Friday, October 12, 2012

Ndonjehere mjafton nje fund...:)





Dy ditë më parë, po kaloja para një dyqani kur koka më mbeti e varuar për dy minuta përpara një vitrine...ajo vitrinë kishte në të, fundi që unë kisha kaq kohë që ëndërroja. I gjatë, me "pala korenti" dhe ngjyrë vishnje! U futa brenda dhe nuk u mendova dy herë, e bleva direkt. E di që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme dhe është një fund shumë i thjeshtë, por besoj te gjitha ju e keni parasysh atë ndjesinë kur ke pikturuar në mendjen tënde një veshje të caktuar dhe gëzimin që ndjen më pas, kur e gjen identik ashtu siç e doje. Dhe sado i thjeshtë të jetë, ty të duket si veshja më e jashtëzakonshme në botë.

“Si fallxhore je bërë” – ishte komenti që më erdhi nga mami, kur ma pa të veshur për herë të parë:D Dhe unë që të evitoja pikërisht këtë epitet, jam munduar ta vesh me një triko dhe një bluzë të bardhë, të cilat nuk e di përse, po mua më japin disi imazhin e një stili vintage. Në fund, mund të them që ky fund, ka dy ditë që ka ndryshuar ditët e mia, i ka bërë ato me te bukura :D

Po ju keni ndonje veshje fiksim per momentin, qe doni ta ndani ketu? Ka mjaftuar ndonjehere vetem nje veshje, per t'i bere ditet tuaja me te bukura, apo dhe jeten me te lumtur? Une do isha shume kurioze te degjoja :)













17 comments:

  1. aaaaaaa nuk kam fjale sa e bukur eshte kjo veshje dhe sa e mrekullueshme je ti ketu ! Thjesht Fantastike Lonushe !!!!!!

    ReplyDelete
  2. Super, me pelqen shume dhe vendi qe ke zgjedhur per t'i bere keto fotot, duket tamam shume vintage sikur vjen nga nje tjeter kohe. Fundi qenka vertet i bukur

    ReplyDelete
  3. E para njehere, fotot qenkan shume te bukura sot, ose ke ndryshuar doren e fotografti ose aparatin. Dhe sigurisht qe fundit eshte shume i bukur. Edhe une per momentin jam ne kerkim te pjeseve te thjeshta dhe njengjyreshe per garderoben per t'i kombinuar thjesht me shume gjera dhe meqenese dhe "jam rritur pak" :)
    Me pelqen kombinimi me sandalet dhe me pjesen lart, por mezi pres ta shikoj edhe me ne origjine, edhe me gipsy ne ndonje dite me diell nga java qe vjen ;)
    Fundjave te bukur!

    ReplyDelete
  4. Shume i vecante fundi dhe ngjyra e tij. Edhe me nje bluze me te lirshme ne model, te futur brenda do ngjante bukur sipas meje. Dhe me nje cante me te madhe dhe ndoshta me ndonje motiv "populloresk" :P
    Une per momentin jam fiksuar me orerat e dores. Kam perfytyruar nje ne mendjen time, po qe nuk e gjej dot poshte 300 apo 400 eurove dhe aq me thene te drejten nuk kam ndermend te shpenzoj.

    ReplyDelete
  5. Shume i bukur, e gezofsh. Gjithmon me ndodh ti vizatoj veshjet ne koke dhe ne te shumten e rasteve i gjej si i dua

    ReplyDelete
  6. Tani qe po e rishoh, kam nje sugjerim miqesor : ate foton e fundit me mire preje te dukesh vetem ti dhe pak gjelberim anash ose hiqe fare se e prish stilin romantik te fotove te tjera :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahah Lisa, por une prandaj e kam vene ne fund mi, sepse dhe ajo foto ka nje kuptim: nese gjithe fotot e para jane te bukura, duket sikur eshte ndonje perralle e ilustruar me figura :P, sikur eshte Aulona ne boten e cudirave, foto e fundit eshte realiteti! Dhe realiteti eshte gjithmone pak me i hidhur se fantazite. Keshtu qe dhe kjo foto, prandaj nuk eshte punuar, qellimisht :D

      Delete
    2. Epo mesa duket une jam me shume enderrimtare dhe me pak realiste se ty :)

      Delete
  7. Me pelqyen shume ngjyrat e veshjes por dhe efektet ne fotografite e tua. Veshja jote me jep pak ndjenjen "bohemian", mbase nga vethet dhe fundi... Bluza e bardh dhe trikoja blu me pelqejne jashtezakonisht shume (kjo navy blue eshte ngjyre fantastike).

    Persa i perket pytjes tende te fundit, kisha kohe qe kerkoja nje pale pantallona xhins. Jam shume me teka kur vjen fjala per pantallona dhe sikur mu merziten keto skinny jeans. Fundjaven e kaluar gjeta nje pal xhinse curvy bootcut ne New York and Company ashtu sic i doja une, dhe e di tamam ate ndjenjen per te cilen ke folur me siper.

    Te pershendes!

    ReplyDelete
  8. eshte nje nga kombinimet me te bukura qe ke realizuar ne blog.te shkojne shume
    Vertet qe blerjet sidomos ato te planifikuarat, qe i ke fiksuar, i kerkon dhe i gjen, te japin nje sadisfaksion te madh na ndodh te gjitheve
    FLM qe shpreh kaq bukur ate qe te gjithe ndjejme dhe mendojme Lira

    ReplyDelete
  9. Yes, jam lumturuar shpesh here nga rrobat, por kur kam qene e vogel (deri 14 vjeç).Tani qe po e mendoj, ka kohe qe s'me ka gezuar te blerit e ndonje gjeje, ndoshta sepse duke i patur mundesite s'ka ndonje gje qe ta deshiroj aq shume.E trishtueshme :/
    M.

    ReplyDelete
  10. Une e ndjek blogun tend te theni ate qe eshte.Ke nje sens te lezecem te shkruajturi por sinqerisht,ka dicka qe nuk shkone ndermjet veshjes tende dhe termit "fashion".
    Fundi eshte i adhurueshem persa kohe nuk ben kete lloj kombinimi.Bej nje google search te lutem,rreth outfits with long skirt,than u'll be my fav :)
    Mos e merr per keq komentin,une gjithashtu i adhuroj ngjyrat qe ti kaq shume i do,por canta dhe kepucet jane komplet OUT.
    Me dashamiresi,Xh.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E "dashur" XH, nese ti vertet mendon se une e besoj qe ky eshte nje mesazh me dashamiresi, atehere ta dish qe fyen rende inteligjencen time (e cila pa shume modesti, eshte ne nje shkalle mjaft te larte ;) ) Nese ti mendon se une nuk e kuptoj qe ti vazhdon te jesh i njejti person, per qe tani thjesht ke ndryshuar stilin dhe qe te dalin komentet je bere gjoja "me e bute" dhe me "dashamirese", serish me fyen inteligjencen. Keto nuk jane komente dashamirese, keto jane komente "dua te shkruaj nje gje te keqe te blogu i kesaj, por qe te me pranoje komentin, po e zbus dhe po e besj si koment dashamires". Mesa duket, te gjitha vajzat qe kane komentuar me siper dhe me poshte dhe te cilat une nuk i njoh fare personalisht, e paskan pelqyer kombinimin. Patjeter qe disa kane dhene opinionet e tyre, per stile te tjera kombinimi, por kjo pastaj eshte shume relative, nje veshje e caktuar kombinohet ne menyra te ndryshme ne baze te kohesh, aktivitetit ditor, gjendjes emocionale, etj, etj. Mes shume kombinimeve qe kam pare per stile te tilla fundi, ky ishte ai qe mua me pelqeu me shume!
      Dhe te lutem me bej nje favor, i do wanna be your fav, keshtu qe it's ok ;)

      Delete
  11. Me pelqen cdo gje ne kete kombinim, patjeter qe fundi eshte i pari fare. Edhe une jam fiksuar me ngjyren vishnje keto kohe dhe mesa duket gjithe rekalma qe i eshte bere nga stilistet dhe blogerat e ka bere punen e vete. me pelqen shume dhe ajo triko me ato guret te menget, si dhe kombinimi me bluzen e bardhe me fruta. Me pak fjalen per mua merr noten 10 :P Sa i perket pyetjes qe ke bere, patjeter qe me ka ndodhur shpesh te kem ndonje fiksim te tille, po te them te drejten per momentin gjithe fiksimet qe kam patur i kam hequr, tani kam fiksim vetem nje cun, apo s'quhet kjo? :P

    ReplyDelete
  12. Haha,seriozisht e ke?Paske nevoje per teorite per zbutjen e zemerimit sepse sinqerisht me habite.Ishte keshille miqesore zonjushe,mos merr flake ;) BE HAPPY! XH

    ReplyDelete