Gjithe jeten time, nje nder endrrat me te medha qe kam patur ka qene te kisha floket e drejta dhe te gjata, shuuume te gjata, aq te gjata sa Samara te filmi "The ring" :D. Kohe me pare, kur isha ende e re :P, kisha dhe une floke te dendur, me onde te bukura dhe shume te shendetshem, deri kur ne moshen 15 vjecare njoha bojen dhe hekurin e hekurosjes...Dmth, une hekurin e njihja dhe e dija qe ai hekuroste rroba, por kur ne adoleshence zbulova se me hekur mund te hekuroseshin edhe floket (mbi te gjitha floket), m'u duk sikur zbulova parajsen. Per te kuptuar vetem disa vite me vone qe, ajo "parajse" ishte rruga qe do te me conte drejt "ferrit".
Sot, qe jam 27 vjece, kam me shume tru ne koke (por me pak floke), mund te them qe une jam sjelle ne nje menyre, shume, shume te keqe me floket e mi. Kjo sjellje perkon me periudhen e adoleshences dhe rinise se hershme, deri nga mosha 21 vjec. Per here te pare i kam lyer floket pak para se te mbushja 16 vjece. Ju luta, ju pergjerova, qava, kercenova, e nuk e di c'metoda te tjera perdora, qe ti mbushja mendjen mamit qe te me linte t'i lyeja vetem me dy fije te kuqe. Ne fund ajo u dorezua! Une vajta i leva te nje kusherira jone, vetem se fijet ishin paaaak me shume te trasha nga sa i kisha shpjeguar une mamit dhe nga sa i kishte imagjinuar ajo. Fijet ishin te tilla, qe po ti bashkoje te dyja bashke, behej shuma e gjithe fijeve te flokeve qe une kisha ne koke :D Qe nga ai momenti, koka ime i provoi te gjitha ngjyrat e ylberit. Pasi i mbajta disa kohe me "fije" te kuqe, i leva te gjitha kafe te hapur, pastaj ngjyre mjalti, pastaj i futa disa fije jeshile, blu, roze, portokalli, lejla (keto te gjitha ne te njejten kohe), pastaj vendosa t'i beja te zeza sterr, pastaj nero blu, pastaj kalova direkt te e kuqja. Te e kuqja bera nje pit stop te gjate. I mora me radhe te gjitha nuancat e te kuqes, nga ajo e zjarrta fare (prej se ciles shume vone e kuptova perse kudo ku isha une do kishte dhe ndonje zjarrefikes afer :P), te patellxhani, te portokallia, karrota (karrote e fresket dhe e prishur), et, etj. Te gjitha keto ndryshime me nje interval prej tre deri kater jave. Ah dhe tmerri i tmerreve ishte qe, boja qe zgjidhja per t'i lyer ishte Palette, e cila asokohe kushtonte vetem 2000 leke (te vjetra). Zgjedhja kuptohet nuk behej prej cmimit, por sepse Palette kishte nuancat me te jashtezakonshme te se kuqes, qe as bojrat me te shtrenjta nuk i kishin.
Dhe keshtu zgjati nja 6 vjet te mira odisea ime me ngjyrat dhe modelet e flokeve, per stilimin e se cileve vazhdonte nje ndihme te madhe te ma jepte hekuri. Derisa nje dite te bukur kuptova qe....kisha mbetur pa floke!
Ketu fillon dhe kalimi, nga parajsa te ferri. Pasi, me ne fund, u ndergjegjesova qe e kisha tepruar vertet dhe se po te vazhdoja me ate ritem, do te kisha probleme serioze ne te ardhmen, vendosa te heq dore per pak kohe dhe mos t'i lyeja me floket. I bera ne ngjyren time natyrale, i preva shume te shkurtra dhe i lash te me rigjeneroheshin me shpresen se do te me ktheheshin serish si dikur. Vitet kaluan, por floket nuk u shtuan. Sikur te mos mjaftonte kjo per te me "nxire jeten", por mbi te gjitha sikur mos te mjaftonte fjalia e mamit "ta kisha thene", qe u be refren i mengjeseve, darkave dhe drekave te mia, shkoj dhe mbaj nje diete te shkurter (te paren dhe te vetmen ne jeten time) qe ndikoi ne nivelin e hekurit ne gjak, duke ma ulur shume. Dhe keshtu, nje dite te bukur e gjej veten pa hekur dhe pa floke ne trup :P Duke i lene shakate menjane, e kam vuajtur vertet ate periudhe... Kot nuk thone qe floket jane gjysma e bukurise se njeriut dhe duke qene vete nje njeri me gjysem bukurie, hiq ketu dhe pjesen e bukurise se flokeve, imagjinoni cfare tmerri isha ne ate periudhe :D Pervec faktit qe bojes se flokeve nuk doja t'i degjoja me emrin, e jo ta shihja me sy, hoqa dore dhe nga shume gjera te tjera. Hekuri padyshim qe u thye nga inati :P, piaster, tharese, difuzor, llak flokesh, xhel, madje dhe shkume, nuk u perdoren per nje kohe te gjate. Mora disa preparate nga goja, por edhe disa ampula, derisa gjendja filloi te permiresohej disi. Gjithesesi demi qe ishte shkaktuar, nuk eshte riparuar me as sot e kesaj dite. Edhe pse kam me shume se pese vjet qe nuk i lyej, tashme e kam mbledhur mendjen, floket e gjate dhe te dendur te Samares nuk do t'i kem kurre.
Kjo eshte dhe arsyeja perse une, pavarsisht se me pelqejne shume dhe do t'i mbaja vetem ashtu, i drejtoj shume rralle floket. Ne jeten e perditshme i mbaj gjithmone kacurela, ose te kapura. Vetem ne ato raste kur me duhet te dale ne ekran, zgjedh t'i drejtoj dhe meqe gjatesia dhe dendesia e flokut tim s'me pelqen, zgjedh qe ndonjehere te vendos extensions. Ka shume qe me pyesin perse nuk i mbaj edhe ne jeten e perditshme, por une perfundimisht jam nje njeri totalisht anti extensions.
Dhe meqe dje, ngaqe ashtu ishte nje muhabet :P, u "detyrova" t'i drejtoj, zgjas dhe "zgjeroj" :P floket, nuk mund te humbja rastin pa bere disa foto, bashke me "autfitin" perkates:P
hahaha sa kam qesh! :)imagjinoj ty tek ajo tavolina e hekurit me koken poshte duke hekuros floket ...omg! make up edhe floket keshtu te shkojne shume!
ReplyDeletemeqe ra muhabeti tek extantionat po te them nje mini barcalete.
-ishte nje lac qe kishte kap ca lek ne poker edhe i thote te dashures se tij super hot....Zjorrmo na keto 200eurot e ik vej nga ato PlayStation tek koka :))
Me pelqen shume outfit :D
ReplyDeleteEdhe une jam shume kundra extension, nuk me pelqejne fare po te kto foto te duken shume bukur.
P.S Jam kurioze per te pare ndonje foto me floket me shume ngjyra
i love the way you write...keep going...;)
ReplyDeleteShume bukur keto fotot! Dukesh shume mire!
ReplyDeleteShume shkrim i bukur!
ReplyDeleteEdhe floket e mi kane vuajtur nga piastra gjate shkolles (po per fat me jane rigjeneruar gjithmone), ndersa tani nga vezet,limoni dhe vaji i ullirit (maska shpie 1 here ne muaj) ;)
Sa e sa here i kam thene vetes "Do ndryshoj ngjyre" por s'kam guxim dhe i vetmi "transgresion" kane qene 3-4 here fije te kuqe mbi te verdhe.Ushqimi ka shume rendesi siç edhe thua ti (karrota,gjiza) sepse gjithçka fillon nga brenda, por une ka ca kohe qe perdor produkte me vaj Argani dhe jam shume e kenaqur.
Edhe fustani shume i bukur! Marsida :)
a biiiig biiig like per floket te shkojne shume,..gjithashtu me pelqen shume outfit-i yt, te shkruarit dihet qe e ke dhunti :)
ReplyDeleteP.S Tani e kuptoj se perse i kishe aq fiksim floket tek 'kafazi i arte' :D
I lov your blog,.keep going..:)
a biiig biig like per floket , te shkojne shume,...gjithashtu me pelqen shume outfi-ti yt,dukesh perfekte, per te shkruarit dihet tani me qe e ke dhunti :)
ReplyDeleteP.S tani e kuptoj perse i kishe aq fiksim floket tek 'kafazi i arte' :D
me pelqen shume blogu yt,..keep going :)
Pasi lexova kte besoj se jam ende ne kohe per t'u kujdesur per floket e mi xP Aulona amazing like always
ReplyDeletexox
reasnotebook.blogspot.com
Ndoshta shkrimi jot, eshte nga gjerat me te sinqerta qe na ndodh te lexojme rendom ne fb blogje te ndryshme etj..
ReplyDeleteTe falenderoj qe ndan keto eksperienca me ne..pasi eshte e sigurt qe eksperimentet me floket jane pjese e jetes tone :P
Dhe une Aulona , jam obsessed per floket..eshte gjeja e pare qe shoh tek femrat...dhe sa mallkoj veten dhe mamin (dhe keto femra te poshtra me fat qe kane keto floke te mrekullueshem :P)..dhe plas nga inati qe nuk i kam vete...po ky qenka fati...hahahah
Produkt shume i efikas per floket, eshte dhe nje serum i Lisap-it qe kushton 5900 leke te reja..po qe me te vertete bene mrekullira..trust me.(mund ta gjesh ne parukeri)
Dhe biotina eshte shume e mire.
Floket keshtu i ke shuuume po shuuuume bukur..une jam nga ato njerez qe them 100 here ne dite "rrofshin extension-at" me kapse :P
Veshja me pelqen shume, dhe kombinimi i ngjyrave.Nese mund te sugjeroj...mund te kishte qene me mire nje cante e zeze ;)) gjithsesi outfit-i s'ka te share :)
Me kenaq blogu jot, dhe je e prere per te shkruajtur !!!
:)
aaa sa bukur dukesh...sdi pse me ngjan tjeter...dhe un jam penduar qe i kam lyer...dhe i them cdo njeriu mos ti lyej floket origjinale...
ReplyDeletedoityourselfideas.blogspot.com
Shkrimi jot me kujtoi veten:). Mesa duket ne duhet te jemi brezi ku palete apo palette dhe hekuri benin namin. Per me teper qe une kam qene dhe me obsesionin e bjondes ne te bardhe dhe i kam dekoloruar floket te gjitha e pastaj fije disa here. Per fat te mire kam nje tufe dhe sot jane ne gjendje shume te mire dhe natyrale por arriti nje pike qe nuk rriteshin kurre dhe qime te shkurtra si mjeker burrash bjonde gjeja gjithmone ne rroba. Te pakten te gjithe shoqet e mia (perfshire mua) i kane pasur te gjithe ngjyrat e ylberit ne koke deri ne te 20tat sa na erdhen mendte. Nje gje tjeter qe na bashkon: mami dhe predikimet standarte qe kane te gjitha, nuk pushon se foluri dhe sot sesi une nuk dita t'a degjoj. Por sot adoleshentet nuk bejne me gabimet tona dhe kjo eshte super! P.s dukesh sh bukur
ReplyDeleteHekuri eshte nje nga gjerat qe s'e kemi te perbashket, ndoshta ngaqe s'kam patur asnje njeri te gatshem te hekurose floket e mi aq te dendur (shyqyr Zotit). Por Palette...Oh Palette! Mua me ka kapur koha e 260-320 leke/kuti per shkak te atyre te kuqeve te ndezura te mallkuara. Meqe qarjen e halleve e kemi bere tek nje post i imi para ca kohesh, po e mbyll duke te thene se ketu dukesh shume mire, dhe shume e qete mbi te gjitha. Fustani eshte shume i bukur dhe kombinimi me xhaketen me puthitet ne menyre te persosur. Jave te mbare e dashur!
ReplyDeleteUne te mbaj mend me floke te kuqe ty, kur dilje neper bllok te shikoja shpesh dhe te kisha shume qejf ne ate kohe :)dhe tani kur te kam pare neper televizione te ndryshme gjithmone mendoja po kjo Aulona pse nuk i ben prape floket e kuqe, por tani e kuptova arsyen pse.Gjithesesi edhe keshtu te shkojne, si i ke te keto fotot je shume e mire
ReplyDeleteLonush
ReplyDeleteKe shkruar te gjitha gabimet, per te mos thene fajet, qe ke bere me floket e tu. Per te qene e sinqerte une te kam pajisur me floke normale, me onde, me dendesi te pranueshme dhe ngjyre te bukur. Kur kam qene shtatzene me ty, kam patur shume urth dhe plakat thoshin "do te dale bebi me floke te gjate" Dhe veretet linde me shume floke.
Une jam kujdesur gjithe jeten per ushqimin tend duke te vene ne tavoline ato ushqime qe te ushqenin trurin, trupin dhe .....floket. Per nje gje me vjen keq Lona; sa rigoroze, kekruese dhe korrekte kam qene me keto gjera dhe si nuk arrita te te bindja (dhe pse nuk pushoja gjithe diten se foluri dhe keshilluari)te mos keqtrajtoje floket. Ne shkrimin tend, ke harruar te shkruash per maskat qe te kam bere dhe vazhdoj te te bej, me klasikja me vaj ulliri, vese te fresketa fshati dhe 3-4 pika limon, apo per ampulat qe te kam blere sa here kam qene jashte, apo per masazhet qe te bej ne koke (i fundit dje ne darke) Ehhhhhh.... harrohen te mirat ne kete bote (shaka e mamit kjo)
Per ta mbyllur Pa kujdesin tim, nuk e di nese do te kishe floke ne koke sot
Mami "B"
PS Si shume seriozisht kam shkruar?????
Mami Bardha je njish. Mamaja qe kishim me qejf nga te gjitha mamate e shoqeve te 8-vjecares. Ke shkruar me bukur se vete Lona. Kot nuk hap nje blog edhe ti. Te uroj gjithe te mirat. Perqafime, Iris
DeleteNe femrat jemi te cuditshme.un qe lutem te me bien ca flok ndersa ti do shum..ty nuk te kishin then qe te ndaleshe te perdorimi i ngjyra e te veshjet???hahahah
ReplyDeletePs:keshtu i ke yll floket,sa keq qe nuk i ben dot shpesh.me thuaj pak ate lipstick qe ke te keto foto.outfit fantastik si gjithmon
HAHAHAHAHAHAHHAHAHHAAAAA sa me ke shkrire me kete shkrim!!! :DDDD
ReplyDeleteShkrim shume i mire, sinqeritet i admirueshem.
ReplyDeleteps: nje njeri me gjysem bukurie...super batute ;)
sa kam qesh !me ngjan pak me veten qe ngordha te me rriten floket dhe sa i rris pak ato hollohen dhe hollohen dhe zgjidhja e momentit shkoj i pres!!!pastaj behem pishman pastaj them do irris dhe keshtu vazhdon ka rreth 4-5 vjet!!nejse floket e tu te tanishem me pelqejne shume dmth extensionet!sa me pelqeu dhe mami me ato qe te kishte shkruajtur! na e nxirr dhe mamin ndonje dite ta njohim se duhet ta kesh shume te mire si veten:))bruna
ReplyDeleteUne te kam pajisur me floke normale haha e lezetcme mami B.
ReplyDeleteej, pse nuk merr pjese te ky konursi ti Aulona?
ReplyDeletehttp://www.misstbrasil.com.br/candidatas.html
Sepse kane zgjedhur mamane tende kandidate per Shqiperine...;)
DeleteAulona, je shume YLL ketu...Me vjen keq per floket e tua qe kane pesuar gjithe keto transformime...po une e shkreta qe nuk i kam lyer asnjehere dhe i kam te holla, te yndyrshme dhe shume pak...:( Zgjidhja jane extensionat me kapese, te cilat i ve neper evenimente dhe ndihem shume happy :P madje bej dhe shume foto... Bravo dhe mamit per shkrimin! kiss Era
DeleteKam vetem dy jave qe i kam lyer floket (per here te gjashte :p) dhe me kete shkrimin tend (fantastik dhe plote humor do thoja) me mbushe mendjen te mos i "ngacmoj" me floket :p Keshtu i kam per marshalla :p, nuk qahem. Te dendura dhe deri tek te ndenjurat :). Do ndjek keshillen tende, qe ti kem gjithmone keshtu.
ReplyDeletePs. Hera e pare qe lexoj blogun tend dhe me pelqen shume :)
Bravo shume shkrim i sinqerte. Rrallehere ndodh qe te degjojme keshillat kur na duhen. Edhe une si ti kam bere shume eksperimente me floket por nuk i kam keqtrajtuar deri ne kete grade. Ndersa motra ime Ndan te njejten eksperience me ty vec asaj i ka qelluar nje flok shume i forte qe pas bojrave, piastrave, permanenteve dhe ekstejnsheve te panumerta vazhdon te kete akoma nje flok te shendetshem, po mos tja vazhdonte akoma torturen do I gezonte gjatesi dendesi akoma dhe me te mire. Cte bejme eshte me fat ndonjehere, une kam kohe qe i jam rikthyer trajtimit te mire te flokut, pa piaster, tharese, boje 2 here ne vit, perseri kam probleme me gjatesine nuk me shkon poshte shpatullave edhe pse kam pese vjet qe i rris.
ReplyDeleteMoj ti, u'a paske punuar qindin flokeve. Po te shohesh floket e tua tani, as nuk do e kuptosh. Po te pakten ke mesuar gabimet e tua dhe tani floket i ke shume bukur, sidomos tek ky post. Une vdessss per ate foton e pare fare, le tualeti (sidomos buzkuqi) yll.
ReplyDeleteUne me floket e mia, jam sjelle e kunderta se si je sjelle ti. Mbase me quaj edhe pak frikacake. Maks, u kam bere fije ngjyre gruri, ne kohe vere, 2 vite te ndryshme. Megjithate zakonisht qendroj tek ngjyra ime, kafe e erret ose e zeze. Tani, kur i lyej zakonisht prek rrenjet zakonisht per te mbuluar ndonje thinje. Mbase 1 ne 3 ose 4 here, lyej total tere flokun.
a je ne terezi mi vajz e dashur? ti vetem me fashion qe nuk ke lidhje...ik shkruaj ndonje gje mos u merr me kte pune...
ReplyDeleteJemi 2 anonime,por po te shkruajme nga nje e vetme, ti ,moj shoqe,ah cte te themi! Thjesht,na ke lene pa fjale! Degjo,njera nga ne te ka pas pas pas shume qejf( ku di un te kafazi thot kjo), por me zbulimin e ketij blogu zhgenjimi ishte i paimagjinueshem,wowwwwwwwwwww! Nuk dinte c'te thoshte . . . . . pavaresisht se ajo mundohet te mundoje pozotivisht per ty( une perfundimisht ia mbusha mendjen qe mos te vazhdonte te mendonte me ashtu) Per hir te modes,nuk duhet te mendonte me ashtu! dhe po te themi njezeri PER HIR TE MODES MOJ VAJZE zhduke kete blog,keto veshje,dhe vazhdo jeten tende e qete . . pa i rene me qafe te shkretes ''mode''. ''MODA'' jote nuk eshte mode..s'dime si te ta themi dreqi e morri,se u beme lemsh! dhe dicka: se mos na i merr se e kemi nga celozia moj! Te fala Fatmes( se kete e ka akoma qef,dhe po pate kohe ,dreqo e morri perseri,merri nai keshille mode atij Nikos,se punoni dhe bashke . . . edhe kaq mo.Se desh harruam,per floket,me mire te mos flasim fare se eshte mekat,uuu se harruam prape,po ato kepucet,pse i ke te lagura! EUREKAAAAAA,i ke pasur me balte,dhe i ke lare sa per foto.yeeeeeeeeeeeeeeeeees.ik tani! te puthim
ReplyDelete