Thursday, November 22, 2012

Nga e para...


Nje nga gjerat qe me pelqen me shume  nga eksperienca ime si bloggere (e re) eshte interaktiviteti me te gjithe ata qe e ndjekin kete blog. Ky blog per mua nuk eshte thjesht te lexoj disa komente "oh ti je yll", "sa e mire je", "sa bukur shkruar" dhe padyshim nuk eshte as qe te lexoj "sa e shpifur je", "sa shemtuar vishesh", "ti je si drag queen", etj, etj :D Ky blog eshte nje vend, ku une me kenaqesine me te madhe ndaj mendimet, eksperiencat, gezimet, shqetesimet dhe gjithcka tjeter timen me disa njerez te cilet edhe pse nuk i njoh fare, me sjellin shpesh buzeqeshje ne jeten time, me bejne te reflektoj, te mendoj, pse jo edhe te permiresohem. E di qe mund te ngjajne si fjali klishe, por me besoni nuk jane aspak te tilla. Gjeja qe dua me shume ne kete blog,jane komentet tuaja, sidomos ato komentet e gjate, te cilat shpesh ja kalojne edhe shkrimeve te posteve qe bej vete :D dhe qe thone aq shume brenda tyre. Jo komente sa per te kaluar radhen, por komente qe tregojne se ju e keni vleresuar ate qe une mund te kem thene, shkruar, apo fotografuar dhe keni marre kohe nga koha juaj, per te shkruar dhe per te me bere nje kompliment, per te me bere nje kritike, per te me mbeshtetur, e keshtu me radhe. Une i dua njerzit qe i argumentojne mendimet e tyre dhe jam e lumtur qe ne kete blog, pjesa me e madhe e juaja, pikerisht kete bejne me komentet qe shkruani.
Dhe me besoni, une marre shume seriozisht gjithcka qe ju me shkruani, sidomos te atyre komentueseve te rregullta dhe qe i vleresoj aq shume. Kete kam bere edhe ne kete post. Thuajse te gjithe elementet e kesaj veshje, pervec xhaketes, i keni pare edhe nje here tjeter ne blog, me kombinime te ndryshme. Kete here vendosa t'ja nis nga e para dhe duke degjuar keshillat tuaja, te beja nje kombinim te kemishes dhe fundit, sipas sugjerimeve qe ju me keni dhene :) Mua rezultati me pelqeu. Uroj dhe ju!

25 comments:

  1. Replies
    1. Kam thirrur nje ekip te tere per te deshifruar kete buzeqeshje, por nuk ja dola dot :D :P Gjithesesi....:)

      Delete
  2. Per mendimin tim kjo eshte veshja jote me e bukur...complimente

    ReplyDelete
  3. Pershendetje Aulona! Nuk me pelqen kombinimi, Veshjet jane te bukura sidomos ti maresh te gjitha nga nje jane super. :) por per mendimin tim, ato kepucet nuk shkojne me kete fund-lekur kafe(cokollate :P)Do i shkonin me shume kepuc ngjyre bezhe ose te zeza. Ndoshta shumica mund te mos jete dakorte, por un keshtu e mendoj. Me pelqen shume blogu yte e kontrolloj nja 4-5here ne dite me shpresen se mos publikon ndonje postim te ri. Te ndjek me deshire. :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaaa vertet ti e kontrollon blogun 4-5 here ne dite? Shiko mos be shakara te tilla se zemra ime nuk i duron :P Nese kjo eshte e vertete, atehere me beso qe kjo fjali do te behet motivi me i madh per mua qe sot e ne vazhdim, per te shkruar sa me shpesh :)
      E vleresoj shume edhe komentin tend per veshjen, por une e kam kete gje te keqe, nuk me pelqen te vesh ato gjera qe duken qarte qe shkojne me look-un ne total, me pelqen te guxoj pak edhe pse jam e ndergjegjshme qe mund t'ja fus edhe kot :D
      Te pershendes shume!

      Delete
  4. shume shume bukur aulona..kepucet shume yll (kam dashur ti blej dhe vet :P), fundi tendeca e fundit,,gjithcka perfekt...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderi shume e dashur :)Po pse nuk i bleve kepucet mi? Une sa i kam pare kane qene dashuri me shikim te pare :D

      Delete
  5. Aulona per shkak te impenjimeve ne pune kisha pak kohe qe s'te kisha ndjekur,sa e hapa lexoj postin e ri.AAA thash edhe Aulona qenka ne nje mendje me mua "Nga e para" nuk duhet ti zhgenjeje keshtu shikuesit. per te pasur audience edhe nje te merkure tjeter aq me teper qe askush se ka mendjen aty sepse eshte 28.E kam shume bezdi kur gjithcka lihet per heren tjeter me iken komplet interesi,me zhgenjejne,kjo eshte nje nga arsyet qe nuk me pelqejne fare po fare dhe telefilmat/telenovelat.
    nejse keto me erdhen ne mendje nga titulli,por jo fotot ishin dicka tjeter.Komplimenta,nje nder veshjet me te bukura me pelqeu pa mase.po te te shifja rruges do te te ndiqja me sy sa te zhdukeshe nga pamja per te te pare me detaj.
    Pershendetje Elvi M!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahaha Elvi sa qesha dhe une me pjesen e pare te komentit tend. Kur nisa ta lexoj mendova me vete, kjo komentuesja nuk e paska lexuar fare postin, ka pare vetem titullin dhe qenka frymezuar keq :P Per fat te keq nuk e kam pare nga e "para kete jave", pasi isha me xhirime. Edhe pse duhet ta pranoj qe per momentin eshte nje nga prodhimet televizive qe me pelqen me shume. Me aq sa kam pare deri me tani, nuk ka patur ndonje rast kur puntata te jete lene ne mes, mbase kete jave vertet ka qene e gjate dhe minutazhi i atij emisioni eshte vetem 60 minuta. Nuk di c'te them :(
      Te falenderoj shuuuume per fjalet e bukura :)

      Delete
  6. Kjo kemisha jote eshte yll. Me pelqen shume. Edhe kombinimi eshte shume i bukur. Jam dakort me nje komentuese me siper per kepucet. Do me kishte pelqyer outfit me kepuce bezhe ose fango(ngjyre dheu). Pooor me pelqen me shume kur mer kritika, sepse nuk je copy paste sipas rregullave te modes ose tendencave te fundit. Ne fund te cdo kombinimi shton nje "tocco alla Aulona" dhe kjo te ben vetvetja (mos qesh me kete fjalen :P). Ky postimi ishte si per Thanksgiving :))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jonki me pelqen qe e ke kapur shume mire idene! Une nuk dua te vishem ashtu sic presin te gjithe, une dua te vishem ashtu sic te tjeret nuk e presin, sic e ke thene edhe ti, duke shtuar nje "tocco alla Aulona" :D Mire, apo keq pastaj, patjeter qe kjo eshte ceshtje shijesh personale.
      Te falenderoj qe je gjithmone prezente me komentet e tua!

      Delete
  7. Edhe sikur mos te me pelqente fare po fare veshja, thjesht fjalet e tua ne kete post jane shume prekese. Je frymezuar nga Thanksgiving besoj :). E vleresoj shume iniciativen dhe menyren se si i ke materializuar keshillat e komentuesve te tua, nder te cilat jam dhe une qe te kam sugjeruar nje kemishe te bardhe per kete fund. Edhe pse ne mendje kam patur kemishat e mendafshta (ose poliester) me jake te derdhur V te ketij sezoni, kombinimi surprize me kete kemishen alla vintage me pelqeu shume.

    P.s : Presim postime per menyren se si menaxhon kohen (dhe projektet - kjo me intereson mua personalisht), prandaj mos kujto se duke na mallengjyer na hoqe qafe :P:P:P.

    Te uroj fundjave te kendshme!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te jap fjalen qe posti i radhes do te jete pikerisht per temen qe me ke kerkuar ti dhe disa vajza te tjera, edhe pse po ju them paraprakisht qe nuk eshte se jam ndonje specialiste ne kete fushe :)

      Fundjave sa me te bukur edhe per ty!

      Delete
  8. Mendoj se eshte nje nga veshjet e tua me te arrira. Nje shembull i mire per te ilustruar se te vishesh me ngjyra neutrale nuk domethene se vishesh merzitshem. Vecanerisht me pelqen kontrasti midis kemishes, me ate stil viktorian shume femerore me fluturat dhe qendismat, dhe fundit te lekures. Edhe kepucet me duken cool ketu, i japin personalitet.

    Une i kam fiksim prerjet e mira, sikur fundi te rrinte pak me mire perpara do ishte akoma me bukur.

    ReplyDelete
  9. Po ca te te shkruash ty moj shoqe....ti dukesh si halle e viteve 70' mi te keqen. Seriozisht, nuk kam asgje me ty personalisht, po ti ke probleme serioze me shijen!!! Postoje ket komentin tim nese ta mban!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa keq je shprehur. o.O E mire qe thu qe skam gje me te, imagjino po te kishe ndonje gje cdo i shkruaje, lol.
      Seriozisht nga ju lind gjithe ky mllef? E mira do ishte te mesoje te beje kritik. Asgje personale ;) :D

      Delete
    2. Sa do te doja te shikoja vetem nje foto, po nje te vetme te kesaj anonimes, "mbeses se halles se viteve 70"
      Pse kam nje parandjenje qe zoti (kerkoj ndjese) do te kete qene shume i lodhur ne momentin qe e ka krijuar.
      Mendoj se duhet te kete probleme dhe deficite fizike,mendore, personaliteti, etj etj
      Qofsha e gabuar, por shume mllef ke me Aulonen, diku te ka ngecur sharra ne gozhde
      Megjithate shume mire qe shkruan ne kete menyre se na thyen "monotonine" e komenteve korrekte dhe verejtjeve pa mllef.
      Na kujton here pas here se ........ne kete bote ka dhe persona SI TY
      lira

      Delete
    3. Brrrr sa frike! :D Une e postova komentin tend, se nuk jam frikacake si puna jote, qe forcen e vetem qe ke e shfaq pas anonimatit ;)

      Ana, Lira ju falenderoj per komentet :)

      Delete
  10. Hahahahhahaah Aulona u shkriva me Thumbin hahahahahahah.Kisha ngelur pak mbrapa me videot, sapo pashe ate te majmunes Bleona, "une jam ktu,s'mund te jem ktu", hahahahahaha.
    Varja, mos i ver re komentet negative, ndoshta s'ju pelqen forma, po per permbajtjen s'kane ç'thone ;)
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Marsida sa qejf kam kur lexoj komente per "Thumb"-in :D Faleminderit shume e dashur!

      Delete
  11. Aulone e dashur,si paranteze,kam filluar te te pelqej se tepermi."Thumbi" te zbukuron,keshtu virtualisht aparenca jote te le pak vend per te menduar se je nje njeri snob.Pr sinqerisht,kam ndryshuar mendim.Me pelqen shume ti.Ndoshta nga kjo,po fillon te me pelqesh edhe si blogger-e.Me vjen mire qe i merr seriozisht keshillat neper komente.
    Kete here vertete duket sikur ke goditur ne shenje pervec kepuceve,te cilat jane vertete te vecanta,por jo ne vendin e duhur ne kete veshje.
    Me suprizo ne vazhdim,te lutem.
    Xh.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Joooo, nuk me besooooohettt....ky po qe eshte qejf :D Seriozisht tani, e ke parasysh besoj Sailor Moonin, kur atyre gocave i dilnin zemr ta syte, sa here shikonin ndonje gje te bukur (qe zakonisht ishte ndonje mashkull)? Epo ja, ashtu me dolen dhe mua zemra te syte kur lexova kete komentin :) Ne ka nje gje qe me ben pafund te lumtur, eshte kur lexoj qe njerez te cilet fillimisht mund te mos me kene pelqyer, madje edhe te kene patur antipati per mua (edhe pa me njohur), jo vetem qe ndryshojne mendim, por edhe ma thone kete :) Te falenderoj per sinqeritetin! Me vjen vetem keq qe te jam dukur si snob, sepse me beso kjo fjale nuk ka asnje lidhje me mua :) Jam krejt e kunderta, por rreziku i internetit dhe kontakti i cunguar me ate qe ti komunikon, e kane kete ane te tyre te keqe: shpesh nuk e percjell ashtu sic do te doje mesazhin tend. Me vjen mire qe ke ndryshuar mendimin per mua si bloggere. Padyshim qe edhe une jam permiresuar (besoj) me kalimin e javeve. Por ajo qe mendoj eshte qe ti e ke kuptuar pak a shume filozofine e bloggut tim, ate qe une kam thene qe ne fillim, qe kjo eshte nje hapsire qe une e kam hapur per te ndare gjera me ato qe duan te ndajne gjera me mua dhe jo nje blog ku une te mburrem, apo te jap mend dhe te them sa e mire qe jam, sa e bukur jam,sa bukur vishem, etj, etj.
      Uroj vertet qe ne vazhdim te te le me goje hapur nga surprizimi...hahahaha
      Te pershendes shume! Faleminderit edhe nje here!

      Delete
  12. Padyshim nje nga veshjet e tua me te mira. Dukesh shume shik dhe elegante. Kepucet, Kemisha & Xhaketa jane Perfeksion!! Dukesh gati te ecesh down-town ne Parisin e bukur, atje edhe ku do jesh mbas nje muaji. =)

    Dhe, ashtu si ti edhe une i vleresoj komentet, kritikat, bisedat, etj. qe bej me ata qe ndjekin blog-un tim. Ti ke bere pak mungesa keto kohe. Pres te te rishoh se shpejti. <3 A.

    ReplyDelete
  13. Oh sa yll ky ... te pelqen ste pelqen, mua me pelqen dhe duhet ta komplimentoj ...

    ReplyDelete
  14. Very Dolce& Gabbana, sidomos kemisha. Kete foto e bera para dy ditesh kur isha ne Verona dhe sa pashe postin tend, mu kujtua :D

    https://lh5.googleusercontent.com/-1kkeXhoSaLA/ULoE8C23auI/AAAAAAAAAFA/KZNNFnGP4IY/s751/photo%283%29.jpg

    ReplyDelete