Monday, November 12, 2012

Ich liebe Deutschland

Te udhetoj eshte nje nder gjerat qe me pelqen me shume te bej, nje nder pasionet e mia te medha, por besoj se kjo nuk eshte ndonje gje shume e vecante dhe s'besoj se me dallon nga pjesa me e madhe e njerezve te kesaj bote. Te vetmit njerez qe kam vertet zili, jane ata qe kane mundesi dhe udhetojne shume. Nuk do me interesonte asnje cante Hermes, asnje pale kepuce Louboutin, asnje firme e shtrenjte veshjesh, kepucesh, apo cantash, perpara nje bilete avioni, cilido qofte destinacioni.
Para disa kohesh, ne blogun e nje vajze, te cilen e vleresoj shume dhe qe e kam njohur nepermjet eksperiences tone te re si bloggere (Lisa), ndava eksperiencen time personale ne lidhje me udhetimet. Nje nga qellimet qe i kam vene vetes keto vitet e fundit eshte qe te bej te pakten dy deri tre udhetime ne vit jashte Shqiperise. Dua te njoh vende te reja, te zbuloj sa me shume kultura, njerez, ushqime, gjithcka qe ka lidhje me destinacioni qe kam zgjedhur per te udhetuar. Me vjen shume keq qe, kur bej nje bilanc te udhetimeve qe kam bere, per moshen time me duken shume pak :( Gjithesesi jam e vendosur qe do te rekuperoj. Besoj se ne nje tjeter post, do te flas shume me gjate ne lidhje me kete teme, por sot e kam kohen shume te kufizuar, ashtu sic e kam pasur edhe gjate gjithe ketyre diteve dhe prandaj nuk kam qene shume aktive ne blog :( Ehh ai "femija" i ri me emrin Thumb ma ka marre gjithe vemendjen :)
Duke qene se prej disa kohesh nuk kam bere as foto te reja, edhe pse aparatin e kam patur me vete cdo moment, po postoj disa fotot te udhetimit qe kam bere vjet ne Gjermani, gjate dhjetori me rastin e ditelindjes time. Ishte periudha para Krishtlindjeve dhe gjithcka ishte nje mrekulli e vertete! E dashuroj atmosferen festive qe ka neper gjithe qytetet e Europes gjate gjithe dhjetori dhe me vjen keq qe ne Shqiperi nuk e kam ndjere asnjehere aq te forte. Eshte vetem nje ndjesi e imja kjo, apo dhe ju mendoni te njejten gje?
Dhe duke qene se jam e mendimit qe festat e dhjetorit kalohen me bukur jashte Shqiperise, edhe kete vit kam zgjedhur Parisin, ku do te jem per Vitin e Ri. Besoj se nuk eshte e nevojshme ta pershkruaj se sa entuziaste qe jam dhe se sa me padurim po e pres. Eshte here ime e pare ne Paris dhe do t'ju isha mirenjohese te gjithave nese do te me jepnit ndonje sugjerim, keshille, per gjerat qe duhet te shoh dhe te bej me patjeter, ato pese dite qe do te jeme atje.
Faleminderit qe me ndiqni! :)

















32 comments:

  1. Aulonaaa, Thumb ishte i papare. Ju uroj sa me shume suksese ty dhe Fatmes :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jonkiiiii faleminderit shume :) Mos harro, "Thumb" ke cdo dite :)

      Delete
  2. aw sa bukur !! eh kujt si pelqen te udhetoje :(( lumsi ju qe keni mundesi

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh ato mundesite e shkreta...besoj se atyre ekonomike u referohesh, pasi gjithmone ato jane problemi :( Sic kam thene edhe ne post, do te shkruaj serish per kete teme, edhe me gjate akoma dhe ato do te shohesh se une kam bere disa kompromise dhe kam hequr dore nga disa gjera, per te kursyer per udhetimet :) Kuptohet kete kam filluar ta bej kur u rrit dhe u ndergjegjesova per ato gjera qe jane vertet te rendesisshme ne jete dhe per ato qe jane me pak. Shpresoj te me ndjekesh ne postet ne vazhdim :)

      Delete
  3. kete foton e fundit na e shpjego pak se snuk e kupt

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eshte nje balerine, qe po kercente ne clubin ku ishim ne Berlin,, "Felix" quhej :) Po mbase keshtu i shkeputur duket si dicka pa kuptim :P

      Delete
  4. Tema sh interesante. Sikur me ke lexuar mendjen per cdo gje qe ke shkruar tek paragrafi i pare.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa me behet qejfi kur lexoj qe ka nga ato qe e gjejne veten ne gjerat qe shkruaj dhe temat qe prek ne kete blog :) Gjithesesi kam shume per te folur ne lidhje me kete teme, keshtu qe shume shpejt do te hapet serish :)

      Delete
  5. Paskemi te njejtin pasion! Une asnjehere s'kam kuptuar emigrantet shqiptare qe robtohen e ndertojne vila 3 kateshe ne Shqiperi, kur mund ta kene Venezian apo Romen 30 min nga shpia dhe s'kane shkuar asnjehere......se s'duan te harxhojne.Absurde! Vijne turistet nga Amerika per t'i pare! Une jam e mendimit; me buke me vete, vetem te kem te shkoj! ;)
    Me vjen keq per veten qe Shqiperine e kam pare shume pak (s'kam qene kurre ne Sarande,Korçe,Gjirokaster,Berat.....vetem 2 here ne Vlore), dmth jam pak mbrapa me Atdheun :P me idene qe "aty eshte Shqiperia nuk iken, do e shohim boll :P".
    Parisi do te te pelqeje shume dhe periudha e festave eshte magjike atje, s'di ta pershkruaj! Te rekomandoj Montmartre dhe kurrsesi mos le pa provuar Macarons, por vetem te La Durée (mos harxho kot t'i blesh ne vende te tjera se s'eshte e njejta gje).Po mu kujtua ndonje gje tjeter do ta them ;)
    Vendi i fundit qe kam "zbuluar" ka qene Kroacia me te cilen kam rene ne dashuri (por s'e them se ku kam qene, la la la :P) ndersa hera e fundit qe kam udhetuar ka qene fundjaven e kaluar ne Zvicer ku ngjyrat e vjeshtes jane si neper kartolina.
    Do me pelqente shume te shkoja 3-4 muaj ne USA, dmth te vizitoja mire e mire disa vende (New York,Miami,Las Vegas,Grand Canyon,Los Angelos).Po keshtu me shume qejf do kisha jetuar 1 vit ne Australi per eksperience (edhe limona do kisha mbledhur po me kusht qe mos ta dinte njeri ne TR, te mendonin se jam sekretare diku ne ndonje zyre te rendesishme :PPPP)
    Do me pelqente shume edhe Brazili (por thuhet se ka shume kriminalitet.....mos na rrembejne se jemi dhe te veshura firmato koke e kembe :P)
    Ne korrik doja te shkoja ne Danimarke, por nje shoqja ime atje me tha qe kishte 2 jave qe binte shi pa pushim dhe e lashe.Nje tjeter shoqe e imja qe ka shetitur jashtezakonisht shume me ka thene qe vendi qe i ka lene me shume mbresa ka qene Afrika e Jugut dhe mua sapo me permendet ndonje emer them "Pse jo?".Edhe Argjentina me terheq.Ne Kine do kisha shume siklet....po sikur te mos kisha çfare te haja veç buburrecave?! Kam qene 3 vjet rresh ne Ibiza ne plazh, tani ja kam vene syrin nje ishulli tjeter ;)
    Me fal qe e zgjata.
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne readhe te pare mos kerko kurre falje qe u zgjate, une i kam shume qejf komentet e gjata :
      Ne radhe te dyte, e mendoj fiks sic ke shkruar ti ne paragrafin e pare. Gjithashtu nje tjeter e perbashket qe zbulova eshte dashuria per Kroacain. Une kete vit kam qene per here te pare dhe u mahnita. Te them te drejten per bukuri natyrore dhe per plazhe nuk e krahasoj fare me Spanjen, ku isha per pushime dhe ndenjta me gjate.
      Sa i perket gjithe atyre vendeve qe ke permendur ti, do te doja pa perjashtim ti vizitoja te gjithe edhe une. Per veren qe vjen e kam bere ne plan, bashke me partnerin tim te ikim, ose diku nga Amerika e Jugut, ose nga Azia por akoma s'eshte vendosur gje. Ndersa ne Europe kam nje deshire te madhe te vizitoj vendet Skandinave, ne te cilat do te kisha jetuar me gjithe qejf gjithe jeten time, pavarsisht motit.
      Sa i perket Ibizes, isha kete vere por s'me la shume mbress, pervec Formenteres me te cilen u dashurovaaaaa. Ju qe jetoni jashte keni nje avantazh shume te madh qe jane biletat e avionit :( Nga cdo vend ne Europe jane me lire se sa nga Shqiperia dhe kjo eshte shume e padrejte :(

      Delete
    2. Ke te drejte, do Zoti te hyjne edhe ne Shqiperi sa me shpejt kompanite low cost.
      Po habitem qe s'te paska pelqyer aq shume Ibiza, mos ke qene vetem ne Playa d'en Bossa apo Ses Figueretas apo ne San Antoni? Sepse une kam qene 3 vjet rresh ne 3 vende te ndryshme dhe plazhi ishte si ne Maldive per nga pastertia e ujit.Edhe Formentera eshte perralle, por mua nuk ma mban xhepi te rri atje, kam bere 2 here vajtje-ardhje.
      Vendet Skandinave i adhuroj edhe une per nga menyra e jeteses dhe kushtet qe ofrojne, por s'besoj se do jetoja dot.Kam qene ne Stokholm (Suedi) dhe ishte shume shume bukur (Venezia e Veriut e quanin).Kam qene ne mars dhe temp, ishte -8 grade, per here te pare provoja ç'dmth te kercasin dhembet nga te ftohtit (edhe pse isha veshur trashe).
      Deti ishte komplet i ngrire dhe kalonte nje anije e posaçme qe e copetonte akullin.Une kam ndenjur 4 dite dha kam pare goxha, dmth nuk kishe nevoje te rrije me gjate si turist.Kishte edhe 2 muze te bukur (Vasa dhe nje akuatik) plus muzeu Nobel ku per pak na dhane çmim :P Nje dreke u ulem ne nje lokal te thjeshte ku po hanin plot burra te veshur me kostume e kollare dhe ku me pas erdhen te hanin edhe pastrusit e rrugeve (me veshjen tipike portokalli fosforeshente), me beri pershtypje se jo vetem qe s'kishte ndarje te pasur/te varfer, po dmth edhe ata qe pastronin rruget kishin mundesi ekonomike te hanin si ata me kollare....bote tjeter dmth.Kismet do shkoj prap po nga gushti :D Nuk kishte fare dyqane luksi si ketej nga jetoj une, nuk pashe as D&G, as Armani (per rroba po flas, se parfumeri kishte).
      Nje keshille te vogel nga eksperienca ime: Shiko gjithmone kartolinat kur shkon diku sepse kartolinat japin pamjet me te bukura.Une shenoj emrat e vendeve qe shoh ne kartolina dhe shkoj i gjej :D Patem shkuar ne Mallorca per 1 jave dhe e kisha mendjen vetem te plazhi (plus qe s'kisha degjuar qe Mallorca njihej per naj gje tjeter), kur shoh te kartolinat nje Katedrale te madhe.....shkuam ne qender te qytetit dhe e pame, ishte shume e bukur vertet :D

      P.S. Shume te bukura getat piton.

      Delete
  6. Varet se ku do qendrosh, cfare te pelqen te besh dhe sa e ke buxhetin per shpenzime.

    Une shkoj ne Paris te pakten nje here ne vit (familje) dhe me pelqen te mos bej plane, te zbuloj qytetin.

    -Ne kullen Eiffel nuk ja vlen te ngjitesh, radhe e gjate ne te ftohte dhe jo ndonje pamje kushedi. Mund te besh foto me kullen ne sfond ne Champs des Mars (ka stacion metroje)
    -Bateaux Mouches (tour me varke ne Seine) ja vlen, sidomos ne perendim te diellit, por kam pershtypjen se do jete goxha ftohte. Ne Paris fryn nje ere qe te paralizon.
    -Louvri duhet vizituar disa here eshte shume i madh. Zgjidh nje seksion qe do te vizitosh dhe mos e zgjat me teper se 3 ore. Biletat bliji ne internet (bej prenotim) perndryshe radha eshte e padurueshme. Per cdo muze bej prenotimin ne internet. Me biletn qe ble ne Louver mund te hysh e dalesh sa here te duash gjate asaj dite.
    -Prapa Louvrit ka nje restorant/cafene shume te mire per dreke "Le Fumoir". Ne te njeten rruge eshte edhe "L'Artisan Parfumeur", une ble parfumet ketu jane cilesi e larte.
    -Anash Louvrit eshte Seine dhe direkt Ura e Arteve qe eshte e mbushur me dryna te dashuruarish. Mua me pelqen shume te eci anash Senes. Nga ana e djathte mund te maresh shkallet dhe te zbrsesh poshte te ecesh pergjate ujit.
    - Ja vlen te vizitosh "Les Grand Magasin", mapot e medha, jane tek stacioni Hausmann ne bulevardin Hausmann. Bejne instalacione ne dritare fantastike, plus brenda i zbukurojne shume bukur. Galerite Lafayette kane nje kupol fantastike, plus qe vene nje peme krishtlindjesh GJIGANDE. Bej nje foto nga ballkoni me pemen dhe kupolen ne sfond.
    -Champs Elysee ndricohet komplet gjate festave, eshte shume bukur. Bej nje shetitje ne mbremje deri tek Harku i Triumfit.
    -Marais (keneta) eshte nje lagje me shume gjalleri. Une ketu bej shopping per rroba interesante dhe bizhuteri. Ne Paris rrobat jane me cmime te tepruara. Ne Marais behet edhe jete note :)
    St. Germain des Pres eshte lagjia ime e preferuar, ka shume me teper Parizian sesa turiste ketu. Kafene me shume sharm, njerez te bukur, galeri arti dhe butika pa fund. Po deshe te provosh macaroons eshte me e lehte te gjesh nje vend per tu ulur tek La Duree ne St. Germain sesa tek ajo ne Champs Elysee.
    Personalisht dyqani im i preferuar i embelsirave/ cokollatave eshte Pierre Hermes. Ka ne disa vende. Mua me pelqen ai qe eshte tek rruga Cambon, ngjitur me rrugen Fabourg-Honore. Shikoj vitrinat ne Fabourg-Saint-Honore, shkoj tek Pierr-i mbushem me embelsira, eci tek sheshi Vendome (qe e du shume) dhe mbllacitem :)

    Kam shkruar shume dhe as kam prek majen. Parisi me te vertete eshte qytet i vecante.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen keq qe ke shkruar kaq gjate dhe nuk ke lene nje emer, te te falenderoj si duhet per kete guide online qe me bere. E vleresoj vertet shume qe ke marre mundimin te me shkruash kaq gjate :) Them se do ti ndjek te gjitha keshillat e tua, pervec asaj te pares, nuk do kisha guxim te shkoja deri ne Paris dhe mos te vizitoja Kullen :) Apartamenti qe kemi marre eshte anes Sienes, keshtu qe besoj do bej perdite nga nje vizite te gjate anash saj :) Nuk do le pa vizituar edhe Disneyland se eshte nje nga endrrat e mia te shkoj nje here atje :) Ehhh sa me fat qe duhet te jesh ti qe shkon cdo vit ne Paris :)

      Delete
  7. Parisi eshte nje mrekulli me vete. Kam qen vjen per Vit te Ri atje. Guiden per Paris e gjen fare lehte ne google edhe levizja me metro eshte fare e thjeshte dhe mund te shkosh nga te duash pa problem se mund te humbesh. Sigurisht qe duhet shkuar nje dite te tere ne Disneyland (ka metro qe te con drejt e tek vendi). Nje keshile te vogel, Parisi eshte goxha i shtrenjt :)....bulevardi Champs Elysee me dyqanet firme dhe me shume kioska te vogla qe kane ca gjera shumeee te mira per te ngrene do te bejne te harxhosh ca...dhe mos harro qe keto shetitje ti shoqerosh me nje gote vere te kuqe te nxehte...mmmm befsh qef, Ema

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ema faleminderit shume qe me ke shkruar. Me paske lexuar mendjen :D Sic kam shkruar edhe lart nje nga arsyet perse dua te shkoi ne France eshte per te vizitiar Disneyland-in, kam gjithe jeten qe e enderroj :) Kur shkoj jashte, ndryshe nga pjesa me e madhe e njerezve, sidomos femrave leket nuk i le per rroba po per ushqime, prandaj kthehem gjithmone me 4-5 kile me shume :D

      Delete
  8. Oh my! Aulon m'i shtove rrahjet e zemres jashte mase sot dhe pa meshire me goditje te dyfishte. E para per vleresimin tend publik (vlen e njejta gje dhe per mua sigurisht) dhe e dyta fotot e mrekullueshme nga udhetimet. Pres me shume foto nga udhetimet e tua dhe vendosi pa hezitim sa here mos te kesh kohe per blog post te mirefillte. Mos mendo se do kujtojne lexuesit e tu se po mburresh kot. Perkundrazi, ashtu sic kemi diskutuar neper postet tona shume here, mendoj se kemi nevoje jashte mase per keshilla, per udhezime, per propozime ne lidhje me udhetimet dhe pse jo thjesht inspirim. Ti je bere tashme nje pionere e ndarjes se eksperiencave te tua me lexuesit dhe kam vene re me shume kuriozitet dhe habi pozitive qe nuk je tipi qe i mban sekret vendet ku shkon, hotelet ku rri e restorantet ku ha, sic bejne shume te tjere. Mendoj se duhet te ndryshoje kjo menyra e te menduarit se po nuk ia the ti 2 vetave te tjere hotelin e mrekullueshem e te lire qe zbulove, ata apo te tjere nuk do e zbulojne kurre. Shpresoj te kem qene e qarte ne mendim se jam pak e emocionuar nga ethet e udhetimeve, qe sidomos tani ne periudhen e festave mua me bejne te enderroj si femija ne prehrin e babagjyshit :)
    Te uroj nje jave te mbare e te bukur!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lisa moj, :) po ti je inspirimi im, madje me pare duhet te te kisha permendur :) E ke thene shume mire, shpesh kur flet per udhetime, njerezit e perceptojne si mburrje, sikur do te shesesh mend, nderkohe qe nuk eshte fare ashtu, perkundrazi. Kjo gje me ka stepur deri me tani, gjithesesi, edhe ne postet e ardhshme qe mund te bej ne lidhje me kete teme, do te jap kendveshtrimin tim dhe besoj se kushdo do arrije ta kuptoje qe vetem me mburrjen s'ka te beje :) Sa i perket ndarjes se emrave te hoteleve, apo restoranteve, e bej me kenaqesine me te madhe. Do te ishte shume bukur te dija, qe mund ti kem ardhur ne ndihme qofte edhe nje njeriu me keshillat, apo sugjerimet e mia. Sepse per mua blogu pikerisht per kete vlen, per te dhene dhe per te marre mendime, per te ndare eksperienca, ide dhe shumecka :)
      Uroj nje jave sa me te bukur edhe per ty!

      Delete
  9. Je e mirepritur ne NYC... Duket qe ke kaluar mire ne Deutschland :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shiko se e marr seriozisht une dhe neser pres bileten...hahaha :P Ehhhh Ameriken e kam enderr, uroj te kem mundesine ta vizitoj nje dite, sidomos New York-un :)

      Delete
    2. Po un sa per te la gojen e thashe po nejse mqs me kape ngushte, te mirepres me vertet :) (seriozisht tani e)

      Delete
  10. Perdhendetje Aulona,

    Eshte hera e par qe po te shkruaj por blogun tend e lexoj here pas here, dhe me pelqen shume sesi shkruan. Une prej disa vitesh jetoj ne Australi dhe me pelqen shume te udhetoj por disa nga problemet e mija jane 1)koha, pasi nuk mund te marr pushime nga puna sesi te me teket mua :) 2) fakti qe duhet te vije ne shqiperi te pakten njeher ne vite per te takuar familjen ose per ndonje "sebep" qe mund te kete, 3) vizat, pashaporta jone nuk na lejone shume lirshmeri pa viza dhe rrjedhimisht nuk mund te jeme shume spontane dhe thjesht te blej bileten dhe te hipi ne avion por duhet te planifioje shume kohe me pare qe te kem gjithe vizat qe mund te me duhen. Por nuk mund te ankohem shume pasi kam udhetuar ne disa vende perallore. Gjithesei sa here qe vije ne Shqiperi mundohem qe gjat ardhjes ose ikjes time te vizitoje dhe nje qytet ne Europe dhe kete vere vizitova Parisin. Nuk me beri pershtypje shume te madhe te them te drejten mbeta pak e zhgenjyer, njerizit ishin shume arrogante (mbase fakti qe ketej njerezi jane gjithmone te gatshem per te te ndihmuar dhe jane shume te sjellshem me ka ndryshuar sesi i shikoje njerezit ne pergjithesi). Nejse keto jane disa nga vendet qe une do te keshilloja :):
    • Louvre ( shif nese kane ndonej ekspozite te vecante ( kur isha une kishin nje te Michelangelos " La Vergine Delle Rocce" ishte me verte shume bukur dhe nuk kishte shume njerez dhe pastaj shiko sa te mundesh nga museu.
    • Muse D' Orsay dhe ky eshte nje muze shume i mire dhe eshte afer me Louver, ne katin e dyte aty ka nej restorant i cili eshte shume i kendshem dhe ka nje "affresco' shume te bukur ne tavane dhe ku te lejojne qe te besh foto :)
    • "Musee de quay Barnly" nje muse shume interesant dhe i vecant nga ato me siper (muset i kam shume qejf)
    Disneyland nese mund te shkosh eshte diku 40 minuta me metro dhe ka nje qe te con direkt aty, nese mundesh aty merr FastPass qe te te lejoje te hyshe ne radhet e shpjeta perndryshe do humbasesh shume kohe ne radhe
    • La Valle Village, outlet shopping vetem nje stacion nga Disneyland, nese ke ne plan te besh ndopak shopping
    • Notre Dam,por nese shkon ta vizitosh shko rreth e perqark pasi nga mbrapa eshte shume bukur
    • Point Alexander, eshte shume ure e bukur
    Arkitekturen ne pergjithesi e ka shume te bukur dhe pastaj bej " sightseeing" sa me shume te mundesh, keto qe te shkruajta jane ato qe mua personalisht me pelqeyen me shume :)
    Tani u zgjata pak si shume. Uroj te kalosh bukur ne Paris per festa, une do shkoj ne US dhe Mexico per festat e fundvitit dhe jame shume e gezuar pasi nuk e kam vizituar asnjeher Mexico-n :)
    Gjithe te mirat
    Edeni

    ReplyDelete
  11. Sa qEf mos le pA shikuar Disney land xhirot me vark, harkun e triumfit,kullen dhe pse eshte rralle dhe ftot Po ja vlen, luvrin , bulevadrin Po ne oret e mbremjes , autobuzet e hapur qe te shetisin neper qytet, eshte shum bukur eshte e treta her qe shkoj dhe i shikoj te njejtat gjera dhe nuk me jan merzitur. Puc Aida Forgali Meleqi

    ReplyDelete
  12. Edhe une e dua Gjermanine! Jo ate Gjermani qe reklamohet ne zyrat turistike, por Gjermanine rurale, atje ku jeta rrjedh akoma me ritme te ngadalta. Köln, Frankfurt, München, Regensburg, Nurnberg etj. ofrojne shume atraksione turistike dhe mondanitet, por mua me ka rrembyer bukuria natyrore e Bavarise dhe ruajtja qe i bejne ato me fanatizem traditave dhe kultures se tyre.
    Persa i perket Parisit....nese akoma nuk ke prenotuar gje do te keshilloja ta rishikoje sepse per mendimin tim Parisin e shijon me teper ne pranvere ose fundvere, ath kur mund te ulesh ne stolat e Jardin des Tullerie per te pire vere dhe per te ngrene baguette me djathe...nderkohe qe dielli perendon (romance e gjalle!) :) Per festat fundvitit une do te keshilloja Vjenen, Brukselin dhe Amsterdamin. Ka plot qytete te tjera, por keto me ka rastisur t'i vizitoj pikerisht per krishtlindje dhe ia kam kaluar shume mire. Ne sheshet kryesore te ketyre qyteteve organizohen markata krishtlindjesh. Ai i Vjenes ishte padyshim me i bukuri, por ai i amsterdamit me kenaqi me stendat qe i kushtoheshin "Maries" :P. Ah edhe diçka qe ia vlen te theksohet...ne Vjene gjen hotele shume te mira me çmime te arsyeshme (rreth 100 euro nata), ndersa ne Amsterdam lene shume per te deshiruar nga aspekti higjenik, prandaj duhen lexuar me kujdes komentet e klienteve. Edhe nje keshille e fundit fare...kudo qe te shkosh informohu mbi oraret e metrose ne naten e nderrimit te viteve, sepse mua me ka ndodhur qe ne Londer e Amsterdam te mbetem ne kembe, ngaqe metroja kishte orare te reduktuara ate nate. Me eshte dashur te marr taksi e ta paguaj mbi 30 euro (ilaçe e sulfate inshallah! :P) sepse kisha gocen e vogel me vete. Kudo qe te shkosh te uroj te kenaqesh...edhe per ne qe kete vit arsye madhore na mbajne mbyllur ne shtepi :)

    ReplyDelete
  13. Sa euro eshte hyrja ne disneyland?

    ReplyDelete
  14. aulona tani kam filluar te ndjek blogun tend,me mir te them qe kur ka dal THUMB se me pelqeni shume te dyja
    un ne paris kam qen per pashke kete vit ne prill dhe ishte hera e pare qe udhetoja,isha per pak dit 4 dit dhe me vjen shum inat qe nuk u informova me perpara se cfare duhej te shihja sepse vetem kur u ktheva e mrekulluar nga qyteti u futa ne internet e pash se sa shum vende kisha humbur :( gjithsesi ne periudhe festash mesa pshe un kishte shumeeee turista qe vraponin me semafor te kuq,hidhnin mbeturina ne cepat e metros dhe me beri shum pershtypje se kam degjuar qe vetem shqiptaret nuk rrespektonin rregullat hahahahhahaha
    kullen shife kshu nga parku qe ta kan sugjeruar sepse nuk ja vlen te presesh ne rradh me or te tera(ne shqiptaret jemi dhe shtatanik sdurojm dot :P ) un e kam pasur hoteli 7 min larg(ne kembe)nga muzeu i luvrit dhe kam shkuar 2 her me shpresen qe mos te kishte rradh por ishte e pamundur,dhe kohen ekisha te kufizuar nuk mund te prisja aq shum,u mjaftova duke e pare nga xhamat e piramides :P
    pjesen me te madhe ta kan treguar se ku te shkosh,disneylandi me ka ngelur peng por duhet patjeter te shkosh nje nat ne kabare,kam qen 2 net nje nat tek LIDO dhe tjetren tek moulin rouge....ooohhhh ca sme kan pare syte :P
    rrugen pergjat sheshin champs elysee deri tek harku i triumfit beje ne kembe se esht fantastike me dyqanet e bukura anash
    vishu trashe dhe merr bereta qe te jesh brenda aromes parisiane
    befsh sa me shum qefi
    Eni

    ReplyDelete
  15. Aulona e cuditshme qe nuk e dija qe ti kishe nje blog... i kam lexuar me kenaqesi shume prej tyre (majde tek shumica me duket sikur me ke lexuar mendjen :P ) te pershendes :)
    p.s: thumbi eshte amazing!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume e dashur :) Me behet qejfi kur gjej njerez te cilet gjejne veten ne blogun tim :) Te pershendes dhe uroj te vazhdosh te me lexosh!

      Delete
  16. Aulona me ber i pershtypje qe Kroacia s'ta ka mbushur mendjen sa Spanja.
    Une kam te kunderten, por ne plazh ne Kroaci kam qene ne ishuj e jam dashuruar me detin, natyren!
    Une kam qene ne nji ishull ku fshati ku isba misure vetem 20 shtepija! Spanja per mua Po prishet se shume ndertime
    Edhe aty :-(( ...
    Sa per vendet nordike, te keshilloj Norvegjine (Oslo) mbi Suedine (Stokolma), sepse ke muzete gratis! Per te ngrene eshte shume shtrenjte
    Se niveli i jetes se tyre eshte i larte e kane rroga te larta. Per hotel, mund te prenotosh hostello se ka edhe dhoma dyshe
    E nuk kushton shume. Nurse nqs vendos per Suedine hostello-t barka jane shuuuuume romantike :-)))
    Jo ne dimer, por pranvere, vere o vjeshte duke konsideruar qe atje dita zgjat me pak.
    Sa per pushimet dimerore do te te keshilloja, Vienen, Amsterdam, Salisburg, etj, etj... Per tregjet apostafate per Krishtlindje, famoze ne gjithe boten. Per Parisin ke shkuar tashme, keshtu qe eshte e kote ;-)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt une kam thene te kunderten qe Kroacia ma ka mbushur mendjen me shume se sa Spanja :D Me ka pelqyer cdo gje ne Kroaci, mbi te gjitha gjelberimi, pastertia, rregulli, banesat, plazhet, praktikisht gjithcka!
      Eh vendet nordike....enderr e kam te shkoj nje here dhe ti vizitoj...Ngaqe e di qe atje cmimet jane paksa te kripura, prandaj jam stepur gjithmone, por nje gje eshte e sigurte, heret, ose vone, patjeter qe do t'i vizitoj ato vende. Vetem se kam frike mos tundohem aq shume,saqe arratisem andej dhe nuk kthehem fare :O Ne Salsburg kam qendruar per disa ore, sa per te bere nje vizite shume te shkurter rreth qyteti dhe jam mrekulluar me te. Edhe Amsterdami eshte nje nder vendet e radhes qe mendoj dhe besoj do te vizitoj se shpejti :) Te falenderoj per komentin dhe gjithe sugjerimet. E vleresoj shume!

      Delete
    2. Qyqa me fal se e paskam kuptuar gabim! :-((( kerkoj ndjese!
      Gjeja me e keqe ne Shqiperi qe nuk keni ryanair e edreams dmth keto kompanite low cost :-((
      p.s. Me shkrini fare tek Thumbi!
      Te pershendes. k

      Delete