Më ka kapur kohët e fundit një “sëmundje”, quhet sëmundja e të lexuarit. Jo se më parë nuk e kam patur, “simptomat” e saj mbaj mend të më jenë shfaqur që nga fëmijëria; atëherë kur në vend që të lexoja librat e shkollës, lexoja “Torta që ra nga qielli”, libër të cilin edhe pse e kisha mësuar përmendësh isha gjithmonë e gatshme ta filloja nga e para. Apo kur në klasë të gjashtë, I merrja mamit fshehurazi nga vendi ku e kishte fshehur (dhe unë pas një përpjekje të gjatë dhe këmbngulëse arrita ta gjeja se ku ndodhej ky vend) librin “Sikur të isha djalë”. Një libër që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet ndër të preferuarit e mi; mbase për arsyen se ishte i pari libër që më shoqëroi në periudhën e kalimit nga fëmijë në adoleshente; mbase sepse ishte libri që ndikoi në krijimin e asaj feministes së “ccmendur” që jam sot, por që në shumë moment e rrethana, ashtu si edhe Dija (personazhi kryesor) e viteve 30, them nën zë “Sikur të isha djalë…”
Këto kanë qenë shenjat e para të lidhjes sime me librin dhe leximin, lidhje që nga viti në vit u bë edhe më e fortë. Aq sa një ndër qëllimet që I kam vënë vetes që shumë kohë më parë, është të pasuroj sa më shumë biblotekën time. Dua një biblotekë të madhe, të mbushur me emra librash e autorësh, të cilën më pas ta trashëgoj si thesarin më të vyer fëmijëve të mi.
E dini cila është një ndër dëshirat e mia më të ccuditshme?! Të jetoj brenda një librarie për disa muaj, derisa mos të kem më fuqi për të lexuar, derisa sytë të më lodhen e mendja mos të ketë më vend për të bërë të sajën njohuri të reja! Vetëm ideja e të qenit e rrethuar nga aq shumë libra, nga aq shumë dije, më dhuron emocione, është si një formë orgazme e mendjes, të cilën më duket se shumë pak njerëz e provojnë. Madje kam përshtypjen se as nuk e dijnë që ekziston! Dhe nuk kanë faj. A mund të provosh dot vallë një orgazëm të tillë, kur te vetmet gjëra që ke lexuar gjithë jetën tënde janë statuset e miqve në Fb? A mund ta kuptosh dot vallë atë kënaqësi sublime që të dhuron një libër, duke filluar që nga momenti kur e merr në dorë, e shfleton e deri tek leximi, bërja njësh me personazhet, përjetimi i ngjarjeve sikur të ishe ti vetë personazhi?
Shkrimtari i madh Izraelit Amos Oz, ka bërë përshkrimin më të bukur sa i përket marrëdhënies së tij me librat. Të njëjtën ndjesi përjetoj dhe unë ccdo herë, prandaj po citoj fjalët e tij, sepse është e sigurtë që nuk do të mund ta përshkruaja dot më bukur: “Në rradhë të parë librat për mua janë diccka shpirtërore, diccka me vlerë që e prek, e ndjen,diccka erotike, diccka sensuale. Librin para se ta lexoj, në rradhë të parë e njoh duke e prekur me mollëzat e gishtërinjve të mi. Më pëlqen ta prek librin, ta fërkoj atë , ta ndjej atë. Gjëja e dytë që bëj është ta nuhas atë. Ccdo libër ka aromën e tij specifike, ka aromë prej libri të ri, aromë prej libri të vjetër, aromë prej libri këndej, aromë prej libri andej. Vetëm pasi unë arrij ta njoh librin nga prekja me gishtërinjë dhe nga aroma, filloj të shikoj ngjyrat e kopertinës, fotografitë që mund të ketë, shkronjat dhe mandej, si një dashnor i ngadaltë dhe i duruar filloj dhe hyj ngadalë-ngadale në libër. Filloj ta lexoj atë”.
A mund të përshkruhej më bukur vallë, marrëdhënia me librin, proccesi i leximit, i cili është një art më vete? Dhe, sado që jemi në kohën e teknologjisë, ku ccdo gjë po vjen e po kompjuterizohet, kur të kesh një iPad, është ëndrra e ccdo të riu (edhe pse shumica nuk e kanë idenë se ccfarë është konkretisht, thjesht e kanë dëgjuar të përdoret si emër shpesh kohët e fundit), sërish nuk ka shpikje në botë që mund të zëvendësojë librin.
Ka vetëm një problem, gjithnjë e më shumë të rinjë në ditët e sotme, po i largohen librave, duke zgjedhur të tjera mjete zëvendësuese për marrjen e njohurive, dijes dhe argëtimit. Televizori, interneti, celulari, iPad, janë të gjitha këto shpikje të reja që duket se po e zbehin fuqinë e librit dita ditës. Prandaj, si një e dashuruar e përmotëshme me librin, kam vendosur që me aq sa kam në dorë dhe me aq pushtet sa më jep të qenit drejtuese e njërës prej gazetave më të lexuara në Shqipëri, të jap një kontributë sado të vogël në ringjalljen e dëshirës së të rinjve shqiptar për librin. Do të sjell ccdo javë disa nga tituj kryesor të librave që gjendet në libraritë tona, bashkë me përmbajtjen dhe ndonjë histori interesante që fshihet pas subjektit, apo autorit të tij.
Tani më falni, unë po largohem sepse Remarku po më pret....
by the way I <3 Remark
ReplyDelete:)
DeleteShkruan bukur. Me pelqu ky shkrim
ReplyDeleteFaleminderit :)
DeleteUaaaa 'Torta qe ra nga qielli' ka qene libri im i preferuar. Po une kam bere nje gabim dhe nje gje shume te mire ne te njejten kohe, e kam dhuruar librin ne kopshtin e femijeve ku kam pas shkuar e vogel. Por ' I mrekullueshmi magjistari i Ozit' e kam akoma :))
ReplyDeleteEdhe une kam bere nje gabim te ngjashem, madje dy here. Dy librat e mi te preferuar, njeri i femijerise dhe tjetri i adoleshences, "Sikur te isha djale" dhe "Yjet nuk vishen keshtu", ja kam dhene dy shoqeve. Fatkeqesisht ato libra nuk m'u kthyen kurre mbrapsht :( Qe nga ajo kohe, kam mesuar te jem me e kujdesshme ne dhenine e librave.
DeleteAulona pse e quan futjen e teknologjise problem?Kjo eshte e ardhmja dhe ne duhet ta pranojme.Une kam lexuar se me futjen e ereader nr i librave te lexuar eshte rritur ne menyre te ndjeshme dhe ajo qe vlen per te theksuar eshte qe nr i te rinjve qe lexojne eshte rritur pikerisht permes kesaj teknologjie.Ne kindle tim une kam mbi 2000 libra..ah sikur ti kisha hard copy e di..Nuhatja e shfletimi si procese kaq te rendesishem :P nuk zevendesohen dot (im an old school like u )por kjo nuk do te thote qe informacioni bashke me imagjinaten dhe emocionet nuk mi jep nje liber i lexuar ne kindle...
ReplyDeletete pershendes...
p.s cili eshte libri yt i preferuar ?
Joo, absolutisht qe nuk e quaj problem, eshte keqkuptuar. Teknologjia, qe do te thote zhvillim, nuk mund te jete kurre problem. Megjithate, une mendoj se gjithmone cdo e mire e ka nje te keqe nga mbrapa dhe kjo besoj eshte nje e vertete universale :) Mendoj se koha e kaluar ne internet, jo per te lexuar, por thjesht sa per te kaluar kohen, per t'u argetuar, per te bere thashetheme dhe per te kuriozuar jetet e te tjereve sa vjen e po rritet dhe besoj se kjo ndikon tek leximi, ai i shendetshmi, kur ti futesh ne dhome dhe rri me ore te tera atje, derisa te mbarosh librin qe po te terheq aq shume, qofte edhe brenda nje nate. Ky shkrim eshte tejet personal, thjesht kam ndjare nje ndjesi dhe perjetim timin dhe gjithmone duke u nisur nga eksperienca ime, me keqardhje them qe se fundmi me ndodh nje fenomen qe nuk me pelqen dhe aq shume, qe po mundohem ta mbaj nen kontroll, por jo aq sa do te doja: E kap veten shpesh qe shkeputem nga leximi, per te bere nje kontroll te pergjithshem ne Facebook, per te vene nje status, per te kthyer nje pergjigje dhe kjo me ben te dale nga bota e mrekullueshme ku mund te isha "zhytyr". Per kete e kam fjalen :) Gjithesesi, une pasi e kam provuar eksperiencen e te lexuarit para nje ekrani, them se do te mbetem gjitnje nje old school kur vjen fjala te leximi :)
DeleteMe behet qejfi qe ke shkruar dicka per librin. Si mesuese leximi per moshat e vogla, libri eshte gjeja e shtrenjte per mua.
ReplyDeletePersa i perket teknollogjise i bashkangjitem komentit te mesiperm. Dhe une kam shume libra ne Kindle qe sado nuk e kane ate "eren" e re te librit kur me shfleton, ose nje liber dhjetra vjecar nga bibloteka e qytetit, por ama ne Kindle kam mundesi te perdor fjalorin, te shtoj gjera ne liber si shenime (qe nuk e bej dot ne liber sepse me vjen keq se mos "ndot" librin).
Dhe nje statistike per te cilen lexova para disa ditesh ne New York Times, numri i lexueseve neper bibloteka te grupmoshes 18 deri ne 29 vjet per momentin eshte shume here me i madh se cka qene ndonjehere me pare. Kjo do te thote qe ka akoma lexues te apasinuar pas librit.
Sic kam shkruar edhe me siper, une nuk jam kundra teknologjise, jam kundra pasojave negative qe sjell teknologjia dhe besoj se te gjithe biem dakort qe edhe gjerat me te mira dhe pozitive, kane dhe ato anet e tyre te keqija :)
DeleteAulona sa bukur qe shkruan, edhe mua do te me plq te shrkuaj si ti, enderoj me sy hapur me nje fjale.
ReplyDeleteLibrat i adhuroj, ndonje dite nga keto do shkruaj edhe une diçka per librat e fundit qe kam lexuar edhe po lexoj.
e vertete edhe une e Kindle kam sh sh libra, shumicen e te cileve i kam gjetur falas ne internet.
Po ku ka si era e librit, si zhurma e faqeve te tij.
Aulona perveç autoreve klasik, kush eshte autori jot i preferuar "kontemporan e kam fjalen"????????
Ai qe kam cituar edhe ne shkrim, Amos Oz,me pelqen shume stili i tij i te shkruarit. "Rrefim per dashurine dhe erresiren" eshte nje liber qe me ka lene mbresa dhe do te ta sugjeroje ta lexoje. Gjithashtu dhe Jose Saramangos, "Verberia" nje liber i jashtezakonshem!
DeleteMe kujtohet koha kur isha ne klasen 5-8. Ka qene epoka e arte e leximit per mua. Doja te merrja nga biblioteka e shkolles nga nje liber cdo dite, edhe pse ne shtepi kisha nje koleksion shume te pasur librash te vjeter nga biblioteka personale e babit tim, si dhe nga ajo qe po krijoja per vete me ndihmen e tij.
ReplyDeleteMadje punoja dhe pas mesimit ne biblioteke, ndihmoja me sistemimin e librave per disa muaj.
Lexoja si e cmendur, sikur koha do me mbaronte, lexoja per femije e per te rritur, Tom Sojerin e Kadarene. Edhe pse shumicen e librave qe kam lexuar ne ate periudhe nuk i kam kuptuar sic duhet dhe nuk kam arritur ne te gjitha nivelet e tyre kuptimore per shkak te moshes, jam shume e sigurte qe ndihmuan ne krijimin e fjalorit tim, qe ma kane patur gjithmone zili mesueset e letersise (me modesti po e them qe vetem nje here kam marre 8 ne hartim/esse dhe 2-3 here 9).
Pastaj erdhi gjimnazi, koha kur vajzat e Tiranes lexonin Daniel Still, por une e refuzoja sepse isha mjaft e zene me listen gjigande te librave te detyrueshem cdo vit per letersine. Ritmi i leximit ra pak keto vite, derisa erdhi epoka e gurit. U ktheva shume hapa mbrapa, me universitetin e veshtire qe nisa, koha ime u ter, diten u shkurtuan e netet u mbushen me pagjumesi dhe cdo minute e lire shkonte ne leximin e librave lidhur me shkollen, leksine shtese, artikuj, analiza, projekte, literature per provime, research pafund ne internet etj etj. E si te mos shuhej shkendija me kaq shume mbytje, kur nisa dhe nje universitet te dyte qe kerkonte akoma me shume lexim librash te trashe.
Pas 5 vjetesh dhe 2 diplomave, erdhi serish drita. Per pak muaj lexova rreth 20 libra me etjen e vjeter. Ndjeva rilindje dhe nje "shperblim" te merituar per pritjen e gjate.
Edhe pse sot nuk po lexoj aq sa do te doja, jam ne ne faze te mire, mes gjerave te detyrueshme dhe pafundesise se artikujve ne internet, ja gjej vete kohen librit, edhe nese kjo do te thote se lexoj kur jam ne parukeri apo kur pres dike ne makine. Sekreti eshte te mbaj me vete gjithmone nje liber e xhepi kohor do dali vete.
Faleminderit per kujtimet qe me solle dhe temen e mrekullueshme :)
Lisaaaaaaa, ti i ke shkruar te gjitha, s'kam c'te shtoj me asgje :)
DeleteP.S: Edhe nje e perbashket tjeter, refuzimi per te lexuar Daniel Still, edhe pse une arrita ne kete perfundim, pasi i lexova dy libra prej saj :(
Pershendetje Aulona! "Torta qe ra nga qielli" ka qene nder librat e mi te preferuar gjithashtu, me vjen mire qe ma kujtove pasi nuk e kam me dhe here pas here per nostalgji me vjen t'u rikthehem librave te femijerise. Ka aq shume libra dhe aq shume autore sa mjafton te kesh deshiren e mire per te lexuar. Deshira per te lexuar eshte e kultivuar qe ne vegjeli, dhe mendoj qe eshte nga keto maredheniet: Dashuri me shikim te pare - Jo dashuri. Vetem dicka, si nje lexuese e mire qe je dhe gazetare ne profesion eshte shume e habitshme sa gabime drejtshkrimore dhe gramatikore ti ben neper postimet e tua. Une i kam lexuar dhe te pergezoj vertete per stilin e te shkruarit, por si nje lexuese e mire qe jam, gjithnje kam menduar se sa me shume libra te lexosh aq me shume te pasurohet fjalori, te perfeksionohet menyra e te shprehurit, te ndertuarit te fjalise dhe te shkruarit ne menyre korrekte. Nejse, une te pergezoj dhe do ndjek me kenaqesi listen qe do te publikosh:).
ReplyDeleteNe radhe te pare te falenderoj qe me lexon dhe per vleresimin qe ke per shkrimet e mia. Vetem se do te me duhet te te kundershtoj pak. Une nuk mendoj se bej kaq shume gabime ne te shkruar, apo akoma me keq gabime gramatikore sa thua ti, perkundrazi. Mendoj se ne te shumten e rasteve jam shume korrekte ne te shkruar. Patjeter qe gabime ka, aq me shume gabime qe behen kur ti shkruan me shpejtesi, nen trysnine e kohes dhe kur nuk i kthehesh edhe nje here shkrimit per ta kontrolluar, flas per shkrimet e blog-ut gjithmone. Duke qene se une, edhe pse ushtroj profesionin e gazetares, shkollen e larte e kam mbaruar per psikologji, keshtu qe me gjuhen shqipe jam ndare qe ne tetevjecare :) Me kete nuk dua t'i jap te drejten veten qe te shkruaj me gabime, vetem dua te them qe ndonje gabim, edhe me falet (ashtu sic i falet te gjitheve) duke qene se nuk kam studime te thelluara ne gjuhesi.
DeleteTe uroj nje dite te mbare!
P.S: Para lidhezes "dhe" nuk vendoset presje! :)
Femijeria ime ka qene e mrekullushme edhe ne saje te perrallave te vellezerve Grimm :D Libri ka qene cope-cope, po sa shume me pelqenin ato perralla! Edhe ato shqiptaret pastaj....me Qerosin :D (s'e mbaj mend autorin qe i kishte mbledhur e pershtatur, por titulli ka qene "Perralla shqiptare per 100 + 1 nete").Libri i pare fare ka qene "Budallushet" (as ketu s'e mbaj mend autorin) i lexuar me ndihmen e mamit :')
ReplyDeleteTani lexoj sidomos ne tram,metro ose plazh.Dhe meqe ra fjala te plazhi, vjet pata marre nga Shqiperia nje roman autobiografik te nje autoreje qe tregonte per rinine e saj ne komunizem, sesi ishte dashuruar me djalin e sekretarit te pare....sesi kishte ngelur shtatzene dhe femijen ja kishin hequr qe diten e pare te lindjes......sesi kishte kaluar muaj ne çmendine....pastaj eksodi ne Itali.....Lotet e mia ne plazh vuuuuuuu, te gjithe qe kenaqeshin, une dy dite e dy net tu qajt, hahahahaha :D
Marsida
Hahahahahaha sa kam qeshur. Edhe une "vdes" te lexoj ne plazh, aq sa, sic e kam thene dhe ne nje post qe kam bere ketu ne blog, kjo kthehet ne bezdi per njerezit qe kam prane.
DeleteNuk ndaj te njejtim mendimen me anonimen me siper, pasi pervec te tjerave, admiroj ne shkrimet e Aulones saktesine ne te shkruar. Konstatoj dhe une ndonje gabim, por mendoj se jane gabime shpejtesie
ReplyDeleteKrahasuar me cfare lexojme sot ne gazeta, pse jo dhe ne libra, per te mos thene ne internet, shkruan sakte gramatikisht
Kjo nderhyrje ishte thjesht per te shprehur vleresimin tim, te cilin e kam konstatuar dhe ne faqet e gazetes "Paloma" Lira
Te falenderoj shume Lira! Me behet shume qejfi kur lexoj vleresime te tilla.
DeleteTe pershendes!
"Sikur te isha djale" i Haki Stermillit eshte romani i pare shqiptar dhe une, ashtu sikur ti e kam lexuar qe ne femijeri dhe me ka prekur dhe emocionuar shume. :)
ReplyDeleteMua ma kerkoi nje shoqe per ta lexuar, ne klase te shtate dhe s'ma ktheu me kurre :(
DeleteAulona, s'kam si te mos komentoj tek ky post pasi librat jane pjese e perditshme e profesionit tim qe i kam gjithashtu shume pasion dhe hobi te madh. Dhe mendoj se ne kete pike jam edhe a afte te flas.
ReplyDeleteMe librat kam pasur gjithmone marredhenie te mira, si me ata shkollore dhe me ata artistike. Fatkeqeisht ka pasur vite ne fillim & mes te njezetave te mia qe u shkeputa goxha prej atyre artistike (vitet kur punoja full-time dhe beja Bachelorin dhe pastaj Masterin full-time, nderkohe qe kisha edhe angazhime familjare si vajze e martuar). Kur isha ne USA, bibloteka ime perfshinte rreth 160 tituj te ndryshem, gati 50/50 ne raport persa i perket Librave Shqip & atyre Anglisht. Nuk ishte ndonje librari gjigande por ishte nje bibloteke personale e mire gjithsesi, duke konsideruar edhe qe librat nuk jane te lire dhe shumicen e librave Anglisht i kisha hard-cover. Kete vit, per ditelindje, vellai me dhuroi nje IPad, ku me kishte blere bashke me te edhe 200 libra, kryesisht romane ne Anglisht. Per momentin eshte mjeti me i mire, me i shpejte dhe qe ze me pak vend qe kam, qe me lidh me letersine ne Gjuhen e Huaj dhe qe e kam si opsion te blej te tjera libra kur dua. Megjithate, edhe ketu ne me pak se 1 vit, kam krijuar nje bibloteke personale prej 70-75 librash kryesisht romane, por edhe psikologjike, ndonje enciklopedi dhe ndonje historik. Madje ata 4 muajt e pare ne pune, kam blere shuuuuuume libra.
Une e kam zakon qe lexoj nga 2-3 libra njekohesisht, mjafton qe te jene romane te ndryshme ne te shkruajtur, psh dy autore te ndryshem. Konkretisht jam duke lexuar "Dragoi i Fildishte" i Fatos Kongolit qe pa frike them e kam autorin e preferuar Shqiptar dhe "Shpirtra te Bukur", nje liber mjaft interesant & terheqes (qe ty vecanerisht ta rekomandoj) nga Laura Shine Cunningham. Persa i perket "Verberi" nga Nobelisti Jose Saramngo eshte nje nga librat e mi me te preferuar. Kam lexuar 5 libra te tij, 3 nga te cilet me kane pelqyer mjaft, 2 te tjeret jo edhe aq. Por qe eshte autor i mire, eshte qe cke me te. Next ne listen time, libri i fundit i Fabio Volos (e adhuroj si shkruan) qe sapo doli kete jave dhe qe jam e bindur ka per te qene i mrekullueshem. =)
Une per kete teme mund te rri e te shkruaj tere diten, por per me shume do te flasim kur te ulemi ne kafe, e para. Dhe e dyta, te pres te vish te me vizitosh ndonje dite ne pune dhe te zgjedhesh disa libra te bukur per te lexuar, njekohesisht.
Gjithe te Mirat & Pune te Mbare... dhe Lexim te Kendshem!!
Lonushe librin “Sikur të isha djalë” me duket se ta kemi bere dhurate per ditelindje moj. Jam e sigurt per kete, sepse e kam blere me mamin tim dhe ajo ma ka sugjeruar.
ReplyDeleteJeni i dashuruar 💕 me dikë dhe ai/ajo nuk ia kthen gjestin, i frustruar për shkak të një ndarjeje 💔 atëherë mund ta përdorni këtë për të tërhequr atë të dashuruar në jetën tuaj. Rikthen ish-in tuaj dhe ndihmon në zgjidhjen e martesave të prishura. Mjetet juridike të infertilitetit dhe infeksionit. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të pakënaqur. Mendoni për këtë. Ju meritoni lumturinë dhe dashurinë maksimale.
ReplyDeleteShënim: kjo është krejtësisht e padëmshme dhe nuk ka efekte anësore.
kjo eshte zgjidhja
👇👇👇
WhatsApp +2349046229159