Kjo fundjave per mua filloi ndryshe, por bukur! Diten e premte ne mbremje isha e ftuar ne nje event shume interesant, i cili me sa di une nuk ndodh shume shpesh ne Shqiperi, per te mos thene qe ishte hera e pare. Zonja Maja, pronarja e nje butiku te njohur ne Tirane, "Angelo Di Neppi" (http://www.angelodinepi.it/) dhe se fundmi edhe "Persona" (Marina Rinaldi), kishte organizuar nje feste shume te kendeshme per te nderuar te gjitha kilentet e saj, te cilat nder vite i kane qendruar besnike. Ambjentet e lokalit qe nga te gjithe ne njihet me emrin "Rovena", prej pronares se saj, kengetares se famshme Rovena Dilo, ishte arreduar ne menyre shume te ngrohte dhe mikpritese, por ne te njejten kohe elegante dhe plot shije. Te ftuara ne kete evnt ishin personazhe te njohur dhe gra te nje shtrese te lart te shoqerise (duke qene se veshjet e kesaj firme nuk jane lehtesisht te perballueshme nga kushdo....po, po dhe une vazhdoj ende ta pyes veten: po une c'doja aty :P) Ne fakt ftesa me erdhi nga personi qe po merrej me organizimin e eventit, Ilda Lumani e cila kishte menduar qe krahas klienteve te rregullta te butikut, per nder te te cilave organizohej edhe festa, te kishte edhe personazhe te njohur, si dhe gazetare (u hoq dhe meraku pse une isha pjese e te ftuarve :P).
Ajo qe me pelqeu vertet ishte ideja shume origjinale qe zonja Nini kishte menduar, jo vetem per t'i patur si spektatore, por edhe per t'i perfshire klientet e veta, duke organizuar nje sfilate ku modele do te ishin vete ato. Dhe duke qene se Angelo Di Neppi dhe Persona (Marina Rinaldi) jane dy marka qe target grup kane me se shumti grate mbi 40 vjec, ajo qe e beri te vecante sfilaten ishte pikerisht fakti qe nje pjese e zonjave qe sfiluan ishin rreth dhe mbi kete moshe. Une u mundova te beja fotografi te zonajve duke sfiluar, por ky aparati im, edhe pse eshte gjysem profesional kur subjektet jane ne levizje nuk i nxjerr fare te qarta pozat, keshtu qe ato nuk kane ndale ndonje gje kushedi se cfare, gjithesesi une po postoj disa, vecanerisht te "dy modeleve" te mia te preferuara Xhixhi, nje zonje me floke te bardha, shume e fisshme, qe sfilonte si te ishte 20 vjecc. Dhe Mirela nje zonje me nje bukuri, fizik dhe nje postur qe edhe modelet me profesioniste do t'ja kishin zili. Nje inspirim i vertete, per ate se si do te doja te shihja edhe une veten time kur te isha ne ate moshe!
Cfare tjeter me shijoi ate mbremje ishin dhe embelsirat e mira qe servirnin, te gjitha me cokollate qe, sado ti te mundoheshe dhe ti mbushje vetes mendjen se cokollata eshte e keqe, se ajo te shendosh, se ajo eshte mikja me e mire e celulitit dhe rrjedhimisht armikja jote me e madhe, nuk i rezistoje dhe nuk i thoje dot jo. Aq me shume qe ata kamarieret na e kishin bere me hile dhe e prodhonin direkt ne vend cokollaten e shkrire, qe ta bente me sy...hajde me haaa, hajde me lepiiii, hajde me perpiii...:D
E vecanta e mbremjes ishte partnerja ime, te cilen besoj te gjithe ju e njihni tashme, Fatma, e cila nuk humb rast per te treguar se sa "intelektuale" eshte dhe merr liber me vete ne nje feste dhe nis e lexon qe t'i tregoje "botes" qe eshte shume e zgjuar. Vetem pas 5 minutash erdhi kamarieri dhe i tha qe e kishte librin mbrapsht...:P
Disa nga te ftuarat VIP te asaj mbremje ishin Rovena Dili, Eranda Libohova, Ornela Bregu, Marjana Kondi e cila me surprizoi shume me look-un e saj, qe e tregonte nja 10 vjet me te re.
Per ate mbremje, une nuk e di se si, por e bera zemren gur dhe hoqa dore nga ngjyrat e ndezura dhe zgjodha ngjyrat kafe dhe bezhe, per t'u bere pak serioze. Lekura dhe ari jane dy nga trendet e ketij sezoni (nder me te preferuarit e mi)dhe pikerisht nje kombinim te ketyre te dyjave ishin zgjedhja ime.
Ne fund dhash dhe nje intervsite te vogel per "Takimi i Pasdites" ne TV Klan, por as vete nuk e di se kur do te transmetohet, keshtu qe po e pate ndonje nga keto mbasdite me beni nje ze :PP
Anyway seriozet nuk jane per ty :P
ReplyDeleteNe fakt dhe aq serioze nuk ishte kjo veshja, po ta shikoje nga mbrapa, gjithsesi dhe une si ty e mendoj...hahahaha :P
DeleteShume bukur klas dhe elegance Aulona.! (Anila)
DeleteWOW sa eveniment i bukur dhe i vecante moj Aulona. Po ma kalo edhe mua, ndonjehere ndonje ftese tek keto, ose me merr edhe mua si "your date" se do me behej shume qejfi plus qe jane krejt stili im. Veshja dhe sidomos stili qe ke zgjedhur me pelqen shume. Fundi te rri shume bukur dhe kam edhe une nje te ngjashem, por sigurisht per momentin nuk mund ta vesh. Canta dhe kepucet yll. Por me interesante dhe e bukur eshte xhaketa qe duket "business in the front & party in the back". ;-)
ReplyDeletePersa i perket Takimit te Pasdites, me pe tek emisioni kete jave se isha e ftuar? Edhe pse uroj qe ndonjehere tek ai emision te jem e ftuar jo vetem per profesionin time, por si dikush qe e adhuron shume Moden dhe qe (besoj) ka shije ne te veshur.
Hugs Darling dhe duhet te ulemi sa me pare per ate kafen. Ada. <3
I ke bere fiks pershkrimin e duhur xhaketes Ada "business in the front & party in the back", kjo eshte dhe arsyeja perse une e kam pelqyer dhe e kam marre sa e kam pare. Emisionin e fundit ku ke qene e ftuar do ta shoh patjeter ne internet. Te falenderoj qe me ndjek :)
DeleteMe pelqen shume fundi, se bashku me sandalet dhe varesen. Por nuk me pelqen pjesa lart, te ben shume te madhe, edhe pse doje vete te dukeshe me serioze. Ndoshta nje kemishe e thjeshte e bardhe e derdhur do ta nxirrte me ne pah fundin. Gjithsesi thjesht sugjerim per here tjeter. Me behet qejfi qe postove nje ngjarje ndryshe edhe kete here :)
ReplyDeleteLisa, e bardha ishte alternativa e pare qe me erdhi ne mendje, por duke qene se e pash si kombinimin me te thjeshte thash nuk ben per mua :P Prandaj zgjodha kete xhaketen qe para duket si serioze, por pas nuk eshte dhe aq :P Te falenderoj per komentin e dashur! E vleresoj!
DeleteThis comment has been removed by the author.
DeleteNuk kisha si ta merrja ndryshe e dashur! :) Jam gjithmone e hapur ndaj mendimeve dhe opinioneve ndryshe nga te miat, ashtu si dhe ndaj verejtjeve. Edhe une vete ka gjera qe kur i shikoj nuk me pelqejne, jo vetem te te tjeret, por edhe te vetja. Ka shkrime qe nderkohe qe i shkruaj me pelqejne, pastaj kur i shikoj te publikuara diku, s'me pelqejne me :D Ashtu si ka dhe veshje qe kur i shoh para pasqyres me pelqejne shume, ndersa pastaj kur i shikoj ne foto s'me pelqejne fare :D Puna eshte qe kritika eshte tjeter gje dhe ofendimet jane tjeter. Keto te fundit nuk i kam bere kujt ndaj asnjeri, prandaj as nuk i pranoj :)
DeleteSi nje cokollate e madhe me shije vanilje krem karameli dhe me kakao :D
ReplyDeleteAulona kam disa kohe qe te ndjek por kjo eshte hera e pare qe te shrkuaj. Me ke pelqyer gjithmone prej veshjeve gjithe ngjyra qe ke veshur, mbase sepse une vete edhe pse me pelqejn se kam gjetur kurre guximin (se jam dhe pak me e madhe se t ne moshe). Por kur te pash te veshur ne keto foto e pranoj qe me pelqeve pa mase. Te shkon goxha seriozja, te jep nje hije tjeter. Te ndjek me kenaqesi, kam qene gjithmone fanse e jotja Aferdita
ReplyDeleteBellissimo il tuo outfit, adoro l'accostamento dei colori, trovo che stiano davvero bene insieme e danno quel tocco di eleganza che fa la differenza. baci baci Lisa :-)
ReplyDeletewww.justgoshopping.net Ada&Lisa
Sa qefj me kete blogun. Mu duk sikur isha edhe une me ju. Me pelqeu vecanerisht momenti kur hengrem cokollate. hihihihi Elda
ReplyDeleteShume bukur klas dhe elegance Aulona, pa harruar detajet! (Anila)
ReplyDeleteNa jep ca info se ku i blen kto. Si psh kete fundin dua un te gjej :D
ReplyDeleteme pelqeu outfit i ktij posti :)
uauuu sa bukuuur. me pelqen shume aulona serioze. pergjithsisht kur thuhet serioze nenkuptohet bardhe e zi dhe pak gri. me pelqen shume se si e ke sjelle me ngjyra te ngrohta
ReplyDeleteSUPER LIKE veshjen ne keto foto...shkelqen e tera madje dukesh sikur sapo ke dale nga ndonje atelie Alta Moda ;) Ke stil...ke stil Lonushe :D nga 'stilistja' jote e preferuar :P
ReplyDelete