E di që është folur, shkruar, thënë, debatuar shumë në lidhje me këtë ngjarje; që publiku, është mërzitur, është prekur, është pështjelluar, është revoltuar, është lodhur me të. Por nga ana tjetër, nëse do të më pyesnit mua, do të thosha që është shkruar pak, është folur jo mjaftueshëm, s’është ndjerë revolta, mllefi, inati, nuk janë ndjerë britmat, ulërimat, çjerrjet e ngjirjet e njerëzve, aq sa të mos kenë më zë. E për çfarë ta duan zërin, kur nuk e përdorin atëherë kur duhet? Kur e vetmja gjë për të cilën e vënë në përdorim është të nxjerrin helm e vrer, të shajnë, të gjykojnë, të hedhin baltë mbi dikë që tashmë balta iu hodh mbi trup? A nuk do ishte më mirë pa zë, nëse do ta dinim që zërin e kemi lënë për një kauzë të rëndësishme, për një çështje jetike?
Aishja iku përgjithmonë, e vetmja gjë që la pas janë fjalët boshe të njerëzve që kurrë në jetë nuk i njohu, por që nuk e patën aspak të vështirë ta bënin copash, edhe të vdekur. Dhe jam e sigurt që i ka dhembur, e ka vrarë më shumë kjo përdhosje e ky masakrim që iu bë pas vdekjes, sesa ai plumbi pas koke që i mori jetën në periudhën më të bukur të saj, në rini. Edhe pse, për Aishen, jeta e bukur nuk duhet të ketë qenë aspak. E si mund të jetosh bukur kur hap e mbyll sytë me frikën se edhe një tjetër ditë, një qenie e shpifur, e neveritshme do të hyjë brenda teje dhe do të të bëjë pis, do të të ndyjë me gjithë pisllëkun e 81 viteve të tij të sëmura? E si mund t’i gëzohesh rinisë kur ty të është plakur shpirti nga pesha e madhe e dhimbjes, që për katër vite ke mbajtur brenda vetes, pa gjetur forcën për t’iu rrëfyer askujt? Po kujt t’i rrëfeheshe? Në këtë shoqëri nuk ka njerëz shenjtorë që të pranojnë rrëfimet e tua mëkatare. Kjo shoqëri është e mbushur me mëkatarë, që e kanë të pamundur të pranojnë rrëfimet e një shenjtori, sepse ata duan të ndyjnë këdo e kështu të ndihen më të qetë me ndërgjegjen e tyre të pistë.
Këtë bënë edhe me ty Aishe të gjitha ato femra, të cilat duhet të ishin të parat që të dilnin nëpër rrugët e Tiranës, të Durrësit, të Vlorës, të Shkodrës, të Shqipërisë duke protestuar për ty, duke qarë për ty, duke u hakmarrë për ty. E në vend kësaj, të ulura diku nëpër lokale, zyra apo shtëpitë e tyre, me një kompjuter, Iphone apo Ipad në dorë, të quajtën të përdalë, sepse përdhunuesi yt tha që të kishte blerë një palë atlete dhe kjo, në syrin e tyre të bënte ty një femër pa moral. Kaq u desh që shpirtrat e trazuar të këtyre femrave të pista në zemër, trup e mendje të ndiheshin të qeta. U ndjenë të qeta, sepse në mendjen e tyre justifikuan perversitetet e tyre të fëlliqura. Justifikuan shitjen që i kanë bërë trupit dhe shpirtit të tyre për një palë këpucë, për një çantë, për një vend pune apo edhe për një sanduiç…
-Kur e bën Aishja në fshat,– thanë me vete, – mos ta bëjmë ne në qytet?
Dhe vërshuan komentet dashakeqe ndaj teje, ndaj teje që je njëra nga ne. Në vend që të bëheshin bashkë dhe të mbronin imazhin tënd, si femër, si adoleshente dhe si një nënë e ardhshme (meqë në bark mbaje foshnjën tënde të vogël, të cilën nuk arrite ta mbroje, edhe pse dhe jetën tënde për të), ato nuk lanë gjë pa thënë. Të akuzuan si imorale, ty që nuk doje të hiqje dorë nga foshnja edhe pse atë e kishe me përdhunuesin tënd. E kush të akuzoi? Pikërisht ato femra që abortin e kanë kthyer në hobin e tyre të preferuar, ato femra që janë abonuar çdo muaj nëpër maternitete, ku vrasin qeniet që kanë brenda vetes. Pikërisht këto femra të gjykuan, rëndë, shumë rëndë….
Këto ditë jam tmerruar vërtet kur kam parë komentet e shëmtuara të shumë femrave, që vetëm femra s'mund të quhen, që jo vetëm kanë gjykuar, por madje kanë guxuar edhe të tallen e të bëjnë humor me këtë histori. Janë këto femra që justifikojnë këtë krim të tmerrshëm dhe që për mua janë nënat e kriminelëve të ardhshëm të kësaj shoqërie. Duke më bërë të arrij në një konkluzion shumë të dhimbshëm, të cilin deri pak kohë më parë ia ndaloja vetes edhe ta mendoja, ndërsa tani do ta them me zë të lartë: e keqja e madhe e kësaj shoqërie qenkan vetë femrat!
"Ka nje vend te vecante ne ferr per femrat qe nuk mbeshtesin femrat - Madelene Albright"
This is it!
ReplyDeleteLIKE BIG LIKE. mgjth mendoj qe pas cdo realiteti fshihet nje realitet shume me i hidhur se vdekjsa , qe eshte fukaralleku dhe vrarja nga opinioni .
ReplyDeleteShume dakort! e keqja e femrave jane vete femrat. si s'e kuptuan njehere qe sa me shume te luftojne njera tjetren aq me te dobta do jene?!
ReplyDeleterealiteti yne eshte i frikshem,morali yne eshte imoraliteti.Dhe eshte akoma me e frikshme qe REALITETI dhe e VERTETEA nuk kane asnje peshe te askush,nuk degjon njeri me asgje.Mos jane cmendur te gjithe dhe une nuk kuptoj gje apo jam cmendur une valle dhe nuk i kuptoj te tjeret??!!
ReplyDeleteBravo Aulona! te lumte dora per cdo fjale qe ke shkruar!
ReplyDeleteE ke thene me fjalet qe do doja te shprehja dhe une. Nese dua te prish humorin e dites time, shkoj tek Balkanweb dhe lexoj komentet e njerezve mbi Aishen ose mbi vajzen e rradhes e cila mban mbi vete peshen e abuzimit, dhe mendoj se nuk ka zgjidhje ceshtja e shoqerise shqiptare.
ReplyDeleteme fjalen dhe revolten tende ke shprehur ne menyre absolute mendimet dhe ndjenjat e shume femrave qe gjykojne si ty, por ke cjerre dhe masken e shume te tjerave qe jetojne te perdhosura dhe perdhunuara, por jo nga 81 vjecaret, por nga shefi, bosi, drejtori..........etj etjlira
ReplyDeleteWOW! :(
ReplyDeleteDuke qene se ke nje moshe te re dhe vete ben nje shkrim pa lidhje duke gjykuar gjithe femrat qe nuk e mendojne si ty. Me duket madje qesharake kjo qe merrni persiper te beni shkrime cohuni o burra. Une dua qe Shqiperia te mos prodhoje me Aishe e as Nazime pasi fati i tyre eshte i keq dhe jane viktima vetem kaq. Po nuk mendoj se duke i marre ne mbrojtje e duke i martirizuar po bejme dicka pozitive per te ardhmen e femrave. Aishja nuk u vra se mbrojti femijen e vet pasi ajo vete smenfoi kurre per nje te ardhme per te e as per veten Lereni te prehet e qete do jete me mire atje. Boll e perdoret. Edhe pse jam e bindur qe sdo e kaloje aprovalin tend vendosa ta shkruaj.
ReplyDeleteJa qe e ke menduar gabim, "approval"-i im eshte per te ndaluar komentet ofenduese dhe sharjet qe FEMRAT bejne here pas here ne kete faqe, jo per te censuruar mendimet kunder qe gjithmone i mirepres. Une nuk marr persiper te bej asgje, une marr persiper te shpreh mendimin tim dhe kaq. Vete komenti qe ke bere e tregon qarte mendimin qe ti ke: "Aishja nuk u vra se mbrojti femijen e vet pasi ajo vete smenfoi kurre per nje te ardhme per te e as per veten" - me mjafton kjo fjali per te te bere pjese te kategorise se femrave qe kam pershkruar me siper. Me vjen keq, por kam dhe une njesoj si ty te drejten per te shprehur mendimin tim, apo jo? :)
DeleteMe vjen keq qe nje gazetare si ju njeh vetem nje spekter kaq te ngushte femrash si Aishja apo Kunder Aishes qe sipas kendveshtrimit tend jane keto qe kane abone per aborte dhe paguhen me sanduice.Kur te thashe e re zgjodha nje fjale qe mos te te kategorizoja ne asnjerin grup.Aulona une jam prind vete dhe nuk do doja qe femija im te kish fatin e Aishes dhe nuk po flas per perfundimin,madje ai me duket e keqja e sigurte por per rrugen drejt tij.
DeleteNe 2012 do doja qe ai femije i trembur qe do shkonte ne universitet te kish mesuar nga femra te emancipuara si ju qe mund ta denonconte e jo te behej viktime e te sillte ne jete nje tjeter viktime abuzimi.Ne kete shoqeri te prapambetur do doja qe dikush ti kish treguar nje rruge tjeter e jo ate drejt kasolles se Nores,te pakten motra qe e kish kaluar para saj mund ta mbronte.Vajza gjithe sekretet i mori me vete por ta garantoj qe nuk ka shkuar te kasollja per te mbrojtur femijen,po per te mbrojtur veten nga turpi qe po e priste dhe qe kjo vete nuk do e perballonte.Ne kete mes vetem femija nuk ka faj por te gjithe kane faj.
Dhe te mbrosh Aishen eshte si ti besh lapidar prapambetjes.Une jam kunder Aishes qe nuk e paditi,jam kunder Aishes qe nuk ja tha te jatit apo motres,jam kunder Aishes qe u be viktime dhe abuzimin e kaloi ne lidhje,jam kunder Aishes qe s'kish as informimin e duhur ne 2012 qe seksi sjell femije,jam kunder Aishes qe nuk mendoi kurre per ate femije.Dhe kjo Aulone e dashur nuk me ben mua as kurve e as urruese e ndoshta ke ndonje emer tjeter.
Te falenderoj nese e aprovon kuptohet.
Nuk e kuptoj c'eshte kjo "frike" dhe ky dyshim nga mos aprovimi im. Nuk dua te perseris vazhdimisht te njejten gje, por po ta them edhe nje here, edhe pse ta kam shkruar me siper. Une nuk pranoj vetem ato komente me sharje dhe ofendime brenda, mendimin kunder do ta pranoj gjithmone, me shume kenaqesi madje. Kur vendosa te bej publik kete shkrim, qe si fillim e shkrova per te nxjerr nje inat timin personal, per te shfryre gjithe ndjesite negative qe kishte lindur te mua kjo ngjarje, e mora parasysh qe do kishte shume mendime kunder.
DeleteTi bie ne kundershtim me veten tende ne ate qe shkruan, ne fillim thua pse nuk e denoncoi, pse nuk foli me babane, ose motren, pastaj thuaj vajti ne kasolle per te mbrojtur veten nga turpi qe e priste. Si mundet nje nene, sic thua se je, te mos t;i shkoje per asnje moment ne mendje, qe nje vajze 14 vjecare ne fshate ka turp t'i thote vetes qe e kane perdhunuar, e jo me te shkoje me babane. Kur paske degjuar ti qe ne Shqiperi, aq me shume neper fshatra vajzat qenken kaq te emancipuara sa te flasin me baballaret per seksualitetin e tyre? Ti e di qe pjeses me te madhe te vajzave, nenat e tyre dhe po them NENAT as nuk i kane folur ndonjehere se cfare eshte cikli mestrual, sepse kane turp, e jo me t'i flasin per gjera kaq te medha. Para disa kohesh, me ka ardhur ne gazete nje mesazh qe kerkonte ndihme nga piskologia Lira Gjika, ishte nje vajze 14 vjecare qe e ngacmonte njerku. Ajo i kishte thene mamase, por e di cfare kishte bere kjo e fundit? E kishte quajtur kurve, ti vete e provokon dhe e kishte rrahur. E kuptove tani realitetin? Ta padiste Aishja 14 vjec perdhunuesin e saj? Nuk e di, por me vjen te qesh dhe te qaj nga keto qe lexoj, po ketu jane gra nga 40 e nga 50 vjec qe dhunohen perdite dhe nuk kane kurajon te denoncojne e te ndahen, nga frika dhe terrori qe i ngjallin burrat, e jo me nje e mitur ne mes te fshatit. Ketu 2 muaj me pare, u vra nje grua, e cila kishte mbrojtje nga gjykata, brenda ne shtepi nga ish bashkeshorti i saj. Me c'te drejt thua ti qe e kaloi abuzimin ne lidhje? Ku e gjen kurajon ti te dalesh ne nje perfundim te tille? E ke bere ndonjehere nje analize te tille? E ke analizuar kete ngjarje qe nga vdekja e nenes se Aishes dhe deri te keto kater vitet e jetes se saj? Apo thjesht u ndale te tre fjalite qe tha ai mostra, qe une i bleva atlete dhe rrobave dhe kaq mjaftoi? Mua me vjen keq, vertet shume keq kur lexoj komente te tilla. Une nuk shoh vetem dy kategori femrash, por Aishes, apo kundra Aishes, madje me duke pa sens te besh nje ndarje te tille, sepse nuk ka asgje per te qene pro, apo kunder Aishes. Nuk shoh as vetem dy kategori femrash, kurva, apo te ndershme dhe pikerisht kete ndarje luftoj. Cdo njeri ka te drjten te jete skeptik per kete ngjarje, te kerkoje te hulumtoje, te lexoje, te di me shume, oh sa mire sikur do kishte qene keshtu, por fatkeqsisht pjesa me e madhe jane mjaftuar duke dhene nje mendim dhe duke bere me faj viktimen. Kjo eshte ajo qe me revolton dhe me ben te shkruaj rreshtat qe kam shkruar me siper!
Une skam fjale te pershkruaj ate qe kam ndjere kur e kam degjuar kete histori apo dhe 2-3 te tjerat para kesaj. Kam ikur shume shpejt nga Shqiperia dhe ne nje fare menyre nuk kam arritur te eci dot me ritmin qe ka ecur vete Shqiperia ketu ku jam dhe sa here kthehem, shoh shume gjera te mira dhe te keqia. Ajo qe desha te te thoja eshte se ne si popull jemi e keqja e vetes tone dhe se ti ke folur me sakte se shumica e femrave keto dite por ajo qe skuptoj eshte se shume gazetare femra e meshkuj kane folur e kane predikuar mbi kete gje por pse moj gra sjeni ngritur?? Ke ze prisnit te degjonit?? A nuk u ka mjaftuar "heshtja" gjithe keto vite?? Ti e para me gjithe keta "followers" qe ke, Rudina Xhunga dhe gjithe gazetaret e tjera qe dalin ne TV dhe ndihen aq keq per kete ngjarje duhet te kishit organizuar dicka per hir te Aishes dhe gjithe femrave qe vijne nga pas. (nuk te ve para pergjegjesise ty se ti e di qe te kam shume perzemer por po ta them si shembull) Sduhet te prisni nga grate e shtetit perderisa deri tani nuk u kane degjuar. Ne rradhe te pare heshtja eshte MEKAT dhe sot, ne keto raste eshte perulje per te gjitha grate shqiptare. Te gjithe e dime shkakun se nga kane ardhur kto incidente dhe deri tani vetem per shkaqet po flitet, por asnje spo flet per cfare do ndodhi neser, se si do e ndalojne kete gje. Eshte per te ardhur keq per te gjithe ne se turpin e paskemi ngrene me buke me duket :(((
ReplyDeleteE dashur Chriseda ne radhe te pare dua te falenderoj per vleresimin qe ke per mua. Eshte bukur te dish qe ka njerez qe te vleresojne. Zemer ti thua qe une, apo gazetare dhe gazatar te tjere duhet te ishim ngritur. Po ja pra, detyra e gazetarit, "ngritja" dhe "revolta" jone kjo eshte, shkrimet ne gazete, emisionet ne televizion, apo radio, perpjekja per te dhene sa me shume mesazhe dhe per t;i thene ketyre femrave, mos gjykoni kaq ashper nje vajze 18 vjecare, sepse neser mund te jeni ju ne vendin e saj, apo akoma me keq femijet tuaj. Une kam nje jave te tere qe merrem me kete histori, me aq sa kam mundesi. Po une nuk kam te drejte te propozoj, apo te hartoj ligje e dashur Chriseda, sepse une nuk jam politikane, e as perfaqesuese e ndonje organizate. Une jam gazetare, qe kam studiuar edhe psikologji dhe me aq bagazh informacioni sa kam, mundohem te jap mendimim tim, qe nuk eshte vetem nje opinion personal, por nje mendim i ngritur dhe bazuar edhe ne shume literature qe kam konsumuar gjate ketyre viteve. Une bere nje emision ne radio, ku bashke me kolegen time u perpoqem te jepnim shume mesazhe. Kishim te ftuar perfaqesuesen e nje organizate, e cila na informoi se me ne fund, fal punes se disa prej ketyre organizatave kunder dhunes ndaj gruash, jane bere disa ndryshime dhe jane shtuar disa nene favorizuese ne ligjin ndaj dhunes ne familje dhe gruas. Na kontaktoi nje vajze qe kishte nevoje per nje numer dhe per nje qender ku te kerkonte mbrojte nga bashkeshorti i saj dhe ne e beme, i dhame ndihmon tone. Sic i kam shkruar edhe nje komentueseje me poshte mbase kjo duket pak, por eshte dicka. "Sa qahesh nga erresira, ndiz nje qiri" thote Volteri (ne mos qofsha e gabuar), kjo eshte nje shprehje qe mua me pelqen shume. Dhe pikerisht kete kerkoj nga te gjitha femrat. Une jam shume feministe, prandaj me vjen kaq keq kur shikoj qe ka kaq pak solidaritet mes nesh. Po nuk ndihuam dhe perkrahem ne njera-tjetren, kush do ta beje? Do presim nga meshkujt? Sic e kam shkruar dhe ne fund: "Ka nje vend te vecante ne ferr per femrat qe nuk mbeshtesin femrat" ka thene Madelene Albright dhe une i jap plotesisht te drejte!
DeleteMos duhet ta kishe bere titullin "Turp per te gjitha ne!"? Sepse edhe ti je femer tek e fundit dhe ky titull po me duket pak i rende.Jo, s'po me djeg miza nen kesule,jam tmerruar edhe une nga kjo histori pa e komentuar gjekundi sepse s'kishte vlere te komentoje.
ReplyDeleteS'jam dakort me ty, nuk jemi ne femrat e keqja e shoqerise.Femrat kane llafe dhe llafet s'bejne mort.Veprat po.A te shkoi nder mend kjo gje kur Nazmia beri vrasjen, pra qe femrat jane e keqja e shoqerise? Apo the, mire ja beri?
Jo, s'e pranoj dot konkluzionin tend.Femrat kane zili, inate, hatermbetje, idiotesira plot, po s'jane e keqja e shoqerise, perkundrazi mua me duket se kemi me shume ne dore se meshkujt.
Komentet e shemtuara pastaj jane shenje injorance, qe sapo t'ju bije ne koke 1% e te keqes, fillojne te gjithe e i terheqin mbrapsht.
M.
M. (Marsida kam pershtypjen :) ) me vjen keq, por nuk them dot turp per te gjitha ne, sepse nese them "ne" do te thote qe perfshije te gjitha femrat dhe une nuk do guxoja kurresesi ta beja kete. Ky shkrim dhe ajo "ju" eshte per te gjitha ato, qe moren persiper t'i bejne gjyqin nje 18 vjecareje te vdekura, e te varrosur pa koke. Atyre t'ju vije turp, jo mua, ty, apo shume te tjerave si ne. Ti thua qe je tmerruar nga kjo histori, por s'ke komentuar sepse per ty s'ka patur vlere te komentoje. Jam dakort me zgjedhjen tende. Ama ti nuk ke dale me shpate ne dore te thuash Aisha e kishte vete fajin qe e vrane, Aisha vete e kerkoje. Nderkohe qe femra te tilla ka patur plot. Dhe per mua keto jane femra qe justifikojne krimin, e krimi ne kete rast nuk mund te justifikohet KURRESESI. Keto jane "ato" femrat te cilave duhet t'u vije turp e dashur M.
DeleteTe pershendes dhe te falenderoj shume qe ke shkruar dhe ke dhene mendimin tend.
Kam qare kur kam lexuar kete shkrimin qe ke bere. Nuk di cfare te te them me shum se sa bravo, me ka rrenqethur kjo histori dhe me ka shokuar dashakeqesia e ketyre femrave te pashpirta qe cfare nuk kane shkruajtur per Aishen e shkrete
ReplyDeleteAbsolutisht kunder mendimit tend,Aulone!Nese duam ta martirizojme e ta shpallim "Te shenjte" Aishen e gjore,let's go.Por ki parasysh dicka,ASKUSH ne ditet tone NUK TE KAP me zor.Ore 4 vjet kjo vajze nuk e gjeti nje dite veten te dobet sa per t'u shkeputur nga ky moster.C'mon,gjynah na vjen te gjitheve por ama te ngrihemi "si te indinjuara" dhe te cirremi kot,me duket pa vend.Po,une jam nga ato qe e kam komentuar ne kafe historine e Aishes,si imorale nuk e akuzova,ama budallaqe po!Nuk e kam shitur shpirtin e trupin tim per asgje nga ato qe thua.DHE PO ME DEGJOI OFENDIMI QE I BEN FEMRAVE.Femrat nuk jane si AISHJA!
ReplyDeleteFemrat mbahen per zgjuarsi dhe AISHJA ishte BUDALLAQE moj moter.Nuk mund te rrish 4 vjet pa tu degjuar zeri me "dhunuesin" tend edhe sikur te vuash nga Sindroma e Stockholmit.
Se u ngriten ne ne proteste,nuk ndryshuam asgje.Ti mendon se do zhdukim analfabetizmin nga zona krahinore si e Aishes,do e kthejme Aishen dhe femijen ne jete?JO!Dhe as per te ndergjegjesuar njeri,nuk do ndergjegjesojme.
Nje keshille per ty,kur nje femer sulmon "te tjerat" ka probleme me vetevleresimin.TI JE FEMER dhe jam e sigurt qe dhe ti e ke komentuar Aishen mbase si imorale jo,por neper kafene,e ulur ne pc/laptopin tend teksa shkruaje kete ARTIKULL ;) Mireserdhe ne Club,e dashur "moraliste"! Me shpres qe nuk "do te na censurosh" XD
Nuk di nga t'ja filloj, pasi cdo fjali qe ke shkruar me duket e TMERRSHMME, po, po e tmerrshme. "ASKUSH ne ditet tone NUK TE KAP me zor" shkruan ti. Dmth sipas kesaj fjalie, i bie qe gjithe boten te propozohet te hiqet ligji qe denon perdhunimin, sepse nje vajze ne Shqiperi thote qe ne ditet e sotme askush nuk te kap me zor, dmth perdhunimi nuk ekziston si fenomen, keshtu qe jemi rehat. Dhe te mendosh qe deri dje, jam tmerruar kur degjoja meshkuj qe e thoshin kete fjalin: "sot s'te kap njeri me zor, ja ka qejfi vete femrave". O Zot me ngjethet mishi kur shoh qe ka dhe femra qe e mendojne ne kete menyre...
DeleteAisha ishte budallaqe? Mbase ishte "budallaqe" e ndjera (sa shume me dhemb qe e shkruaj kete fjale), por injoranca (sepse besoj se kete kupton ti kur thua budallaqe) shpeshhere nuk zgjidhet. Ti nuk zgjedh te lindesh ne fshat, ti nuk zgjedh te shkosh ne shkollen e Medreses ku merr me se shumti dije qe ka lidhje me fene, ti nuk zgjedh te lindesh ne nje familje ku nuk flasin me ty dhe nuk te japin informacion aq sa per te te bere te zgjuar, ti nuk ke internte ku te hysh e te azhornohesh perdite me te reja. Mua per kete kategori "budallaqesh" me vjen keq, sepse ato mbase nuk duan te jene te tilla, por s'kane mundesi. Ajo qe mua me shqeteson eshte ajo kategori injorance, qe eshte e rrethuar nga informacioni, qe ka mundesi te lexoje, te hulumtoje, te studioje me shume dhe, edhe pse e ben kete vazhdon te jete e lumtur brenda injorances se vete dhe brenda atyre skemave qe ka ngritur se "ne ditet e sotme nuk te kap njeri me zorr". Keto jane per mua budallaqet e frikshme. Kjo Aishja!Patjeter qe dhe une e kam komentuar Aishen. Persa kohe kjo histori me ka tronditur kaq shume, do te isha jo njerezore mos ta komentoja. E kam komentuar ne kafe, ne shtepi, me shoqet, me prinderit, me motren, me psikolog, me gazetar, ne radio, kudo qe me eshte dhene mundesia. E kam komentuar per te kuptuar me shume, e kam komentuar per te dhene disa mesazhe, e kam komentuar shume dhe gjate madje, por nuk e kam quajtur kurre budallaqe, as imorale, as kurve, nuk e kam komentuar kurre per ta gjykuar. Une nuk kam asnje problem me femrat ne pergjithesi, sepse sic e kam shkruar edhe diku me siper, une jam shume feministe. Por PO une kam shume probleme me ate kategori moralistesh te shtirura qe kam pershkruar me siper. Dhe po, ate kategori nuk do perkrah kurre!
Ulu me kembe ne toke,e dashur sepse sinqerisht je ne ajer.Une jetoj aty prane shkolles se Medresese ne Durres dhe po,ne shkolle edukohen per fene pas saj HARBOHEN si te liruara nga zinxhiret.Njoh vajza nga Xhafzotaj (vendi nga vinte Aishja) dhe me ler TE TE INFORMOJ qe s'jane aq te prapambetura sa c'thua ti.
DeleteAishja nuk ishte viktime perdhunimi prandaj mos e mbro "tezen" tende me argumente koti si : "Dmth sipas kesaj fjalie, i bie qe gjithe boten te propozohet te hiqet ligji qe denon perdhunimin".ASKUSH NUK TE PERDHUNON 4 VJET RRESHT.
Perpos faktit qe duhet te jemi feministe (dhe me ler te bertas fort qe mund te jem me shume sec je ti) duhet te jemi realist.
Shkrim i pakuptimte ti per cfare po cirresh ta marrim vesh duke share e gjykuar gjithe femrat. Bullshit.
ReplyDeletesa dakort qe jam,e ta mendosh qe kam degjuar edhe komente t tipit: po he se do ja kete dashur pak qefi asaj se nuk ka mundesi!...komentet jane t teperta :((
ReplyDeleteNe pergjithesi jam nje person shume i ndjeshem, me mbushen syte me lot para ndodhise me te rendomte. Vrasja e Aishes me tronditi, por nuk me beri te qaj, as te me hypi gjaku ne koke sic pritej. Ishte nga ato reagimet e heshtura shokuese qe peson dikush nga nje goditje e forte qe e le shakull. Me teper pataksje apo ngrirje. Ndoshta ngaqe kane paraprire kaq shume vrasje, trupa te brishte te copetuar dhe Nazimja para saj? Ndoshta kjo i vuri kapak te gjithave. Nuk po them se s'i dhashe te drejten kesaj ngjarjeje te me shkunde, por e di cfare, u lodha duke bere hamendesime e komente.
ReplyDeleteNje nga keto dite po me thoshte partneri im "Dhe ai plaku gjynaf e turp, 82 vjec qan gjyqeve." Normalisht do i isha kthyer me nje bresheri kundeshtimesh, por cuditerisht iu pergjigja shkurt dhe me ze te ulet "E di cfare, nuk ia vlen ta diskutojme me, vajza me femijen jane atje ku jane dhe plaku eshte atje ku eshte." Dhe ky dialog vjen nga nje cift qe diskutojme shumicen e lajmeve qe degjojme e lexojme, qe nga shfaqjet e ufo-ve deri tek femrat e reja te gjendura te copetuara lumenjve.
Me vjen keq Aulone, s'po mundem t'i bashkohem thirrjes tende kaq te vrazhde (me te drejte, se i vrazhde ishte dhe akti). Jo se dua te te kundershtoj ty apo Rudina Xhungen qe shkroi nje apel te ngjashem. Vetem se po kuptoj qe ashtu sic cdo gje ne jete, problemet e sfidat duhen kuptuar nga vijne dhe duhen ndare ne copeza te vogla qe te zgjidhen. Ashtu si per te arritur dicka aq banale si psh. te biesh 12 kg per nje vit, duhet te besh planin e ta ndash ne fragmente me te vogla te arritshme (te heqesh 1kg ne muaj, te hash shume fruta e perime, te pish shume uje, te stervitesh 3 here ne jave, te mos hash pas ores 19 etj).
Te me kuptoni, me kete dua te them se nje problem kaq i madh e ndikues ne shoqeri ka nevoje per shuuuume copetime per te zgjidhur problemin (dhe as kjo nuk siguron se s'do kete me keqtrajtime te femrave per cfaredo lloj arsye). Ne vend qe te ndjej deshiren te ndez nje qiri per jetet e humbura apo te protestoj apo te lexoj komente helmuese neper Facebook, forume e gazeta, po marr mundimin te filloj planin e "sherimit".
- Mundesimi i psikologeve neper te gjitha shkollat e te gjitha niveleve te arsimit dhe kontroll i detyruar i cdo nxenesi minimumi cdo 2 muaj.
- Psikologe/punonjes sociale/organizata/shoqata per keshillimin dhe mbrojtjen e femrave ne cod qytet, komune, fshat.
- Perparesi e zhvillimit te prodhimeve lokale (bageti, blegtori, artizanate) dhe prioritet shitjeje dhe eksporti (nese nje familje ne zona rurale mbeshtetet dhe fiton mjaftueshem, s'ka pse detyrohet te jetoje nje jete me poshte se normalja shume larg vendit te saj)
- Denim kapital per perdhunim, pedofili dhe prinder/familjare qe jane ne dijeni dhe nuk flasin
- Maksimizim i perfshirjes se femres ne shoqeri, ne te gjitha nivelet, qe nga shkenca e politika deri ne tezgat e shitjes se tregut. Nuk jam feministe dhe nuk them se femrat jane me te zonjat etj etj, por mundesite ama duhet te jene te barabarta.
Nese Aisha, Nazimja apo Lisa gjejne menyra si ta jetojne jeten e tyre denjesisht, kane cfare te bejne mbasdite, marrin njohuri per gjerat qe duhet te dijne dhe behen te zonjat e vetes, s'kane c'kerkojne as kasolleve, as arave, as maleve, as erresirave naten.
"Mos i jep te varfrit nje peshk lemoshe, po mesoi si te peshkoje qe te mos jete me kurre i uritur."
Kam frike se eshte shume vone per tubime, qirinj, thirrje, shkrime, komente e kritika. Duhet te ulemi te gjithe kembekryq pertoke e te mesojme njeri-tjetrin, gra, femije, adoleshente, mosha te mesme e pleq si te jetojme jeten denjesisht, te perfitojme nga ato cka dime te bejme e te mos hedhim ne ere familjen tone e te te tjereve duke menduar se s'do kete pasoja.
Idealiste, romantike? Po. Me mire se cfare kemi e si jemi? Po. Por eshte nje "plan", me i mire se nje koment mbeshtetes, kundershtues apo abstenues.
Lisa kjo eshte thirrje e kuptimte pa gjykuar asnje dhe qe vlen. Kesaj i bashkohem me kenaqesi hajt te mesojme te jetojme denjesisht femra apo meshkuj.
DeleteTe falenderoj qe e lexove komentin tim te gjate dhe me behet qejfi qe e kuptove sic duhet.
DeleteNdoshta kjo kerkon shume me shume kohe e mundim se nje tubim, por rezultatet mund te jene te perhershme dhe dikush duhet ta beje, tani, se s'ka me kohe per shtyrje.
Lisa, si gjithmone komentet e tua jane plote peshe dhe me shume te verteta brenda, te verteta nga te cilat, te gjitha duhet te inspirohemi. Nuk mund te shtoj, te heq, apo te bej asnje koment mbi komentin tend. Ke thene gjerat qe duhen, ke thene ato gjera qe ajo pjese e femrave qe une kam permendur ne shkrimin tim nuk i tha kurre. Dhe ky eshte ndryshimi i dashur Lisa, midis meje, teje dhe asaj kategorie femrash per te cilat une kam shkruar ne kete artikull, te cilin kam dite qe e kam shkruar, rreth nje jave, kur isha e mbushur plot mllef dhe inat, prandaj dhe tonet jane shume te renda. Por kam pershtypjen se po te ulesha prape njesoj do te shkruaja. Sepse mua kjo ngjarje me tronditi vertet, nuk me tronditi sa per te bere nje shkrim ne gazete, apo per blogun, por me tronditi aq sa une kam qene keq per dite me radhe. Dhe menyra ime per te shprehur ate qe ndjeja ishte ky shkrim, qe padyshim eshte reflektimi i asaj qe une mendoj. Nuk jam dakort vetem me nje gje me ty, une nuk mendoj se te shkruash, te flasesh, te perpiqesh te besh nje revolte sado te vogel nuk eshte asgje. Eshte me mire se sa hici, eshte me mire se sa te rrish dhe te besh komente ofenduese ne Facebook. Ja psh, ky shkrimi im te "frymezoj", te nxiti ty qe te beje nje koment/analize te gjate, te cilin nuk besoj se ka njeri qe nuk do e vleresoj. Kjo mund te jete nje gje fare, fareee e vogel, por sic thoshte dhe Nene Tereza "Ajo qe ne bejme eshte nje pik uji ne oqeanin e madh...por neqoftese ne nuk do e benim oqeani do kishte nje pik uji me pak". Apo jo? Ti nuk u ule te shkruaja: "asaj mire ju be se vete do jete krruajtur", "Aishja ishte budallaqe prandaj i ndodhi kjo", ajo kishte e perdale se shkonte me plakun". Ti nuk i the keto Lisa, sepse me aq pak sa te njoh, edhe pse vetem virtulisht je vajze qe nuk ndalon te aparenca, po kerkon te shohesh gjithmone pertej. Kaq pres une si femer te bejne te gjitha. Te mos i vinin vulen nje vajze te perdhunuar ne moshen 14 vjecare, te mos ta gjykonin, por te shikonin pertej. Mua me kane dhembur komentet qe kam lexuar e dashur Lisa, edhe pse Aishen nuk e njiha, i kam perjetuar sikur te ishte njeriu im i afert.
DeleteAi plani qe ke hartuar ti eshte i mire vertet, por ate nuk e bejme dot une dhe ti dhe per kete jemi te ndergjegjshem te gjitha. Ama ajo qe mund te bejme te gjitha pa perjashtim, eshte te tregojme pak respekt dhe dhembshuri, te pakten para vdekjes makabre se nje 18 vjecare. Kaq kam kerkuar une. Nuk mendoj se eshte shume, apo jo?
Te falenderoj shume per ate qe ke shkruar. Me te vertet qe je nje vajze per t'u marre shembull :)
Si gjithmone komentet e Lises me pelqejne shume! Doja vetem te jepja nje shembull konkret: Nje e njohura ime punon prej vitesh te UNICEF-i ne TR.Ne gjithe keto vite, vetem nje here kam degjuar qe kane shkuar ne Puke per nje takim me nje shoqate te gruas atje.Nuk e di se çfare, qysh, tek.... Di vetem qe gjithe keto vite, 1 here kane levizur nga zyra (ndoshta kane shkuar edhe jashte shtetit per naj "trajnim").
DeleteUne si idealiste, romantike, optimiste dhe sidomos, si naive qe kam qene dikur, mendoja se keta te Unicef-it duhet te ulen rrafsh me femijet lypsare, t'i pyesin a kane ngrene gje ate dite, t'i pyesin ku i kane prinderit etj. etj. dhe t'i marrin prej aty t'i çojne ne nje shoqate a te shtepia e femijes. Jo, ajo e njohura ime nuk me ka treguar kurre nje gje te tille.
Dmth qe ne Shqiperi "punet e mira" behen nga zyra....asnjehere aty ku eshte problemi.
M.
Aulona faleminderit per pergjigjen. Dhe une te vleresoj shume sepse gjithmone e gjen menyren per te postuar dicka qe provokon mendime dhe reagime. Perfundimi eshte e njejte per te dyja ne besoj dhe kjo ka rendesi.
DeleteMendoja se kulmin e anes se shemtuar femerore e kisha ndeshur kur lexoja mendimet qe shkruanin ne Facebook per veshjet apo pamjet e femrave te tjera neper evente publike, neper fotot qe publikon Revista Anabel. Por sa gabova, kur shoh se paskan komentuar po me epitete te renda dhe kete ngjarje.
Faleminderit dhe njehere per zerin tend qe zgjon dhe zerat tane Aulon!
M. te falenderoj qe i lexon dhe i vlereson komentet e mia. Shume i pershtatshem shembulli jot dhe besoj i vertete teresisht. Prandaj iu referova copezimit te problemit sepse cdo gje fillon nga shume me e vogel e perundon ne keto tragjedi.
DeleteTani mu kujtua per fat nje koment per shkrimin e Rudina Xhunges ne mos gaboj nga nje zonje apo zonjushe permbajtja e se cilit ishte "Ne 2012 vajza duhet ta dinte qe mardhenia e pambrojtur te con ne shtatzani". Po ku e dini moj zonja qe nuk e dinte kete gje Aishja? Ku do i gjente kontraceptivet, do ia blente babai apo vellai i vogel apo zyshat e shkolles fetare qe ndiqte? Sot, ne 2012 ka meshkuj qe nuk perdorin kondom se nuk e gjykojne te nevojshem, ka dhe nga ata qe kane turp te shkojne ta blejne. Ne kerkojme "qiqra ne hell"!
Duke bere lidhjen me rastin tend, edhe keto zonjat e UNICEF e cdo OJQ qe s'dalin njehere nga zyrat e kane fajin per te tilla ngjarje. Ato duhet te shkojne cep me cep te Shqiperise te shperndajne informacion dhe mjete mbrojtese, s'mjafton nje tezge ne vit ne bulevardin e Tiranes ne diten kombetare kunder AIDS. Duhet pare problemi nga shume ane dhe duhen analizuar te gjithe aktoret, sepse po ngelem tek viktimat (aktive a pasive qofshin) e nje faqe gazete, atehere kot sa xhirojme ne vend.
Ti je gazetare??joooo ska mundesi
ReplyDeleteti na kerkon te behemi nje me aishen? Jo zonjushe une smund te behem dot kurre nje me aishen sepse une kam parime dhe keto parime mi ka mesuar familja ime dhe une smund te shkel kurre mbi to, kurse aishja me keqardhjen me te madhe nuk kish si te kishte tjeter fund. Dhe nese do te besh si e dhimbsur merru me fenomenin jo me kurvat se duket sikur dhe kto te fundit i ke zili
Me thene te drejten i kam pak zili se thone qe kane fat ;) Qe ta dish se mbase do te te bjere rasti te lexosh serish shkrime te tilla per "kurvat" te ky blog: per mua kurv nuk eshte njera qe shkon me shume meshkuj (as me intereson se c'ben gjithesecili me jeten e vete seksuale, per sa kohe nuk ka asnje ndikim te mua), une i referohem kurvave ne shpirt si puna jote qe kane kurajon dhe shkruajne: "aishja me keqardhjen me te madhe nuk kish si te kishte tjeter fund". Ju jeni kategoria e frikshme, qe familja ju ka rritur me "parime dhe moral", apo nuk ju ka mesuar parimin baze, qe edhe kafshet e dine: "jeta nuk i merret askujt"!
Deleteo Lona te lumte goja per kete pergjigjen qe i dhe kesaj :D
DeleteMe ty humb vlere dhe diskutimi vajze, ti perfundimisht nuk di ti dalesh zot mendimeve te tua(sepse per mendimin tim ti as qe i mendon gjerat qe shkruan) po i referoheshr kurvave materialistr dhe jo atyre ne shpirt se ke vajtur e permendur kepuce e canta e aq me teper sanduice. Edhe keto vajza ta siguroj qe diku perputhen me aishen e shkrete e nuk te takon fare ty te merresh me to.dhe me beri shume pershtypje gjithe ajo urrejtje per keto kurvat sa arrita te mendoja qe je kurvofobike(kte llafin e shpika vete po besoj se me kuptove ku doja te dilja meqenese je dhe gjoja psikologe)
DeletePo mi shoqe po, ashtu eshte ;)
DeleteKu shkoi etika e gazetareve?Po nrm,pritet nga gazetaruce qe dalin nga "Kafazi" apo emri i mire i babit ;)
DeleteHahahahahahahahahahahahahaha
DeleteBravo Lona te lumnte ato qe flasin per mendimin tim nuk jane femra se nje femer e verete nuk mund te flasi ne ate menyre.
ReplyDeleteTurp ti vij te gjitha ketyre femrave qe kan shkruar me lart.une jam mamaja e nje vajze dhe e kam qar Aishen me lot,aq keq me ka ardhur nga historia e saj.ndersa ty aulona te lumte ajo dore sa bukur qe ke shkrur
ReplyDeleteEh moj Aulona; Ketu ne facebook, jane te gjitha te qyteteruara, nuk kane larg qofte asnje lidhje me fshatin, "EDHE PSE SHUMICA NE SE VETE NUK KANE LINDUR NE FSHAT, PRINDERIT OSE GJYSHERIT QE ANDEJ JU VIJNE, POR KETE MUNDOHEN TA FSHEHIN ME SHUME KUJDES".....Si pasoje e punese qe bej. Udhetoj edhe shkoj ne cdo zone te Shqiperise...Fshatrat e Korces, nuk kane pothuasje asnje ndryshim ne menyren se si e organizojne jeten, nga ato te Kukesit apo te Lumit te Vlores. Eshte vertete e tmerrshme, kur shohim qe shumica e ketyre ngjarjeve ndodhin ne zonat rurale...Ju ndodhin pikerisht asaj kategorie te grave dhe vajzave, qe jane me te pambrojtura me te pafuqishme per t`u perballur me realitetin qe i rrethon...?
ReplyDeleteKam pershtypjen se tragjedi te tilla nuk ndodhin vetem ne fshatra. Ndoshta ne menyre me te kamufluar por edhe ne mes te Tiranes ke femra te mberthyera ne dhune fizike e psiqike. Eshte e kollajshme te thuash "Kur mashkulli e ben nje here, eshte faji i tij, kur femra e le te perseritet, eshte faji i saj" Po kush dreqin jemi ne, qe marrim guximin te gjykojme mbi jete e rrethana qe nuk i njohim fare?! Te mbyllesh syte para ketij fenomeni eshte indiference, ama te gjykosh eshte injorance!!!
ReplyDeleteune jam shume dakort me ate qe ke shkruar aulona , edhe me komentet me vjen keq qe disa femra mendojne kshu shume i goditur ai titulli turp per te gjitha ju lexova komnte te tipit pse se denoncoi po ku moj gra do ta denonconte ne polici po ku ka shtet ketu ja do ta denonconte , do ta mernin dhe per dy ore do leshonin prape asgje sdo ti benin jeta ne fshat eshte shume e veshtire ka nje mentalitet te tmerrshem , edhe ne qytetet tona nuk ka aq emancipim sa cmundohemi te bejm si shume te emancipuar jo me neper fshatara , shume gjynah ajo pa nenen , pa dike qe te ksihte afer te fliste dheee asnje femer sdo te shkonte me deshire me nej mosnter te tille asnjeeeeeee , ai e ka kercenuar dhe kushedi se cfae presioni ka pasur ajo e shkreta shume gjynah eshte e lehte te japesh mendimin kshu pa i ditur kushtet e atyre edhe sikur me deshire te ksihte shkuar jo qe une nuk e besoj absolutisht kete gje asnje femer asnje njeri nuk meriton te vritet ne ate menyre cnjerzore
ReplyDeleteAskush nuk do nje fund te tille, cfare do qe ka bere..nuk e ka bere me qellimin ti vije ky fund. Eshte turp qe jeni femra e paragjykoni ne ket menyre. Sepse limitet e moralit te vet i percakton kush do si don vete, por ama te perfundoje ne nje fund te tille...askush nuk do. Dhe kjo gje mund ti ndodh seciles nga ne, sepse nuk je e sigurte nqs do dhunohesh ne ndonje cep..po te vuri syrin ndonje manjak..ose rasti me i keq i lujti truri partnerit tend. Boll se jeni femra, solidarizohuni ne ket fatkeqesi...pa fajesu te shkreten, e kete bene per respekt.
ReplyDeleteNuk di c'te them, por te gjitha "shthurjet", "qejfet", "paragjykimet" etj, behen te pavlera perpara nje krimi. U keput koka nje vajze njerez, jo kanarine (qe ne fakt edhe kanarina duhet te shkaktonte reagim tek ambjentalistet).
ReplyDeleteUne nk mendoj shume per "ia kish qejfi vete asaj", sepse po bazohemi tek fjalet e thena nga nje psikopat, vrases, skizofren. Fjale te pavertetuara, por edhe sikur te ishin te verteta, krimi mbetet krim, aq me teper qe ky ish nje krim makaber. Sikur te ish skenari i nje filmi horror.
Seriozisht e keni me ate "ka ajo faj"? Edhe sikur te kish, e pranoni prerjen e kokes si zgjidhje? Nese po, ju qofshi, por per mua me mire djegim plakun ne nje turre drush, sesa te vazhdoje kjo zullumahi paragjykimesh e fjalesh boshe te 2boteve te ndryshme.
Hajde, hajde!
Edhe ne Afganistan kur vrane me gure nje femer sepse kishte tradhetuar te shoqin, nuk tha njeri "mire t'i behet se i deshi qejfi asaj"....dmth qe mua me deno kur bej nje krim, me moho si vajze kur te turperoj, por mos me vrit.
ReplyDeleteAisha ishte fatzeze, jo budallaqe apo e perdale, po fatzeze.E para se ishte jetime, e dyta sepse te gjitha ne kemi shkuar e kemi kaluar kohen neper komshinj ku ka patur femije, te rritur, pleq e plaka, por per fat s'na ka ngacmuar njeri.Ate te shkreten dhe te motren i kishte ngacmuar komshiu qe sot justifikohet "mi sillte i ati vete".
Edhe une jam per denoncimin, por po sot lexova qe edhe ajo qe kishte denoncuar te shoqin e ishte ne mbrojtje nga Gjykata, po ashtu kishte vdekur :( Do Zoti kjo e Aishes te jete vertet "ju vu kapak", pra ngjarja e fundit se u tmerruam.
M.
Nuk gjykohet kurre nje njeri qe nuk eshte me ne jete. Eshte çnjerezore dhe e padrejte. Ne si njerez qe kemi patur fatin te bejme nje jete me fatlume, duhet te ndihemi te indinjuara qe dhunohen e perdhunohen te mitura(14 vjec), vriten vajza te reja shtatzene dhe ka meshkuj ne kete Shqiperi qe nuk kane ndryshim nga kafshet e xhungles dhe kane besimin se cfare do te bejne, do ia hedhin paq dhe nuk do preken nga ligji e shteti. Ne nuk i dime arsyet se si nje terror mund te zgjase 4 vjet. Ama di qe endrra e deshira e cdo vajze, eshte te dashurohet dhe te jete me njeriun qe dashuron! Jo te perdhunohet vete e endrrat e saj qe14 vjec, e te masakrohet 18!
DeleteEdhe nga Viçidoli qofte.
Aulon,jam un ajo qe kur kam degjuar historin e Aishes,kam qajt,kam shkul floket,kam gervisht fytyren me thonj.se n'vend asaj mund te ishte kushdo,mund te isha dhe une vete.historia e saj ka len gjurme te thelle ne zemren time.un deri sot s'i ja dhen askujt,as me deshir,e jo me t'jem shitur.mka dhemb zemra kur kam degjuar komentet qe vershuan sapo e verteta doli ne shesh.turp t'ju vij ktyre femrave.turp,turp,turp! 18 vjecarja vetmuar
ReplyDeleteAulona te pergezoj per artikullin, eshte me te vertete sh i arritur, e te pegezoj gjithashtu per bindjet e tua.
ReplyDeleteDuke jetuar jasht Shqiperise nuk isha ne djeni te ketij fakti, die me mamin tim po kerkoja iformacione ne google. Eshte e pa pershkrushme dhuna ndaj gruas, e si si ajo lejohet apo nuk ndeskohet nga shoqeria e soteshme.
por gjeja qe me ben te ndihem sinqerisht shume keq, eshte qe ne Shqiperi banalizohet shume "nderi", kritikohet ashper eshte dicka banale, por ja qe ndoll shume e hillur :(
Mos zjgatem shume sepse i humbas fillin.
Jeta e çdo personi mbi kete toke eshte e vleveshme, asnje nuk eshte me i mire se sa tjetri. I bie qe ne shqiperi nqs vdes nje "prostitute" jeta e saj eshte pa vlere??????? Sepse ajo kishte zgjellur te jetonte ne ate menyre?????????
nuk gjej fjalet te pershruaj neverin qe me ngjall kjo histori, edhe si ka mundesi qe nje person 80 vjeçar te jet kaq makaber edhe kaq i pa fe.
Aulona te pergezoj per shkrimin tend. I ndaj edhe i mendoj te gjitha ato qe ke shkruar.
ps. duke lexuar komentet qe kane shkruar disa, mu prish mengjesi !!!!!!!
Sapo e pashe shkrimin tend dhe jam ne nje mendim me ty! Kur e kam degjuar kete ngjarje te tmerrshme dhe cnjerzore kam qare me lot! Keto lloj vrasje te tilla ndodhin ne cdo vend te botes ketu ne Britanin e Madhe perdhunohen gati 460 femra ne jave kjo statistik eshte e pak e frikshme por me besoni eshte shume e vertet por ndryshe si ne Shqiperi kurre nuk gjykohet viktima dhe kur me teper kjo viktim ishte vetem 18 vjece e abazuar qe 14 vjece ca beni o njerez si mund te quash nje femij imoral?? Si mund te thuash deshte vet?? Nuk ka dashur vet jo eshte genjyer sic genjehen te gjitha te miturat. Ai monster ka kryer marredhenie seksuale me nje te mitur ne cdo vend te botes do quhej nje pedofil por te ne nuk ekziston kjo fjal eshte e huaj se per ne kur nje 13-14 vjece vete me nje 30 vjec apo 40 apo 80 ia ka pas qejfi vet!! JOOOO nuk ia ka pasur qejfi nuk ka pasur asnje ti mesoj te dalloj te miren nga e keqja! JOOOO nuk eshte imorale nje 18 vjecare e abuzuar qe 14 vjece!! As edhe nje ne bote cfare do qe te ket bere cilidoqofte nuk e meriton te iki nga kjo jete ne ate menyre brutale!! U prehft ne paqe shpirit i saj!
ReplyDeleteUauuuu pas ketij shkrimi kaq te ndjere e brilant propozimi i gazetes qe ti drejton Paloma ishte te maskohemi si masakruesi i Aishes per Halloween?!!!
ReplyDeleteTurp per ty moj cupe!
Me gjithe respektin, po duhet te jesh me te vertet shume e trashe mos ta kesh kuptuar sic duhet, ate qe eshte shkruar ne gazete sot!
DeleteHaje turpin me buke kur i thone :))dhe boll dole kundra gjithe dynjase se sje ne kete dynja fare po veri gishtin kokes dhe gjeji problemet te vetja. Per ty kush nuk e mendon si ty o eshte psikopate o eshte kurve o eshte e trashe. Boll se le nam sinqerisht, mundohu te behesh me sociale se i nxorre bojen vetes kot, jo krejt kot ne fakt po mos u bej kaq e lexueshme te pakten se me nje koment e shpalosh gjithe 'dashamiresine' tende per njerezit ne pergjithesi dhe femrat ne vecanti.
ReplyDeleteO Aulona fshiji komentet e kesaj kokrres se injorantes se na e shpifi..Femer me trashe se kjo nuk paska..E tmerrshme qenke mi gru..s'paske lene me foto e postim te Aulones pa komentuar..Me fal,por me duket sikur perjeton orgazem kur nxjerr vrer per Aulonen..Nese kjo te ndihmon po ta bejme hallall,se eshte hall i madh...Aulona nr.1 shkrimi,shume i arritur..Te perqafoj,Ersa
ReplyDeleteAulona,jam un ajo qe kur kam degjuar historin e Aishes,kam qajt,kam shkul floket,kam gervisht fytyren me thonj.se n'vend asaj mund te ishte kushdo,mund te isha dhe une vete.historia e saj ka len gjurme te thelle ne zemren time.un deri sot s'i ja dhen askujt,as me deshir,e jo me t'jem shitur sic flet per kto femra.mka dhemb zemra kur kam degjuar komentet qe vershuan sapo e verteta doli ne shesh.turp t'ju vij ktyre femrave.turp,turp,turp! 18 vjecarja vetmuar
ReplyDelete