janë dhe janë gati të japin leksione
morali, vlerash, arti dhe kulture, edhe pse këtyre koncepteve vetëm emrin u
dinë! E rëndësishme është dukja, pa përmbajtja punë e madhe fort. E kush arrin
deri te përmbajtja, te thelbi, tek ajo që është e rëndësishme vërtet? Ku e kam
fjalën? Po mundohem t’jua shpjegoj shumë shkurt. Nëse dikush e ka emrin Xheni,
Xhesika, Xhulia, në pamje të parë krijon një përshtypje më të mirë dhe më
miqësore sesa dikush që do ta kishte emrin Xhevrie, Xhevdete, Xhemile… Këto të
fundit, aq më shumë po të ishin vajza të reja, do të paragjykoheshin menjëherë
për shkak të emrit (për të cilin ato janë më pak se kushdo tjetër përgjegjëse,
duke qenë se nuk e kanë vendosur vetë), shpesh pa iu dhënë as mundësia për t’u
njohur apo për të treguar vlerat dhe cilësitë e mira që mund të kenë. Ndërsa
ato me emrat e bukur dhe që e shesin veten shtrenjtë do të vlerësoheshin
automatikisht, pavarësisht faktit që brenda mund të jenë bosh.
Kjo situatë është pak a shumë ajo ç’ka ndodh në tregun mediatik sot. Ka gazeta dhe revista me emra të bukur, të cilat e mbajnë veten me të madhe, flasin për standarde dhe cilësi të cilat nuk do t’i shkelnin kurrë, e shohin veten si një lloj Mesia mediatike, krijuar për shkaqe humane, siç është përhapja dhe shpërndarja e vlerave dhe kulturës në Shqipëri, por që mjafton të shfletosh pak faqe për të dalluar qartë se e vërteta që lexon në rreshtat e tyre është shumë ndryshe nga ajo që duan të shesin. Fasada, kjo është ajo ç’ka shesin! Një imazh i krijuar vetëm me fjalë dhe aspak me vepra. Dhe kjo ndodh jo vetëm në shtypin e shkruar, por edhe në ekran. Nëse “guxon” të shkosh te ndonjë autor programi ose te ndonjë drejtor dhe t’i propozosh ndonjë projekt, pyetjet e parë janë: Çfarë mesazhi do të përcjellësh? Cilat janë vlerat e këtij programi? A po përcjellim art dhe kulturë? Dhe me të drejtë ti pyet veten: Po nëse kriteret e përzgjedhjes janë kaq të larta dhe të ashpra, atëherë përse në ekranet tona nuk ka asgjë të tillë? Ku janë mesazhet? Po vlerat? Apo rëndësi ka vetëm të të dalë nami se ti je një televizion me vlera dhe kulturë, paçka se ajo që transmeton nuk përputhet kurrkund me kërkesat e tua dhe imazhin që do të krijosh?
Fasadë! Gjithçka është fasadë! Ata që më së shumti flasin për standarde dhe nivele të larta kulturore, duke të treguar me gisht ty që je thjesht kryeredaktorja e një gazete modeste rozë (edhe pse dhjetëfish më të shitur se revistat e tyre ;), janë ata që të parët e marrin dhe e lexojnë fshehurazi në tualet gazetën “Paloma”. Ndërkohë që edhe ti bën të njëjtën gjë me revistën e tyre, e merr me vete në tualet, me të vetmin ndryshim, se ti nuk e merr për ta lexuar…
Ky nuk është një shkrim përgjithësues dhe absolutisht nuk do të doja t’i fusja të gjitha mediat, revistat, gazetat apo televizionet në të njëjtin kallëp. Ka përjashtime, por sa keq që janë aq pak! Gjithsesi, kujt t’i djegë le ta mbajë!

Aulona, ky eshte blogu dhe ti ke gjithe te drejten e botes te shfrysh inatet e dites, por ka shume dallim mes nje gazete jo roze dhe nje te tille. Nuk diskutohet qe ti dhe stafi yt punoni seriozisht, por nuk keni ndonje mesazh per te percjelle me Palomen. Dhe une e blej Palomen kur iki ne plazh, dhe me thene te drejten e bej vetem per t'u shkrire gazit me disa rubrika qe ju keni ku del sh ne pah naiviteti i nje kategoria te caktuar njerezish pjese e popullit tone. Paloma per lajmin mund te krahasohet si BBF per muzike. Te dyja i perkasin kategorise: "Keshtu sic e doni ju"! Dhe sigurisht qe blihet, sepse ka njerez qe nuk kane ndonje aktivitet tjeter neper zonat rurale ku jetojne dhe mezi e presin dhe patjeter qe besojne dhe vleresojne cdo rresht te saj, por ka dhe te tjere qe duan disa momente gallate ne plazh dhe kaq. Mos e merr si sulm, sepse mua me pelqen sh autoironia jote si personazh, por thjesht nuk me duket produktive te harxhosh kohe te vyer per te shkruar gjera te tilla te cilat dhe une detyrohem t'i lexoj, pasi ndjek blogun tend.
ReplyDeleteJi krenare per Palomen tende sepse e blen nje Shqiperi e tere (sidomos ne vere besoj), por mos u indinjo kur nuk e fusin ne rangun e gazetave serioze
ps: une e pranoj qe e bleva kete fundjave dhe u shkaterrova me ato rubrikat "pyetje-pergjigje". Ndersa tek rubrika histori personale (me duket) kishit bere nje gabim sepse tek pjesa vijon ne nr e ardhshem kishit shkruar te njejten histori qe sapo ishte publikuar me siper (qe ishte pak si pa vije logjike si histori).
Ne rradhe te pare te falenderoj qe lexon blog-un tim, kushdo qe ti je. Edhe pse do kisha preferuar te kishte nje emer ne fund te mesazhit, qe ta dija dhe une me ke po komunikoja :)
DeleteMe duket se nuk e ke kuptuar sic duhet ate qe une kam shkruar, sepse ne rreshtat e tu lexoj pikerisht ate gje qe une kam "sulmuar" dhe per te cilen nuk jam dakort ne shkrimin tim. Ti thua nje fjale qe me thene te drejten une nuk arrij ta kuptoj mire: "mos u indinjo kur nuk e fusin ne rangun e gazetave serioze". Cfare do te thote gazete serioze? Kush jane gazeta serioze ne Shqiperi? Panorama qe ne fundjave del ne kopertine me cicat e X kengetare, apo me mashtrimin e rradhes? Apo qe ne suplementin e se dieles "Une gruaja", qe ka per mision te flase dhe te trajtoje ceshtje qe kane te bejne me gruan ne Shqiperi dhe del me lajmnin Si Franceska e Big Brother u arratis nga policia me te dashurin kriminel? Apo Gazeta Shqipetare qe cdo dite te veres del me nje suplement ku flet per showbizin shqiptar? Atehere sipas kesaj llogjike ne Shqiperi nuk ka gazeta serioze, hiq Shqipin, ZP-en dhe RD-en se me sa di une jane te vetmet gazeta qe nuk kane suplemente dhe nuk merren me shtypin roze. Pastaj gjithe te tjerat i bie te jene tabloide, apo jo? Keshtu qe nuk jane gazeta serioze...Te pakten ne bote kjo eshte ndarja. Dhe mesa arrij te perceptoj une nga menyra se si ke shkruar, duhet te jesh dikush qe i perket fushes se gazetarise dhe qe keto ndarje duhet ti dish po aq mire sa une :)
Une nuk dua ta shes absolutisht Palomen me te mire nga sa eshte (edhe pse realisht mendoj se eshte shume e mire dhe shume cilesore). Ajo qe une denoj eshte pikerisht fakti qe pjesa me e madhe e mediave ne Shqiperi, e shesin produktin e tyre shume me shtrenjte dhe me cilesore se sa eshte ne te vertet. I vetmi personazh qe nuk kam patur kurre ne gazete deri me sot eshte Arbana Osmani. Atehere persa kohe te gjithe personazhet e tjere kane qene pjese e Palomes, persa kohe jane keto personazhe qe dalin te Paloma, dalin dhe te Anabeli (fjala qe bie), apo ulen neper panelet e Opinionit ne Klan, apo ne emisione e Top Channel. Ku eshte ndryshimi?
Ti thua qe Paloma per lajmin mund te krahasohet me BBF nga muzika. Mbi cfare bazash dhe kriteresh e merr per etalon BBF-en? Me ke e krahason? A nese e krahasn me MTV psh, patjeter qe jam dakort qe edhe Paloma qendron shume me poshte se sa Vogue :) Po nese BBF-en e krahason me Super Sonic psh, atehere per mua s'ka asnje ndryshim. A nuk eshte Alban Skenderaj qe ka realizuar dhe i publikon klipet e tij te BBF-ja? A nuk eshte Aurela Gace? Pirro Ccako? Madje edhe klipi i Ardit Gjebreas del ne kete stacion. Eshte po i njejti Ardit qe del edhe te X emision, qe del edhe te X reviste dhe qe del edhe te Paloma. Ku eshte ndryshimi?
Dhe me beso, kam pare revista ne Shqiperi qe, qe nga rreshti i pare i revistes e deri tek i fundit e kane filluar dhe e kane mbyllur me gabime nga ato me elementaret sic jane gabimet drejtshkrimore, e deri te fjali te tera pa asnje llogjik. Padyshim qe edhe ne na ndodh te bejme ndonjehere gabime, apo te na shpetoje ndonje gje, sic eshte edhe rasti qe ti ke permendur, por gabime te tilla i ndodhin te gjitheve ne pune. Kur ato behen rruge pastaj nuk jane me thjesht gabime, apo lapsuse, por papergjegjshmeri dhe mos respekt per inteligjencen e atij qe te lexon.
DeleteNdryshimi qe kemi ne te Paloma, eshte qe nuk kemi paragjykime te tilla per lexuesin. Edhe per ate qe shkruan te Suzi nga nje fshat i thelle dhe kerkon te dije cfare eshte orgazma, apo masturbimi, apo per ate vajzen 16 vjecare qe nuk e kupton ndryshim qe po i ndodh dhe cfare jane mestruacionet, sepse nuk ka askend afer qe ti flase per to. Ti (por shpesh edhe une vete) qeshim me keto pyetje, por kam pershtypjen se thelle brenda vetes duhet te na vije pak turp qe qeshim me problemin, apo injorancen e tjetrit. Prandaj une tani kam mesuar mos ti gjykoj me, por t'i shoh me respekt per kurajon qe tregojne dhe deshiren qe kane per te mos mbetur ne injorance dhe per te mesuar me shume, duke filluar nga gjerat me elementare sic eshte seksi, por qe nga mungesa e informacionit te te cilit vjen nje pjese e madhe e problemeve te kesaj shoqerie. Nje personi qe nuk ka minimumin e informacioneve bazike, nuk ke si ti flasesh per Nicen, sepse do t'i duket sikur i flet kinezce :) Gjithesesi edhe per ate pjesen qe duan te lexojne per Nicen, ne ne gazete e kemi nje faqe, keshtu qe mund te drejtohen atje. Por ja, edhe ti psh e merr Palomen qe te qeshesh me pyetjet qe bejne njerezit dhe jo te lexosh faqen me poezi, ose shkrime nga autore te famshem. Faji i Palomes eshte ky? :)
U zgjata shume dhe e di qe ti, apo kushdo tjeter qe e mendon si ti, njesoj do vazhdoje ta mendoje. Gjithesesi une opinion tim do vazhdoj ta shpresh gjithmone. Dhe me shume kenaqesi do pres cdo mendim te kundert dhe qe ngjalle debate.
Te falenderoj dhe nje here qe me ndjek. Uroj te vazhdosh ta besh serish :)
e kam lexuar kete shkrimin edhe ne gazet dhe te them te drejten qe kur e pash me pelqeu shume. dhe une mendoj se jemi nje shoqeri me shume fytyra qe ndryshe jemi ne te vertet dhe ndryshe shfaqemi ne publik. bravo aulona per keto shkrime kaq te verteta
ReplyDeleteAulona komplimeta per blogun..Me pelqen shume stili jot,por mbi te gjitha me pelqen menyra sesi shkruan..me kenaq shume..Te uroj gjithe te mirat e dashur!!
ReplyDelete