Kam vendosur që sot të flas për
sportin, ose më saktë për aktivitetin fizik. Kam hyrë në vitin e nëntë tashmë,
që kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me palestrën dhe të them të drejtën,
kjo është një nga gjërat më të mira që
kam bërë në jetë deri më sot. Kam vendosur të ndajë me ju eksperiencën time, me
shpresën që dikujt mund t’i shërbejë për diçka J
E gjitha nisi nëntë vjet më parë,
kur unë sapo kisha nisur vitin e parë të fakultetit dhe pesha ime kishte
arritur kulmin, 69 kilogram, për 1.70 m gjatësi. Nuk kisha qenë kurrë më e shëndoshë,
edhe pse gjithmonë, që fëmijë kam qenë një trup i mbushur. Në atë periudhë
fillova të ndihesha keq, nuk ndihesha aspak komode me trupin tim dhe kjo gjë më
shqetësonte çdo ditë e më shumë. Kështu që një ditë mora vendimin: do nis palestrën. Edhe pse rrjedh
nga një familje sportistësh, deri para nëntë vitesh sporti nuk ka qenë një ndër
aktivitetet e mia të preferuara, përkundrazi. Në tetëvjeçare sa herë që ishte
ora e fiskulturës, që zakonisht kalohej duke luajtur futboll, ose volejboll, unë
isha gjithmonë rezerva që nuk I binte kurrë rradha për të luajtur (sepse nuk
dija) dhe të them të drejtën për këtë s’më vinte keq aspak. Ndërsa në gjimnaz,
ndërsa të gjithë e prisnin me padurim orën e aktiviteti fizik, mua më kapte tmerri
dhe pjesën më të madhe të rasteve e lija. Dhe të mendosh që nxënësit normal
linin orën e fizikës, e të matematikës, ndërsa unë lija fiskulturën… Madje po
ndaj me ju edhe një sekret të vogël (dhe shumë të turpshëm), në vit të tretë
gjimnaz, ndërsa të gjitha lëndët shoqërore I kisha dhjeta, ndërsa ato shkencore
jo më poshtë se teta, fiskultura më doli pesë. Po,
po, pesë. Kur e ka parë babi notën në dëftesë është shokuar. Imagjino çfarë zhgënjimi
për dikë i cili ëndërronte, që unë të kisha lindur djalë dhe të isha bërë
sportist.
Por gjithë kjo eksperiencë e
hidhur, ardhur si pasojë e një marrëdhënie të vështirë mes meje dhe sporteve në
përgjithësi, mori një kthesë të paimagjinueshme që ditën e parë që unë vura këmbë
në palestër. Në atë kohë palestrat nuk ishin të përhapura në masën që janë sot
dhe të thoje që shkoje në palestër ishte dhe një lloj mburrjeje. Kishte dhe nga
ata që nuk të besonin, prandaj duhej të kishe patjetër rezultat që t’i bindje
njerëzit për të kundërtën. Në fakt nuk e di nëse ishte kjo arsyeja (edhe pse
nuk e besoj të ketë qenë tamam kjo), apo fakti që I vura një qëllim vetes dhe u
betova që unë do e ndryshoja trupin tim dhe nuk do lejoja më, të mos ndihesha
mirë me veten, vetëm prej peshës.
Për një vit arrita të dobësohem 8
kile, pa mbajtur asnjë llojë diete, padyshim duke u kujdesur për ushqimin, por
mbi të gjitha duke u ushtruar shumë seriozisht. Që ditën e parë që e nisa këtë
“aventurë” e kuptova që nëse do rezultate, duhet ta marrësh shumë seriozisht.
Nuk ka kuptim të shkosh në palestër dhe të rrish me stresin se do të të prishen
flokët e sapo krehura, apo mos të djersitesh sepse të ikën tualeti. Ka një
shprehje shumë të bukur në lidhje me këtë që sapo thash: “Nëse ende vazhdon të
dukesh e bukur pas palestrës, atëherë nuk e ke bërë siç duhet”. Nuk I kam
kuptuar kurrë ato femra që vijnë në palestër dhe rrinë; vijnë dhe bëjnë muhabet;
vijnë dhe merren me telefonin gjithë kohën’ vijnë dhe janë të lodhura, përtojnë
të ushtrohen. Për çfarë harxhojnë ato lekë xhanëm? Dhe të mendosh që në fund,
edhe ankohen kur nuk kanë rezultate!
Kam kuptuar që në përgjithësi, ne,
në Shqipëri kemi një koncept shumë të gabuar për sportin. Për mua sporti dhe
aktiviteti fizik është filozofi jete, por derisa të arrish ta kuptosh këtë, ta
përvetësosh dhe më pas ta vendosesh në praktikë, nuk ke për të patur kurrë
rezultate. Padyshim që do kohën e saj, edhe mua më është dashur kohë, por në
fund jam e lumtur me rezultet që kam arritur, sepse kam bërë diçka të mirë për
veten time. Nuk kam asnjë pishman, që pasditeve kam hequr dorë nga kafet
lokaleve dhe këtë periudhë kohore ja kam dedikuar sportit dhe rrjedhimisht
vetes time. Nëse ti nuk investon për veten tënde, nëse ti nuk tregon respect për
të, nëse nuk e trajton me dashuri dhe përkushtim, nëse nuk I dedikohesh asaj
vetëm një orë në ditë, atëherë si mund të presësh që të gjitha këto t’i bësh për
dikë tjetër, apo për një punë, apo një çështje të caktuar?
E dini çfarë? Një nga vështirësitë
e mia më të mëdha ka qenë të mësohesha me idenë që duhet të pija dy, ose tre
litra uji në ditë. Pasi të gjithë e dimë besoj, çdo këshille që japin
specialistët e kësaj fushe, nis
pikërisht nga kjo: pini sa më shumë uji gjatë ditës. Dhe unë, meqë në fillim e
kisha të vështirë të mësohesha, e dini ç’bëja? Vendosja zile në celular çdo një
orë, që më kujtonte që duhet të pija një gotë ujë J Fillimisht ishte pak e
bezdishme, aq më shumë të pijë ujë kur nuk kishe fare etje, por ja që pak nga
pak e përvetësova si praktikë dhe tashmë është kthyer në një rutinë shumë të
bukur dhe mbi të gjitha të vlefshme. Rrallë ndodh që unë të mos kem në tavolinën
e zyrës time shishen time prej dy litrash, të cilën duhet takonsumoj patjetër
gjatë orarit të punës, për të vazhduar me shishen tjetër kur shkoj në shtëpi.
Dakort e pranoj që kjo ka dhe anën e saj pak negative, sepse mund të të ndodhë
të të kapë cici në mes të trafikut :), apo të ndonjë takimi
të rëndësishëm, por vjen momenti që t’I mëson të kontrollosh edhe fshikzën tënde
dhe atëherë cdo gjë shkon perfekt :)
Për t’u rikthyer te palestra, që
kur e kam filluar nëntë vjet më parë, maksimumi I shkëputjes që kam bërë ka qenë
dy muaj dhe zakonisht kjo ndodh gjatë muajve të verës (edhe pse, edhe gjatë
kësaj shkëputjes përpiqem të mos ta lë fare pas dore dhe I dedikohem vrapit nga
liqeni). Ka patur një periudhë 3-4 vjeçare që shkoja përditë, përveç të dielës,
(dhe kjo për arsyen e vetme se palestra ishe e mbyllur, se të ishte për mua do
shkoja dhe të dielën), ka patur një periudhë tjetër që rrija nga tre orë (dhe
kur them tre orë, shkonte dhe tre orë e gjysëm), ka patur plot raste që kam qenë
e lodhur, e sëmurë, në ditën e parë të ciklit dhe palestrën nuk e kam lënë, ka
patur raste që kam dashur të dorëzohem dhe ta lija ushtrimin për gjysëm, që
shaja dhe mallkoja instruktorin me mendje që po e zgjaste aq shumë ushtrimin, që
më janë mbushur sytë me lot nga dhimbja, por e kam vazhduar deri në fund!
Ka patur periudha kur e kisha ëndërr
të isha e dobët, siç nuk kisha qenë kurrë në jetën time dhe ja arrita kësaj. Para tre vitesh kapa peshën 56 kile. Kurrë nuk mund ta kisha
imagjinuar që do të kisha parë ndonjëherë veten time aq të dobët. Dhe isha e
lumtur për këtë, ndihesha kaq mirë me trupin tim. Për herë të parë dhe pas një
“lufte” të gjatë, kisha dalë fitimtare ndaj celulitit, një nga problemet dhe
shqetësimet më të mëdha që kam patur që nga hera. Edhe pse atë periudhë kushdo
që më shikonte më pyeste: “Aulona çfarë ke, je sëmurë?”, sepse nuk ishin mësuar
kurrë të më shikonin aq të dobët, për mua nuk kishte rëndësi. E rëndësishme
ishte që unë ndihesha mirë me veten. Derisa ja nxorra dhe lezetin dobësisë dhe
I vura një qëllim tjetër vetes, të bëhesha me muskuj. Kjo është dëshira që
vazhdoj të kem edhe sot, por ky është edhe objektivi më I vështirë. Kam arritur
të bëj squat (për ato që bëjnë palestër besoj se e dinë cfarë është) me 70
kile, aq sa instruktori është habitur dhe më ka thënë se dhe meshkujt e kanë të
vështirë ta bëjnë këtë. Ka qenë e vështirë? Shumë! Ama ky ka qenë misioni që I
kam venë vetes dhe siç besojmë të gjitha e dimë, nuk ka gjë në këtë jetë që të
arrihet kollaj. A jam e kënaqur me rezultatin? Jo edhe aq! Dhe është pikërisht
kjo pakënaqësi që kam, që më bën të vazhdoj!
Së fundmi kam zbuluar sportin e ëndrrave
të mia, Zumba! Kisha dëgjuar dhe lexuar shumë për të, sidomos gjatë vitit të
fundit. Kisha dëgjuar për vende që e praktikonin në Shqipëri, por s’më ishte
mbushur shumë mendja. Për fatin tim të mirë, Zumbën që doja, e gjeta vetëm 5
metra larg zyrës. Bëhet fjalë për të vetmin vend në Tiranë ku Zumba është e
licensuar, pasi instruktorja e saj, e cila ka jetuar për shumë vite jashtë
Shqipërisë dhe e ka ushtruar aktivitetin fillimisht atje, ka marrë një license
për të hapur këtë aktivitet edhe në Shqipëri. Është një vend ku përveç Zumbës,
praktikohet dhe Yoga dhe mund të them që unë kam gjetur parajsën time atje.
Zumba erdhi pikërisht në momentin që kisha nevojë për të bërë një pauz nga
palestra, sepse pas nëntë vitesh kisha filluar të mërzitesha pak nga I njëjti
ritëm dhe e njëjta rutinë. Për zumbën kam vendosur t’ju shkruaj në një post më
vete, sepse për mua ajo e meriton me patjetër, t’I dedikohet një post, aq
fantastike është. Ndërkohë po ju lë linkun në Facebook, në rast se do jeni të
intersuar për ti hedhur një sy.
Më duket se shkruajta gjatë, por
kur bëhet fjalë për sportin nuk lodhem kurrë së folur dhe së shkruari, ashtu
siç nuk lodhem kurrë së ushtruari. Shqetësimi më I madh I këtyre ditëve, është
që për shkak të angazhimeve të mëdha që kam patur dhe që më presin, nuk kam
mundësinë të ushtrohem më shumë se sa katër herë në javë dhe kjo gjë më mërzit
shumë.
Të gjithë këtë shkrim, nuk e bëra
për t’u mburrur, apo për të treguar shiko se çfarë bëj unë, unë jam më e mira,
unë di, unë ju jap këshilla, sepse tashmë jam e përgatitur dhe e di filozofinë
e një pjese të madhe prej atyre që e ndjekin këtë blog. Prandaj vendosa të
shkruaj në vetë të parë, sepse kjo është një eksperiencë personale, të cilën
vendosa ta ndaj me ju, meqë shpesh më ka ndodhur të bisedoj me mikeshat e mia
për këtë temë dhe e di që marrëdhënia me trupin, është një nga shqetësimet më të
mëdha që ka çdo femër.
Në fund, më lejoni t’ju jap dhe
një këshillë të vogël. Gjithë këto fotot me shprehje që i kam bashkangjitur
këtij posti, mund t’i merrni dhe t’i vendosni si background në kompjuterin, apo
celularin tuaj. Të jeni të sigurta që funksionon.
Do isha e lumtur po të ndanit me
mua eksperiencat tuaja “sportive-gjimnastikore” :P, apo per cdo pyetje qe mund
te keni të mos nguroni të më drejtoheni.
Fundjavë të mbarë dhe sa më shumë
aktive të gjithave!
Dy fotot e meposhtme me tregojne mua ne periudhen me te dobet, 56 kile, dmth sic thoshin miqte dhe te afert e mi: si e semure :P
Ne hapat e pare te berjes se "breshkes" ne pjesen e barkut dhe ca muskujve (ende te padukshem) ne krah...:P
E sa qef ku qenkam e para qe komentoj kete post, e lexova te gjithin e me plq shume, te pergezoj qe ndan me ne pjese te jetes tende.
ReplyDeleteUn per vete palestren e kam sh sh inat, me mbyt nuk harrij ta jetoj do, por adhuroj sportin, e me plq shume vrapi edhe Joga, e te them te drejten si kam lene asnje here.
çdo te thosha - Ath pergezime per fizikun lol, edhe pse mendoj qe natyra te ka ndimuar goxha sepse je gjate. Mua me plq me shume si ne fotot e tjera nuk me plq shume pesha jote 56 kg :)
gjithsesi Aulona vazhdo keshtu, recetet utra light edhe te shendeteshme i ke gjithnje te blogu im ^_^
Xoxo Lulu.
http://lululovefoodandphoto.blogspot.it/
Luluuuu blogu yt eshte i papare, me ka futur deshiren te gatuaj edhe mua, qe s'ja them fare nga gatimi :P Sa i perket palestres, padyshim qe nuk eshte ajo e vetmja alternative, vrapi dhe joga (te cilen e kam nisur se fundmi) jane nje alternative shume e mire. Joga eshte e papare per tonifikim keshtu qe, it's ok :)
Deletee papare. vertet ke ate fizik si ne foto dhe nuk jane foto te 'perpunuara"
ReplyDeletenqs keshtu te lumte Nuk thone kot "mendja e shendoshe ne trup te shendetshem" (jo te shendoshe)
Qe mendjene e ke te shendoshe (shendetshme)kete e kemi kuptuar me kohe sa per trupin......se paskemi ditur
te ndjek me kenaqesi
nje fanse jote e koheve te shkuara
Gjithmone mendja per keq ju shkon :P Nuk ka asnje pike photoshopi ne fotot me siper, ashtu si ne te gjitha fotot e ketij blogu (pervec atyre fotove qe jane marre nga sherbimet fotografike per revista te ndryshme).
DeleteTe falenderoj qe me ke shkruar! Te pershendes :)
big like per kte post..me ne fund doli nje femer qe thot me krenari se e ka arritur kte trup me palester sepse shumica thone se "hane cfar te duan dhe nuk shendoshen"..do me pelqente t shkruaje per rutinen tende ne palester. ne cfare ore shkon zakonisht, cfare ushtrimesh ben...keep up the good work..;)
ReplyDeleteMe behet shuuuume qejfi qe e ke vleresuar kete shkrim :) Do jete kenaqesi per mua te shkruaj serish per aktivitetin fizik, ne menyre me te detajuar. Premtoj qe do te realizoj shume shpejt nje post te tille! Faleminderit qe me ndjek :)
Deleteu kenaqa duke e lexuar gjith shkrimin tend...mu kujtuan gjith kohet e vjetra kur sporti ishte gjeja qe doja me shume...dhe kur lexon te tilla perjetime, te ben te mendosh te kthesh prapa...mendoj seriozisht ti futem punes prap :P...56kg? no way...mir te kan thene si e semure :P...te shkon te jesh pak me me mbushur...
ReplyDeletehttp://doityourselfideas.blogspot.com
I know, prandaj tani jam serish 62 kile :D Sic kam thene ne post me iku fare qejfi e te qenit e dobet, se pasi e provova u binda edhe vete qe nuk ben per mua :)
Deletesa do doja te kishte me shume te rinj qe i duan sportet ashtu sic i do ti...vetem se ushtrimi perditshem pa kohe rigjenerimi i demton muskujt....!
ReplyDeleteE di, sidomos mingarkimi sepse te besh cdo dite nga 45 minuta dhe nje dite pushim eshte ok. Po ku merrja vesh une, ne ate kohe s'kishte instruktore te me nxirrte nga palestra, vetem po te therrisnin policine :P
DeleteAulona shkruan shume bukur!
ReplyDeleteUne s'kam lidhje fare fare fare me asnje sport (quhet ping-pongu ne plazh?).Ne TR shkoja ne palester per kalim kohe, ketu kam dale nja 2 muaj per vrap po tani qe eshte ftohur koha as qe me shkon neper mend (edhe pse e kam parkun perpara pallatit).Preferoj ecjen dhe biçikleten e kam shoqe te ngushte (i kam vene edhe emer madje, quhet Karolina:P).
Maksimumi im ka qene 56 kg (160 cm), tani jam 52-53 (do doja 50).Jam kurioze te provoj PIlates.Nuk me pelqejne femrat me muskuj te dukshem po ti suksese me breshken te barku ;)
P.S. E ke vene re sa te shendoshe jane meshkujt shqipatare, sidomos mosha e baballareve tane? Barku duket si simbol mireqenie.Kam filluar ta ve re kohet e fundit, meshkujt ketej jashte jane me te kujdesshem.
M.
M. ne radhe te pare dua te te falenderoj na zemra, qe je gjithmone prezente ne kete blog me komentet e tua. E vleresoj shume qe me shkruan, si kur je dakort, ashtu edhe kur nuk je dakort me gjerat qe une postoj. Me pelqen "problemi" per te cilin ke shkruar te pjesa e fundit e komentit, sepse eshte dicka qe e kam vene re edhe une. Madje kam menduar te shkruaj edhe per kete, por kam frike se do i mbetet hatri meshkujve qe mund te lexojne kete blog :P Gjithesesi duhet te pranoj, qe brezi i ri, sidomos djemte poshte te 25-ave kane filluar te tregojne nje kujdes te madh per trupin e tyre dhe shikon shume djeme te palestruar dhe qe kujdesen per veten. Kjo padyshim eshte nje gje shume e mire.
DeleteSa mire qe e bere kete post Aulona. Ishte ne momentin e duhur..:P keto dite po luftoj me veten per tu rikthyer ne palester...pas ketij posti do iki me nje kembe :DD
ReplyDeleteBRAVO per muskujt e barkut..lucky you..une s'ja kam dale akoma :(
Te lutem mund te me thuash ku mund te gjej zumba dance ne Tr,,se u be kohe qe po kerkoj.
Urime per blogun :) cdo dite po behet me argetues :D
p.s. sot eshte hera e pare qe marr guximin te shkruaj :P
Dhe shpresoj qe pasi e hoqe friken e here se pare, te te shoh me shpesh tani ne blog :P :) Nese vertet ke gjetur sado pak frymezim ne kete post, ateher ta them me sinqeritet qe me ke bere te lumtur :) Zumba ku shkoj une dhe te them pa frike qe eshte me e mira ne Tr, gjendet te Drejtoria e Policise, siper dyqnit te veshjeve "BSB". Eshte shume e lehte per tu gjetur, pasi shkruan me te madhe te dritaret Zumba dhe Yoga. Une po te le edhe linkun e adreses ne Fb https://www.facebook.com/pages/Tirana-aerobi-zumba-fitness-dance/238469689539254?ref=ts&fref=ts
DeletePo vendose te vish (une do te ta sugjeroja vertet ta provosh) me thuaj qe je ti, mire :) Te pershendes!
Do vi patjeter Aulona..javes tjeter me ke aty !!
DeleteShume faleminderit per motivimin ...ta kam borxh :P
wow.. very inspiring! i have joined gym too recently and i can't wait to go again this week! :)
ReplyDeleteTHE CHIC AND CHEAP BLOG
THE CHIC AND CHEAP BLOG Facebook Page
Dont forget to like my Facebook page too!
Well done darling ;) :)
Deletepershebdetje Aukona! komplimente per blogun tend...! ke nje menyre te shkruari fantastike...te ben per vete me cddo fjale...:) kjo eshte hera e pare qe te shkruaj ndoshta sepse kjo mu duk nje teme interesante...dhe une pak a shume si ty e kam patur historine me fiskulturen dhe tani kam vendosur qe seriozisht do merrem me trupin tim...te falenderoj per keto postime sepse je nje inspirim dhe per ne...:)
ReplyDeletePS: do doja te pyesja nese njeh ndonje qender me te cilen te mesojne menyren e te ecurit pasi e kam me merak kete pjese...nuk dua te behem modele po kam probleme me menyren e te ecurit..! Era
Nuk e keni idene sa me gezojne fjale te tilla :) Te falenderoj nga zemra qe me ke shkruar. Nese vertet ke gjetur sadopak inspirim ne ate qe une kam shkruar, atehere mos e lere per me vone, por merr qe sot vendimin per te bere dicka per trupin tend, per te cilen do t'i jesh mirenjohese vetes neser. Sa i perket pyetjet tende, une po te le link-un e nje faqe ne Facebook, e cila eshte shkolla e modes Grace Models, por qe mesa di une ofrojne kurse per te mesuar te ecurin, edhe nese nuk do te behesh modele! https://www.facebook.com/Tr.FashionAcademy?ref=ts&fref=ts
DeleteTe pershendes dhe uroj te me shkruash serish! :)
O sa zili te kam per barkun, une e vuaj shume kete pjese po jo nga shendeti i tepert (se kam trup normal per gjatesine) po nga qe e kam pasur gjith jetes time si pjese te konstruktit trupor :(
ReplyDeleteMe pelqejn shume shkrimet e tua. Do deshiroja te kisha nje fjalor te pasur si ty. Urime!!! Ke me te vertet nje trup te bukur per tu pasur zili!! Mua nuk me pelqen fare palestra per mua eshte vendi me i merzitshem ndoshta ngaqe jam nje person qe srri dot ne nje vend, pervec notin qe bej 4 ore ne jave nuk e njoh palestren gjithashtu me pelqen te eci kudo dhe kjo ndoshta me ndihmon te mbaj trupin ne form!!
ReplyDeletePs: That pic with you n your boyfriend soooo hot couple!!! Congrats!!x
Aulona eshte dita e dyte rradhazi qe i kthehem ketij posti shpresoj te me ndihmoj....e kuptoj qe duhet bere sporti por nuk e di pse ende nuk kam vullnet ( fizik ). E kam parkun per vrap 1 min larg, kam gjithe kohen e botes dhe prap rri ne shtepi....i feel like i'm depressed....sorry qe e zgjaata kaq shume por pevec te tjerave me jep ndjesine e psikologes :))) te pershendes frida
ReplyDeleteFaleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
ReplyDeleteAjo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjitë e parave
* magjitë e bukurisë
* Magjitë e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjitë e kurimit të SIDA-s
* Magjitë e lotarisë
* Mallkimet heqin menjëherë magjitë
* Magjitë mbrojtëse
* Parashikimet e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp +2349074881619