Monday, October 15, 2012

Fundjava ime pertace :)


Fundjava qe lame pas, ishte nje nga ato fundjava ku e vetmja gje qe doja te beja ishte te mbyllesha ne shtepi dhe te rrija. Por "detyrimet" me therrisnin :P keshtu qe endrren nuk e bera dot realitet. Ose me sakte, e bera vetem pjeserisht. Sic ju thashe disa dite me pare, te shtunen, dyqani i  bizhuve dhe aksesorve "Parfois" qe gjendet ne TEG, organizonte nje event shume interesant. Gjate gjithe dites ai priste vizitore, te cilet pervecse do te kishin mundesi te benin blerje me 20% ulje, edhe do te mund te fitonin shume dhurata. Kush ka vajtur te shtunen atje, e ka kuptuar me qarte se per cfare behej fjale. Edhe "grupi shurupi", qe nuk i le t'i shpetojne evente te tilla :P, i perbere nga une, Fatma dhe Niko ishin te pranishem. Bashke me ne ishte dhe nje mike e imja, e cila meqe ra fjala eshte pjese e konkursit, keshtu qe mos pertoni ti jepni nga nje like ne faqen e "Parfois" ne Facebook, pasi konkursi eshte hapur sot. Ne te tre vendosem te mos behemi pjese e konkursit, sepse nuk duam te shfrytezojme "vipllekun" tone (ha ha ha) dhe te marrim vota me hater :P. Gjithesesi duam te falenderojme "Parfosi" per dhuratat e bukura qe kishte menduar per ne. Personalisht me pelqeu pa fund shalli, i cili sikur ta kisha zgjedhur me porosi kishte brenda ngjyren vishnje, qe une aq shume e dua kete periudhe. Gjithashtu edhe ora ishte shume e kendshme, sportive dhe lehtesisht e kombinueshme. Sa per aksesoret ne dyqan, ato ishin nje mrekulli me vete, aq me shume po te keni parasysh cmimet mese te perballueshme per te gjithe. Dhe keshtu, pasi u verdallosem pak neper TEG dhe beme si te cmendur :P, u larguam per ne nje tjeter event ku ishim te ftuar.








Po perpara se te shkojme te eventi tjeter, nuk mund te le pa permendur nje fakt qe vazhdon te me beje cudi. Ke frike te besh fotografi, sepse reagimet e njerezve rreth e rrotull teje jane te tmerrshme. Shikon veshtrime njerezish kurioz, shikime te habitura (si kjo gruaja te foto me siper), degjon pasthirrma "ueee...uaaaa...oooo", a thua se po ben ndonje gje te turpshme. Nuk e kuptoj pse shqiptaret vazhdojne te habiten me nje gje kaq normale, sic eshte te besh fotografi. Cfare ka te jashtezakonshme per te reaguar ne menyre te tille? Kjo gje personalisht me ve shume ne siklet, me kontrakton dhe nuk me le te bej foto si dua. Madje do t'ju them nje sekret, ndonjehere me vjen t'i uleras ne fytyre: "Cfare dreqin keni qe shikoni?"...Madje, madje me turp te madh e pranoj, por ndonjehere me vjen t'i ngre edhe gishtin e mesit...Dakort, mund te me shani sa te doni tani, ja bera vetes me kete qe shkruajta :P






Dhe sic po ju thoja, mbas "TEG"-ut, u nisem per tek "FM Group", te cilet jane nje linje produktesh kozmetike italiane, shume te sukseshme neper bote dhe mbas kerkesave te shumta, vendosen te sillnin linjen e tyre edhe ne Shqiperi. Ishte organizuar nje feste shume e madhe, kishte muzike, bankete, ushqime, kishte shume njerez, por ne nuk ndenjtem shume. Sa beme "qoken" dhe ikem :P

Duke qene se nuk isha shume ne mood, kjo u transmetua edhe ne veshjen time. Si rralle here zgjodha ngjyren e zeze, nje jumpsuit te zi dhe nje xhakete te zeze. Gjithesesi besoj se canta dhe kepucet e thyen disi monotonine e ngjyres se zeze.




Pjesa tjeter e fundjaves kaloi ashtu sic une kisha "enderruar". Te shtunen ne darke, bashke me partnerin tim ndenjtem ne shtepi, hengrem nachos dhe kokosha dhe pamee filma, ndersa te dielen u zgjova ne 12. Kjo besoj eshte pjesa me e bukur e se dieles, fakti qe ti mund te zgjohesh kur te duash dhe per nje gjumashe si yne, mjafton ky detaj per ta bere te dielen te mrekullueshme. Por e diela eshte edhe dita qe ne pergjithesi i dedikohet familjes dhe mishit te qengjit :P, keshtu qe bashke me familjne vajtem dhe hengrem mish qengji, berxolla, biftek, qofte, jufka, e nuk e di cfare tjeter...Dhe ne vend qe mbasdite te dilja per vrap, qe te pakten te tresja vetem cerekun e atyre qe hengra, zgjodha te rri shtrire, te bej zapping neper televizor dhe te lexoja liber. Me pak fjale nje mbasdite perfkete :D




23 comments:

  1. love ur stud ring!sa per njerezit qe shikojne lart e poshte...falja kenaqesine e se mbushurit te jetes se tyre boshe duke pare cfare bejne te tjeret.... meqe ra fjala, e ndjek blogun tend edhe pse sot u bera mbare qe te sign in...hugs

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit qe me ndjek Egi dhe qe me ke shkruar, me mire vone se sa kurre :P hahahaha Te perqafoj!

      Delete
  2. Edhe pse per efekt humori te keq, mua me pelqen kombinimi i te zezes me portokalline dhe kepucet :) Me pelqen shume dhe stili i shoqes tende Fatmes ;) I gezofsh dhuratat!

    ReplyDelete
  3. me pelqen shume shume si je veshur edhe buzkuqi te shkon shumee :D te kisha shkruajt me pare per kete duhet ti lyesh buzet gjithmone :) per ate pjesen te fotot te kuptoj edhe mua me ndodh ashtu :( po kshu eshte ketu mos e vrit mendjen jemi rob te cuditshem ne shqipetaret

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pra dhe une e ndoqa keshillen tende, tani do jem gjithmone me buzet e lyera :D

      Delete
  4. Sa here qe hap blogun tend gjeja qe me bije gjithmone ne sy jane kepucet dhe sandalet, i ke te gjitha shume te bukura. Po keto qe ke veshur ketu njehere, qenkan me te bukura. Ma hoqen trurin :( Ku i ke marre?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume. Keto kepucet i kam marre te nje dyqan qe eshte diku perball drejtorise se policise, por tani s'me kujtohet emri :( Eshte nje dyqan qe ka kepuce fantastike. Te pershendes

      Delete
  5. uuuaaa shif si ben kjo foto :P (bej shaka)

    Fotot fantastike dhe ato kepucet i dua nje xhiro :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. As qe behet fjale fare, me thuaj adresen e shtepise dhe ti nis direkt me poste :D :P

      Delete
  6. ehhhhh s keq qe me vjen, me te vertet njerzit çuditen kur ben fotografi?????????
    un per vete bej foto kud, nuk dal dot pa aparatin nga shtepia.

    sh i bukur looku, canta me plq. bravo!!!!!!!

    edhe Fatma sh niceeeeee!!!!!!!!

    xoxo Lulu.

    http://lululovefoodandphoto.blogspot.it/

    ReplyDelete
  7. Hahahaha nje here te Tajvani po benin foto ca goca.Une i vura re ne moment te fundit dhe u perkula qe mos t'ja u prishja foton.U habiten gocat a thua se bera vertikalen hahaha ;)
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Epo je mesuar andej nga Italia ti, se ketu po te pane qe po ben foto nxitojne me shume hapin qe te te dalin para aparatit dhe ta prishin :D :P

      Delete
  8. Haha, nuk e ke idene sa te kuptoj kur shkruan per habine e njerezve ne rruge nderkohe qe te bejne foto. Gjithsesi ky fenomen ndodh kudo, jo vetem ne Shqiperi dhe esht totalish i pashmagshem, jemi ne qe duhet ta pranojme :/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shiko, eshte normale qe dikujt t'i terheqesh vemendjen teksa je duke pozuar, ose te te shohin, sepse nuk e mohoj qe dhe mua me ka ndodhur te me terheqin vemendjen njerez qe bejne foto, por me beso reagimet qe bejne ketu jane vertet te cuditshme dhe aspak te hijshme.

      Delete
  9. Me pelqejne shume kepucet! Jam dhe un un dakord me nje parafolese , buzekuqi te shkon shume!

    Ada
    www.justgoshopping.net

    ReplyDelete
  10. Aulona e di kush eshte gjeja e pare qe me ra ne sy te keto foto? trupi jot. Na bere me dhimbje koke ne te shkretave, ke nje trup perfekt dhe kjo e zeza qe ke veshur te tregon akoma dhe me bukur.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ooo flm shume, por me beso trupi im eshte shume larg te qenit perfekt :) Gjithesesi perpiqem te jem e kujdesshme dhe ta respektoj trupin tim, duke u ushqyer shendetshem, por dhe duke ushtruar aktivitet fizik. Kaq mjafton :)

      Delete
  11. Ihh sa e bukur je! Ato kepuce jane bombe fare! E sa per shikimet e njerezve mos u brengos ne shqiptaret jemi ashtu...nqofse ndodh dicka e re dhe pak me e pazakonshme ne duam ti shqyejme syte! Te dergoj puthje nga Prishtina! <3

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa qejf kam kur lexoj qe me ndjekin edhe nga Prishtina! Faleminderit qe me ke shkruar Era! Te dergoj dhe une nje perqafim te madh nga Tirana :)

      Delete
  12. Mua s'me duket edhe aq pertace si fundjave ne fakt. =D Veshja shume cute & trendy. Te shkon, por ne fakt eshte edhe dicka qe edhe une do e vishja. Une vdes per strece, madje sot me strece jam veshur. Kepucet me taka stil OXFORD jane yll. Ku i ke blere?

    Sa per fotot ne publik, ndodh gjithandej qe shumica e njerezve te reagojne 'cuditshem', sikur ti c'fare po ben. Mgjth nje pjese e njerezve, sidomos ne USA, e kane kuptuar qe ekziston nje komunitet i madh blogistash per Mode (Fashion Bloggers) dhe s'e cajne me koken si me pare.


    P.S. E poshter, hera e disate qe vjen ne TEG dhe prape nuk me takove? Sa per mua, bleva 2 varese, 3 byzylyke, 1 shall & 1 unaze tek Parfois, te gjitha shume te bukura. =)

    ReplyDelete