Friday, November 9, 2012

Follow me…




Na ishte seç na ishte, na ishte një herë Facebook-u, ku të gjithë mblidheshim për t’u argëtuar, për të biseduar, për të vëzhguar, për të spinuar.  Të zinte frika të takoje ndonjë ish shok/shoqe çerdhe/kopshti, ndonjë ccunin e gocës së ccunit të gocës së hallës/tezes/dajës/xhajës, apo ndonjë komshi me të cilin për herë të dytë ndesheshe nëpër shkallë, pasi fjalia e cila do të ishte e përbërë vetëm nga dy fjalë, do të fillonte me: “C’kemi, si ke qenë mire?” dhe përfundonte me “Si e ke add-in në Facebook, të të bëj friend”. Eh jam e sigurtë që teksa lexoni këto rreshta, jeni duke tundur kokën në shenjë aprovimi, pasi të gjithë jeni gjendur të paktën një herë në një situtë të tillë. “Do më bësh add”, “Të të bëj add”, “Do bëhemi add”…”Unë bëj add, ti bën add, ai/ajo martohen pasi janë bërë add”….dhe sapo ne, më në fund mësuam të zgjedhonim foljen “add” në të gjitha kohët e saj, ja ku Facebooku del jasht loje dhe bashkw me tw, edhe fjalia aq e famshme “më bëj add”, e cila menjëherë zëvendësohet nga një tjetër fjali/folje me rëndësi jetike: “follow me”.
A nuk është kthyer në refrenin e ditëve tuaja kjo frazë?  Kemi hyrë ne epokën e “instagram manisë.” Nëse nuk je në instagram ti nuk vlen fare, je out, nuk je trendy, me pak fjalë ndihesh I përjashtuar. “Çfarë, ti nuk ke instagram?” – shqeu sytë një mikja ime, teksa një tjetër mike e imja, me të cilën sapo u njoh prej meje, I tha se nuk kishte Instagram dhe se nuk para ishte shumë e dhënë pas teknologjisë dhe rrjeteve sociale në përgjithesi. “Oh po vetëm po të vish nga ndonjë planet tjetër, mund të jetosh pa Instagram” – vazhdoi ajo si me të qeshur, ndërkohë që I lexohei fare qartë në sy, habia se si një njeri, në vitin 2012 mund të jetonte pa Instagram.
Instagrami tashmë është si ajri që thith, është si buka që ha, është si këpucët që vesh, është si v.c-ja që shkon 10 herë në ditë…të gjitha të dokumentuara në një foto. Pasi, nëse ajri që thith është e vetmja gjë që nuk fotografon dot dhe ta hedhësh në Instagram (meqë ra fjala, po këta shkenctarët përse nuk kanë shpikur akoma ndonjë paisje për të fotogafuar ajrin, të paktën kështu do mburreshim kush thith më shumë ajër për metër kub, kush e ka ajrin më të pastër, ajri I cilit është me trendi…etj, etj), të gjithë të tjerat, jo vetëm që fotografohen, por po nuk u fotografuan dhe po nuk u postuan në kohë reale, sikur nuk të shijojnë moj motra dhe vëllezër.
Pse, më thoni të vërtetën, a nuk ju duket sikur ju ngec në grykë si tip kocke (si ajo kocka e Jovan Bregut që nuk shtyhet as me vaj as me uthull) nëse atë bukën me vaj, domate dhe ullinj nuk e postoni ne Instagram? Apo ate kofshën gjysëm të “shqyer” të qengjit? Apo ata gotën e veçantë të qumshtit që jeni duke pirë? Pse ato këpucët e reja që bletë, vetëm për t’i vënë në Instagram, a do dukeshin po kaq të mrekullueshme pa ato 100 like që kanë marrë në Instagram? (Sa thash, 100? Uaaa po Dafina Zeqiri kishte 734 like për ato atletete e shëmtuara që kishte vënë…pfff u pa puna duhet të bëj një këngë që të marr sa më shumë like në Instagram). Për të mbërritur te v.c-ja…Hë tani, më thoni pa turp fare, a do të kishte kuptim t’I kryenim ato proçeset fiziologjike (që të gjithë I dimë se cilet janë), pa patur një pasqyrë përpara dhe pa marrë një pozë për Instagram, se që thoni ju sikur mbaron punë dhe më shpejt kur pozicionohesh/shtrëmbërohesh/impostohesh për të bërë foto, ndërkohë që je duke bërë dhe ndonjë gjë tjetër…Ok, ok e lash, po e keni parasysh vetë ju për cfarë e kam fjalën…
Edhe kwshtu muhabeti…sot nuk të vlerëson njeri nga mendja që ke, nga puna që bën, nga ato që ke arritur. Sot je I suksesshëm, I talentuar, I dashur dhe I vlerësuar nga like-t që ke në Instagram. Ju betohem është e vërtetë, apo “Tru story” siç do thoshin miqtë tanë në Instagram. Ika tani se kam punë, këtë shkrimin do ta bëj print screen, që të më dal si foto e ta hedh direkt në Instagram. Ju lutem, ju që po e lexoni  mos harroni “Follow me”…;)




8 comments:

  1. Drag queen dhe drame! :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Prape me kete batuten ti???? Eshte hera e katert qe e ben. Puuuu kushedi cfare drame duhet te jete per ty, te jesh njeri kaq pa fantazi dhe humor! E shkreta ti! :D

      Delete
  2. Ueeee kam qesh me lot me kete shkrimin.aman moj ku te vete mendja dhe ty,shume i bukur dhe i vertete.te gjithe e kuptojme qe jemi infektuar nga ky instagrami dhe prape aty na ke gjthe diten :P

    ReplyDelete
  3. Aulona... do me besh add??? :P j/k

    ReplyDelete
  4. Kisha kohe pa qeshur kaq shume

    P.S Nuk e prisja nga ty :P

    ReplyDelete
  5. Vetem te lutem kujdesu per bukurine e ushqimit para se ta fotografosh per Instagram, se mania e fundit eshte te ndash me boten cfare po ha per mengjes, drek dhe darke. Fatkeqsisht ushqimet shiptare nuk kane shume pamje, nuk jane cupcake me ngjyra rose dhe bojeqielli, nuk ka filter Valencia qe ti bej te ngjajne bukur :-)

    ReplyDelete
  6. Hahahaha me shkrive...:) Mire se erdhe ne gjirin tone te Instagramit!! Tamam na eshte ber IG si buka qe hame..loool. Mos e permen dy here...ti mire qe na the, po te bej follow direkt!! :))

    Sidorela_Ela

    ReplyDelete
  7. Nuk e dija qe Instagram ishte kaq BIG DEAL!! Une ende s'e kam perdorur/s'jam regjistruar. Me pelqen si feature se eshte e shpejte dhe mjafton vetem celulari, por do e perdorja vetem per ndonje foto spontane te dites dhe ne fund te javes te kisha 10 foto te them si nje permbledhje: my week through Instagram. Me shume se kaq me duket e tepruar.

    ReplyDelete