COLORBLOCKING AULONA
Aulona Mustën mund ta shohësh në një ditë gri me shi, të veshur nga koka te këmbët me rozë, jeshile, portokalli dhe të kuqe. E dashuruar me ngjyrat ajo nuk e koncepton dhe veshjet e saj pa to. I pëlqen kaq shumë ngjyrat sa i do të gjitha njëherësh. Duart me manikyr shumëngjyrësh, sytë me tone të ndryshme dhe veshjet me ngjyra të forta që dallohen kilometra larg.
Tani mund ta gjesh të zhytur me kokë në ndonjë nga dyqanet që kanë sjellë koleksionet më të reja me tendencën e kësaj vere, ngjyrat neon!
I konsideron si një terapi
Të bëjnë të ndjehesh mirë dhe të japin energji. Nuk është e thënë të vishemi gri si koha në dimër, çkuptim do të kishte? Kur njerëzit vishen me ngjyra duket sikur janë më pozitivë sipas saj dhe është më e thjeshtë të kesh një komunikim. I gjykon automatikisht më të çiltër dhe më solarë.
Një stil që e dashuron ose e urren
Rruge tw mesme nuk ka, dikujt mund ti merren mend me gjithë këto ngjyra ndërsa e kundërta ndodh me Aulonën, që vdes për colorblock. Madje edhe pa u bërë ende tendencë ajo i miksonte veshjet duke shkaktuar reagime nga më të ndryshme, “Mos të ka rënë gjë ylberi në shtëpi?” kjo ishte batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Ngjyra e preferuar
Në fakt nuk ka ndonjë ngjyrë që se pëlqen përveç grisë dhe kafes që i duken shumë monotone dhe janë mungesë në garderobë. Por ka një pasion për ngjyrën lejla dhe ka pothuaj nga çdo veshje dhe aksesorë me këtë ngjyrë. “Nëse të gjithë do të visheshim me ngjyra, do ishte shumë më bukur bota” thotë ajo” Duket si një slogan për lëvizjen LGBT dhe në fakt, s’është keq si ide! J
Ndër tendencat dhe veshjet më shumëngjyrëshe pëlqen ato me floral prints dhe getat me ngjyra, madje ka aq shumë sa mund të quhet pa frikë një koleksion!
Ka mbi 60 palë geta me ngjyra
Tregon duke qeshur se nuk ngurron ti pyesë njerëzit që janë në një ambient me të, se ku i kanë blerë getat, ose i shpreh pëlqimin për getat: “Më pëlqejnë shumë getat e tua”, nuk ngopet me to dhe ka mbi 60 palë, me të gjitha ngjyrat. Kështu edhe nëse ndonjë ditë (shumë rrallë) jam veshur me ndonjë veshje “serioze” , e çdramatizoj me një palë geta mustardë ose të kuqe, blu etj. Janë një aksesor shumë i preferuar nga unë, më pëlqen shumë ti përdor në veshjet e mia. I përdor shumë ato me ngjyra por urrej getat ngjyrë mishi ose me shkëlqim. Prishin dhe veshjen më të bukur dhe janë të panevojshme, celuliti të duket gjithsesi, kot ta bësh që të shkëlqejë!”
E mbështjellë si një dhuratë festive, ajo ndjehet më e mbrojtur dhe më e sigurt me veshjet e saj shumëngjyrëshe, merr energji kur hap dollapin në mëngjes dhe para saj “derdhet” një garderobë ylber me veshje. Edhe dita më e mërzitshme dhe gri, nis mirë, deri në momentin kur kapet ndonjë fije e getave....!
me pelqen shuuuuume bluza me lule
ReplyDeleteEdhe une i kam shuuuume qejf lulet ne pergjigjesi dhe i "vesh" shpesh :)
DeleteSo cool! You look like a super star!
ReplyDeleteAda
www.justgoshopping.net
Thnx a lot Ada! :)
DeleteXoXo
Foto e dyte eshte e preferuara ime, modeli i flokeve dhe ngjyrat te shkojne shume. Shkrimin e kam lexuar ne reviste. Nuk me pelqen P.S. jot. Nuk je e detyruar te justifikosh stilin tend. Te kane futur ne kurth komentet anonime me duket :(
ReplyDeleteKe shuuuuuume te drejte! E korigjova direkt "gabimin" ;)
DeleteKy artikull eshte i muajit Gusht mos gabofsha.
ReplyDeleteP.s: You're so cool!
Po, po je e sakte, eshte botuar ne numrin gusht te revistes Anabel :)
Deletewow. congrats!!!
ReplyDeleteTHE CHIC AND CHEAP BLOG
THE CHIC AND CHEAP BLOG Facebook Page
Dont forget to like my Facebook page too!
Thank u darling! :)
Deletesa te bukuraaaa fotot :) veshjet plot ngjyra,dhe per me teper te shkojne shume :))
ReplyDeleteArbina te falenderoj shume per komentin dhe vleresimin :)
DeleteMe pelqeka shume tualeti dhe fakti qe nuk je renduar me shume bizhu.Edhe veshjet e kendshme.
ReplyDeleteMarsida
Te falenderoj Marsida! Zakonisht kur vishem me shume ngjyra bashke, perpiqem t'i evitoj bizhute sepse atehere do dukesha vertet si klloun :P Tualeti fatkeqsisht nuk duket shume, po grimieri dhe parukieri ku shkoj gjithmone me kishte lyer nje sy ndryshe dhe nje sy ndryshe :D
DeleteAulona, i pelqej pa mase te treja veshjet me siper. Fotoja ime e preferuar eshte e treta me fustanin mini, gurkali me lule. Ndersa veshja e pare eshte me e preferuara me pantallonat mustarde dhe jaken bebe. Sa per getat edhe une i kam pasion dhe pa frike do te thosha qe koleksioni im ne sasi i afrohet tendit. Me pelqejne sidomos getat me ngjyra.
DeleteP.S. Mos harro te na besh ndonje vizite. ;-)
Ada F.
takat tek fotoja pare shum yllllllll ! te te gjitha fotot ke dal superr...nuk e dija qe kishe kaq shum stil ne te veshur ..bravoo !!!
ReplyDeleteps: mos hiq kurre dore nga ngjyrat , te shkojn jashtezakonisht shum te gjitha pervec ngjyrave te erreta nrm :D ;) :)
KOMPLIMENTA PER TERESINE AMA MOS HARRO NJE DETAJ TE VOGEL KEPUC-SANDALET QE I KE VESHUR NE DY FOTOT E FUNDIT DHE TE TJERAT QE DO BLESH MUNDOHU TI MARRESH NJE NUMER ME TE VOGEL SEPSE KUR ECEN KEMBA MERR GJITHMONE PERPARA DHE KEPUCET NGJAJNE TE MEDHA DHE TE JEP IDEN QE TI NUK DI TE BLESH KEPUCE PER KEMBET E TUA. ONA
ReplyDeleteTe falenderoj shume per shqetesimin dhe keshillen, sandalet jane fiks fare per kemben time, thjesht ne pozen e fundit eshte pozicioni i tille qe ka bere qe kemba te rreshkase perpara, shto ketu dhe faktin qe isha me geta, qe e ka "ndihmuar" edhe me shume kete gje :)
ReplyDeleteTe pershendes!