Saturday, November 10, 2012

THUMB UP ;)


Jo, jo, nuk eshte skena e ndonje videoklipi qe kam xhiruar :) Edhe pse keto ditet e fundit, kane djale fjale qe kam bere nje kenge, per shkak te asaj "surprizes" dhe projektit per te cilen ju kam folur edhe ketu, ne te vertet nuk behet fjale per asnje videoklip. Dhe meqe jemi ketu, po betohem ne kete post, ne kete date 10 nentor te vitit 2012, ne oren 11.23 se une nuk kam per te bere kurre ndonje videoklip, apo kenge ne kete jete! Edhe pse cilesine kryesore per te qene kengetare e diteve te sotme e kam, dmth nuk kam ze, kam vendosur mos ta shfrytezoj kete ane timen te forte!
Po le te kthehemi te surpirza :) Me ne fund ajo eshte gati! Me poshte, si dhe ne fund te ketij posti keni linkun e emisionit te pare "Thumb". Behet fjale per nje format totalisht ndryshe nga ato qe kemi pare deri me sot (nuk me besohet qe e thashe edhe une kete fjali), por besojeni qe eshte e vertete. Nje kanal ne YouTube, i cili do te jete njesoj si nje stacion televiziv, vetem se eshte online, pra ne internet. Quhet "Nitro" dhe ne te do te kete emisione dhe gjera te ndryshme, qe jam e sigurte do te terheqin vemendjen tuaj. Fillimisht, e kemi nisur me dy emisione te shkurtra, dinamike, ashtu sic e kerkon YouTube dhe formate te tilla: "Thumb" me mua dhe Fatmen dhe "Sara's Show" me Dasaren. Nje emision i cili do te hapi tematika dhe diskutime mbi eventet dhe artistet me te njohur ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe diaspore, pooooor mbushur me ironi, autoironi, humor dhe paaak thumb :) Nuk me pelqen te flase shume per veten, apo per gjerat qe bej, por formate te tilla jashte kane arritur nje sukses shume te madh, duke qene se tashme dihet qe e ardhmja e medias po shkon drejt dixhitalizimit dhe drejt internetit. Kjo eshte nje ide novatore per Shqiperine dhe ne shpresojme dhe besojme se do te kemi sukses. Kaq! :) Gjykimin pastaj do ta japi vete secili prej jush (ashtu sic dini vete ju, gati per sulm ;) :D
Bashkangjitur jane edhe disa nga fotot, para xhirimeve te para! Do t'ju isha vertet mirenjohese nese do te me jepnit mendimin tuaj ne lidhje me videon dhe idene!
Faleminderit qe me ndiqni!







17 comments:

  1. Hahahahahhahaha ça gallate, me pelqeu shume :D
    Edhe Fatma me duket shume tip (ka mbaruar gje per Aktrim apo e ka te lindur?).Veshja jote ne foto me pelqen shume, te preferoj kur vesh 2 ngjyra, maksimumi 3, jo me shume ;)
    Suksese! M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jooo moj, s'ka lidhje me aktrimin fare, eshte filozofe :P
      Te falenderoj shuuuume per fjalet e mira :)

      Delete
  2. Shume interesante...Me pelqen shume :)

    ReplyDelete
  3. Vidjon nuk e kam hapur akoma por do e shoh. Po, ka shume emisione te tilla (zakonisht maks 20-30 minuta jane) ne USA dhe ne Evrope si Angli, France dhe Itali, mjaft te suksesshme si ne TV, ashtu edhe versione 100% online. Mua 2 qe me pelqejne shume psh jane "Danielle's Dish" & "Soup Talk". =) Uroj qe edhe juaji te kete sukses.

    Nejse, kalojme tek veshja qe eshte 100% Aulona me gjithe keto ngjyra. Ngjyra Kobalt e getave - totalisht yll dhe kepucet "bootie" (dmth cizme te shkurtra, maks deri te kavilja) jane yll!! Edhe fustani mini shume seksi & capken!! Edhe dicka, ato karriget plot ngjyra jane tamam stili jot, ne zyre i ke? Me pelqejne fotot prane bicikletes se verdhe qe qenka shume cool & retro.



    Kalofsh Bukur Fundjaven me Shume Thumbs Up e Pac!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ada, ne fakt ne jemi frymezuar nga "SourceFed" dhe mesa di ky eshte formati qe po ben namin ne Amerike, gjithmone flasim per YouTube.
      Faleminderit shume dhe per vleresimin qe i ke bere veshjes time :) Nuk jam ne zyre ketu, eshte vendi ku kemi xhiruar emisionin :)
      Fundjave sa me te bukur edhe per ty!

      Delete
  4. pershendetje aulona.te pergezoj per kete nisme te re.i lexoj shpesh shkrimet e tua por sot eshte hera e pare qe te shkruaj.e pash videon,jam shkrir me ju te dyja.veshja e sotme me duket e kendshme.qekur pash videon me pelqeu.fustani te rri shume bukur,te nxjer ne pah belin.getat blu i adhuroj(sidomos kur kombinohen me te kuqe),kepucet pervecse te bukura duken dhe te rehatshme(dhe kjo eshte shume e rendesishme kur ne femrat veshim taka;)....te perqafoj e dashur...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj nga zemra per gjithe keto fjale te mira (qe rralle ti thone njerezit sot :) )

      Delete
  5. floket mos i mba me kshu mi se ste shkojne fare , shume je dobesuar

    ReplyDelete
  6. Faleminderit shume per keshillen. Ndonje gje tjeter nga videon (pervec pamjes) nuk te beri pershtypje? :)

    ReplyDelete
  7. Gjithmone i shoh shkrimet dhe fotot e tua,me pelqejne shume shume...Floket me pelqejne shume dhe sje aspak e dobet,je perfekt!THumb ishte superrrrrrrrrrrr......Je femer e kompletuar dhe TOMY te te mbaje ne pellemb te dores perndryshe do ta ngordhim ne dru :P A.H

    ReplyDelete
  8. Aulona ne rralle te pare komplimentet me te sinqerta per inizativen qe keni marre, edhe ju urroj sa me shume suksese.

    Me behet qefi sepse per nje person si puna ime qe nuk shikon shume tv, edhe duke jetuar jasht Shqiperise asnje here nuk kam patur digitalb, formate te ketij lloji me lejojne te degjoj shqip, pse jo edhe ne tren kur kethehem nga puna :D

    Te jem e siqnert, qe kur mora guximin te hap blogun tim ne Shqip, edhe qe kur vendosa te ndjek blogun tend edhe shume te tjere ne gjuhen shqipe, ndihem me afer Shqiperise, edhe Shqiptaria qe jeton brenda meje eshte "ngjallur" disi edhe eshte e etur per gjera te ketij lloji, se dija veten shume te ketij lloj tipi ^_^.

    Te jem objektive duke mos te njofur se kush je, " se kisha idene fare te them te drejten" te kam gjykyar shume te shkathet vetem nga shkrimet, mu be qefi sepse duke te ndjekur ne video, ajo qe mendoja per ty eshte realitet, me nje fjale ajo çka ti je pasqyrohet shume mire ne shkrimet qe ti realizon.

    Komplimente edhe per kolegen te cilen e njof sepse kemi frequentuar te njeten shkolle ne qytetin tim te lindjes. (eeee sa e vogel qe eshte Shqiperia)

    Shume urrime per gjithçka!!!!!!!

    ps: kurre mos thuaj kurre sepse me aq sa degjova ke nje ze me timber shume te veçante e gjithçka mund te ndolle ne te ardhemen.

    Xoxo Lùlù

    ReplyDelete
  9. Nje koment per lookun ne fjale me plq shume, getat edhe kepucet jan shume shik.

    ReplyDelete
  10. Me erdhi nje fllad freskie nga pjesa qe pashe ne youtube, rini, thashetheme, sarkazem dhe minutat kaluan pa asnje moment besdie (le te them qe une nuk kam durim te shoh video me te gjata se 2-3min ne youtube ne pergjithesi). Shume e zgjuar zgjedhja per transmetim vetem online, pasi nuk do gjykoheni nga gjithe publiku qe dashje padashje do iu shikonte dhe do iu komentonte me thatesine e programeve qe ka ne tv shqiptar. Dhe duke mos u gjykuar nga te gjithe, do arrini te perzgjidheni vetem nga grupi qe di t'i vleresoje keto formate, ndjek ritmin e atyre qe ju percillni dhe jane ne te njejtin hap me te rejat dhe thashethemet. Shkurtimisht, "thumb up" per konceptin edhe pse i frymezuar nga USA (une nuk e kam pare ndonjehere origjinalin) dhe per realizimin qe ma do mendja nuk me duket (si rendom) te jete nje kopje e shemtuar dhe e varfer e origjinalit (kush e ka pare le ta konfirmoje kete "marrje me mend" timen).
    Dy verejtje te vogla kam per pjesen pamore (te bazuara ne shije personale):
    1-toni i syve blu me godet shume me te kuqen e buzeve - une preferoj sy te paster kur ve buzkuq te kuq dhe ne pergjithesi bluja jo e erret ne sy me kujton vitet '90)
    2-getat me ngjyra ne ekran duken me te holla se sa jane realisht, pra duhen me opake para kamerave, po te ishin 10 den me shume do ishte perfekte :)
    Kaq kisha, sa per te thyer syrin e keq. Urime edhe njehere dhe na perditeso ne blog me edicionet e reja qe do vendosni ne youtube.
    Fundjave te mbare!

    ReplyDelete
  11. Me pelqyen shum videot, you girls rock :)

    ReplyDelete
  12. Bukuroshe, you rocked it one more time... Fatma as well :)

    Loved the video... and your look gorgeous in this outfit.

    Best of luck to both of you :D

    xoxo

    ReplyDelete