...ishte kjo fundjava ime! Asnjehere nuk do ta kishe besuar qe do vinte dita qe te benim plazh edhe ne tetor, por sic e shkruajta edhe ne nje status ne faqen time ne Facebook dje teksa shijojat rrezet 36 grade te diellit: "Parashikmet
thone qe kete vit do bejme plazh deri ne dhjetor dhe une kam vendosur
t'ja nxjerr ujin e zi detit dhe diellit. O behem si Naomi Campbell kete
vit o plas!!!" Nga kjo fjalia e fundit, kuptohet qarte qe me ka rene dielli ne koke...ha ha ha
Edhe kete fundjave u riktheva serish ne vendin e "krimit", ne Adriatik! Mund te them qe ka qene nje nder fundjavat qe me ka shijuar me shume kete vere, e para sepse isha me disa nga njerezit e mi me te shtrenjte, mami, tezja dhe nipi im. E dyta, sepse pervecse mora rreze dielli (te cilat i dashuroj) me shumice, pervecse lexova nje liber, qe ma dhuroi pak dite me pare nje mikja ime e dashur Ajola Xoxa, i cili me ka bere per vete qe ne faqet e para, pervece drekova ne restorantin tim te preferurar dhe hengra gjera shuuume te mira, bera dhe dicka qe nuk e bej kurre kur jam ne plazh, luajta me top...me te gjitha llojet e topave :P Zakonisht kur shkoj ne plazh, kam nje te keqe qe ja njoh shume mire vete, por mbi te gjitha qe te tjeret ma njohin shume mire mua: jam shume pertace. Une dua vetem te rri shtrire, te marre rreze dhe te lexoj, revista, ose libra. Mundesisht do rrija shtrire ne shezllon nga ora 8 e mengjesit deri ne tete te darkes, pa levizur fare :D Edhe pse e mbaj veten per nje person aktiv dhe energjik, shume te dhene pas palestres, kur behet fjale per ne plazh behem shume pertace. Nuk e kam qejf notin dhe aq me pak lojrat e ndryshme qe behen me top ne breg te detit. Kjo mbase e lidhur dhe me nje kompleks qe e kam patur kohe me pare, kur isha akoma ne fazen e 69 kileve, por qe me ka mbetur edhe sot, qe edhe pse kam vite qe bej palester dhe jam ok me peshen time, serish nuk e kam fituar luften e ashper dhe shume te gjate me celulitin (por po te keni lexuar postin e meparshme do ta kuptoni qe marredhenia ime dashurore me cokollatat dhe embelsirat jane shkaktare per kete). Dhe keshtu po thoja, qe, te hidhem posht e lart bashke me celulitin tim qe do jete nen vezhgimin e te gjitheve (mbi te gjitha femrave) shpesh me ben qe te ngujohem ne shezllon dhe te mos jem pjese e lojrave sportivo argetuese qe zhvillojne miqte e mi. Por nipit tim 9 vjecar, Skadit nuk i thoja dot jo, keshtu qe duke perfitura edhe nga fakti qe plazhi ishte thuajse bosh dhe nuk kishte fare njerez, u cova dhe do ti qe pastaj nuk ulesha dot me, aq shume me hypi qejfi duke luajtur nje here volejboll, nje here me pasa e nje here tenis.
Ne nje rubrike te dy muajve me pare, per revisten "Harmony", ku isha e "ftuar" ne rubriken: "Cfare ju sugjerojne vipat per te marre ne pushime...", (tani qe e mendoj, do me kene futur gabim ne kete rubrike, se c'lidhje kam une me VIP-at?) pergjigjet e mia nuk e permbanin fare fjalen top, pallaska, rakete, rrjet. Kam vendosur qe per pushimet e ardhmshme, krahas pese pergjigjeve qe po i publikoj me poshte, t'i shtoje patjeter edhe keto qe permenda me siper.
Po per ju cila eshte menyra me e mire per te kaluar nje dite plazhi? Beni pjese ne grupin e pertaceve si une? Apo ne grupin e sportisteve te thekura, qe e kalojne kohen duke notuar, e duke luajtur me top?
P.S: Po ju paralajmeroj qe mund te trembeni me mua ne disa foto :D, por e urrej make up-in ne plazh, nuk e perdor kurre!
Artikulli i revistes "Harmony" per pushimet..
Eh pushimet! Duke qenë tepër e angazhuar gjatë
gjithë vitit me punë të shumta, kur vjen maji nis e numëroj ditët deri në fund
të korrikut, kur është periudhë që tashmë prej vitesh kam zgjedhur për të
pushuar. E megjithatë gjithë qejfi i pushimeve, fillon e zbehet disi prej
stresit që më kap para e të bëj gati valixhen. Duke qenë se jam një harraqe e
madhe, nuk ka ndodhur ndonjëherë të nisem për pushime pa harruar një, dy...tre,
katër, pesë gjëra :P Megjithatë e kam dhe unë një listë timen, të gjërave më të
domosdoshme për t’u marrë me vete gjatë pushimeve. Po përfitoj nga rasti që
duke i këshilluar lexuesve të “Harmony” se çfarë, sipas meje, është e
domosdoshme për t’u marrë në pushime, t’ja kujtojë edhe vetes meqënëse sapo kam
nisur të përgatis valixhen J
Kremrat
dhe vajrat e plazhit
Edhe pse nuk besoj se ka njeri që niset për
pushime pa marrë produktet për mbrojtjen në plazh, nuk besoj se është asnjëherë
keq për t’ja u rikujtuar që kremrat e plazhit janë gjërat e para që duhet të
futen në valixhe. Me faktorin mbrojtës që i shkon përshtat lëkurës tuaj dhe
duke ndarë kremin e trupit, nga ai i fytyrës dhe nga vaji i flokëve, do të jeni
të sigurta që nuk do të ktheheni nga pushimet si një pulë e rrjepur, apo pa
flokë në kokë prej diellit dhe ujit të kripur J
Aparati
fotografik
E ç’kuptim do të kishin pushimet, nëse nuk do
të memorizonim çdo çast të tyre me një aparati fotografik? Unë i dashuroj
fotografik dhe jam e fiksuar pas tyre. Nuk e mohoj që më pëlqen shumë të jem unë
subjekt kryesor i fotografive që bëj, por edhe të fotografoj vende, objekte dhe
njerëz është një rast që nuk e humb asnjëherë, aq më shumë kur jam me pushime
jashtë Shqipërisë. Pastaj, nëse harroni aparatin si do ti mburreni njerëzve në
Facebook, për pushimet e mrekullueshme që keni bërë? :P
Kapelet
dhe shajet
Janë dy aksesor që unë i dashuroj dhe i përdor
gjatë gjithë vitit, në plazh edhe më shumë. Marr gjithmonë me vete kapele dhe
shaje të stileve, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. Përveçse të bëjnë të
dukesh shumë trendy dhe i japin larmi veshjes tënde në plazh, ato kanë edhe një
funksion shumë të rëndësishëm siç është mbrojtja nga dielli. Prandaj mos
harroni që në listën që bëni përpara se të niseni për pushime, të gjërave që
janë një must për t’u marrë me vete, të jenë edhe këto dy aksesor.
Libra,
revista
Veten time do ta konsideroja një lexuese
kronike. Nuk ka ditë që unë mos të shfletoj ndonjë faqe libri, apo reviste, por
duke qenë se gjatë vitit angazhimet e punës janë të shumta, gjithmonë më duket
sikur nuk kam lexuar aq sa duhet. Prandaj mezi i pres pushimet, ku ka mundësi të
çlodhem plotësisht dhe çplodhja më
e mirë për mua është duke ndenjur shtrirë në shezllon me një libër (ose revistë)
në dorë. Librat janë një shoqërues perfekt i ditëve të pushimit, prandaj ato
janë edhe pjesë e “top three” në hit parad-en tim të gjërave më të domosdoshme
për t’u marrë me vete në plazh.
Letrat
e bixhozit
E di që për ndonjërin letrat e bixhozit mund të
jenë gjëja e fundit që mendon për të marrë me vete, por për mua janë një
domosdoshmëri. Më pëlqen shumë të luaj me letra, sidomos në plazh që është një
mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Gjithsesi mos u merakosni edhe nëse harroni
t’i merrni. Një gjë është e sigurtë, cilido qoftë destinacioni që keni zgjedhur
për pushime, e sigurtë që do të ketë një dyqan që shet letra. Unë numëroj mbi
dhjetë palë deri tani J
mmm Aulona na hape oreksin me keto gjerat e mira te Vertigo :(((
ReplyDeleteAman o Ana se aty e kam mendjen gjithe diten...kam filluar qe dje te numeroj oret sa te vije prape e diela :P
DeleteLum si ju andej qe shkoni akoma ne plazh!!!
ReplyDeleteKisses Ada
www.justgoshopping.net
Ada po mua me thane qe edhe ne Itali po ben shume vap. Ne Bari me duket degjova qe ka qene 40 grade. Apo ja kane futur kot?
DeleteVap ben (jo sa ne Bari) por bie shi ,qe un e urrej :-(.
DeleteUne shpallem fajtore per pertaci ne plazh. Do doja shume te isha me aktive por nuk kam qene kurre e dhene pas sportit fatkeqesisht, keshtu qe dhe ne palzh ska se si te ndodhe ndryshe. Megjithate noti me pelqen shume dhe po u futa ne uje nuk di te dal.
ReplyDeleteMe pelqen qe vendos fotot e tua ne plazh ne cdo llo pozicioni, gje qe shume femra kane problem ta bejne pa nje filtrim te rende ne photoshop :) You without make up = darling !!
Muaj te mbare...
Faleminderit Lisa :)Nje nga blogjet qe me pelqen me shume dhe ndjek me me kenaqesi eshte ai i Alessia Marcuzzit dhe rregulli qe ka vene ajo qe ne fillim eshte "no photoshop" dhe foto sa me te thjeshta, mundesisht me celular. Keshtu qe duke qene se jam kundra fasades, vendosa ta zbatoj dhe une kete "rregullin" e "jo-photoshopi-it".
DeleteMuaj te mbare dhe ty e dashur!
Ne ktu veshem xhaketat : (( kenaqesia mbetet e jotja... na ler kto pjatat neve :D
ReplyDeleteAman moooj se ne ketej vdiqem per pak xhaketa...Me thene te drejten edhe kjo vapa 35 grade ne tetor sikur s'ka shume lezet :(
Deletevery cute dress . :)
ReplyDeleteTHE CHIC AND CHEAP BLOG
THE CHIC AND CHEAP BLOG Facebook Page
Dont forget to like my Facebook page too!
Thank u darling!
DeleteXoXo
Lovely post!
ReplyDeleteP.S : Sapo te vendosa tek Albanian Fashion Blogger sidebar tek blogu im!
Hope to hear again from you!
Hope you're having a great day!
http://kikisbookofdreams.blogspot.com/
My cooking blog, support me:
http://kikiscookingtime.blogspot.com/
xoxo Kiki
Faleminderit shume e dashur Kristi! E vleresoj shume :)
DeleteTe pershendes!
Aulonkeee mos u bej pertace ne plazh :)
ReplyDeleteUne vdessss te luaj me top, tennis, ne uje, ne rere/gure, te notj, te shetis buze detit. Cdo gje vetem mos te ri gjith diten te cadra.