Saturday, October 6, 2012

Ne premieren e "Dear Albania" - nga Eliza Dushku

Sic edhe shkruajta ne postin e djeshem, kjo fundjave eshte e mbushur me aktivitete per mua. Besoj se te gjithe ju jeni njoftuar nga media, ne lidhje me aktivitetet e organizuara nga Bashkia ne kuader te "Tirana Art Days", per te cilat jane ftuar artista dhe personazhe shqiptar,  te famshme dhe te suksesshem ne gjithe boten. Tirana eshte kthyer, ne kete jave te pare te tetorit, ne qytetin e artit, modes, arkitektures dhe urbanistikes. Emra te njohur si Eliza Dushku, Fadil Berisha, Blerim Destani, Anxhela Martini, Marigona Dragusha, etj kane mberritur ne kryeqytet ne kuader te ketij projekti, i cili perkon dhe me 100 vjetorin e Pavarsise se Shqiperise.
Diten e djeshme, ne ambjentet e Kinema Millenium u shfaqe dhe premiera e dokumentarit "Dear Albania", i cili kishte per protagoniste kryesore aktoren me origjine shqiptare, te famshme ne Hollivud Eliza Dushku. Eshte folur dhe shkruar per kete dokumentar, jo vetem nga mediat shqiptare, por edhe ato te huaja. Ka qene nje reklame shume e mire qe Eliza i ka bere Shqiperise ne mbare boten dhe per kete nuk mund vecse t'i jemi mirenjohes, pasi te themi te drejten vendi yne ka vertete nevoje per pak reklame te mire e per disa fjale te ngrohta.Perpara se te ndaj me ju pershtypjet e mia per mbremjen e djeshme dhe mbi te gjitha per dokumentarin, dua te citoj fjalet qe vete Eliza ka shkruar ne lidhje me kete dokumentar dhe arsyet qe e shtyne drejt ketij projekti.
"Në magjinë e Mesdheut verior, shtrihet shtëpia ime në Shqipëri. Unë e vizitova vendin tim për të zbuluar si të vjetrën edhe të renë. Së bashku me vëllain tim Nate, fotografin dhe mikun tim Fadil Berisha, të dashurin tim Rick Fox, aktorin Blerim Destani, këngëtaren e madhe operistike Inva Mula, balerinin Tony Davolani, këngëtaren Aurela Gaçe, futbollistin Lorik Cana, këngëtaren e operas Ermonela Jaho, Capital T dhe shumë të tjerë, ndërmorëm një udhëtim nga kryeqyteti nëpër plazhet  fantastike të rivierës shqiptare dhe më pas kaluam nëpër fshatra e mbërritëm në Alpe. Isha shumë me fat të përjetoja mikpritjen e liderëve shqiptarë, kryeministrit Sali Berisha, presidentit të atëhershëm Bamir Topi dhe kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Lulzim Basha, e të dëgjoja mesazhet e tyre për këtë vend kaq të bukur.
Mësova për shumë tradita dhe zakone shqiptare; për ushqimin, kërcimin; eksplorova vendin, bëra pazar, sport etj. Njoha shumë njerëz, politikën dhe ekonominë e një vendi të lashtë, siç e pashë unë Shqipërinë e sotme. Kjo eksperiencë më hapi sytë dhe më bëri të kuptoj se si Shqipëria jeton tek unë, duke qenë dëshmitare e krenarisë së këtij vendi dhe duke marrë çelësin e qytetit të Korçës, prej nga është dhe origjina e familjes time. Gjithashtu mora dhe nënshtetësinë shqiptare.
Shpresoj që ky projekt të arrijë te sa më shumë njerëz, kështu që përhapeni fjalën! Faleminderit!
Me dashuri, Eliza"
Ehhh moj Eliz' e dashur, edhe une po te jetoja ne Hollivud, te njejtat fjale do kisha thene per Shqiperine tone te shtrenjte...Te them te drejten, Shqiperia qe kishte pershkruar Eliza ne dokumentar ishte shume e bukur, aq e bukur saqe dhe une me kenaqesi do te kisha dashur te jetoja ne te...Nuk dua te dukem cinike tani me keto fjale, sepse me ka dale dhe nami si e tille, kur flas e shkruaj per tema qe kane lidhje per Shqiperine, gjithesesi une mendimin tim jam e vendosur ta them gjithmone hapur, pavarsisht gjykimeve te te tjereve.
Dokumentari i Elizes me pelqeu. Ne fakt me shume me pelqeu Eliza, shume e kendshme, spontane, me humor, e cilter. Qesha shume me disa nga batutat e saj, po ashtu sic edhe ngrita vetullen disi me skepticizem per disa nga shfaqet (per mendimin tim disi te tepruara) e habise dhe mrekullise me vendet e ndryshme qe vizitonte, apo kur hengri nje fik dhe per pese minuta rresht bente vetem "mmmmmm, deliciouse, amazing, wonderful....mmmmm....mmmmm....mmm) Hey eshte just nje fik Eliza, just nje fik!
Me erdhi per te qeshur kur njera nga kenget qe shoqeronte nje pjese te dokumentarit si kolone zanore ishte "Me ngadale" e Anjeza Brankes dhe Nikut...E mbani mend besoj, pjesemarrese ne nje nga edicionet e Top Fest (dhe po s'e mbajtet mend po ja u kujtoj une http://www.youtube.com/watch?v=LAOBt7P0fQE). Dhe me te drejte kolegia ime Fatma me tha ne vesh: "Eh sa gabim kemi bere qe nuk e beme edhe ne nje kenge, mbase na kishte rene lapsi te futshim ne dokumentarin e Eliza Dushkut...)
Po me e bukura e mbremjes e dini kush ishte? Qe ne ishim ulur fiks nje rradhe perpara Kryeministrit Berisha :D Tamam si neper ato filmat ku dy bionde (me gjithe respektin per biondet, te cilat neper filma shfaqen si budallaqe) vajtem dhe u ulem m'u ne radhen 7, e cila ishte e rezevuar per personalitete te laaarte, shuuume te laaaart (ku pa dyshim ne nuk bejme pjese :D) Ne fakt nuk kishim faj ne, sepse ajo vajza qe tregonte vendet nuk na tha gje dhe na la te uleshim. Kur shikojme ne pak nga pak vijne te gjithe me radhe, Kryeministri Berisha, Lulzim Basha, vete Eliza dhe Fadil Berisha qe ulen ne radhen mbrapa nesh, Blendi Fevziu dhe Aleksander Frangaj ne njerin krah tonin dhe Mirush Kabashi ne anen tjeter. Vera Grabocka dhe Timo Flloko para nesh. Dhe ne mes ne te dyja, une dhe Fatma :D qe po prisnim nga momenti ne moment me zemer te ngrire, te vinin dhe te na thonin: "Shikoni vajza se keni ngaterruar vend, a mund te coheni qe ketu..." Por fatmiresisht na e kursyen kete, keshtu qe ne e ndoqem dokumentarin te qeta me Kryeministrin nga pas dhe kamerat dhe aparatet qe nje e dy drejtoheshin nga ne (por jo per ne kuptohet).
Pas dokumentarit, u organizuar nje koktej shume i kendshem. Ne fakt organizimi me pelqeu shume, ishte treguar kujdes ne cdo detaj. Kishte njerez te bukur, te famshem, te rendesishem, te veshur bukur, por dhe te veshur cuditshem (per te miren time, s'po permend emra :P). Mua me erdhi pak inat te them te drejten, sepse duke qene se eventi mbahej ne oren 18.00, u detyrova te shkoja direkt nga puna (duke qene se te premten mbyll gazeten) dhe nuk pata kohe te rregullohesha ashtu sic do te doja, thjesht zgjodha nje veshje serioze pencile skirt te zi te Denny Rose, deri te gjuri, nje xhakete ngjyre ushtarake te Mango-s dhe per ta thyer pak "seriozitetin" nje pale kepuce me lule. Fatkeqsisht kur dola ne mengjes nga shtepia per ne pune, me nje pjese te veshjes me vete sepse nuk me kishte lene mendja te vishesha me taka 20 cm qe ne pike te mengjesit, kisha harruar te fusja canten e pershtatshme, keshtu qe perfundova me portofolin qe nuk eshte se kishte dhe aq lidhje, por edhe pa nje gje fare ne dore sikur nuk kishte shume lezet.
Gjithesesi sot, qe eshte dhe eventi tjeter, ekspozita e Fadil Berishes dhe sfilata me disa nga stilistet dhe modelet shqiptare te famshme ne bote, per te cilen kam kohe ne dispozicion per t'u rregulluar si te dua, premtoj qe do bej foto me te bukura :)


Nje nga gjerat per te cilat me erdhi me shume keq ishte qe nuk bera nje foto me Elizen, po si turpamane qe jam, nuk guxova te shkoja dhe t'ja kerkoja. Nderkohe qe nga halli u mjaftova me nje foto me Fatmen :D


Eliza dukej e mrekullueshme e veshur kuq e zi :)



Kjo ishte rezervuar per Kryeministrin, por ne u treguam me te shkathta...ja zume :D :P











Cfare te kem qene duke pare valle, se aty nuk ka as ndonje gje per te pare, jo per gje...:D


Duke qene se m'u duk vetja pak me shume serioze se sa duhet, nje foto karagjoze te shtylla duhej per mbyllje :P


23 comments:

  1. sa me pelqen kur i mban floket kacurrela e qe nuk i shtrin me pelqen shume shume ,

    ReplyDelete
    Replies
    1. Vertet? Sepse mua me pelqejne shume kur i kam te shtrira, por per fakt te keq nuk i drejtoj dot shpesh ngaqe i kam shume delikate :(

      Delete
  2. veshja shume ne stil dhe mbi te gjitha e evidenton mjaft mire trupin tend perfekt :)

    ReplyDelete
  3. Aulona nuk je aspak cinike e dashur, per mendimin tim je shume e drejte ne ate qe thua.
    Edhe une jam shume krenare qe jam Shqiptare, e kam Shqiperine ne mendje edhe ne zemer. Por besoj qe e kam idelaizuar shume vendin tim, aq shume sa gjithnje kur kethehem aty, shikoj qe pikerisht vendi im, eshte thjesht nje ideal ne mendjen time, e konkretisht eshte gjithnje ashtu...... shume fjale edhe pak vepra.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen mire qe me jep te drejte dhe qe te ka pelqyer ajo qe kam shkruar. Dhe une jam shume dakort me ate qe ke shkruar ne kete koment. Te pershendes!

      Delete
  4. veshja me pelqen / vetem kam vene re qe ti aulona s'lyhesh shume e kam vene re qe edhe kur je e ftuar neper emsione je shume e thjeshte nuk lyhesh shume me pelqen por do te sygjeroja te luaje pak edhe me make-up per buzet e kam me shume do te shkonin me shume me buzekuq sidomos ngjyra vishjnje qe ehste ket vit ne mode eshte thjesht nje sygjerim gjithsesi ti i di vet punet e tua :D :D :D me pelqen blogu dhe shkrimet e tua komplimente dhe per trupin shume i tonifikuar dhe ne forme besoj meresh me palester , te uroj gjithe te mirat klm

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam shume dakort me kete qe me ke shkruar, e di edhe vete, por une gjithnje kam preferuar dhe me ka pelqyer te lyej me shume pjesen e syve dhe per te ruajtur nje lloj balance, nuk i kam theksuar buzer. Por duke qene se mbaj syze make up-i i syve zakonisht humbet :( Te falenderoj per vleresimin dhe komplimentat qe me ke bere. Eshte e vertet qe kam shume vite qe merrem me palester, e cila eshte nje kur shume e mire jo vetem per trupin, por edhe per mendjen! :)

      Delete
  5. Aulone e dashur, shkruan bukur por vishesh keq!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume "e dashur". Me kishte marre shume malli per komentet e tua! :D

      Delete
    2. Varja Aulona, mos ja ver veshin, e kane nga zilia. Te pakten te ka komplimentuar nga menyra si shkruan. Kjo qe e di si te vishet, ku e ka blogun e saj ta shohim, te mahnitemi e ta komentojme? =P

      Per mua je veshur shume shik te ky eveniment. Edhe pse s'pate shume kohe ta pergatisje veshjen. Me pelqen busti ngjyre Esmeraldi dhe kombinimi i tij me ngjyren Ushtarake te xhaketes. Plus, nje black pencil skirt eshte gjithmone stylish dhe shik. Kam qene e ftuar edhe une, por s'me la temperatura dhe e ftohura te merrja pjese. Sa inat, se kisha bere gati edhe nje fustan te kuq pas trupit, deri tek gjuri. Nejse, kam shume deshire ta shikoj dokumentarin e Elizes dhe ajo qenka bere si kukull, sex bombe.

      Persa i perket asaj se ne cilat vende te rezervuara u ule ti me Fatmen, hahhhhaa me shkrive. =P


      Kalofsh Jave te Bukur dhe Uroj te Takohemi se Shpejti. <3 Ada F.

      Delete
  6. edhe Fatma si celebrity direkt nga Hollywood duket keshtu qe mos te te mbetet merak fototja me Elizen.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahaha po,po e di...po ishalla s'po e lexon kete koment se kush rri e degjon te mburret pastak :P

      Delete
  7. Ahaahhahahahha Love the part: "It's just a fik Eliza, it's just a fik" :p Hahhahahhah

    ReplyDelete
  8. Si shume serioze veshur keto kohet e fundit :P

    ReplyDelete
  9. Une nuk jam aspak fashionista, aq sa them shyqyr qe rastesia me ka sjelle ne nje vend ku 80% e popullesise vishen casual/sportive edhe kur shkojne ne opera..por pavaresisht kesaj blogu yt do te shtohet ne listen e blogjeve qe ndjek.
    P.S.: sa here degjove Berishen t'i thote Lirise "ja, ta them un ty" lol

    ReplyDelete
  10. Sa qejf, sa qejf, kur lexoj qe njerez te rinj shtojne blog-un tim ne listen e blogjeve qe ndjekin :) Te falenderoj shume! Sa per te qenit fashionista, as une nuk jam, keshtu qe besoj do kuptohemi mire bashke ha ha ha :P

    P.S: Berisha u emocionua aq shume nga ajo qe pa ne dokumentar, saqe nuk duroi dot dhe nuk qendroi deri ne fund, iku nga 30 minutat e para. As ai vete nuk do i kete besuar ato qe pa ne dokumentar ;) :P

    ReplyDelete
  11. Me ka pelqyer me shume nga te gjithe shkrimet deri tani. Te vleresoj per realizmin&autoironine, po s'duhet tepruar me keto se rrezikon te kthehesh ne me sh sec duhet gjuhe me gjuhe me popullin :P. Sa per veshjet sinqerisht s'me pelqejne shumica prej tyre 9kombinimet qe ben) po ti duket se kenaqesh aq shume kur i vesh sa te argeton :).
    ps: Fiku e ka bere diferencen tek ky shkrim :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh sa i famshem u be ky fiku i Elizes :P Sa i perket pjeses se pare te mesazhit, une gjuhe me gjuhe me popullin jam keshtu qe s'kam pse te kem frike se mos dukem me e thjeshte sec duhet :) Sa per pjesen e veshjeve, vetem per kete pjese nuk kam se c'them, gustot jane kaq personale saqe gjeja e fundit ne bote qe do beja eshte t'i mbushja mendjen dikujt te pelqente veshjet e mi :) Te pershendes!

      Delete
  12. ahahah me shkrive me shkrimin tend ..it's just a fikk eliza...me pelqen fakti qe je shum realiste ne shkrimet tuaja.....njekohesisht edhe veshja...me pak fjal je vetvetja..gje qe hasim rrall e per mall sot...love it .:*

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume, shume, ke shkruar ne kete mesazh fiks ate qe une do te doja te degjoja dhe normalisht ma ke bere shuuuume qejfin! Te pershendes edhe pse do te doja shume te dija si e ke emrin...S'me pelqen fare ky opsioni i anonimatit :(

      Delete