Monday, October 22, 2012

Tomboy


Me ndodh shpesh qe teksa humbem me ore para kompjuterit, duke vizituar blogjet e mia te preferuara, ne mendjen time filloj e vizatoj veshjet mbi mua: si do dukej ky kombinim ne trupin tim; po ai tjetri; si mund ta pershtas nje stil, apo veshje te caktuar qe e shoh diku, me garderoben time; cfare kam ne dollap ndonje gje te perafert me gjerat qe shoh neper blogje, etj, etj. Nje nga stilet qe me pelqen gjithnje e me shume, eshte ai "masculine", edhe pse kjo me tingellon cuditshem edhe mua vete, duke qene se gjithmone kam qene vajza tipike e perkedhelur dhe e llastuar, qe nuk del kurre te luaje perjashta me top, qe ka nje koleksion me kuklla barbi dhe qe vishet me fustane ngjyre roze. Pra asgje qe te me lidhe me natyren, apo stilin mashkullor...Ahhh po, e vetmja lidhje qe kam patur me stilin mashkullor kane qene floket e shkurtra deri ne klase te tete, por kjo me shume nga nje perpjekje per t'i ngjare Mireille Mathieu, sesa si shfaqje e ndonje pjese mashkullore te karakterit tim.  Megjithate pervec fustaneve, fundeve (dhe minifundeve) me kane pelqyer gjithmone shume pantallonat e gjera dhe tani qe jane rikthyer ne mode, nuk mund vecse te jem super e gezuar. Gjithashtu nje nga pasionet e mia me te medha, te ketyre muajve te fundit, eshte te germoj ne garderben e te dashurit dhe te "huazoj" veshje prej tij, sic e kam bere te ditur edhe ne nje nga postet e pare te ketij blogu (ketu).
Kete here frymezimin e mora nga nje prej blogjeve te mia te preferuara The Sartorialist, pantollonat u sponsorizuan si gjithmone nga Tomi SH.P.K :P, ambjentet ku u bene fotot nga Restorant REKA ne Mullet, ku gatuajne mishin me te mire ne Tirane, ndersa pjesa tjeter e veshjes ishte e imja. Si ju duket? Po ju e preferoni stilin mashkullor?












16 comments:

  1. E ndjek cdo dite blogun tend,megjithese sot eshte dita e pare qe te komentoj :P
    Me pelqen shume stili jot.Per sot ke bere nje kombinim te perkryer.

    ReplyDelete
    Replies
    1. O sa qejf qe eshte, kur lexoj njerez qe me shkrujne per here te pare :)
      Te falenderoj shume per vleresimin dhe fjalet e mira!
      Te pershendes!

      Delete
  2. Une e adhuroj stilin masculin dhe ky eshte nje nga kombinimet e tua me te bukura deri tani :)

    ReplyDelete
  3. Sa bukur te rrikan pantallonat e Tomit moooooj! :-)

    ReplyDelete
  4. Sa bukur te rrikan pantallonat e Tomit moooj! :-)

    ReplyDelete
  5. Love this one... nje nga te preferuarat e mia ne blogun tend ;)

    ReplyDelete
  6. Surprize e kendshme! Kur lexova titullin e postit mendova se ke perzgjedhur foto qe te pelqejne nga blog te tjere si reference dhe u habita vertet kur te pashe ty.
    Ngjyrat rrijne shume shume mire me njera-tjetren dhe te shkon shume dhe stili. Mendoj qe s'ke pse e vonon me shume ceshtjen, blej nje pale pantallona ngjyre bezhe te lirshme (boyfriend cut ore chinos) ti kesh gjithmone per vete. Edhe me prerje femerore, pak me te ngushta e pak me te shkurtra (te kthyera) do duken shume bukur, jam e sigurte.

    P.s : floke te shkurtra deri ne klase te tete = nje tjeter e perbashket !

    ReplyDelete
  7. ktu ke qene te dielen eee ,se te pash me Tomi sh.p.k :P shkoni shume bashk ,jeni shume te mire ,dhe live je akoma me e bukur se nepermjet fotove

    ReplyDelete
  8. me plq shume, adhuroj "The Sartorialist", e me plq kombinimi qe ke bere, zgjellje e arritur.

    ReplyDelete
  9. Miremengjes Aulona.

    Edhe pse une jam shume girly & femerore ne stil, ndonjehere edhe mua me pelqen stili masculine, sidomos nese perziehet me pak feminitet brenda. Ti, pantallonat e gjera te te dashurit i ke kombinuar me nje kanatiere te ngushte qe nxjerr ne pah format e tua femerore dhe me nje lule te vogel vene ne xhakete. Une vdes per karficat-lule meqe ra fjala. Gjithashtu ke zgjedhur canten e duhur per kete look. =)

    Nje mikesha ime Amerikane (qe gjithashtu ka nje blog) here pas here "vjedh" nga garderoba e te shoqit dhe sajon ca veshje fantastike, edhe pse eshte e gjate, elegante, femerore, madje edhe part-time modele.

    ReplyDelete
  10. love the outfit

    http://doityourselfideas.blogspot.com/

    ReplyDelete
  11. Ty tu "dukerkan" shume bukur ky stil pantalloni.like like

    ReplyDelete
  12. jan gje pantallonat e dashnis tende mi shoqe ??? ti je nona per kombinime veshjesh sta kalon njeri :) hugsssss

    ReplyDelete
  13. E ndjek gjithmone blogun por hera e pare qe komentoj. Une per vete nuk e pelqej stilin mashkullor por tani qe po e shoh veshur tek ti po me pelqeka shume. Shume kendshem ...:)

    ReplyDelete
  14. i jam futur me koke blogut tende sot :-) e bukur si ylli je, te perqafoj :-)

    ReplyDelete