Wednesday, October 24, 2012

Me te bardha, me te bardha veshur o (part 2) :P


Ky fillim jave ka qene nje tmerr i vertete, nuk kam marre vesh kur ka nisur dita e kur ka mbaruar. Kam qene shume e angazhuar, shume gjera neper duar, shume pune dhe kush eshte bere "kurban" ne kete rast? Blogu! Zakonisht kam deshire qe mos te le asnje dite pa postuar dicka ne blog, por kjo eshte praktikisht e pamundur. Me nje dite mund edhe te beja kompromisa, por me dy nuk ka shanse, keshtu qe vendosa qe sot te postoj dicka shpejt e shpejt, edhe pse jam me nje kembe brenda dhe nje jashte zyre. Edhe pse kam nje takim mbas pak minutash, edhe pse pikerisht kur une dua qe kompjuteri te punoje me shpejt, ai bllokohet fare, arrita ta bej gati kete post.
Keto dite ne fakt kam qene edhe shume bosh sa i perket fjaleve, edhe pse besoj se kjo ka te beje me kohen e pakten ne dispozicion.Kur nuk ke kohe te mendosh, imagjino te shkruash. Por ndonjehere fotot vlejne me shume se sa fjalet dhe ne kete post, kam vendosur disa foto qe mua personalisht me pelqejne. Ngjyra e bardhe eshte nje ngjyre qe mua me pelqen shume ta shoh te te tjeret, por ne garderoben time e kam me "kursim". Kjo per te vetmen arsye, se me duket gjithmone nje rrezik me vete te vishesh me te bardha, duke qene se eshte ngjyra qe te nxjerre ne pah me shume se cilado ngjyre tjeter difektesh, duke i bere te duken jo mire, ose me disa kile me shume, edhe ato qe trupin e kane perfekt, jo me ne "humaneve te thjeshte" :P Gjithesesi dje guxova dhe u vesha e tera me te bardha...jo, jo nuk u martova, deri ne zyre dhe ne radio vajta :P E kam pare shpesh kombinimin e te bardhes me te bardhe keto kohe, i cili eshte dhe nje nga trendet e ketij sezoni, por une nuk pata kurajon te vishesha nga koka te kembet me kete ngjyre, keshtu qe e theva me pak roze dhe te kuqe. Si ju duket? Cilat jane ndjesite qe ju keni per ngjyren e bardhe? Mendoni se ajo eshte ngjyra qe i shkon vetem pranveres dhe veres, apo jeni dhe per "winter white"?












26 comments:

  1. shume bukur cdo detaj# sidomos varsja mbi kemishen edhe kepuceeettt...

    ReplyDelete
  2. Po dhe ne nuk i gjejme dot fjalet per te pershkruar thjeshtesine e bukurine e ketij Blogu. sigurisht e bardha te fal paqen e nje dite :)
    P.s Mezi po pres punen tende te re kam degjuar fjale te mira larte e poshte <3

    ReplyDelete
    Replies
    1. Iva te falenderoj nga zemra per te gjitha fjalet e mira qe me shkruan gjithmone :) <3
      Jam vertet kurioze te di se ku ke degjuar ti fjale per kete punen e re? :O Se mesa di une eshte nje gje shume sekrete akoma :)

      Delete
    2. hahaha o Aulona, po ka lene gje Fatma pa e shkruar ne facebook, tani e di gjithe dynjaja :P
      Eshte hera e pa
      re qe po e shoh blog-un, me pelqeu shume postimi per librat.
      Te kjo veshja mua me duket sikur nuk shkon ajo canta.
      Kalosh mire!

      Delete
  3. ..Mua me pelqen e bardha te ty dukesh shume bukur ..une per vete e perdor vetem ne vere e ne pranvere....dmth nk jam per "Winter white"....:) P.S sei bellissimaa :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahaha o Aulona, po le gje Fatma pa postuar ne facebook! E ka marre vesh gjithe dynjaja tashme :P
      Sot po e shoh blogun tend, me pelqeu shume postimi per librat :)
      Te kjo veshja mua me duket se nuk shkon ajo canta.
      Do ta hap cdo dite blog-un te marr vesh nga ti!
      Gjithe te mirat!
      Ina

      Delete
  4. Varesja, kepucet, canta yll. Te tjerat mund t'i mbash edhe per vete por keto te treja i dua une. Ehhh mendjen gjithnje te aksesoret e kam.

    Puc Puc.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha e mire si te duash, une thash te t'i jepja edhe keto te tjerat :P

      Puc

      Delete
  5. Varesja, kepucet, canta yll. Te tjerat mund t'i mbash edhe per vete por keto te treja i dua une. Ehhh mendjen gjithnje te aksesoret e kam.

    Puc Puc.

    ReplyDelete
  6. shumeeeeeeee bukurrrrrrrrrrr aulona look perfect , fytyra te ka dal si beb , edhe une kam degjuar fjal lart e poshte kshu ca ehste kjo puna e re :D na informo cik :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaaa po me habisni tani, ku keni degjuar ju per kete punen qe eshte shume sekret? :D Hajdi flisni shpejt cfare dini? :D

      Delete
  7. Pergjithsisht te shkojne shume te gjitha ngjyrat. Nuk bej dot dallime

    ReplyDelete
  8. Ja psh,kjo eshte ajo qe une quaj nje outfit per se mbari.Me super pelqen ketu :D

    P.s: Jam ajo Xh. qe ti e keqkuptove :D

    ReplyDelete
  9. Shume bukur Lona... Me pelqeu perdorimi i ngjyrave.
    Tani meqe jemi tek e bardha. Na jep ndonje sygjerim :)
    I bleva keto kepucet per dasmen time vjet dhe me pelqejne shume, po skam gjetur rast tjeter per t'i veshur sepse jane te bardha, dhe jam shume me teka per ngjyrat e kepuceve. Ndonje sygjerim me cfare te vishen (pervec fustaneve)? Faleminderit, dhe per momentin po shikoj sygjerime ne pinterest.

    http://bios.weddingbee.com/pics/36674/payless_white_pumps.jpg

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur, te falenderoj qe me ke shkruar dhe per pyetje qe me ke drejtuar. Ne fakt me ke kapur pak ngushte, pasi me ke pyetur per nje nga ngjyrat, qe sic e kam thene edhe ne shkrim perdor me rralle, aq me shume ne kepuce qe nuk e kam perdorur kurre. Por gjithesesi po e provoj nje here :) Meqe ti perjashton fustanet, atehere une po perqendrohem te pantallonat. Per kepucet e bardha une do kisha zgjedhur nje pale printed trousers, me gjatesi deri te kyci. Jane ne mode dhe mesa kam pare dhe lexuar, edhe pse mund te duken si veror, stilistet i keshillojne te vishen edhe ne dimer, por te kombinuara sic duhet.

      http://3.bp.blogspot.com/-K_Y7dwibvHI/TyX9IbAJmOI/AAAAAAAABAE/yVVmWCqNwPM/s400/alice+and+olivia+printed+pants

      http://www.google.com/imgres?um=1&hl=en&biw=1280&bih=885&tbm=isch&tbnid=VrZPTz0SFPMxGM:&imgrefurl=http://www.mytheresa.com/en-de/cotton-print-trousers.html&docid=xThCDFAfqCN-CM&imgurl=http://images.mytheresa.com/media/catalog/product/cache/common/image/1000x1000/9df78eab33525d08d6e5fb8d27136e95
      /P/0/P00038907-COTTON-PRINT-TROUSERS-STANDARD.jpg&w=1000&h=1000&ei=E0SKUNzDDeqo0AW78IDoAQ&zoom=1&iact=hc&vpx=180&vpy=293&dur=1175&hovh=225&hovw=225&tx=148&ty=103&sig=100905904712172184846&page=1&tbnh=145&tbnw=145&start=0&ndsp=33&ved=1t:429,r:7,s:0,i:90

      http://www.glassworks-studios.com/images/sized/html/ims/products/cac10054_f1_Cacharel_Floral-Printed-Trousers-750x1000.jpg

      Por edhe zgjidhja qe kam bere une ne kete post, e veshur e gjitha me te bardha, me ndonje thyerje te vogel, mund te rrinte me nje pale kepuce te bardha. Nje pale xhinse skinny psh, them do dukeshin shume mire.

      http://www.google.com/imgres?um=1&hl=en&biw=1280&bih=885&tbm=isch&tbnid=LVDmrMBSY1Rp-M:&imgrefurl=http://fashion.allwomenstalk.com/ways-to-work-an-all-white-outfit/4/&docid=q4OWEpBztHoYmM&imgurl=http://fashion.allwomenstalk.com/wp-content/uploads/2012/07/4_entirely-monochrome.jpg&w=500&h=690&ei=BEaKULzCO5Ck0AWJmICwDQ&zoom=1&iact=hc&vpx=970&vpy=422&dur=1240&hovh=264&hovw=191&tx=119&ty=182&sig=100905904712172184846&page=1&tbnh=136&tbnw=101&start=0&ndsp=32&ved=1t:429,r:16,s:0,i:117

      Uroj te te kem ardhur sado paaaak ne ndihme :)

      Delete
    2. E di, e njejta gje dhe me mua per kepucet e bardha me shume se si ngjyre me pelqen shume kur dua te perdor aksesore ngjyra ngjyra. Faleminderit per sygjerimet, besoj se me skinny jeans do duken bukur pasi jane dhe me maje te rrumbullaket (se jam dhe me teka per pune maje e per pune take... Ahhh cme ka gjetur)

      Faleminderit dhe per komentin ne blog-un tim me te cilin nuk kam pasur mundesi te merrem keto kohet e fundit, por qe kam plane te shtoj disa resources per internet users.

      Kalofsh nje fundjave te kendshme :)

      Delete
  10. oh me plq shume

    http://doityourselfideas.blogspot.com/

    ReplyDelete
  11. Dashuri fare ky outfit, like it

    ReplyDelete
  12. Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
    Email (dawacuna314@gmail.com)
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete