Prej disa kohesh kam hequr me dore me vetedije dhe vullnet te plote nga daljet dhe festimet e festave kolektive neper klubet e Tiranes: Halloween, Nate e Bardhe, 28-29 Nentori e cdo feste tjeter, qe eshte nje arsye e mire per pjesen me te madhe per te dale dhe per t'u hallakatur, per mua eshte nje arsye edhe me e mire per t'u mbyllur ne shtepi me shtate celesa, e per te mos dale rrugeve. Kuptohet qe per te ardhur deri ne kete pike, kam kaluar edhe une nga "harbimet" rrugeve dhe clubeve te Tiranes deri ne oret e para te mengjesit, ku e vetmja gje qe mbaje mend te nesermen ishte shtypja nga turma qe ndodhej ne lokalin me kapacitet sa per te mbajtur gjysmen e njerezve qe ishin brenda; pullat e cigareve ne rastin me te mire neper rroba dhe ne ate me te keqe ne faqe, sy, apo vetull; gjysma e thonjve te kembeve te hequr nga te shkelurat e njerezve; era e cigares te cilen te duhej nje jave per ta hequr nga trupi, e shume peripeci te tjera, te cilat e zbehnin totalisht gjithe qejfin e pergatitjes, apo te vete mbremjes. Nuk e di, mbase me te vertete eshte ajo ceshtja e moshes, kur ti je 28 dhe, ne 10-12 vitet e fundit e vetmja gje qe ke bere eshte te dalesh dhe mos te lesh feste pa festuar, gjeja e fundit qe do eshte te jeshe mes nje turme te zhurmshme, te dehur dhe te ekzaltuar, per te kaluar nje nate te ftohte me shi, tetori. Keshtu qe dje, naten e Halloweenit, ndryshe nga parvjet qe dola dhe e festova e "maskuar" si Michael Jackson (seriozisht?! Nje pale pantallona lekure, nje kapele dhe ca kacurela s'te bejne Michael Jackson, Aulona, what were u thinking?! )...
...vjet qe e kalova ne Pallatin e Kongreseve ne ndarjen e cmimeve "Kult", e kalova ne "krye te detyres", ne pune. Me ne fund xhirimet e para u kryen me sukses dhe tani na ka mbetur dhe nje pjese tjeter dhe do te jemi gati per transmetim. Per cfare behet fjale? Duhet te duroni edhe fareee paaak! Nderkohe qe pjesa e pare e dites kaloi sa ne zyrat e Palomes, ne shkolle dhe me angazhime te tjera, keshtu qe kur mberrita ne shtepi ne oren dy te nates, pas nje dite super te lodhur, e vetmja gje qe s'me binte ne mendje ishte te festoja.
Nderkohe qe veshja qe me shoqeroi gjate gjithe dites, eshte kjo me poshte, me te cilin me shikoni ne keto foto. Keto pantallonat i bleva vetem pak dite me pare dhe ishin "love at first sight". Si ju duken? Nderkohe jam shume kurioze te di per Halloweeni-n tuaj. Si e kaluat? Ku e festuat? Si u maskuat?
shume e bukur!!!
ReplyDeleteTHE CHIC AND CHEAP BLOG
THE CHIC AND CHEAP BLOG Facebook Page
Dont forget to like my Facebook page too!
si shpirt fare je gjthm....me plq shum cdo faqe e ktij blog i kam pare te gjitha...:)komplimente te puth shum elvi hysko
ReplyDeletelike like
ReplyDeleteVeshja e sotme duket shume e rehatshme dhe me ngjyrat e vjeshtes. Me pelqen vecanerisht triko-ja :)
ReplyDeleteMezi po pres te shoh cfare po "gatuan" ;)
Nuk e di cfare do zgjidhja me pare nga kjo veshje, pantallonat, bluzen qe qenka si karamele, trikon, cizmet, apo canten? :P Me pak fjale nje veshje perfekte ne cdo detaj. Well done
ReplyDeletesi gjithmone yll...Ira
ReplyDeleteI like your top and your shorts! :)
ReplyDelete-Aya <3
Mind if we follow each others blog?
www.ayapimentel.blogspot.com
very cute this outfit, I love your glasses are wonderful! kisses kisses Lisa
ReplyDeletewww.justgoshopping.net Ada&Lisa
You need to change your glasses, may be with thinner frame and less color.sorry it's just my opinion
ReplyDeleteAulona looking amazing like always , waiting affor to your new surprise
ReplyDeletexox
reasnotebook.blogspot.com
Aulona, une nuk kam shume qe e kam zbuluar blog-un tend por sa here gjendem ne laptop e gjej mundesine ta kontrolloj, pavaresisht se nuk kam komentuar ndonjehere. Dhe tani rastesisht po shihja emisionin THUMB dhe u kujtova te hapja kete; po kontrolloja postimet tua te fundit dhe ndalova tek kjo per te komentuar se sa shume me pelqen kombinimi i veshjeve, pavaresisht se me shume me pelqen ajo me(kam dy minuta qe po mundohem te kujtoj cfare quhet gjeja kafe qe ke veshur, por nuk me vjen qe nuk me vjen fjala; e keqja e te jetuarit jashte kjo). Me pelqen shume ngjyra kafe dhe eshte shume e lehte te kombinohet, sidomos me ngjyrat e erreta qe jane ngjyrat qe une personalisht ndodh te vesh me shume ne kete stine.
ReplyDeleteGjithashtu, me pelqen shume menyra si shkruan, por ndonjehere te them te drejten sa i skanoj nje sy dhe interesohem me shume per veshjet pasi shkruan gjate e gjate. Per me teper dhe komentet qe te drejtohen jane po aq te gjata, gje qe me pelqen disi pasi dhe ndjekesit e blog-ut komunikojne me ty dhe madje ti ju dedikon kohen t'ju kthesh pergjigje, sidomos ato pergjigjet plot ironi ndaj tipave me komente jo shume pelqyese me bejne te qesh paksa. Ose sic i themi ne troc, dhe kerkoj ndjese se ndoshta mund te duket paksa ofenduese por "ngelin si te dhier".
Sa me shume postime te atilla dhe suksese me emisionin e ri,
Ermira