Gjithmone i presi me padurim shirat e pare te vjeshtes, sepse me "detyrojne" te nxjerre nga sirtari getat e mia me ngjyra, qe aq shume me mungojne gjate stines se veres, por gjithashtu edhe cizmet e llastikut, rain boots, qe mua me shaka me pelqen t'i them "cizmet e komunales" :D dhe qe une i dashuroj si diten e pare qe i kam pare ne vitrine.
Dita e djeshme ishte nje dite e rendesishme, sepse firmosa nje kontrate po aq te rendesishme, qe ka te beje me nje projekt per te cilin nuk mund te flas ende, por qe shume shpejt do te behet publik per te gjithe. Dhe zakonisht ne dite te tilla, te cilat zgjojne lumturine brenda meje, zgjedh qe kete lumturi ta pasqyroje edhe ne veshje, me anen e ngjyrave te forta, qe per mua perkthehen gjithmone ne gezim dhe gjendje te mire shpirterore.
Roza eshte nje ngjyre qe me pelqen, eshte ngjyra me femerore dhe me lozonjare ne spektrin e ngjyrave dhe mua me pelqen ta kem shpesh pjese te veshjeve te mia. Edhe pse kam degjuar shpesh vajza ta "paragjykojne" si ngjyre, duke e etiketuar si nje ngjyre per cupelina, si ngjyren e biondeve budallaqe (filmat e kane fajin per kete), madje edhe si ngjyren e kuckave (ooopsss me falni per fjalorin, por ekzaktesisht kete me tha nje shoqe para disa ditesh, kur biseda as vete s'e kuptova se si, perfundoi te ngjyra roze ), une e dua shume (dhe jo, nuk jam as cupeline, as bionde dhe as kucke :D).
Por per te mos u dukur me e "sheqerosur" sec duhet dhe me girly se sa me lejojne 27 vitet e mia (e mire, 28 per dy muaj :'( ), i dhash dhe pak tone rock me anen e nje "studded jacket".
Dhe per t'i dhene fund, uroj qe kete postin te mos ta lexoje i dashuri im, i cili "ma ka ndaluar" ta vesh kete t-shirt ne te cilin shkruhet "I need a fun guy" :D Gjithesesi, une tashme e kam gjetur "my fun, sexy, smart guy..." (kjo ishte per te qene brenda, nese ai e lexon kete post :D :P)
Mesa duket paskam edhe "kolege" qe ndajne me mua te njejten dashuri per ngjyren roze... :P Te dyja, Michelle
Obama dhe Ann Romney, kishin zgjedhur kete ngjyre, per veshjen e tyre
gjate raundit te dyte te debatit presidencial. Dhe kur e zgjedhin ato,te
cilat me gjithe respektin jane gra ne moshe dhe mbi te gjitha per nje
rast te tille "serioz", nuk me mbetet gje tjeter vecse te them me te
madhe: "Rrofte Pink Power" :)
"I believe in pink. I believe that laughing is the best calorie burner. I believe in kissing, kissing a lot. I believe in being strong when everything seems to be going wrong. I believe that happy girls are the prettiest girls. I believe that tomorrow is another day and I believe in miracles."
Me pelqen shume bluza, xhaketa, getat dhe cizmet. Vetem fundi me ben pak "zhurme". Po mundohesha te gjeja ndonje alternative po pervec te zezes sme erdhe gje ne mendje.
ReplyDeleteEdhe une kam nje pale geta ne te njejten ngjyre dhe i dashuroj. Mezi pres ti vesh. Persa i perket cizmeve, jane pika ime e dobet. Me kujtohet para nja 8 vjetesh kur kerkoja gjithandej nje pale se ende nuk kishin dale ne mode ne Tirane dhe e vetmja alternative ishin nja dy pale te verdha qe ulerisnin "komunale" ose "lavazh makinash" :) Shyqyr qe jane ne mode me shume se kurre.
Urime per kontraten dhe projekt te mbare!
God bless pink power hahha
ReplyDeleteshume bukur dhe shume e guximshme me ato geta :)
ReplyDeleteurrime per contraten Aulona, te urroj gjithe te mirat:)
ReplyDeleteedhe une si ti e adhuroj rozen, edhe getat shume ngjyrshe me plq shume.
E vetmia gje qe "stonon" sipas mendimit tim, eshte fundi, do te me plq me shume nje fund i zi i shkurter, ose lekure fallco, ose xhins i zi pak i grisur, por gjithsesi ne pergjithesi me plq.
xoxo Lulu.
http://lululovefoodandphoto.blogspot.it/
Me pelqeke shume me keto rrobat :)
ReplyDelete"Edhe pse kam degjuar shpesh vajza ta "paragjykojne" si ngjyre, duke e etiketuar si nje ngjyre per cupelina, si ngjyren e biondeve budallaqe (filmat e kane fajin per kete), madje edhe si ngjyren e kuckave (ooopsss me falni per fjalorin, por ekzaktesisht kete me tha nje shoqe para disa ditesh, kur biseda as vete s'e kuptova se si, perfundoi te ngjyra roze ), une e dua shume (dhe jo, nuk jam as cupeline, as bionde dhe as kucke :D"...Kjo fjalia me ka bere te qesh per 5 minuta rreshte hahahahahahahahaha Me pelqen shume humori yt, me pelqen menyra si shprehesh dhe menyra si vishesh, ndonjehere mendoj se tregohesh shume e guximshme, une keto geta s'do ti vishja kurre, por mbase edhe per shkak te punes qe kam jam mesuar me nje stil me strike, qe tashme eshte bere i imi, por kur i shoh te ty me pelqejne shume. E lexoj blogun tend cdo dite dhe pse eshte hera e pare qe te shkruaj. Me kenaq
ReplyDeleteFlo-Flo
Me pelqen, sidomos per guximin qe ke me ngjyrat : ) me te vertete qe dhe ato te duan po aq sa i do ti.
ReplyDeleteMua personalisht nuk me pelqen kjo perzierje qe ke bere. Pervec se jam sume kunder ketij pinkut te forte, po veshja nuk duket hic mire, ndoshta vec e vec mund te jene gjera te lezetshme , po bashke?????????? jo:)))))) Erisa
ReplyDeleteSa mire do ishte sikur te shikonim me shume vajza qe vishen si ti neper rruge, plote ngjyra :) se jane bere te gjitha copy paste.Me pelqen kjo veshje, madje eshte njera nder ato qe me ka bere me shume pershtypje ne blogun tend. Me pelqejne shume cizmet, edhe uen i kam nje pale te tilla llastiku por i kam me shume ngjyra, them se po ti shikoje ti qe i dashuron ngjyrat do te te pelqenin shume. Fiona
ReplyDeletewow.. so daring!
ReplyDeletelove the boots!
Aulona, kjo veshje eshte stili yt autentik, pa dyshim. Fundi eshte vertet i nje cupeline. Getat me ngjyra i adhuroj shuuuuuume edhe une. Kam edhe hot pink ne koleksionin tim. Si zakonisht gjerat qe ma bene me shume bam jane aksesoret. Sa te bukura unzat (ku i ble?), ora, rrethi i kokes & varesja. Une vdes per rrathet e kokes dhe per gjerat me fjongo, kam shume te tilla. Edhe cizmet shume yll. Une kam vite qe kam blere e vesh cizme llastik. Tani kam 3 pale te tilla, kisha 5 por 2 pale i konsumova.
ReplyDeleteMe bere shume kurioze per kete kontraten. Kam pershtypjen do te jete per ndonje emision televiziv. =P
Edhe pse nuk i bashkohem dot sloganit 'pink power' pasi s'me pelqen fare si ngjyre roza e lehte e jo me e forta me duhet te te them qe ky shkrim ishte sh funny e plot jete...sidomos ajo pjesa me te dashurin :P.
ReplyDeleteps: Autoironia eshte pika jote e forte!
ReplyDeleteFaleminderit! Nuk e di pse, po keto kohet e fundit kur ma vene ne dukje kete pjese e autoironise, me behet zemra mal, fluturoj nga gezimi si nje femije :D Eshte komplimenti me i bukur qe mund te me beje dikush (se une njerezit autoironik i kam vleresuar gjithmone si shume inteligjent prandaj :D hahaha :P ) Faleminderit edhe nje here :)
DeleteE dashur Aulona
ReplyDeletePa dashur te te ofendoj dhe duke menduar qe mund te jesh e hapur ndaj kritikave,mendoj se ke nje stil skandaloz.Ndoshta deshira jote per tu veshur bukur eshte aq e madhe saqe kur gjendesh para gardarobes vesh cfare gjen perpara.Sikur te mos mjaftonte kombinimi i tmerrshem i ngjyrave,ti i shton edhe disa bizhuteri patatinash! Dhe sikur mos te mjaftonin kto qe thashe me pare,duket nga km larg qe rrobat qe vesh jane super te lira (jo se duhet te jene domosdoshmerisht te shtrenjta,por te pakten mos te bien aq shume ne sy per kualitetin qe kane).Une kam nje sygjerim qe te hapesh nje rubrike te re veshjesh me temen "Rrofte tregu cam"
p.s: mendoj gjithashtu se nuk duhet te te behet shume qejfi nga komplimentat qe te bejne se kto njerez ose skane sy ose te duan shume dhe jane qorruar ose jane po kaq fashionista sa ty ;)
Kalofsh momente sa me te bukura dhe presim te ngelim akoma edhe me shume me goje hapur nga blogu yt.
p.s : nese do duash tme kthesh pergjigje,nuk pranoj tme thuash "Je e lire mos ta vizitosh blogun tim"
Joooo....moooosss...me zbulove sekretin, qe rrobat i blej te gjitha te tregu cam :D Dhe meqe ti bere kete zbulim kaq te madh, une po e pranoj qe kete blogun prandaj e kam hapur, meqe te gjithe shkruajne per Louboutin dhe Alexander Mcqueen, une kam vendosur te bej nje blog ku t'i bej reklam tregut cam :D
ReplyDeleteP.S: Je e lire mos ta vizitosh blogun tim! ;) :D
Edhe pse kam shum simpati per ty si person dhe me pelqejne shume shkrimet e tua,me sinqeritet them qe kjo veshja te vret pak syte..une nuk jam nje fanse e madhe e kaq shume ngjyrave te vena sebashku,plus dhe e shume bizhuve..gjths te pergezoj per blogun dhe faktin qe tregon stilin tend,pavarsisht se mund te kesh pro dhe kunder
ReplyDelete