Monday, September 10, 2012

Me te bardha, me te bardha veshur o...

Keto ditet e fundit, e gjithe vemendja e femrave ka qene e fokusuar mbi fillimin e javes se modes. Ne fakt, me shume se sa mbi veshjet e prezantuara mbi pasarela, kurioziteti ka qene i madh se cfare kane veshur "fashionistet all over the world" qe kane qene prezente dhe e kane ndjekur nga afer eventi me te madh te modes ne bote, apo dhe vajzat neper rruget e New York-ut. Te them te drejten, edhe mua me pelqen me shume te shoh kombinimet e vajzave dhe femrave te ndryshme neper rruge, se sa koleksionet e stilisteve qe shpesh me duken qesharake dhe nuk do ti vishja edhe po te mi falnin, e jo me t'i blija aq shtrenjte. Ok, e di qe kjo qe thash mund te tingelloje si budallallek per ndonjerin, sepse ne fund te fundit dhe fashion street pikerisht nga keto pasarela frymezohet, por une jam me shume per moden e thjeshte, ate te prekshmen nga te gjithe, sesa per haute couture, apo keto emrat e medhenj...dhe keshtu tha dhelpra per rrushte kur nuk i kapi dot...:p ha ha ha
Ajo qe me beri pershtypje, ose me sakt qe s'me beri me pershtypje, ishte qe propozimet per sezonin e ardhshem jane te njejta si cdo vit. Stilistet thone qe eshte ne mode lekura. E kur nuk ka qene? Qe do te jete ne mode ngjyra e kuqe. Kam pershtypjen se qe nga koha e Kesulkuqes, e kuqja nuk ka ikur ndonjehere nga moda. Qe do te kete shume blu dhe koral (nuk e di si ta quaj ndryshe kete ngjyren), por me thene te drejten edhe me kete blune elektrike ka nja nje vit, a mos me shume qe po na vriten syte (dhe kur e them une kete...). Po nderkohe nje nga trendet kryesore do te jete ngjyra e bardhe...Helloooo, ngjyra e bardhe? Helena e Trojes ka shekuj qe e ka nxjerre kete trend...
Dhe meqe jemi te ngjyra e bardhe, te them te drejten me pelqen shume, por une vete nuk e perdore shume shpesh, edhe pse mendoj se eshte perfekte per vere. Keshtu qe, meqe mesova qe, veren qe vjen, ngjyra e bardhe do te jete nje nga trendet kryesore, thash pse mos ti paraprij ketij trendi dhe ta bej timin qe kete fund vere. :) Nuk e di c'me kapi, po i shtova dhe ca doza Imany nga koka e siper...ose te pakten keshtu me genjeu mendja mua :D

Fotot jane bere ne Vlore, ku isha kete fundjave, per te shijuar besoj per te fundit here per kete vit, plazhin. Besoj se kush ka qene ne Vlore e ka vene re qe atje cdo gje e ka emrin Aulona: autoshkolle Aulona, park lojrash Aulona, Universitet Aulona, Rrobaqepsi Aulona, V.C Aulona (te them te drejten kete nuk e kam pare, por besoj ne ndonje ceper do kete dhe ndonje te tille). Ajo qe zbulova kete here, meqe sa here qe shkoj zbuloj ndonje vend te ri qe quhet Aulona, ishte AULONALIFT, kompani ashensores...:D Po pres me padurim, te bej zbulimin e rradhes...














6 comments:

  1. Me ka pelqyer gjithmone kombinimi i te bardhes me ngjyren e lekures :)

    ReplyDelete
  2. Imagjino si do te dukesh me fustan te bardhe fare tii :)

    ReplyDelete
  3. Mos na thuaj qe shtepia qe ke ne sfond eshte hoteli qe ke zgjedhur per te kaluar fundjaven. veshjet si gjithmone OK

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahaha, jo, jo ketu nuk jam ne Vlore, jam ne nje fshate para se te shkonim ne Vlore, Mifol ku beme nje ndales per disa foto...dhe jo vetem :P

      Delete
    2. One of my fav looks. White looks good on u. You should try it more often

      Delete
  4. idene e ke pasur te mire,por nk di pse je ngarkuar me aq shume aksesore ngjyre kafe. i ke humbur freskine te bardhes. canta e rende gjithashtu nuk shkon me bazen e bardhe te holle

    ReplyDelete