Ky eshte nje nga ato rastet kur fotot e shkrepura me pelqejne pa fund,prandaj ne kete post nuk do te shkruaj shume gjate. Fotot jane shkrepur kete fundjave, kur pas nje muaj pushimi, ju riktheva jetes se nates dhe konfirmova qe gjate ketij muajit nuk kisha humbur asgje. Perfundimisht kokoshkat, filmi, apo dhe ndeshjet darkave te se shtunes jane shume me mire sesa clubet e nates ne kryeqytet. Por meqe kete fundjave rihapej nje club, te cilit ju be shume publicitet gjate javes, u organizuam dhe vajtem te shikonim c'behej. Perfundimi? Ora 1.30 me gjeti ne krevat, e lumtur qe isha poshte batanijes dhe qe te nesermen do te flija deri ne dreke.
Gjithesesi nga mbremja mora disa foto shume te bukura, te cilat i shkrepi miku im Dorian Bushati, nje djale i talentuar dhe qe e ka pasion fotografine. Eshte shume mire, kur ne rrethin shoqeror ke edhe ndonje mik qe e ka qejf fotografine, pasi nuk te duhet te pergatitesh qe ne mengjes lutjet dhe fjalite qe do te perdoresh per t'i mbushur mendjen miqve (te cileve u ka ardhur ne maje te hundes) te te bejne foto ty.
Po ju si e kaluat fundjaven? C'mendim keni per jeten e nates ne Tirane? Vetem une jam velur prej saj, apo edhe ju? Ndersa mikesha qe e ndjekin kete blog dhe jetojne jashte Shqiperise, do te doja shume te dija si i kalojne zakonisht fundjavat neper vendet ku jetojne!
Ju uroj te gjithave nje fillim jave te mbare!
Kepucet dhe kufjet me Winx jane "love, oh love"!
ReplyDeleteSe po te komentoj dhe per jeten e nates. Po c'jete nate zeza aman! As e kam pasur ndonjehere me qejf shume te madh dhe me cfare po shoh dhe ato grimca qejfi qe e kam me duket se po me ikin fare.
Si filim njehere floket te shkojne shume te drejta.. Ato kepucet :O s'kam c'them.. Jeta e nates ne Tirane? pfffff
ReplyDeleteVelur e ster velur me jeten e nates. Ne ate raste te rralla preferoj club-e e lokale jo shume te njohur e te tejmbushur.
ReplyDeleteP.S. Kujt ja ke vjedhur kufjet :P
P.S.S. E paske kenaqur Tomin me gjith ato taka :)))
Aulona,
ReplyDeletete ndjek ne te gjitha "sipermarrjet" e tua; paloma, blogu, ENR radio,Thumbi, aktivite te ndryshme, e ftuar ne shume evente, di qe vazhdon masterin, palester, i dashuri (qe sigurisht do kohen e tij), familja
te pyes...... dite nata jote nuk eshte 24 ore???? si ja del????
Lira
aaaaaaa kepucet shum yll.. dhe jo vetem... mir e ka kjo lira...sa e gjate eshte kjo dite nata jote??? O.o
ReplyDeleteFrymezuar nga komenti i Lires me siper doja te te ftoja dhe une te shkruaje nje ose disa here per menaxhimin e kohes qe per shumicen e kohes eshte shume problem.
ReplyDeletePer te kaluar tek fotot, se pari me pelqejne shume. Miku yt ka bere nje pune shume te mire ne nje ambient te rret. Sidomos ato te kapura nga siper jane te preferuarat e mia. Xhaketa roze eshte fantastike dhe me pelqen kombinimi me te zezen, njelloj do kisha zgjedhur dhe une. Vetem per kepucet nuk cmendem, se pervec ngjyres modeli ne fjale nuk me pelqen fare, jo tek ty por tek asnjeri qe i kam pare veshur, me duken si kepuce debore :P. Edhe tualeti i tille te shkon shume, pa shume ngjyra ne sy.
Pyetjes tende do i pergjigjesha shkurt se asnjehere nuk me ka terhequr shume jeta e nates ne qytetin tone, as ne adoleshence, as ne universitet e as tani. Sa here qe kam dale nuk kam kaluar dhe aq mire. Me duket shume e shtirur dhe e ftohte me sjellje e njerez qe mua nuk me pelqejne. Preferoj menyra me alternative per te kaluar fundjaven, qofte ajo dhe brenda ne shtepi ndonjehere.
Idealja eshte nje arratisje diku afer apo larg, prane natyres apo thjesht ne nje qytet tjeter :)
Fotoja e gjashte nga poshte ;)
ReplyDeleteCdo gje eshte me moshe e dashur dhe velesh pa vetedije nga gjithe keto gjera :P duke futur ne te dhe jeten e nates :) nejse... fundjavat jane te ndryshme duke u varur nga java qe vijon por jeta e nates eshte shume rralle ne fundjave sepse na ka ik mosha : (
ooooooooooohhhhhhhh aulonaaaaaaaaaaa kepuuuucet!! te xhefrit jane? haha
ReplyDeleteJeten e nates ne Tirane apo ne Korce(vendi ku jetoja) nuk kam mundur ti shijoj, e para se ne korce nuk ka ndonje club nate te mirefillte dhe e dyta sepse njerezit gjithmone njihen me te gjithe.
Ne Gjermani shkoj cdo fundjave ne club dmth disko dhe me thene te verteten nuk me merzitet! Jane vende aq te medha,ka dj kaq te mire qe te vjen te vesh ti puthesh ne balle per muziken qe bejne. Dhe per siguri nuk behet fjale, ne Shqiperi do kisha frike te vija vete naten ne shtepi ose diku tjeter, kurse ketu e di qe nuk te ngacmon njeri.
Neqoftese nuk do te shkosh ne party, ka dhe mundesi te tjera ku mund te kalosh kohen ne fundjave. Ka shisha-bar, koncerte pa fund, teater, kinema etj etj, ne Korce na e mbyllen dhe kinemane :P
Me cpashe nga posti Ich liebe Deutschland paske qene dhe ne Dresden, shpresoj te te kete pelqyer :)
Te puth :*
keto i ke fotot me te bukura floket / veshja kepucet te gjitha yll / ku ke qen meqse ra fjala vend i bukur ???
ReplyDeleteKepucet e Xhefrit edhe po deshe t'mi falesh nuk i marr se nuk i marr (edhe pse ty te shkokan) ;)
ReplyDeleteKe dale shume mire ne foto, po ajo macja ta kaloka (une vdes per persianet, mos ma vi re).
Jeta e nates s'me ka terhequr kurre dhe gjithe jeten jam etiketuar si "e çuditshme" dhe "ku merr vesh ajo".Vetem naten e Vitit te Ri pas ores 12 kam shkuar ne ndonje lokal sa per t'i bere qejfin "entoruage-it", familjes :)
Ketej fundjavat kur eshte kohe e mire kalohen jashte, ne natyre, ne gjelberim, ne pishina gjate veres, ne ndonje pazar vintage (ose shqip, Gabi :P).Kur eshte kohe e keqe relax ne shtepi ose me shoqerine po ne shtepi ose La Scala duke pare opera :PPP
M.
Kam filluar ti jap te drejte prinderve. Kur isha me e re ata thoshin jeta eshte me etapa (cdo gje vjen me moshe) dhe une mendoja sa "pleq" qe ishin :). Gjate universitetit i kam frekuentuar shume klubet e nates, pastaj sic thote dikush me larte velesh. Edhe ne nje qytet te stermadh me miliona banore fillon e shikon te njejtat "personazhe" ne klube.
ReplyDeleteTani gjate diteve te javes frekuentoj lounge ose bar-e pas punes me koleget dhe ndonje darke me mikesha/miq me te cilet nuk me lidh e perditshmja. Ndersa ne weekend-e relax total, ngadalesoj komplet ritmin. Nuk shtrij floket, nuk ve grim (fondotine), vishem me rroba te rehatshme dhe chic (vesh kostume javes). Shkojme diku per brunch, lexojme gazetat/revistat e preferuara, shetitje ne natyre (buze oqeanit se e kam afer), nje ekspozite, nje film, dreke ose aktivitet me familjen, plus pergatitjet per javen qe vjen. E shijoj ne maksimum qetesine, kohen qe kam ne dispozicion te kaloj vetem me veten dhe partnerin sepse e di qe sapo te krijoj familje do me duhet ti them mireupafshim ketij luksi :).
perfundimisht floket mbaji o te drejta ose bisht. ngjan nje yll i vertet.
ReplyDeleteE shtuna ime ishte ne teater. U ndjeva krenare kur binda shoqet e mia, i bej te shohim shfaqjen, degjoj komentet e tyre dhe ne fund: regjisori eshte shqiptar :)))
ReplyDeleteKa kohe tashme qe jam "terhequr" ne nje fare menyre nga jeta e dikurshme e nates. Arsyet mund te jene te shumta: mosha, puna, jeta, hallet (mjafttttttt) por nuk e ndjej shume mungesen e neteve pa gjume, te alkolit pa fre... por ndonjehere dhe ndonje mbremje e tille duhet(per te mos harruar le vecchie abitudini ;))
p.s: thumb me eshte bere obsesion. Ne emngjes lexoj gazetat online dhe normalisht ndjek dhe puntaten e rradhes :)
Sa foto te bukura te ky post, plot me shkelqim, gjalleri, energji & drite. Hot Pink after all. ;-) Keto jane fiks standarti yt. Me pelqen veshja ne total, sidomos xhaketa, cizmet, byzylyku dhe unaza. Do m'i japesh nje xhiro pasi te lind? Gjithashtu ajo ngjyra roze e ndezur (fuchsia) e buzeve te shkon shume, vere me shpesh ate buzkuq.
ReplyDeleteNdonje te re tjeter, c'thote THUMB-i? S'je bere hic e gjalle nga Blogu im. =D
je e madhe fare, sa bukur i imitoje ato bibat. prezantusja me ajpadeee hahaha. Migena Krajaaa haha. kshu vazhdoni goca. E
ReplyDeletekepucet yll, dallohet firma, malli i mire. Ashtu sic dallohet edhe qe fustanin nuk e ke gje. Shiko, une sjan nga ato qe vleresojne vtm rrobat firmato, nqs dickka eshte e bkr dhe t shkon po deshe edhe te gabi ik e bleje, por vertet qe fustani le per te deshiruar. nuk munda ta dalloj nqs eshte fustan apo bluze dhe fund. nqs eshte keshtu tlt pranoe kete keshille kur te them qe kurre po kuree nuk vishet e njeta ngjyre edhe lart edhe poshte. do dicka qe ta thyeje ptjt. ti do thuash ishte xhaketaa po praap snuk. duket sikur ishe stermnunduar per te arritur ne ate veshje. mooj, ndoshta e k fajin aparati qe me ca veshje del si pa forma se n thumb mua me dukesh si kukull ti ( kur i ke floket e shtrira) :P te lutem merri parasysh keshillat e mija se une tkam sh qef po kur vjen puna per tu kombinuar ...
ReplyDelete