Meqe vete jam bere nje pertace e papare per te bere foto (me vjen dhe inat se i kam patur dhe floket e krehura keto dite :P), po merrem me fotot e dynjase. Dje ne darke, duke u sorollatur pak neper blogjet e preferuara, para se te flija, ajo cfare me beri me shume pershtypje ishte kjo veshja qe keni me poshte. Karla's closet eshte nje nga blogjet e mi te preferuara dhe une e dashuroj menyren se si kjo vajze vishet, sa e bukur eshte dhe cfare trupi ka, po kur pashe kete veshjen shqeva syte. Tuta me vija, veshur me pelice te zeze dhe kepuce me maje. Seriozisht? Kjo supozohet se eshte dicka trendy, moderne dhe fashion? Hmmm te them te drejten mua s'me pelqeu fare, por per habine time ato njerzit e shumte qe kishin komentuar, e kishin pelqyer goxha kete veshje. Dhe une qe nisa te fantazoja, po sikur une psh te kisha guxuar dhe te kisha bere nje kombinim te tille, cfare mund te kishte ndodhur valle? :D Me siguri do kishte patur ndonje peticion te xhaxhi Sala per mbyllje te aktivitetit tim privat, dmth blogut :D
Gjithesesi vendosa ta ndaja kete foto me ju, pasi jam vertet kurioze te di mendimet tuaja. Si ju duket kjo veshje? Si e gjykoni ate? Do e vishnit?
aaaaaaaaa yllllllllllll :)une vdes per tuta me takaaaa dhe i dua si floket e kesaaaaajjjjjjjjj!!
ReplyDeleteSi katunare! S'me pelqen fare menyra se si i ka kombinuar.Nga njera ane sportive, nga ana tjeter trnady apo klasike. S'di c'te them ..me duket shume pa lidhje!
ReplyDeletejo jo jo sme plq fare..e ndjek dhe un blogun e ksaj...kjo me kte do ti mari frenat e modes ne dore...por ajo qe duket,duket...pastaj ata qe e pelqejne dhe komentojne, ta siguroj qe bejne kot sa per ti ber qejfin...se pergjithesisht kshu ndodh...dhe si harixheshk te vishesh nqs ke nje blog te njohur, te tjeret do thone...uaa ca stili ka kjo, ka natyren e vet, me plq, me plq...pffffff....mua personalisht sme plq fareeee...
ReplyDeleteI lezetshem ky post... ne te rejat e bloglovin, shof foton e Karles (po ashtu dhe e preferuara ime) dhe klikoj te titulli instiktivisht dhe e kuptoj qe eshte shqip... whoa thashe... paska ik dhe bloglovin per ... :D ne fakt kisha ik vete :D
ReplyDeleteMe ka pelqyer para ca ditesh kur e kam pare, sigurisht per guximin qe ka dhe eshte nje kombinim i rehatshem po ta mendosh thelle thelle :D Eshte stili i vet dhe kjo eshte e rendesishme ne nje blog, ne varesi te kritikave apo komplimentave, behet pastaj nje "mode"
ohhhh ky eshte blogu im i preferuar, un e adhuroj Karlen, ka shume gusto ne te veshur, pasqyron shume gjera qe mua me plq jasht mase edhe mendoj qe eshte shume origjinale.
ReplyDeletePer vete tutat i urrej :(
por do te thosha "moda iken e vjen por stili mbetet" keshtu qe asaj nd i rine mire por te vishem un keshtu do dukem si dordolec :)
kolegeve te punes do ti bejre te fiket :d lol. gjithsesi me plq kur perzien gjerat :) ^_^
Sinqerisht, kur lexova titullin e postit, imagjinova ca vajza qe dalin neper lagje per te blere dicka ne minimarket apo per te shkuar ne parukeri me tuta gri, corape te gjata, shapka dhe pelice nga ato te bardhat tipiket e viteve '90. Ka qe jane dhe vajza te njohura biles :) M'u kujtua tani qe pelicen e beme barcalete nje periudhe se nuk guxonte te frynte pak ere se taaaaak direkt dilnin pelicet ne xhiro. Ishin bere si cizmet tani, vetem 3 muaj rrinin mbyllur ne dollap.
ReplyDeleteDhe ndoshta per shkak te imagjinates time te shemtuar e te shfrenuar, kur pashe foton nuk me kerciti per keq. Perkundrazi me duket shume e lidhur dhe biles nga ato veshjet qe nuk duan shume mund te ngjiten bashke. Dhe pasi i bera nje analize te shpejte, arrita ne perfundimin se ky efekt, pervec faktit qe eshte total black, eshte arritur ngaqe te gjitha pjeset e veshjes nuk jane "te zakonshme". Duke filluar nga tutat qe tashme jane ngritur nje stad me lart dhe quhen pantallona (e jetuam dhe kete) qe jane cropped dhe skinny (shume te ngushta dhe te shkurtra). Gjithashtu pelicja eshte ne formen e nje xhakete, e shkurter dhe jo shume e fryre, me prerje si "bomber jacket". Sigurisht kepucet i japin shume karakter te gjithes sepse duken kaq skulpturale, te gjata, te holla, elegante, qe lene serish shume lekure te pambuluar. Dhe aksesoret perfundimtare, byzylyku dhe kuleta duken klasike dhe aq sa duhet. Nese do kishte cante per shembull mund te dukej shume pa lidhje. Une edhe mund ta vishja te gjithen nga koka te kembet, pervec kepuceve qe as ne shtepi s'do rrija dot maje tyre ngaqe nuk i mbaj dot, por do i zevendesoja me nje pale atlete te zeza, prerje "All stars", material lekure te markes Adidas apo Nike me ate prerjen tipike me qafe shuem te shkurter qe te dukej sa me shume kemba.
omg, wtf :D jooo,ky eshte per mua nje absollut(haha) no go :D nuk do e merrja kurre guximin te dilja rrugeve me nje veshje te tille...kepucet jane shuuuume te bukura, nese nuk gabohem nga zara??
ReplyDeletePo shfrytezoj rastin te te bej nje kompliment per blogun,eshte bere nje nga te preferuarit e mi qe kur te permendi lori hoxha ne nje post per floket. un nuk jetoj ne shqiperi dhe nuk para marr vesh cndodh,por blogun tend dhe thumbin tend e ndjek me kenaqesine me te madhe. nje sygjerim te vockel persa i perket thumbit-bejini videot paaaak me te gjata sepse ja vlejne vertet te shikohen!
persa i perket blogut, perpiqu te bej nje layout me te bukur dhe interesant,mbase nje header me foto te tuat? neqoftese nuk ke kohe apo nuk di si ta besh, me thuaj se ta bej une me kenaqesine me te madhe :)
floket i ke shuuuuuuuuume te bukura ne videot e thumbit dhe syzet nerd te shkojne shume :)
perqafime, Kati
Katerina sa me ka pelqyer ky koment :) Nuk do te doja te beja ndarje te tilla, por kam vene re qe te gjitha komentueset qe jetojne jashte Shqiperise jane me te sjellshme, me komunikuese, me te prirura drejt komenteve pozitve, se sa ndaj atyre negative. Mbase eshte malli qe keni per njerezit dhe gjerat qe ndodhin ne vendin tuaj, nuk di t'i jap nje shpjegim. Por kam verett shume komentuese qe jetojne jashte, ne kete blog dhe eshte kenaqesi te lexosh komentet e tyre. Sa i perket sygjerimit tend, do te isha e nderuar nese ti vertet do te shpenzoje kohe nga koha jote per te me bere mua pak me te bukur blogun :) Te them te drejten nuk kam fare, po fare kohe, sidomos kete periudhe, te merrem ashtu sic duhet me blog-un. Kam menduar te flas edhe me ndonje designer, por me duket too much. Keshtu qe nese propozimi yt ka qene i sinqerte, une me kenaqesine me te madhe te le ne dore "fytyren" e blog-ut tim :)
DeleteTe falenderoooooj pa fund per te gjitha komentet dhe vleresimet qe me ke bere!
Mbase ka te beje me vendin ku jeton, sepse kultura jashte eshte ndryshe nga ajo e Shqiperise...Sado sado na duhet ti pershtatemi kesaj kulture dhe te mundohemi te marrim me te mirat prej saj.Un i pershtatem kultures se gjermanit, mgjths nuk kam shume kohe qe jetoj ketu(3vjet) dhe vij shpesh ne Shqiperi sepse kam nje pjese te familjes, por qe ne Shqiperi jane pak blog-e dhe akoma me pak blog-e te mir, e njejta gje vlen dhe per programe televizive qe un disa jam perpiqur ti ndjek, por qe gjithmone e me teper po behen banale dhe i peshtirosen publikut.
DeleteUn po te jap adresen time te emailit (katerinazguri@hotmail.com), kur te kesh kohe me dergo foto te tuat dhe nje ide se si do te doje ti te dukej.Sic e thashe dhe me pare, do ta beja me gjithe kenaqesi.
Kaq me kte koment, po lexoj postin tend te ri me krizen haha :D
Puthje
I like it on her. she looks amazing,,, but i would never dare trying it..
ReplyDeleteby the way, there is a little surpize for you in my blog, come and check it :)
The Chic and Cheap Blog
The Chic and Cheap Blog Facebook Page
Dont forget to like my Facebook page too!
pjesa lart ,super like, poshte ,te hidhet ne plehra ..dhe ato me te cmendurat "modiste" do kishin reaguar ndaj ketij lloj modeli
ReplyDelete