Nisur nga bisedat e shumta te dites se
sotme, ne lidhje me lajmin e dhenies se statusit te kushtezuar, per te qene kandidate ne BE, po ja dedikoj postin e sotem nje
shkrimi qe kam bere disa muaj me pare, kur serish ky lajm (me ndryshimin se atehere na u mohua) ishte ne qender te vemendjes
se shtypit dhe shoqerise tone...Mendimet tuaja do t'i vleresoja shume...:)
Tani që po shkruaj jam pa drita. Po
bie shumë shi, ka vetëtima dhe unë po ua vë fajin këtyre faktorëve atmosferikë
për mungesën e energjisë elektrike. Po si t’ia bëj që kjo nuk më ngushëllon
aspak dhe as më qetëson, duke qenë se kam shumë punë për të bërë dhe një gazetë
për të mbyllur? Veç kësaj, më vjen edhe inat se po dëgjoja në televizor edhe
debatet e përjavshme të së enjtes mbrëma. Ishte temë interesante, flitej për
refuzimin e dhënies së statusit të kandidatit Shqipërisë për në BE. Jo se mua
më habiti ky fakt! Nuk kishte asnjë surprizë në përgjigjen që Europa na dha,
por thjeshtë isha kurioze të dëgjoja argumentet, arsyetimin dhe komentin që të
dyja palët do t’i bënin kësaj çështje. Edhe pse po ta mendoj thellë-thellë, më
mirë kështu pa drita, pa parë e pa dëgjuar asgjë. Më mirë t’ia evitoj vetes
përballjen, me talljen e radhës që më bëhet mua si qytetare.
Kështu që më mirë pa drita, vetëm se kam frikë. Është bërë errësirë
e madhe dhe unë kam makinën të parkuar poshtë në rrugë. Po sikur të ma vjedhin?
Tashmë jam mësuar me këto vjedhjet e vogla, tasa, stema përpara, pasqyra,
gërvishtje të vazhdueshme, le t’i bëjnë këto, vetëm makinën ta lënë aty. Gjatë
kësaj kohe ka pasur nja dy-tri here sinjale sikur do të vijnë dritat, fiken e
ndizen, ndërkohë ne po rrimë me zemër të ngrirë e duke u lutur që televizori,
frigoriferi, lavatriçja dhe çdo pajisje elekroshtëpiake të mos na digjet.
Kjo mungesa e dritave të fut edhe në mendime. Ja p.sh., ajo
që më erdhi në mendje tani është sikur ne, për një moment, të ishim në Europë.
Nis e fantazoj! Po shikoj popullin tonë të dashur nën të njëjtën çati të madhe
me gjithë popujt e tjerë europianë: gjerman, zviceran, francez, spanjoll, austriak,
skandinavë, të gjithë së bashku në Europën e madhe! Sa bukur që qenka kështu në
Europë! Por… prit pak, shiko të lutem o ti shqiptar, mos e hidh atë qesen e
plehrave ashtu nga ballkoni se është turp! I shikon qytetarët europianë se si
shkojnë i hedhin plehrat brenda në kosh? Jo nga ballkoni, as rreth e rrotull
koshit, por brenda. Më dëgjove? Bren…. (buuum dëgjoj një qese që bie dhe
lëkurat e bananes, pampersat, një kofshë pule e shumë produkte të tjera të
shpërndahen nëpër ajër).
Pak më larg shoh një radhë të gjatë me njerëz. Sa bukur,
dëgjoj të fliten gjuhë të ndryshme! Sa të edukuar janë, flasin të gjithë me zë
të ulët, përveç një grupi që bërtiska pak më shumë se pjesa tjetër. Zërat sa
vijnë e shtohen, të qeshura me të madhe, sharje, zënie, pastaj sërish të
qeshura, të gjitha në një gjuhë që e njoh mjaft mirë. Qenkan shqiptarët! E po
mirë, s’ka ndonjë problem, e marr me qetësi, jemi popull ballkanas dhe shumë
pasionantë, na pëlqen të flasim me zë të lartë. Por ej, çfarë po bëni? Ku po
shkoni? Pse dilni nga radha? Nuk ju bëjnë përshtypje si po ju shikojnë? E
shikoni atë gjermanin aty, ka 30 minuta që rri rresht pas të tjerëve dhe nuk po
lëviz, ju vetëm 10 minuta keni që keni ardhur dhe po prishni radhën? Çfarë?
Dolët të parët? Dhe nuk ju intereson fare që të tjerët po ju shikojnë shtrembër
apo që kanë minuta që presin?
Lëviz që aty dhe hipi në makinë. Ndjesia e mirë që kisha në
fillim, që do të ishim me popujt e tjerë të Europës si një familje e madhe,
sikur po largohet. Nuk qenka edhe aq bukur të jesh në BE bashkë me gjithë të
tjerët. Ndërkohë që i jap makinës ndihem e qetë, rreth e rrotull shoh makina të
shteteve të ndryshme. Ata respektojnë rregullat e qarkullimit dhe janë të qetë
në timonë. Madje këta e dinë edhe që ka një rregull, i cili ndalon përdorimin e
borisë në qytet. Fantas…ua po ky i çmenduri që po vjen përballë, në
kundravajtje çfarë bën kështu? Ua, dhe sa shpejt që qenka! Po borisë ç’ka që i
bie vallë? Mirë, po ta hap rrugën, avash mos u nxeh se u bëre i kuq si spec.
Çfarë, edhe më shau? Po ç’faj kisha unë? Kthej kokën edhe një herë ta shikoj
teksa largohet në pluhurin që ka ngritur dhe ajo që më tërheq vëmendjen në
pjesën e pasme të makinës është një targë e njohur, “AL”…
I them stop fantazisë! Ajo më ndihmoi mjaftueshëm, shumë më
shumë sesa politikanët që dalin e zihen televizioneve, për të konfirmuar edhe
një herë arsyen përse Europa nuk na do brenda saj. Dhe ka faj vallë?
Me ka pelqyer shume ky posti!
ReplyDeleteAh moj Aulona sa sjellje te pahijshme shqiptaresh te shohin syte e çfare gjuhe te rendomte te degjojne veshet neper evrope...aq sa te vjen instiktive te hiqesh sikur s'i kupton e s'ke asgje te perbashket me to :( Eshte vetem çeshtje edukate!
ReplyDeleteSa per lajmin "Urime!"...ndoshta shoqeria dhe shteti shqiptar nuk ka pjekurine e duhur, por fundja ne BE nuk eshte vetem Gjermania. Ne vitet e fundit kemi pare qe kete status e kane marre ca shtete qe jane po aq cope-cope sa Shqiperia, prandaj i gezohem ketij lajmi (mgjthse skam marre vesh akoma ç'te mira do te sjelle konkretisht???)
Tung
DeleteSa here kemi kthyer koken menjane dhe kemi bere sikur nuk kuptonim dallaverexhinjte qe i nxjerrin bojen Shqiperise neper bote. Sa here kemi mbyllur sy e veshe perballe gjuhes dhe sjelljeve kafsherore qe dukej sikur kishin damkosur shqiptaret neper bote... dhe s akeq qe vjen qe sa her kthehem ne vendin tim, duhet t vazhdoj te mbyll syte e veshet perballe injorances dhe jo kultures qe eshte bre krimbi i shoqerise shqipatre, jo vetem brenda, por dhe jashte saj.
te lumshin duart moj vajz se me ke kenaqur me kete shkrim. bravo
ReplyDeleteTe lumshin duart dhe mendja. Shqiperia nuk e meriton te mari asnje lloj statusi e jo me te futet ne BE te pakten per disa vjet. Ose te pakten deri sa shqiptaret te kuptojne funksionin e koshave te mbeturinave, te sinjalistikes rrugore e te respektojne njeri tjetrin.
ReplyDeleteEh sa e vertet mi goce!edhe ketu ku jetoj une dallohehemi per te tilla gjerash!
ReplyDeleteEshte nje nga shkrimet me real, te bukur dhe me vlere qe Aulona ka bere. Jula Selmani
ReplyDeleteMe pelqen shkrimi, eshte nje e vertete e dhimbshme, e hidhur, e turpshme por fatkeqesisht pjese e jona. Me e trishtueshme eshte sepse kjo gje ndodh edhe nga njerez (edhe moshe e re) qe e kane pare Europen apo USA "me sy" prej vitesh me rradhe por eshte si dicka e brymosur ne trurin dhe genet e tyre sa smund ta ndryshojne. Por besoj se Europa do na pranoje, ka nevoje per ate zhurmen se dhe aq qetesi nuk rrihet :P (bej shaka)
ReplyDeletenuk me duket shume normale qe tu vesh fajin vet shqiptareve perse nuk i pranojne ne Europe.Mbase sillemi si te tille se ndihemi jo te pranuar....
ReplyDelete