Monday, October 8, 2012

Sfilate, argetim dhe hangover


Mes aktiviteteve, argetimit, qejfit te madh me miqte, tersit dhe nje hangover-i te tmerrshem diten e diele, iku dhe kjo fundjave. Ishte nje nga ato fundjavat sfilitese, shume te ngjeshura dhe qe ne vend qe te te shplodhin nga nje jave e ngarkuar, te bejne me telef dhe ta fillosh javen si e trullosur. 
Bashke e lame te premiera e dokumentarit te Eliza Dushkut, "Dear Albania". Sic ju kam shkruar, diten e shtune nje tjeter aktivitet, ne kuader te diteve te artit qe po organizoheshin ne Tirane, me priste: Ekspozita e fotove te fotografit Fadil Berisha, si dhe sfilata nga disa prej stilisteve shqiptar si Mirela Nurce, Krenare Rugova, Ema Savahl, etj. Fatkeqsisht, ekspoziten qe kisha me me shume qejf te shikoja, e humba :( Pak per fajin tim, e pak prej tersit. Si njeri shume i hallakatur dhe i paperqendruar qe jam, nuk e kisha vene re qe ekspozita ishte ne oren 17.00, po mendoja se ishte ne oren 19.00. Keshtu qe lash orarin te parukieri ne oren pese dhe thash po e marr shtruar. Vetem kur po behesha gati dhe pash edhe nje here ftesen, shqeva syte kur pash orarin e sakte. Sic isha me vrap, u mundova te behesha gati sa me shpejt, me shpresen qe te pakten te arrija oren 18.00 dhe te kapja dicka nga ekspozita, por kur zbres poshte te makina, bej ta ndez dhe ndezje hic :( Ok, po e pranoj fillova te qaja nga inati. Ne fakt kishte disa dite qe makina me bente numra, probleme me baterine dhe une si per ta perkeqesuar me shume situaten, kur parkova para shtepise e kisha lene bllokazhin ndezur. Dhash e mora per disa minuta, fatkeqsisht nuk kishte asnjeri ne dispozicion ne ato momente qe te vinte te me ndihmonte dhe nga merzija e madhe dhe nga fakti qe nga te qarat me ishte prishur gjithe tualeti, u ngjita lart dhe vendosa mos te shkoja fare. Por my "Super angel", shoqja ime e ngushte me te cilen do te shkoja ne sfilate, nuk me la ne deshperim, me dha "urdher" te behesha gati shpejt, sepse do te vinte ajo me te atin te me merrnin. Nderkohe ora kishte vajtur 18.00 keshtu qe mundesia per te vajtur te parukieri ishte djegur perfundimisht. Dhe kush eshte zgjidhja me e mire dhe me efikase ne te tilla raste? Kapelja! Kisha kohe qe e kisha lene pak pas dore ngjyren time te preferuar, lejlane keshtu qe per fundjave vendosa te beja nje "back to lejla: :P I dhash nje dore te fundit make up-it qe mos te dilja si Brandon Lee, te filmi "Il corvo" dhe u nisa, me shpresen qe do arrija te kapja ndonje moment nga ekspozita. Por jo! Ajo kishte mbaruar!
Kur mberritem te "Pallati i Kongreseve", beme qokat e rastit, ca foto te tapeti i kuq, u takuam, u puthem dhe u pershendetem me disa nga te ftuarit dhe u ulem ne vendet tona. Si rralle jemi mesuar te ndodhe ne Shqiperi, eventi filloi fiks ne kohe. Ishte shkruar ne oren 19.00 dhe atehere filloi. Kjo gje me pelqeu shume. Sfiltata ishte e shpejte, dinamike, e mirorganizuar, veshjet te them te drejten me pelqyen shume. Pervec Mirela Nurces stilistet e tjera nuk i njihja dhe me vjen mire qe m'u krijuar mundesia te prezantohesha me to, nepermjet kesaj sfilate. Modelet qe ishin perzgjedhur po ashtu me pelqyen, fatmiresisht nuk pash "celulitra" kur sfiluan me rrobabanjo, gje qe me beri pershtypje, sepse te themi ate qe eshte ne Shqiperi rralle ndodh te gjesh modele pa celulit. U mundova te beja ndonje foto teksa ato sfilonin, por sic do e shikoni edhe vete, me shume se sa si modele, ato duken si fantazma. Me erdhi pak (shume ne fakt) keq, qe Anxhela Martini sfiloi vetem nje here dhe e veshur :P Do kisha dashur ta shikoja tek sfilonte me rroba banjo, por nuk e di perse nuk na e dha ate mundesi. Dhe meqe ra fjala te Anxhela, me pelqen shume dhe jo vetem fizikisht. E ndoqa te intervista me Canin dhe me beri per vete me ciltersine, lirshmerine dhe pozitivitetin e saj.
Gjithe sfilata nuk zgjati shume, rreth 30 minuta. Me pas u be nje after party, por une zgjodha te beja after part-yn time personal, me miqte e mi :P Kisha shume kohe pa dale naten dhe pa konsumuar alkool dhe te nesermen e kuptova perse kam filluar t'i rralloj kaq shume te dalat, fundjavave ne darke. Alkooli ne Shqiperi SUCKS! E kam seriozisht, nuk eshte alkool per t'u pire, eshte alkool frenash, eshte nje gje e keqe, qe te ben per spital. Edhe pse nuk piva shume, di vetem qe u bera aq keq, po aq keq saqe partneri im ne nje moment kishte menduar te me conte ne spital. Gjithe diten e diele e kalova e shtrire, gati ne gjendje "kome" dhe mallkova te gjithe mashtruesit e lokaleve qe na genjejne me pije te tilla. Dhe normale qe u betova qe nuk do fus me asnje gllenk alkool nga ky i ketushmi, por e di qe ne mos nje dite, nje dite do ta thyej serish betimin. Ose u pa puna, do marr alkook me vete nga shtepia! Ne Shqiperi (jo ate qe kishte pershkruar Eliza ne dokumentarin e saj) gjithcka eshte e mundur!














"Fotografja" ne tentative per te me fotografuar mua, ra fare :D






10 comments:

  1. Kemisha me plq shume. Me vjen keq qe je ndier keq, e imagjinoj qe alkoli ne Shqiperi do jet sh i forte. Urroj te te ket kaluar, e mend per rralles tjeter!!!!!!! :)

    ReplyDelete
  2. Hey Lady , you look so good!
    Me pelqejne shume sandalet!

    ReplyDelete
  3. you look so sexy !
    Kjo ngjyra lejla shkon shume me shpirtrat e lire ndaj e duam aq shume :)
    Lejla + flutra eshte kombinimi me i mire

    ReplyDelete
  4. Ne fillim po e shikoja veshjen me habi dhe dyshim, pavaresisht se kapelja e lekures me pelqeu shume. Kemisha gjithashtu me ato detajet nga nje epoke tjeter eshte shume e bukur. Papritur, fillova ta imagjinoja pjesen lart me pantallona te ngjushta e zeza ose strece lekure hahahah. Por deri sa arrita ne fund te postit, ma mbushi mendjen e gjithe veshja dhe e di pse? Sepse ti po ndiheshe mire ne te dhe kjo gje rrezatohet :) Me vjen mire qe e mposhte tersin dhe keq per hangover-in. Dhe shyqyr qe doli nje njeri te tregoje cilesine e pijeve ne Shqiperi !

    ReplyDelete
  5. Sa bukuuuuur...kapleja te shkon shume dhe kemishaaa fantastikeee :D
    Uroj ta kesh mare veten :))

    ReplyDelete
  6. Aulona po te pash me te vishesh pa ngjyra nuk te komentoj ne blog. ishte nje kercenim ky :P Po me pelqen me te vertet kur te shikoj te veshur me ngjyra si ne kete post, gjithcka ne perfeksion. Nga nje adhuruese e ngjyrave

    ReplyDelete
  7. Oh my Gooosh sandalet e tua, i dua...ku ti gjej????

    ReplyDelete
  8. Aulona, je veshur shume trendy dhe cool. Vetem ti di te vishesh keshtu dhe te dukesh 100% ne forme!! Me pelqejne shume pantallonat dhe kemisha, edhe pse duket sikur u perkasin dy garderobave te ndryshme, dy epokave te ndryshme. Edhe varesja shume e vecante. I love your cocktail rings, too. Gjithmone ke unaza fantastike e te vecanta. Me rrefe sekretin se ku i ble ato?

    Sa per alkoholin ne Shqiperi jam dakort, nuk eshte i mire. Madje as keto cocktail-et nuk i bejne sic duhet, nuk ndjekin recetat a s'e di, s'dine t'i bejne. Une pi shume rralle ne Shqiperi dhe zakonisht Vere ose Birre.

    ReplyDelete
  9. I love your heels! their color <3

    ReplyDelete