Tuesday, October 9, 2012

Me bel te larte, apo me bel poshte



Për postin e sotëm u frymëzova nga një bisedë e zjarrtë që po bënim dy ditë më parë mes një grupi miqsh. Në fakt isha une dhe një shoqe e imja nga njëra anë dhe dy të dashurit tanë nga ana tjetër në një përballje të ashpër, në një sfidë kokë më kokë, e cila në fund nuk na ccoi në asnjë përfundim. Ose më saktë, ne i qëndruam stoike mendimit tonë, ndërsa ata I qëndrua edhe më stoik mendimit të tyre. Dhe cila ishte tema e debatit do thoni ju?
Janë, apo jo seksi pantallonat me belin lart? Kjo do të ishte pyetja e formuluar nga grupi i gocave. Nëse do t’ja linim në dorë meshkujve, ata pyetjen do ta kishin formuluar ndryshe. Nga njëshi te dhjeta, sa të shpifura janë pantallonat me belin lartë? Kurrë më parë nuk e kisha ditur që meshkujt paskan një antipati të madhe ndaj këtij model pantallonash. Dhe unë që mendoja të kundërtën, që meshkujve u dukeshin seksi, sepse kam përshtypjen që kjo lloj prerje t’i nxjerr edhe më mirë format në pah (kuptohet kur ke forma për të nxjerrë). Por me sa më tha mikja ime, e cila punon dhe në një revistë mode, edhe nëpër sondazhe të ndryshme që janë bërë ka dalë përfudnimi që në përgjithësi, meshkujt kudo që janë nëpër botë, nuk i pëlqejnë këto lloj pantallonash. Këtë gjë na e konfirmuan edhe partnerët që kishim në tavolinë, të cilët u përpoqën në të gjitha mënyrat të na mbushnin mendjen që mos t’I vishnim më pantallona të tilla, duke filluar nga: “ju tregojnë më të shëndosha”, “ju a tregojnë vithet të varura dhe të shtypura”, “ju tregojnë keq”, “shëmtuar”, “vajzat që vishen me pantallona me belin lart ta shpifin”, e një gamë të gjëra epitetesh të tjera, si e si të na mbushnin mendjen.
Por mendjen normale që nuk na e mbushën, të paktën me asnjë argument bindës. Padyshim që edhe ne i parashtruam argumentet tona, ku ai më bindësi që na bëri të bënim dhe një “hi5” me njëra-tjetrën nga krenari ishte që: “Ne vishemi për veten tonë dhe jo për ju”.
Kështu që nga inati unë sot vesha pantallona me belin lart…he he he. Të paktën Audrey u ndje mirë me to! Ehhh aleanca e femrave thuaj :P

Po ju mikesha, por edhe miq (nëse ka) të kësaj faqe cc’mendim keni për këtë stil? Ju pëlqejnë pantallonat, por pse jo dhe fundet me belin lart? Mendoni se një femër e tregojnë seksi, apo keq? Ndërkohë që nga vajzat dua të di, nëse partneri juaj ju thotë se nuk e pëlqen një veshje të caktuar tuajën, cfarë bëni? E harroni gjoja në garderobë, apo vazhdoni ta vishni? Jam vërtet kurioze të dëgjoj argumentat tuaja, që pastaj t’ja “plas” fytyrës grupit tjetër :P







35 comments:

  1. Sigurisht qe te tregojne me sexy,me te gjate.te pakten ne femrat kto 2 gjera duam
    sa per meshkujt nuk ma ndjen a u pelqen apo jo atyre.ne rradhe te pare vishem per veten dhe ne rradhe te dyte per femrat :P Elektra

    ReplyDelete
    Replies
    1. He pra Elektra, aty me rri se e ke thene fiks sic duhet :P Welcome to the club pra :P

      Delete
  2. Personalisht me shkojne shume dhe me pelqejne si model. Kuptohet jo cdo kush mund ti veshi. Ty te shkokan : )

    ReplyDelete
  3. Edhe une e mendoj si cunat!!! Nuk me pelqejne pantallonat me bel te larte sidomos kur jane shorts. Per mendimin tim i duken bukur vetem vajzave shume te dobeta dhe te gjata!

    Me pelqen shume canta, shume fashion!
    Kisses ADa
    www.justgoshopping.net

    ReplyDelete
    Replies
    1. Cunat do te jene te lumtur kur te marrin vesh qe nje femer u be pjese e grupit te tyre...tradhetare :P hahahahaha

      Delete
  4. Mua me plq, ty te rine sh bukur, kur jan shorts me duken pak banale.
    Ne femrat mundohemi ti mbushim mendjen vetes qe vishemi per vete por sa eshte e vertete kjo gje??????? Besoj qe vishemi vetem per veten tone edhe per ate te dikujt tjeter:)

    http://lululovefoodandphoto.blogspot.it/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une mendoj qe vishemi per veten tone dhe per ate te dikujt tjeter, por mendoj se ai dikush tjeter nuk eshte nje mashkull, por nje femer...:D Eshte e vertete qe edhe mendimi i partnerit dhe si dukemi ne sy te tij ka shume rendesi, por nuk e di perse e mendoj dhe une si Elektra qe ka shkruar ne fillim eshte mendimi i femrave te tjera qe ka me shume rendesi...

      Delete
  5. Me pelqejne shume edhe pantallonat edhe fundet me bel te larte. Me duket sikur i mbulojne pak difektet (varet edhe nga materiali i veshjeve) dhe sigurisht qe na tregojne me femerore.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe ti mireserdhe ne klubin tone...keshtu duhet te jemi te bashkuara :P

      Delete
  6. Aulona me pelqen shume kjo veshja, eshte shume casual dhe shume trendy. Me pelqen canta shume, por edhe bluza duke qene se jam nje adhuruese e madhe e Audrey Hepburn, eshte shume cool vertet. Sa per pantallonat me belin lart, i'm sorry por jam ne ekip me cunat :) Nuk me pelqejne, por kjo mbase lidhet me faktin qe jam e shkurter dhe te mua nuk ngjajne aspak mire. Kam pak dite qe jam njohur me blogun tend dhe me ka bere per vete. Te pershendes

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume, shume qe me ndjek dhe me shkruan fjale te mira per blog-un tim. Me vjen shume mire sa here qe lexoj qe vizitore te rinj i shtohen dhe mbeten te kenaqur. Sa per bluzen eshte dhurate qe ma ka bere nje mikja ime e cila jeton ne Itali. Une i kam shume qejf bluzat qe kane te stampuara fytyra ne to, por te them te drejten kur pash kete me Audrey-n ishte dashuri me shikim te pare! Te pershendes (edhe pse je me cunat, por bera sikur nuk e pashe kete pjesen meqe me ke shkruar shume fjale te mira...hahahaha :P)

      Delete
  7. Aulona

    Hera e pare qe na zhgenjeve.Me cdo gje qe vesh dukesh yll, por keto nuk te shkojne mbase vertet duan kembe me te gjata

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une e shkreta veten per te gjate e kam mbajtur deri me tani, por e paskam ditur gabim :P

      Delete
  8. Sigurisht qe ben pjese tek ato trupa qe ngjajne mire me bel larte, kjo veshje kerkon njfare elegance qe ti e disponon. Me bel poshte ngjan kushdo me sexy dhe e bukura e modes eshte qe te dukesh kendshem ne ndryshim e siper, jo te perqafosh nje stil dhe te mos ta leshosh me. Per sa i perket kesaj frymes qe "s'me intereson si dukem tek meshkujt dhe vishem per veten time", eshte nje hipokrizi bajate..!

    ReplyDelete
  9. Po pra, pikerisht sic thua edhe ti "me bel poshte ngjan kushdo me sexy" (edhe pse nuk jam aspak dakort qe ngjan kushdo seksi, por kjo eshte nje tjeter teme), keshtu qe aftesia eshte te ngjashe mire me belin larte (si une :D :PPP). Sa i perket fjalise se fundit, e di qe eshte e veshtire per egon tuaj, por duhet te filloni te mesoheni me idene qe femrat nuk vishen per ju, por per femrat e tjera...:P

    ReplyDelete
  10. Une i them po 100% Belit te larte sidomos pantallona pikerisht ky stil sic ke veshur ti apo pencil skirts me belin lart. Nga llojet e fundeve, pencil skirts jane ato me seksi apo jo? Dhe mos harrojme dicka, pantallonat apo fundet me belin lart vijne zakonisht mbi kerthize, nen gjoks, qe eshte pjesa me e ngushte dhe me e holle e trupit tone, e belit - le te themi.

    Persa i perket asaj se sa duhen degjuar meshkujt. Im shoq pergjithesisht njihet si dikush me gusto, megjithate ka raste qe ai s'e pelqen nje veshje apo nje outfit te caktuar. Une zakonisht e pyes pse. Me raste ai ka argumente bindese, me raste nuk ka. Megjithate nese mua me pelqen, ndjehem mire, etj. e vesh ate veshje pavaresisht se atij nuk i pelqen, kjo ndodh ne 70% te rasteve mund ta them pa frike. Ne pjesen tjeter te rasteve, ndodh qe "ai fiton", dmth e shoh edhe une kendveshtrimin e tij dhe vesh dicka tjeter ose e kombinoj ate bluze apo pantallona qe ai s'i pelqen ne nje forme tjeter.

    Une vishem ne rradhe te pare per veten time, se dyti per tim shoq (sidomos nese jam me te) dhe se treti per femrat e tjera - jo ne kuptimin e keq te fjales. Po femrat vishen per femrat. LOL

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me ne fund vendose te shfaqesh me emrin tend te vertete....;) Me vjen mire e dashur Ada se s'me pelqente shume kur me shkruaje ashtu ne anonimat :P

      Delete
  11. Ideja eshte qe meshkujt nuk marrin vesh fare nga veshjet e femrave. Ne GQ, FHM dhe revista te tjera meshkujsh u tregojne vetem Irina Shayk me pantallona bel poshte. Po te kishin lindur 50 vjet perpara do thonin me belin lart sepse po keto revista meshkujsh tregonin Marilyn Monroe dhe Betty Page me bel lart.

    Pyeti nje here femrat ngjajne me bukur me rrobabanjo ne plazh apo me Haute Couture ne red carpet?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam shume dakort me ty. Dhe ke bere krahasime shume me vend, per ketu. =)

      Delete
    2. Shume, po shume e vertet ajo qe ke shkruar ne pjesen e pare! Ajo Irina na mori m'qafe, ajo na i ka te gjitha fajet....hahahaha :P

      Delete
  12. Mua nuk me shkojne keshtu qe nuk lodhem hiç me to, tek ti nuk ngjakan keq.
    Per sa i perket burrit, e kam stilist te papare :D Ka patur raste qe me ka thene "Blije kete se eshte shume e bukur dhe te shkon", po mua s'me ka pelqyer per momentin.Jam ftilluar pas pilafit qe ishte vertet e bukur, po s'e kam gjetur me ne dyqan dhe vuuu lotet dhe te bertiturat e mia "PSE S'MA BLEVE ME ZOR" hahahahha.Me ka ndodhur nja 5-6 here kjo gje!
    Ndersa kur vesh diçka qe mua me pelqen ndersa atij jo, e mbaj gjithsesi po pastaj pendohem.Na ka gjetur belaja :P
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahaha sa kam qeshur me kete qe ke shkruar...Ne fakt dhe une partnerin tim e kam me shume shije, por une nuk perdor si stilist, une thjesht i "vjedh" pantallona, bluza, pulovra dhe kemisha nga garderoba....hahahahahaha

      Delete
  13. I dont like the shoes..:/

    ReplyDelete
  14. keto pantallona jane shum nice por kerkojne taka te larta..

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po nja 9-10 cm jane te larta keto sandalet, keshtu qe nuk besoj se jane dhe aq keq per lartesi :P

      Delete
  15. Fundet dhe pantallonat (sidomos keto) me belin lart u verdallosen shume kohe kur u rikthyen pas pushtimit te viteve '80-'90 derisa u perqafuan serish nga femrat. Suksesi i tyre ishte qe erdhen te ngushta per te perqafuar linjat femerore dhe jo si thes patatesh pa dallim gjinie e moshe. Mendoj se tregojne me mire trupat e gjate dhe deri ne masen "pak te mbushur". Beli poshte nga ana tjeter varet se sa poshte eshte, se nese te brendshmet jane me te larta se beli kalojme ne vulgaritet. Une preferoj mid-rise, belin e mesem qe bie tek kerthiza ose belin e larte me bluze siper jo bluze brenda.
    Une dua te vishem perhere per veten time, ashtu sic ndihem ne moment, por ndonjehere nuk eshte dhe aq e kendshme per partnerin, psh nese ti ndihesh si princeshe dhe do te dalesh rrugeve me cizme llastiku, nje fund tutu dhe kurore ne koke. Per ciftet, duhet shume respekt per njeri tjetrin, keshilla te sinqerta dhe me kalimin e kohes gjerat shkrihen vete dhe veshjet perputhen ne stil e ne raport me vendin ku jeni nisur. Asnje femer nuk mendoj se do ndihet mire me ate qe ka veshur kur ecen prane mashkullit te saj qe sapo i ka thene se veshja e saj duket qesharake apo e papershtatshme. Ato qe jane single apo dating ndoshta e kane me te lehte te vishen per vete dhe per femrat e tjera.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Per here te pare do dal kundra teje Lisa :P Une mendoj qe femrat kur jane single, apo ne dating dhe kerkim te partnerit tregohen me te kujdesshme dhe i kushtojne me shume vemendje mendimit dhe gjykimit te mashkullit, sepse duan ta bejne per vete dhe dihet qe pamja fizike, e veshja jane nje arme e forte. Kur ja "arrine qellimit", e gjithe vemendja e tyre perqendrohet te femrat...Ato vishen qe femrat e tjera (dhe sidomos ish-et e te dashurit) t'i shohin sa rrezellitese dhe te bukura qe jane...:D Kuptohet qe ky nuk eshte nje mendim absolut dhe gjitheperfshires :)

      Delete
  16. Aulona, cili eshte sekreti per te qene ne forme te shkelqyer si ti?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaaaau faleminderit shuuuuume :) Ne fakt une kam kohe qe merrem me palester, te cilen e ndjek rregullisht. Sic e kam thene shpesh, neper poste te ndryshme ketu jam nje hamse shuuume e madhe, ama perpiqem mos ta privoje veten nga kenaqesia e te ushqyerit dhe ushtrohem shume. Se fundmi kam zbuluar nje vend te mrekullueshem, ku praktikohet zumba nga nje zysh profesioniste, por e kam patur ne mendje te bej nje post ne lidhje me te dhe shume shpesht do t'ju jap me shume informacion :) Faleminderit dhe nje here per fjalet e mira, te cilat me shume veshtiresi thuhen ne ditet e sotme :P

      Delete
  17. me pelqejne tek ti po jo tek te gjitha !femrave elegante iu shkojne shume po c"tiu besh atyre me bark qe duan te duken elegante!gjithsesi ka femra qe vishen per te tjeret dhe femra qe vishen per veten e tyre ky eshte mendimi im.mua nuk ma ndjen ca thone te tjeret me mjafton si ndjehem une me veshjen qe bej!!blogu me pelqen dhe sa here me jepet rasti e vizitoj:)bruna

    ReplyDelete
  18. Pantallonat me bel lart jane shume te bukura,dhe elegante.Nrm per ato qe kane trup per ti veshur..Une preferoj ti vesh me kemisha chiffon per vete..jane shume "IN"

    ReplyDelete
  19. Horrible kam pershtypjen qe duhet te jete fytyra jote,per te mos fol per outfitin qe kushedi sa enderron ta kesh si te aulones...debile femer!!Ersa

    ReplyDelete