Tuesday, November 6, 2012

Blu


Dilema me e madhe qe kisha, perpara se te beja keto fotot, ishte nese duhet te prisja sa te drejtoja floket, apo jo...:D Sic mund ta keni kuptuar tashme, edhe nga nje post i imi i meparshmi, drejtimi, ose krehja e flokeve eshte nje event per mua personalisht, familjen dhe shoqerine time, duke qene se ndodh me rralle se sa librat qe boton Blendi Fevziu cdo vit :P Por problem akoma me i madh, eshte te gjesh edhe nje fotograf te gatshem per te te bere fotot, keshtu qe alternativat qe mbeteshin ishin: te kisha nje fotograf qe te me bente fotot me floket e pa krehur, apo te krihja floket dhe te mos kisha nje fotograf qe te me bente floket. Kuptohet qe, jo aq nga deshira, por nga rrethanat, zgjodha alternativen e pare. E nese ju po pyesni me vete tani, po c'ne qe do krehesh floket ti (jam e sigurte qe po ju ha meraku :D), une ju them qe jam e ftuar ne emisionin e pasdrekes ne TVSH. Keshtu qe kush eshte i interesuar te me shohe edhe me floke te krehura :P, mund te ndeze televizorin ne oren 16.45 te TVSH-ja. Kam zgjedhur nje veshje te thjeshte, por qe bie ne sy km larg (prej ngjyrave). Ne pergjithesi kur jam e ftuar neper emisione, sidomos neper ato te mengjesit dhe pasdites, nuk me pelqejne veshjet e ekzagjeruar, nje pale xhinse dhe nje kemishe jane shume ok per mua. Ama nje gje e di me siguri dhe kete e thone te gjithe specialistet e televizionit, ngjyrat e errta, apo te shperlara dhe pa jete, eshte me mire te lihen per nje tjeter rast. Ekrani kerkon ngjyra te ndezura dhe prandaj une sot kam zgjedhur ngjyra te ndezura (dhe besoj se per aq sa me njihni tashme e keni kuptuar qe per mua kjo nuk perben asnje problem, perkundrazi...). Bluja elektrike eshte ne top treshin e hit parade-it te ngjyrave te mia te preferuara, por per ta 'thyer', edhe pse ne kete rast kam pershtypjen qe do shkonte me shume fjalia "per ta nxjerre me ne pah" kam zgjedhur edhe nje pale corape ciklamin. Si ju duket? Jam e gatshme....me masakroni :D Tashme me eshte regjur lekura...:P

65 comments:

  1. Perfekte nuk mund ti heq asgje kesaj veshjes

    ReplyDelete
  2. me pelqen gjithcka pervec corapeve...stonojne shume me pjesen tjeter te veshjes..

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne radhe te pare te falenderoj per komenti :) Do isha vertet kurioze te dija se ku mendon se qendron stonimi? Nese e ke fjalen per ngjyren, te them te drejten une e dashuroj kombinimin e bluse me ciklaminen :)

      Delete
    2. ke te drejte. bluja me ciklaminen shkojne shume por corapet nuk i ke kombinuar me asgje tjeter...mund ta kombinoje me canten ose me ndonje aksesor sepse ashtu duket sikur nuk kane lidhje me pjesen tjeter te veshjes..:)

      Delete
    3. te ishte nje tone me i zbeht, mendoj une!!

      Delete
    4. Mua ky kombinimi i rrobave qe behet ca si shummm ne Shq nuk me pelqen fare , vishen njerzit shum thjesht dhe bukur ktu ne Londer pa e car koken shum ,une mendoj se ka ardhur koha qe shq ne shq ta praktikojn njeher kte mos carjen e kokes dhe te vishen sa me thjesht dhe me ateleta ose dicka te sheshta per jeten e perditshme dhe sa me pak make up

      Delete
  3. Jam e dashuruar me xhaketen dhe mbi te gjitha kjo blu (my fave)

    Na vendos nje link te te shohim per ne qe jemi larg dhe ne pamundesi per te te pare ne 16:45 :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Xhaketa eshte e Denny Rose, nje nga firmat e mia te preferuara ever sa i perket veshjeve :) Link-un ishalla po e gjej, pasi nuk e di nese Tvsh-ja ka avancuar aq shume sa te hedhe linqet e emisioneve, online :P

      Delete
  4. Pa asnje qellim te te ofendoj kjo veshje eshte sknandaloze duket qe qellimi ka qene te krijosh dicka fashion por rezultati nuk eshte i atille. Gjthss te uroj suksese !

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona po e humbas respektin per ty duke lexuar pergjigje te tilla.Nuk kam fare lidhje me komentin me siper, por nuk te shkojne shprehje te tilla "super katundare,injorante".Perderisa jemi shume qe te lexojme dhe i pelqejme shkrimet e tua, permbaje pak veten.
      Marsida

      Delete
    2. I bashkohem grupit te superkatundareve dhe injoranteve me kenaqesine me te madhe ;)

      Delete
    3. Marsida, me vjen vertet keq nese kam bere dicka qe te ka bere ty te humbesh respektin per mua. Mesa di, edhe bashke kemi patur shpeshhere mendime te kunderta, ti nuk je kursyer kurre ne thenien e mendimeve te tua hapur, edhe atehere kur kane qene kundra asaj qe une kam shkruar, apo nje veshjeje te caktuar, por nuk besoj se te kam ofenduar ndonjehere dhe as nuk do guxoja ta beja kurre. Si ty jane dhe shume te tjera. Madje edhe ne kete post po ta shikosh, te gjitha ato vajza qe kane komentuar, kane shprehur lirshem mendimet e tyre. Dikusht thote s'me pelqejne xhinset, dikush i pelqen, dikujt nuk i pelqejne corapet, dikujt tjeter kombinimi i ngjyrave, dikush e pelqen look-un ne total, ka diversitet mendimesh dhe me sinqeritetin me te madh e theme qe mua me pelqen kjo. Ama duke qene se blogu eshte i imi, kam dhe une te drejten te vendos disa kushte dhe "rregulla", apo jo? Ky nuk eshte nje vend ku gjithckush mund te vije te jape mendimin e tij si ta doje dhe te largohet, sic jane mesuar ta bejne nje pjese e madhe e ketyre komentueseve neper rrjetet online. Te japesh mendimin tend eshte nje gje dhe te ofendosh tjetrin me mendimin tend, eshte nje tjeter gje. Te thuash "mua s'me pelqejne shume corapet, apo xhinset, apo nuk do ta vishja dot kete veshje" eshte nje gje, eshte nje mendim, gusto dhe preference personale dhe une e respekto ne maksimum. Te thuash "kjo veshje eshte skandaloze duket qe qellimi ka qene te krijosh dicka fashion por rezultati nuk eshte i atille" eshte nje fjali me ironi, tallje dhe ofendim brenda (edhe pse personi qe e ka bere eshte treguar i kujdesshem ta theksoj qe nuk ka patur qellim ofendimin) dhe une fjalive te tilla, do ti pergjigjem ne te njejten menyre. Me vjen keq, por eshte zgjedhja ime! Me vjen gjithashtu keq, vertet shume, nese ndonje nga komentuesit e kesaj faqeje, ndihet i ofenduar indirekt nga keto pergjigje, por njerezit duhet te mesohen qe nuk eshte kaq e thjeshte te thuhen fjalet, qofte edhe pas nje anonimati online, cdo fjale e thene ka pasojat e saj. Ashtu sic jam e ndergjegjshme qe edhe fjalet e mia (ndonjehere te ashpra) mund te kene pasoja. Te thuash kjo veshje eshte skandaloze, ky shkrim eshte shume i shemtuar, ti i ngjan Maradones (te gjitha komente te bera ne blog) eshte shume e thjeshte. Une i kam publikuar te gjitha dhe nuk kam fshire asnje prej tyre. Ama per secilen prej tyre ka patur nje pergjigje, nje here me humor, nje here me ironi, nje here tjeter me tallje dhe nje here tjeter ne menyre te ashper.
      Uroj vertet te fitoj serish respektin tend, pasi ben pjese ne ate kategori komentuesish qe per mua eshte kenaqesi t'i kem pjese te ketij blogu (edhe pse shpesh me mendime te kunderta) :)

      Delete
    4. Aulona, une e ti vetem 1 here kemi patur mendim te kundert, ne rastin e titullit te shkrimit mbi Aishen.Asnjehere tjeter me sa mbaj mend, as per veshjet nuk kam qene kundra (mund te kem bere ndonje pyetje ose sygjerim, por kurre kritike).
      Madje edhe njehere ne fb kam komentuar diku "Ndoshta s'na pelqen stili i Aulones, por ka stil, nuk ben copy paste si turma".
      Une i lexoj komentet e shemtuara qe shkruajne ketu dhe nuk skandalizohem se jane komente qe t'i ze syri ngado neper fb, dmth ne shqiptaret e kemi ne gjak sharjen....por nese ti je vajze 27 vjeçare (dmth e pjekur) dhe me shkolle, nuk me pelqen te lexoj pergjigje te tilla nga ti.Te shash veshjen NUK eshte njesoj si te shash njeriun.Te thuash "katunare,injorante" eshte me e rende se "veshje skandaloze".Thjesht nuk me pelqen te biesh ne nivelin e komentuesve te tille!
      I ke parasysh vipat qe kane me dhjetera personal stylist nga mbrapa dhe prap perfundojne ne listat worst dressed? Por ama hedhin ne gjyq gazetat vetem per shpifje, jo per "mungese gustoje".
      E zgjata shume, ky koment ishte nga nje mik qe te do te miren ;) dhe meqe te lexoj perdite mendova "jooo Aulona,mos bjer ne kete nivel pergjgjesh".
      Marsida

      Delete
    5. Marsidaaaaaaaa ja, keto jane ato komente, qe une "enderroj" te kem cdo dite ne blog :)Komente qe te bejne te mendosh, te reflektosh, te permiresohesh, qofte ne te shprehur, qofte ne te sjellur, qofte ne veshje :) Te falenderoj vertet shume per te dy komentet qe me ke bere.
      Une vetem qe te te kem ty pjese te ndjekeseve te mia, do behem "pule" dhe nuk do t'i kthej kurre pergjigje asnjeriut :P
      Te pershendes shuuume! :)

      Delete
    6. Jo jo, une ndjekese do jem edhe nese ti vazhdon si "gjel" :P por siç e thashe edhe me lart, mos bjer ne nivelin e ketyre femrave.Ndoshta ato vishen shume shume bukur, ndoshta jane aq te bukura sa edhe une do kisha kthyer koken, por edukata le per te deshiruar.
      Kalofsh sa me mire!!!! M.

      Delete
  5. you look nice!
    corapet sme plq shume

    http://doityourselfideas.blogspot.com/

    ReplyDelete
  6. Mua me pelqen gjithcka pervec pantallonave dhe mendoj qe ato nuk e kane lene te dale ne pah mire ciklamina me blune. Ndoshta do preferoja te te shihja me nje pale cropped skinny jeans te zeza ose coated/leather pants ose boyfriend jeans blu te celeta fare dhe pak me te shkurtra.
    Ngjyrat qe ke zgjedhur jane perfekte :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt keto pantallona si boyfriend jeans jane blere, por ose jam shendoshur une, ose ato kane hyre ne uji :P Une vdes per kombinimin e bluse me ciklaminen :)

      Delete
    2. Ma mori mendja qe per te tilla i ke blere dhe e kapa konceptin qe ne fillim, por ne fakt duken me teper si "straight leg" dmth boyfriend nga gjuri e poshte :P. Problemi me to mendoj qendron tek ngjyra, qe nuk eshte nder klasiket e xhinsit dhe si rrjedhoje mund te jete me e veshtire per t'u kombinuar.

      P.s : Mos fillo t'i marresh prape seriozisht komentet dhe te merzitesh. Cdo njeri ka shijet e veta dhe te drejten te gjykoje ;)

      Delete
  7. aulona, kjo veshje ne syte e mi nuk duket gje:((((( sidomos xhinst........! Erisa

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj per komentin. Jam kurioze te di cfare ka qe nuk shkon me xhinset? Jo per gje, por une i kam nder te preferuarat e mia :)

      Delete
    2. perderisa ti i ke te preferuara normalisht qe te pelqejne, problemi eshte menyra si i ke vesh me qene e sinqerte seshte kurrkund kombinuar me ato ngjyra. Ky eshte opinioni im gjithsesi. flm erisa

      Delete
  8. Me pelqen shume komninimi i bluse me ciklaminen (e bej gjithmon).
    Per mua corapet jane OK, kisha nje sygjerim qe te shtoje dhe dicka tjeter te vogel ciklamine (byrzylyke/rreth/ ose ndonje detaj tjeter) :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Epo nuk e shtova vete, sepse behet shume "obvious" ashtu, dy ngjyra qe kombinohen. Mua s'me pelqejne gjerat qe merren per te mireqena qe do funksionojne, mua me pelqejne gjerat qe ngjallin debat, gjerat "skandaloze" :D :P

      Delete
  9. Aulona, edhe mua pelqen shume kominimi i kesaj bluje me ciklaminen. Xhinset me pelqejne shume. Per corapet jo dhe aq shume... Arsyja eshte mbase ngjyra (qe do me pelqente ta shikoja diku tjeter ne veshjen tende dhe jo tek corapet).

    Nuk shkruajta tek posti tjeter, po do thoja qe ai fundi jot qe kishe veshur ne teater me pelqen shume... Ngjyrat per te "zgjuar" pak ditet e vjeshtes ne ate fund jane perfect :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te faleminderit! E vleresoj komentin tend :)

      Delete
  10. Lona me pelqen shume e gjithe veshja ne teresi ! ata qe te njohin e dine qe ti i dashuron ngjyrat dhe ne fakt te shkojne shume te gjitha kombinimet me ngjyrat e forta,guxon dhe rezultati eshte super ! Tani kto qe thone "skandaloze" thjesht" vuajne nga migrena apo ndonje semundje qe ka lidhje me ngjyrat :D nje fansja jote nga Vlora :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ka dhe njerez qe japin gjykimin objektiv dhe jo vetem lajka:))))) Aulona ka nje problem sdo qe sdo ta pranoj qe ska shije per tu veshur. duke qene se eshte nje vajze me goxha formim dhe e zgjuar (te pakten ne qe se njohim personalisht kete ide na ka krijuar), por ama stili ne te veshur nuk eshte gje. Perderisa hap nje blog dhe pret komente normale do marresh komente nga me te ndryshmet pasi shijet e njerezve jane te ndryshme. ose ne te kunderto do te vishet si te doj??????...shume dakort por ama mos te bej blog dhe mos tju jape njerezve "keshilla" pa pike vlere per veshjet, pasi vete NUK DI te vishet. Erisa

      Delete
    2. Erisa kam "frike" se dhe opinionet e tua nuk qenkan dhe aq objektive. Sic e mendoja, te paska djegur ty, ose ndonje te njohures tende, ndonje koment qe une paskam bere, prandaj je kaq shume e mbushur me mllef :) Tani me bere vertet kurioze te di kur i paskam dhene une keto keshilla, qe te paskan mbetur kaq shume ne mendje? Meqe pretendon se je e sinqerte dhe i thua gjerat hapur, mund te thuash ciles situate konkretisht i referohesh? :)

      Delete
    3. Lona me vjen keq qe me ngaterrove me keto gjera, jo te ka djeg ty o te njohures e kshu budalleqesh......ideja ime ishte qe mua personalisht me pelqejne shkrimet qe ti ben ne pergjithesi per tema te ndryshme, por ama si blog per veshje nuk me duket, ne sensin qe mua veshjet e tua nuk e duken me shije. KAQ jam duke thene, nese ty te vjen keq kur shkruajne komente negative per veshjet e tua mos e vendos fare opsionin e komenteve. Gjithsesi na fal qe shqetesuam me komente jo te pelqyeshme:PPPPP

      Delete
    4. Po kur te pelqejne shkrimet e mia, atehere perse nuk ben nje koment te shkrimet qe te pelqejne, por komenton vetem te veshjet qe nuk te pelqejne? :) Serish nje pergjigje jo shume bindese kjo qe ke dhene. Nuk me shqeteson aspak dhe nuk te ngaterrova une ty, por ti mua. "Mos te bej blog dhe mos tju jape njerezve "keshilla" pa pike vlere per veshjet, pasi vete NUK DI te vishet" Kete fjaline e ke thene ti, jo une dhe une me shume miresjellje, po te pyes kujt i kam dhene keshilla per veshjen une, qe te paska mbetur mendja ty. Dhe ti serish u hodhe nga njera dege ne tjetren dhe s'me ktheve nje pergjigje...Sic kam thene edhe ne nje koment me siper, frikacaket nuk i kam shume qejf. Une edhe bej verejtje, ose jap keshilla, kete e bej me emrin dhe mbiemrin tim, kam aq guxim. Ti jo. Mbase kjo eshte nje diference mes nesh.

      P.S: Lona? Do me vinte keq nese jemi shoqe dhe nuk prezantohesh. E them kete pasi vetem shoqet dhe njerzit e afert me therrasin Lona ;) :)

      Delete
    5. Pavaresisht te gjithave mendoj qe nje 'faleminderit' e meritojne dhe keto komentet negative aulona sepse nga dita ne dite verehet nje lloj permiresimi dhe ajo deshira jote e madhe per te miksuar lloj lloj ngjyrash pa pike lidhe me nejra tjetren po te iken. Jam e sigurt qe heren tjeter qe do mendosh te veshesh ato corapet ciklamin edhe pse ty te pelqejne shume thjesht nuk do ta besh. Dhe mos vazhdo te thuash qe vishesh vetem per qejfin tend se po te ishte ashtu as nuk do kishe hapur blog dhe do vazhdoje te visheshe si ylber. Edhe pak dhe do kuptosh qe ai stili qe ti mendoje qe e zoteroje me se miri nuk paska qene kurre stil. Te pershendes

      Delete
    6. oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii nuk jam shoqe me ty moj jo, Lona te kemi njohur nga kafazi, madje madje vone afre e kam marr vesh qe ti ishe "Lona" e kafazit.
      Me siper te kam shkruar dhe me accountin tim te google!

      PS: komentova per veshjen se kjo e sotmja me ngeci ne gryk, Erisa!

      Delete
    7. Hahahahahahahaha vertet mendon se jam kaq e lekundur, sa disa komente te me benin te me largohej deshira ime (27 vjecare) per te veshur ngjyrat? :) E ke shuuuume, po shume gabim. Nuk do heq kurre dore nga ngjyrat! Dhe sic e kam thene edhe ne nje artikull te revistes Anabel, qe ishte pikerisht per ngjyrat: njerezit qe kane frike nga ngjyrat, me duken shuuuume, po shume te merzitshem!

      Delete
    8. Ouuu Erisa? Cudi se mua vetem Anonymous me del. Gjithesesi uroj qe te te kene mbetur vetem corapet ne gryke, se xhinset do ishin pak si shume te medhaja :D

      P.S:Nje te mire e pati kjo bisede, mua te pakten me shtoi humorin :) Dite mbare Eri (meqe me thirre Lona, u beme shoqe tani, apo jo? :D)

      Delete
    9. Ne fakt nga ngjyrat dyshoj qe ka njeri qe heq dore vetem ne rast zie, po mundohem te te them qe do na afrohesh ne tokesoreve te zakonshem ;)

      Delete
    10. Jo faleminderit! :D Gjithmone kam preferuar te mos jem pjese e "turmes"!
      Kenaqesi qe biseduam!

      Delete
    11. You are and you will ;)

      Delete
    12. Lona une njerezit nuk i vleresoj nga veshja, kshuqe pse jo mund te behemi dhe shoqe:))))) Erisa!

      Delete
  11. Aulona une sinqerisht nuk e kuptoj si ke nerva qe i jep pergjigje ketyre bibave.po ik o goc se kane ardhur katunaret ne tirane, kane mesuar fjalen fashion dhe kujtojne se marrin vesh nga moda.LExova njeren qe thoshte skandaloze andej me siper,sesi mund te jete skandaloze nje veshje e perbere nga xhinse, kemishe dhe xhakete lekure vetem medja "superfashioniste" e ketyre mund ta dije.Uneper vete jam nga ato njerez qe ne veshjen time ka shume pak ngjyra,sepse me duket sikur nuk me shkojne,ama me pelqejne shume kur i shikoj te te tjeret.Ajo cfare me pelqen shume te kjo veshja eshte dhe varsja. Ika tani se shkruajta shume.Gloria

    ReplyDelete
    Replies
    1. Gloria kjo eshte arsyeja perse shpesh here dyshoj, nese bej mire qe i publikoj keto komente apo jo, jo aq per mua personalisht, sesa per faktin qe hapen debate pafund dhe pastaj kalohet ne ofendime dhe bezdisje mes te dyja "paleve". Une te falenderoj qe me ke shkruar. Me pelqen kur lexoj qe njerez te cilet, edhe pse mund te mos kene te njejtin stil si une (i cili me se shumti dallohet nga perdorimi i ngjyrave) e pelqejne ate. Te pershendes!

      Delete
  12. Moj vajza e keni lexuar ndonje here historine e shqiperise????e din sa nga qytetet e sotem kane lindur mirfill "qytete" ?
    Dhe i "sati" brez jeni ne fisin tuaj?Njeriu nuk ka rendesi ku lind po ku dhe si rritet,ke rruge zgjedh ai pasi behet i pavarur dhe si sillet me te dobtit me te varferit ata nen nivelin e tij, kjo e ben qytetar apo "katunar" apo "malok" apo nuk e di cfare epiteti tjeter.Mendoj se ti Aulona je e afte te kthesh pergjigje te "shtrenjta" jo me te "njejten monedhe",deri diku per kete,shkrimet dhe disi veshjet,te kam ndjekur ne cdo postim.Nuk po bej moral por kete mendova sapo lexova shkrimin dhe komentet me siper.
    Sa per "skandolozitetin" e veshjes vajzat e mesiperme duhet te mesojne cfare eshte skandaloze ne nje veshje.POR ndoshta jane mesuar te shohin taka 20 cm me geta rrjete ne pike te mengjesit,apo po s'doli ndonje cope mishi quhesh pa gusto, demode.
    Aulona me fal per "mente" qe po te jap por ndoshta duhet ta theksosh nen titull qe keto foto nuk jane per te lindurit nen kullen Eifel,ata te te rriturit ne pasarelat e Vogue,Armani,Valentino etj etj,keto foto jane per vajza qe kane blere te camet tregu i Medresese apo ne cdo treg tjeter ne Shqiperi,Zara Bershka etj etj.
    Perzemershisht Elvi M.
    P.S.meqe kam pare edhe nje Elvi tjeter vura dhe inicialen,shpresoj te mos bezdisesh nga shkrimi apo ndonje gabim gramatikor.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk bezdisem kurre nga komentet qe argumentojne mendimin e tyre. Perkundrazi i dua shume. Jam dakort me cdo fjali qe ke shkruar! Te falenderoj dhe te pershendes Elvi M. (Me behet qejfi qe ka lexues kaq te vemendshem, saqe fiksojne edhe emrat e komentuesve te tjera. UAU! Faleminderit vertet!)

      Delete
    2. Se harrova nuk te thashe qe me pelqen shume canta jote!dhe ngjyra blu elektrike qe ke perdorur,
      E.M

      Delete
  13. Me pelqejne shume :canta, kemisha,kepucet aksesoret dhe thonjte.Kombinimi qe ti ke bere eshte mjaft i kendshem.te pershendes.Lura

    ReplyDelete
  14. mmmm sa shume komente, sa shume fjale, po lexoj blogun me kenaqsi si gjithnje, por me eshte bere kalom kohe leximi me vemendje te komenteve qe lihen ketu. Jam shume "te forta" :lol:

    megjithate mua m plq ne pergjithsi si lok, un per vete nd nuk do vishesha keshtu por eshte i lezetçshem ne teresin e tij, e vetmja gje qe mua nuk m plq, eshte varsja, nd sepse un spara i kam qef :(

    xoxo Lulu
    ps. posto me shume gjera qe shkruan ti ato te tipit nga jeta e eprditeshme , sepse me pql shume :)

    ReplyDelete
  15. Hej degjo, mua pjesa e kombinimit kepuce/corape eshte ajo qe me pelqen me shume e me bie me shume ne sy madje. Kam qe ne 2006-en qe vesh geta me ngjyra, madje me ngjyra te theksuara. Ne Vjeshten 2006 kur vesha geta te kuqe flake me nje fustan te zi satin (me menge) disi serioz, kam kthyer shume koka dhe jo te gjitha per mire, kuptohet. Madje do te dish nje muhabet qe kisha ndermend te ta thosha por kam harruar. Te shtunen e kaluar isha ftuar te nje Grand Event i bere ne TEG te Golden Point dhe e para mendova qe ti do ishe pikerisht aty ate dite, sepse je e pranishme gati tek cdo event i TEG-ut. Por me shume prej faktit se ishte ne nje dyqan getash e corapesh dhe e di qe jane pika jote e dobet. Dhe rrofte sebepi i uljes 20%, pervec 3 pale getave ne ngjyra klasike qe i bleva gjate kohes se tanishme sa jam e renduar, bleva edhe 3 pale te tjera (te gjitha me ngjyra te ndezura) per t'i veshur mbas lindjes, sikurse 4 pale corape me ngjyra. Dhe nderkohe qe skanoheshin, te kam menduar te betohem. Kur ti edhe une te behemi mbare ndonjehere do dalim shopping per geta dhe bizhu. Do me tregosh se s'ben ku i gjen ato cocktail rings se ke ca unaza fantastike!! =D

    Tani, me thene te drejten nuk jam e sigurt nese do e vishja kete veshjen koke e kembe si ti, ama xhaketa eshte yll dhe kepucet kombinuar me corapet gjithashtu. Me pelqen shume edhe thjeshtesia shik e kemishes por ne ate elektriken blu. Dhe se fundi varesja shume e vecante!!

    Se fundi, edhe mua me duket pak e rende ta akuzosh dike si injorante dhe katundare. Ashtu sikurse nuk jam dakort kur dikush thjesht ja heq kryqin dickaje duke i thene skandaloze. Argumentoje ate dreq mendim. Se eshte kollaj t'i biesh shkurt aq me shume kur ke dicka negative per te thene. U zgjata shume, eshte nate dhe me duhet te flej. See you soon.

    ReplyDelete
  16. presim me deshire te shikojme blogun e rradhes fotot ose shkrimin.
    keto debatet e zgjatura pa fund sikur na e zbehin pritshmerine per blogun e rradhes.
    Aulona Personat qe komentojne kane gustot, shijet, stilin, edukimin arsimor, prejardhjen, kulturen ........ te ndryshme nga ti (mos me keqkuptoni nuk thashe me te mire ose me te keqe nga ti, thjesht te ndryshme nga ti) Une kam konstatuar se ti i mirepret kritikat bile dhe i falenderon personat qe mendojne dhe vishen ndryshe nga ti, ose te bejne verejtje te ndryshme
    Nje keshille miqesore, kur ti e konstaton se ka mllef dhe dashakeqesi ne menyren se si shkruajne dhe shprehen, mund te mos vazhdosh debatin pafundesisht me to se nuk do ja nxjerresh dot fundin
    mesa duket dhe ato nje mision e kane.....
    lira

    ReplyDelete
  17. Aulona kjo kemisha duhet djegur! Kjo lloj prerje/ model nuk i shkon asnje femre, plus qe ty te rri edhe pak e ngushte tek gjoksi. Mundohu ti kushtosh pak me teper rendesi prerjeve te artikujve dhe sesi te qendrojne ne trup sepse kam pershtypjen qe ti blen ne menyre impulsive.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahah duhet djegur? :O Ne fakt une mendoj te kunderten, kjo lloj prerje i shkon femrave me konstruktin si i imi, me bel dhe pa bark...:)
      Gjithesesi te falenderoj per sugjerimin.

      P.S: Nuk eshte faji i kemishes, por i gjoksit te vogel :D

      Delete
    2. Rudhat e tilla frontale nuk e tregojne ne menyre optimale asnje trup. The darts (se di si i thone shqip) jane ato qe i japin formen kesaj kemishe jo rrudhat, prandaj ndoshta te duket e mire prerja. Keto lloj rrudhash me raste funksionojne kur jane te vendosura anash belit (japin forme) dhe mbi te gjitha kur materiali eshte i derdhur ndersa tek kjo kemisha materiali eshte i ngrire.

      Gjoksin e ke ne rregull, e ka fajin prerja. Mund ta blesh kemishen pak me te madhe qe te rrije mire tek gjoksi dhe te rregullosh pjeset e tjera tek rrobaqepsi (belin dhe menget). Me fal qe u zgjata.

      Delete
  18. Tnx for stepping by, and totally agree - wouldn't be easier everyone's speaking same language :-) but i think this is the beauty of blogs, ideas and pictures can speak for them selves. Blue is my all time favorite and red socks red tights i just adore, so i defiantly like ur outfit here.

    ReplyDelete
  19. Cante Celine eshte kjo Aulona? Kombinimi shume i bukur i veshjes :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj e dashur :) Canta nuk eshte Celine, te them te drejten nuk e di cfare firme eshte :D Mamaja e mrekullueshme qe kam, sa here del jashte me ben dhurata dhe kete ma ka sjelle ajo kur ishte ne Vjene :)

      Delete
  20. Xhinset nuk shkojne me kete veshje sidomos menyra e perthyerjes. Jam dakort me komentuesen Lisa qe mund te vishje skinny jeans dhe tek kyci. Ngjyra e xhinseve gjuthashtu eshte shume e zbardhur per tu kombinuar me electric blue. Cdo gje tjeter kemisha, varesja, xhaketa, corapet, kepucet jane yll. Urime! V.

    ReplyDelete
  21. te keqen e asaj goces me tuta dhe taka qe ke postuar.... ti qenke me keq akoma :@
    po iki, se fotot e tua me shkaktuan dhimbje sysh e dashur, me kujto te te sjell faturen e okulistit....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pa merak, do te te kujtoj une, por per te me sjell faturen e psikiatrit ;)

      Delete
  22. OMG TERRIBLE OUTFIT

    ReplyDelete
  23. me pelq xhaketa dhe unaza ne forme fjongo. kombinimi i ngjyrave esht nice, por rrobat e perzgjedhura s'jan gje fare per mendimin tim. komplimenta per tipin

    ReplyDelete
  24. Pershendetje United Colours of Ylberi;),

    Si fillim, dua te theksoj qe e vetmja gje qe te jep ty nje nuance rendesie, eshte fakti qe ke nje shqipe korrekte gramatikisht. Dhe per kete Vleresohesh.
    Tani, une jam koshiente qe Ti, duke menduar se zoteron ate ''Thumbin'' e famshem per te cilin beni kaq buje lart e poshte e me ane te cilit mendoni se mund te pickoni gjithkend, do te te jape forcen vullnetare dhe ambicioze te pergjigjesh rrjedhshmerisht me ironi e inat por dua thjeshte te bej nje bamiresi te vogel.
    Perpiqem te mos jem ne impas me aktivitetin mediatik ne Shqiperi dhe kam zbuluar qe sa me shume te ndjek personazhe si ju, aq me shume me rritet vleresimi mbi veten. Zakonisht, kur hunda eshte aq e madhe sa u ben hije syve, asgje e ardhur nga te tjeret nuk merret parasysh por veshja qe ti prezanton me kaq zell e krenari eshte thjeshte, mmm...si ta them qe ta perkufizoj tamam...SKANDALOZE. Dhe po i humbas keto minuta nga jeta ime per te te thene Pse. Jo patjeter se me intereson por qe kjo shije e keqe te mos shperndahet si viroze ne ''fashion-in'' shqiptar. Le te themi qe pjesa lart, ka patur fatin e rastesishem, te kombinohet disi. Pooor, xhinset e perthyera ne fund, sikur do kalosh mbi vijen e ujit ne are, mbi taka blu me bazament bezhe dhe corape trasherisht te shemtuara ciklamin, eshte nje fyerje totale madje dhe per rrobat. Mund te kishte ecur me nje pale xhinsa konike, te ngushta, me te njejtin ton ngjyre dhe pa viza alla bukepjekesi por serish corapet do therrisnin:- Me hiiiiqqq! Ajo cante me ndricim nuk do ishte keq te zevendesohej me nje ngjyre mate, ne menyre qe gjithcka mos te dukej klounistike. Pastaj, offf, rripi? Me ate togzen si patkua? Ose ke qene duke dale me nxitim, ose ke dashur ti tregosh babit qe e do aq shume sa ja merr gjerat me vete. Ka dhe shume detaje te tjera por qe nuk ja vlen. Pra, e dashur gazetare, fashioniste Aulona, ngjyrat e ylberit jane te bukura, te admirueshme. Por dhe ato, bien ne kundershtim me njera-tjetren ndaj kane nje rregull te caktuar. Keshtu qe, une them te mendohesh 2 here para se te postosh heren tjeter shijet e tua ekstravagante te cilat vertete na lene me goje hapur negativisht. Gjithe te miratttt!!!!

    ReplyDelete