Ka tre jave tashme, qe angazhimeve te mia te perditshme, pervec punes
i eshte shtuar eshte shkolla. E kam permendur edhe here te tjera, qe
jam duke ndjekur studimet master, ne degen gazetari, profili "Drejtim
dhe Menaxhim Medie" viti dyte. Te them te drejten kete vit nuk e kam
marre fare me qejf shkollen :( Vjet isha nje nxenese shembullore, nuk
kam munguar thuajse fare, i kam ndjekur gjithe oret me devotshmeri,
sepse nese mora vendimin per te bere masterin, e bera per te nxene dicka
dhe jo sa per te marre ne fund nje diplome, te ciles me thene te
drejten nuk eshte se ja kam dhe aq "besen". Por kete vit, mbase dhe per
shkak te angazhimeve te tjera qe me jane shtuar, nuk po di ku ta gjej
frymezimin per te shkuar ne shkolle...Ehhh moj Aulona c'tu desh shkolla
dhe ty ne pleqeri (kjo eshte biseda qe bej zakonisht me veten) :P
Por
qe mos t'ju trash edhe ju, nuk do e zgjas shume kete muhabetin e
shkolles. Sot kam vendosur te postoj disa foto, per ate qe une do e
quaja nje veshje ideale per nje dite shkolle, pak rendesi ka nese eshte
Universitet, Gjimnaz, apo Tetevjecare :P Fund i zi me pala (per gjimnazistet pak me i gjate se ky qe kam veshur une :P), kemishe
poshte dhe pulover siper, kepuce oxford me dizenjo dhe nje xhakete
lekure, mendoj se eshte veshja qe nuk do te dale kurre nga moda dhe qe
do ta bente cdo nxenes dhe student te ndihej komfort dhe shume rehat ne
bankat dhe auditoret e shkolles.
Nuk eshte se jam kaq shembullore cdo dite eee...patjeter qe dhe une vesh taka ne shkolle, por, sidomos vajzat e gjimnazeve nuk
duhet ta lexojne dhe ta degjojne kete. :P Kur kam qene ne gjimanz, ne
kater vitet e tij, nuk mbaj mend te kem veshur nje here te vetme taka
dhe mendoj se kete duhet te bejne te gjitha vajzat. E kam fjalen sidomos
per ato takat e tmerrshme, 10 cm e siper, apo kepucet me platforma
sikur ke hypur mbi stola, se pak tak edhe e "falim". Mos harroni, e
di qe eshte bere klishe kjo fjalia, por rehatia mbi gjithcka!
Ju c'mendim keni? Jeni dakort me mua? Cila eshte per ju veshja ideale per shkolle?
Oh sa bukur! Une jam nxenese ne klase te shtate dhe e adhuroj moden! Ne paralelen time jam zgjedhur si vjaza qe vishet me se bukuri nga shoqet lol :P Mirepo ah sikur te guxoja une te vishja funde ne shkolle nuk na lejojne :/ por gjithsesi me pelqeu shume ky look! Te dergoj puthje nga Prishtina, Era! <3
ReplyDeleteShume te lezetshme kepucet!
ReplyDeleteKisses
Sa bukur je veshur.Kepucet te adhurueshme :D
ReplyDeleteAulona urime per blogun te kam ndjekur gjithmon, por eshte hera e pare qe te shkruaj.Me pelqen shume menyra se si shkruan.Me ka pelqyer shume posti mbi palestren dhe dua te me japesh nje mendim une jam gati 15 kile mbi peshe, cfare me sygjeron te vazhdoj Palestren apo Zumben.
ReplyDeleteshume veta nuk ma kan sygjeruar palester edhe pse une kam bere por per nje kohe te shkurter.
Ps: kjo veshje te shkon shume. kiss
Ashtu sic reflekton dhe veshja qe sugjeron ti sot, edhe per mua principet per te shkuar ne shkolle jane COMFORTABLE + CUTE + LAYERS (e shkruajta anglisht per saktesi, jo se jetoj jashte :P).
ReplyDeleteEshte me mire te dukesh e veshur simpatike dhe jo bukur (ose seksi) dhe gjithe dita do shkoje vaj.
Kam provuar dhe une ne rinine time te vesh ndonjehere kepuce me te larta se zakonisht apo nje veshje me te fisme se perdite dhe asnjehere nuk me ka shperblyer rezultati, gjithmone jam ndjere ne siklet dhe mezi kam pritur te vrapoj ne shtepi te nderrohem.
Megjithate kam mesuar te bej dhe nje hile sigurie, qe kur e ndjej se nuk do ndihem mire me vone me ate qe kam veshur (nje femer gjithmone e nuhat kete, e pranon apo jo eshte tjeter gje) mbaj ne cante nje element veshjeje rezerve(jo nje veshje komplet te re, por pjesen qe dua te zevendesoj nese do nevojitet).
Edhe sot qe jam prape ne shkolle, veshjen time ato dite e planifikoj me qellimin e pare shkollen dhe pastaj gjerat e tjera qe mund te kem per te bere, edhe nese eshte nje takim formal.
Shembulli qe percjellin fotot e tua eshte shume i vlefshem per vajzat me te reja. Edhe pse ti ke me shume mundesi te vishesh me "rende" se kaq ne shkolle, di te ecesh mbi taka, ke shume kepuce me take te ndryshme, leviz edhe me makine, perseri zgjedh rehatine mbi te gjitha. Duhet te shohin me shume shembuj te tille vajzat qe kane dy pale kepuce me take 15 cm qe i veshin dhe ne shkolle dhe ne pub, ecin 20 me kembe cdo mengjes e marrin dhe mungesa per shkak te voneses e veshja s'ka pike lidhje (s'mund te lidhesh ate qe eshte bere e vecante - taka, kanatjere me temina, kemishe e bardhe kamuflazhi siper).
Si perfundim, po e mbyll me ate qe besoj fort, se cfaredo te veshesh, sado e bukur te jete, po nuk u ndjeve rehat ne te dhe po nuk reflektohet lidhja jote e mire me veshjen, do duket sikur te kane veshur me zor.
Me pelqen shume :)
ReplyDeleteKur behet fjale per shkollen thjeshtesia dhe komoditeti mbi te gjitha!
Me pelqen shume edhe mua, sikurse ta kam thene edhe njehere tjeter, me pelqen kur ke ngjyra por jo me shume se 3 :)
ReplyDeleteAhhh mos ma kujto Masterin tim te filluar, por te paperfunduar :(
M.
Perveç kepuceve, te tjerat jane ok(gusto personale kjo).
ReplyDeleteDua te te them qe makina fotografike nuk te ben drejtesi. Ne "Thumb" po te ndjek dhe me dukesh shume me e bukur se sa ne fotot qe poston ne blog.
hey aulona asgje personale por duke qene se jam bere nje degjuese dhe shikuese e rregullt e thumb ne youtube se kuptoj pse ke dal disa here me te njejtat rroba ose pantallona ose kemisha ose unaza qe nuk mungon kurre!! Rrobat ne blog nuk mungojn kshu qe...?
ReplyDeleteanyway me thumb une kenaqem :)
O me sa kenaqesi do ta kisha veshur kete veshjen te ky posti.me duket perfekt ne cdo detaj.nje nga te preferuarit.dua te te uroj dhe per thumb jam bere e fiksuar pas tij
ReplyDeletesa me pelqejn keto sheshkat qe ke veshur .miki
ReplyDelete