Tuesday, October 2, 2012

Ngjyra lumturie...:)


Ka disa dite qe nuk kam asnje arsye specifike per te qene e gezuar, thjesht jam dhe kaq...Kjo eshte njera prej tyre! Qe kur u zgjova ne mengjes ndihesha e lumtur dhe mirenjohese, nuk e di ndaj kujt, apo per cfare konkretisht, mbase thjesht per faktin qe edhe nje dite tjeter m'u dha mundesia per te qene me njerezit qe dua, dhe per te bere jeten qe dua. Dhe ne raste te tilla fjalet ndonjehere jane te teperta, keshtu qe une sot, si rralle here nuk do shkruaj shume. Edhe pse me vjen keq, pasi shpesh fjalet e lumturise, apo pershkrimi i ndjenjave pozitive dhe te gezueshme, merret si patetizem, nderkohe qe mendoj se te gjithe njerezit, aq me shume ne si popull, pikerisht per kete kemi me se shumti nevoje. Jo vetem te perjetojme lumturine personalisht, por edhe ta ndajme ate me te tjeret, gje qe mua me duket se nuk e bejme aq sa duhet. Mbase kjo ndodh, sepse duke e perjetuar pak rralle kete ndjenje, tregohemi disi kerrnac nga frika se po e ndame me te tjeret, nuk do te na mbetet me per veten. Nderkohe qe une kam nje teori timen per lumturine. Per mua ajo eshte ngjitese, nese ti je i lumtur dhe ja transmeton kete lumturi dikujt tjeter, ai do te beje te njejten gje me nje tjeter person, e keshtu me rradhe..Me pak fjale bota do te ishte nje vend vetem me njerez te lumtur dhe rrjedhimisht me e bukur. Por i leme teorite, sepse sic thash ne fillim nuk dua te shkruaj gjate sot...
Si partneren me te mire, te kesaj dite te mbushur me kolorite te forta ndjenjash dhe emocionesh, zgjodha ngjyrat e ndezura edhe ne veshje. Sepse, jo me kot nje nga motot e mia eshte: "bota duket edhe me e bukur, kur ke ngjyra ne te" :)














25 comments:

  1. o kukull me ngjyra ylberi :D me pelqeeen shume blogu jot,te jep shume energji pozitive dhe kjo besoj se i ndodh te gjitheve atyre qe sapo hyjne ketu ,jo vetem mua !po vazhdove keshtu do me detyrosh te te vjedh Blogun,dhe garderoben gjithashtu :p :)nga Vlora te vjen ky komenti,ehe ne kuadrin e 100 vjetorit :))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahaha e dashur Esmeralda, sepse nuk ka vlonjate tjeter qe do te me vjedh garderoben mua pervec teje, te falenderoj shume sepse ashtu sic te jap une ty energji pozitive me postet e mia, ashtu me jep edhe ti mua me komentet e tua :)

      Delete
  2. sh bukur me pelqejn shume pantallonat dhe triko blu e kam fixim ngjyren blu

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une e kam fiksim ngjyren blu, por edhe ngjyren roze ama :) Te falenderoj qe me ke shkruar!

      Delete
  3. uau...ku e gjen gjithe kete frymezim, te cilin pak nga pak na e percjell dhe ne qe ndjekim me shume deshire dhe padurim si te rejat e dites, shkrimet, veshjet dhe cdo gje qe ti prezanton me shume simpati lira

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sic e kam shkruar edhe ne post, ndonjehere mjaftojne pak gjera per te na frymezuar dhe per te na mbushur me energji pozitive. Une ju fyrmezoj ju me kete blog, ju me frymezoni mua me komente dhe jetojme te gjithe te lumtur dhe te frymezuar :)

      Delete
  4. Me pelqen shume fotoja e pare.Ka dale si foto kopertine :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj e dashur, ne fakt eshte merite e fotografit Endrit Mertiri, sepse ai e ka shkrepur ate foto.

      Delete
  5. Love your top. Bows i adhuroj :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une, prandja nje pjese e mire e veshjeve dhe aksesorve qe kam jane me fjongo :)

      Delete
  6. :DDDD (nuk fjale per lumturine pervecse buzeqeshjes nga shpirti)

    ReplyDelete
  7. Foto e pare eshte e denje per kete post :) Me pelqen kombinimi i ngjyrave (blu dhe roze) shume. Per cudi, sot po mendoja dhe une per nje "graditute post" por u harrova me gjera te tjera dhe nuk e shkruajta kurre.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mua me duket se te gjithe postet qe ti shkruan, jane nga pak graditute post keshtu qe mos e ki me pishman fare :)

      Delete
  8. Me vjen mire per gezimin dhe lumturine tende dhe duhet ta ndash me shpesh me te tjeret. Plus eshte dicka e nevojshme per ne Shqiptaret ke te drejte.

    Veshje shume cool sot. Kanatierja eshte yll dhe sa per rrathet e kokes me fjongo une i kam fiksim dhe kam plot te tille.


    Kalo ndonje vizite nga faqja ime se na behet qejfi. =P


    Me te Mira, Ada F.

    ReplyDelete
  9. doityourselfideas.blogspot.com

    ReplyDelete
  10. we are waiting for a new post :)))

    ReplyDelete
  11. luv ur shoes...
    follow each other?
    lookingoodfeelingfab.blogspot.in

    ReplyDelete
  12. Stumbled across your blog and I love it!
    The first picture of this post is to die for, Aulona! :D
    I'm a newbie, Wish we could follow each other? :)
    Much Love,
    Madhumita.
    http://envoguedivam.blogspot.in/
    https://www.facebook.com/EnVogue.Diva.M

    ReplyDelete
    Replies
    1. Of course darling, i'm following you now! :)
      Thank u for visiting my blog!
      Hugs!

      Delete
  13. Saa e mire je! Me pelqen shume blogu yt! Je shume stylish! Nese se ke problem a munesh t'ma bosh follow? flm shumee! gjithe te mirat Era nga Prishtina!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Patjeter e dashur me shume kenaqesi!
      Te pershendes dhe faleminderit qe me ke shkruar! :)

      Delete