Monday, November 5, 2012

Me atlete, apo pa atlete ne teater...kjo eshte ceshtja!


Sot do të flas për etikën në të veshur, jo si specialiste, por si qytetare. Frymëzimin e mora nga mbasditja e djeshme, të cilën vendosa t’a kaloj në teatër. Në përgjithësi përpiqem gjithmonë që veshjen t’ja përshtas vendit ku shkoj. Besoj se kjo është A-ja e qytetarisë për këdo. Mund të vishem bukur, mund të vishem shëmtuar, mund të vishem mirë, mund të vishem shumë mirë, ose shumë keq, ama nuk mund të stonoj  me ambjentin ku shkoj. Kështu psh në palestër nuk mund të shkoj e veshur me xhinse (po, po, kam parë dhe kështu), ashtu si në teatër nuk mund të shkoj e veshur me tuta (po, po, pash edhe kështu). Ekziston një kod në të veshur, të cilin edhe nëse nuk e respetojmë gjithmonë me riogorozitet dhe përpikmëri, të paktën nuk duhet ta injorojmë totalisht. Për asnjë arsye! As për t’u dukur si menefregiste dhe snob, as për t’u dukur më e lirshme dhe moskokcarëse seç duhet dhe as sepse nuk ke patur kohë të bëhesh gati përpara. Unë mendoj se nuk ka arsye që të të “detyrojë” të shfaqesh në teatër e veshur me tuta, apo me xhinse të grisura dhe atlete të palara. Më fal por kjo është e papranueshme. Dhe dje me të vërtet që u habita, kur pash që kishte edhe kështu.

Nuk duhet shumë mund, e shumë mend, për të gjetur një veshje të përshtatshme, as shumë të ekzagjeruar (po, po, kishte dhe fustane me temina dhe xixa), por as shumë kam-një-javë-që-s’kam-uji-prandaj-nuk-jam-larë-dhe-nuk-jam-veshur…Më poshtë po shkruaj disa nga rregullat bazë, që duhet të kemi parasysh, të gjithë ne, kur shkojmë në teatër (kuptohet që këto nuk i shpika unë, se nuk jam aq e zgjuar :P)

-         Gjeni diçka casual, por elegente në të njëjtën kohë. Nëse dikush ju thotë casual, kjo nuk do të thotë gjithmonë, xhinse, një t-shirt dhe atlete. Nëse jeni tip që ju pëlqen thjeshtësia dhe nuk ju pëlqen të “pispilloseni” shumë, të paktën vishni diçka që të tregojë respekt për vendin ku po shkoni. Psh vajzat mund të zgjedhin një fund, të kombinuar me një bluzë, ose këmishë dhe këpucë me taka. Rëndësi ka që veshjet të jenë të pastra.

-         Kontrollojeni veten se mos jeni më shumë seç duhet e ngarkuar për këtë event. Rëndësi ka të dukeni mirë, por jo sikur po kërkoni me zor të tërhiqni vëmendjen.

-         T-shirt me logo, apo figura, më mirë lërini për një tjetër rast, sepse do të stononin me vendin ku jeni duke shkuar.

-         Vendosni një bizhu që të tregojë klas: perla, varse të holla, unaza fine. Të dukesh elegante, I shkon përshtat atmosferës së teatrit.

-         Lani dhe stiloni flokët. Qoftë të krehur, qoftë të kapur, rëndësi ka të mos dukeni si kokëpalarë.

-         Sigurohuni që të keni zgjedhur veshje të përshtatshme. Nuk jeni në një sfilatë mode, do t’ju duhet të rrini ulur për dy orë, kështu që vishni diçka të rehatshme, por gjithmonë duke ruajtur një farë elegance.

-         Mos vishni diçka që të tërheqi vëmendjen, gurët, xixat, teminat dhe gjithcka e ekzagjeruar është më mirë të lihen për ndonjë mbrëmje në klub. Njerëzit e tjerë kanë ardhur të shohin shfaqen, jo ju.

E shikon sa pak mjafton, për të patur një prezencë të kënaqshme dhe mbi të gjitha në përshtatje me vendin ku po shkoni? Do të doja shumë të dija dhe  mendimin tuaj në lidhje me këtë temë. Respektohet dress code në vendin tonë? Ka patur ndonjë rast kur keni menduar se veshja e dikujt ka qenë totalisht e papërshtatshme për vendin? Po ju vetë jeni ndjerë ndonjëherë keq për veshjen që keni zgjedhur për një event të cakuar?
Veshja që unë kisha dje, ishte diçka e thjeshtë, një fund (që ma keni parë të veshur edhe ketu), këmisha (që kam veshur edhe ketu) dhe  xhaketa, të cilat kombinonim me lulet e fundit dhe një palë këpuce me taka.

23 comments:

  1. ta besoj...ne palestren ku shkoj une s'ka keshtu tipash fale zotit :) te shtunen ne teater pashe njerez qe kishin veshur me shume xixa se vete Inis Gjoni, dhe pashe medaljen e kundert te kesaj, femra me dicka ne kembe qe dikur duhej te kete qene atlete...nje tjeter gje qe me habiti ishte se kishte dale moda me patatina (Dua te vdes demode). e tmerrshme te pertypesh ne teater :O

    ReplyDelete
  2. dress code ne shqiperi sbesoj te perdoret..un jetoj jashte shtetit por kur vij me pushime, me duken veshjet e te rinjve shume te ekzagjeruara. duke nisur nga veshjet e SHKOLLES!!! qe jane skandaloze, nuk shkon njeri me taka 12 cm ne shkolle ne -4 grad dhe gjysme metri debore! dhe ne behar, kur shkojne njerezit gjoja per shetitje nga parku ne korce, dhe vishen sikur po shkojne ne ndonje dasme :D kurse ca te tjere, sikur sapo jane zgjuar dhe kane dale jashte :D

    ReplyDelete
  3. Je gjithmone shume origjinale ne temat e tua dhe me pelqejne njerezit qe vezhgimet e tyre i sjellin ne rang diskutimi. I just love that ! Jam shume dakort me keshillat e tua dhe rastesisht dje po lexoja nje artikull se si ka ndryshuar dress code nga stereotipet e te kaluares dhe cfare do te thote sot te vishesh per "raste". Tani po ndihem shume keq se m'u kujtua hera e fundit qe kam qene ne teater (Oh, Zot! Por me beso do doja te shkoja me shpesh). Unaza dhe ngjyra e thonjve jane fantastike.

    P.s : sa mire ndihesh kur te kerkojne postime ne blog :)
    Erdhi nje postim i fresket vetem per ty!
    Jave te mbare e dashur :)

    ReplyDelete
  4. Me pelqen kjo teme dhe jam dakort me cdo fjale te Lisa. Jam ndeshur me disa fenomene te papranueshme ne Shqiperi dhe skam ditur ti jap shpjegim :D

    Me pelqen kodi qe ke postuar :)

    ReplyDelete
  5. Njerez hipokrite asnjeri ska guximin ti thote Lones qe eshte veshur shume shemtuar.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me fal se u perpoqa shume mos te nderhyja po nuk e mbajta dot veten. Kjo debilja qe ka bere kete komentin a mund te saktesoje se cfare nuk i pelqen ne kete veshje qe ju dukerka kaq e shemtuar sepse une me te vertet nuk e di, po duhet te jesh qorre ose ndonje inatcie e madhe te thuash per kete shume e shemtuar. Aulona me te vertet nuk e kuptoj pse i pranon keto lloj komentesh qe ia bejne mu qe jane nga ca debil

      Delete
    2. Aulona

      Duhet te jete ne rrethin tend shoqeror, miqesor ose farefisnor kjo anonimja siper nga menyra qe na eshte drejtuar ne te tjereve qe "ti themi Lones" qe eshte veshur shume shemtuar. Te pakten une keshtu e kuptoj

      Per mua je veshur shume kendshem per eventin dhe ambjentin ku ke qene
      Lira

      Delete
  6. Nje gje tjeter qe mua me duket shume e rendesishme eshte edhe qe nuk mund te lahesh me parfum kur shkon ne teater apo kinema. Te mendosh qe ne 2 metra katrore rreth teje jane ulur rreth 8 persona te tjere dhe askush nuk ta ka per borxh te mbytet nga parfumi yt. E kam vuajtur disa here kete gje vete!

    ReplyDelete
  7. you look amazing!

    in Italy when we go to the theater we have a few rules:
    -no casual dressing > yes to formal
    -no jeans > yes to dresses
    -no bright colors > only colored little accessories
    -not exposing dresses > yes simple black dresses with tights
    and the most important of all: stick to dark colors , such as black (the most accepted ) , dark grey or blue

    and i Do agree with you about dressing appropriately for the place you are going to!

    i do really cant write in albanian, do you prefer more italian or english comments? (just wondering)

    love,
    THE CHIC AND CHEAP BLOG
    THE CHIC AND CHEAP BLOG Facebook Page

    Dont forget to like my Facebook page too!

    ReplyDelete
  8. Ne Shqiperi nuk respektohet pothuajse fare kodi i veshjes ne te jitha rastet dhe vendet.
    Besoj se i jam permbajtur kriterev ketu http://jonkisgarden.blogspot.com/2012/10/harroje-dashurine.html :)))

    ReplyDelete
  9. Aulona jam shume dakort me keto qe ke shkruajtur. Ketu ne Shqiperi sidomos abuzohet shume me dress-code sepse ne menyre te mirefillte nje i tille nuk ekziston, pervecse nje pune ku ti mund te kesh nje uniforme ose nje veshje zyrtare shik por edhe atje manovrohet mes ketyre. Ne teater jo e jo qe nuk zbatohet nje kod i tille qe eshte etik para se gjithash por edhe ne evenimente te tjera te rendesishme ku je i ftuar si neper dasma. Kam pare shume veta (sidomos cuna) me xhinse, atlete dhe kemisha te perditshme, apo me keq akoma Polo. Ka edhe vajza qe sajohen neper dasma, me funde xhinse apo kanatiere qe mund t'i veshesh per kafe. Per mua dasmat kerkojne gjithmone nje fustan nese je femer ose ndonje pale pantallona vertet shume dressy me belin lart me nje kemishe apo kanatiere shume te bukur e te vecante.

    Ti dukesh shume kendshem per ne teater dhe me pelqen qe zgjodhe te veshesh geta te erreta klasike, edhe pse une e di sa i do ti getat me ngjyre (nuk je e vetmja ne kete pike). Fundi eshte yll gjithashtu. Dhe e adhuroj unazen tende si me te gjitha unazat e tua. =)

    ReplyDelete
  10. sa me plq ky outfit, duket sikur eshte realizuar posaçerisht per mua. Besoj qe edhe me geta ngjyre balte ose gri si kepucet do ishte sh i bukur, edhe keshtu eshte sh ok.

    Persa i perket etikes se te veshurit, i ndaj te gjitha pikat qe ke permendur.

    Xoxo lulu.

    ReplyDelete
  11. kepucet getat dhe canta jane shume vjesht-dimer kurse rostoja e veshjes shume verore, me vjen keq po nuk me pelqen kombinimi hic fare

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mbase po te kishe pak me shume informacion, do te dije qe nje nga kombinimet me te preferura eshte ai i veshjeve te veres, me ato te vjeshtes, ose dimrit :) Edhe pse veshja ime nuk eshte ky rast. Nuk ka asgjw shume verore dhe asgje shume dimerore ne kete veshje.
      Dite te mbare dhe faleminderit per komentin!

      P.S: Ate fjalen rostoja nuk e kuptova mire, se mesa di une rosot eshte menyre gatimi e mishit :)

      Delete
    2. Tani fundi dhe kanotierja jane verore, po duke pasur parasysh temperaturat ne tirane Ok dmth pranueshem. Gjithsesi Aulona ka njerez qe jane sh strikt ne perzierjen e garderobave, une personalisht ate fund ( shume i bukur por vere) me geta te zeza dhe kepuce aq te mbyllura nuk do e vishja. Sorry por gusto gusto. Pastaj ti ke dale duke folur per kodin e veshjes ne teater, keshtu qe shume njerez mund te jene ndjere te perfshire aty. Une e frekuentoj shpesh teatrin dhe ata tipat qe ke pershkruar me atlete e xhinse te grisura jane studente te akademise se arteve. Pastaj kur percaktojme nje kod veshje duhet te mbajme pArasysh dhe ambientin ku shkojme, kur te shkosh ne dimer te marresh batanije me vete se fryn nga te gjitha hyrjet dhe ska ngrohje:)

      Delete
    3. Hahahahaha sa kam qeshur me kete komentin e fundit. Eshte e vertete, edhe une ka patur raste qe kam "mallkuar" veten qe nuk e kam marre nje batanije nga shtepia, kur kam qene ne dimer ne teater, e megjithate kjo nuk eshte arsye per te mos respektuar vendin :)Ndersa sa i perket kombinimit te veshjeve, stileve, apo dhe ngjyrave jam shume dakor qe eshte dicka shume personale, gusto, gusto sic thua ti dhe une pikerisht perpiqem te them gjithmone. Gjithesesi ne kete rast, me beso qe fundi nuk eshte aspak veror, copa eshte me shume vjesharake sesa verore :)
      Te pershendes dhe te falenderoj per kete komunikim interesant :)

      Delete
  12. Jame shume dakort me cdo gje qe ke shkruar. Gjithashtu per ta bere veshjen tende pak me klasike, une do te kisha preferuar nje pale geta ngjyre mishi mate ne vend te getave te zeza, dhe nje pardesy ne vend te xhaketes...cdo gje tjeter eshte perfekte!

    Te pershendes,
    Ela

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ahhh Ela, ato getat ngjyre mishi...besoj se do te vije shpejt dita kur do te shkruaj per to dhe per fobine qe kam. Te betohem, une dua ti vesh, por kembet e mia i refuzojne :P Sa i perket pardesysh, tani qe e thua ti mendoj se do te kishte qene vertet nje mendim shume i mire :)
      Te falenderoj shume per komentin!

      Delete
    2. Besome ke kembe shume ne forme, duhet ta tejkalosh kete fobi dhe ti thuash getave ngjyre mishi po!! Nje shoqes time i ishte mbushur mendja qe nuk i shkonin fundet dhe fustanet, me shume mundim e bera te vishte nje fund, e mbasi mori shume komplimenta filloi te ndryshonte mendje...tani nuk i heq nga trupi!! :) Une kam pershtypjen qe do ngjaje shume bukur...jepu nje shanc!!

      Eshte kenaqesi te te lexoj..e te ndajme mendime!!

      Delete
  13. Nuk do kisha veshur ate bluze. Do kisha zgjedh nje tank top te thjeshte, te ngushte ngaqe fundi ka volum, ngjyre bezhe per te kombinuar me fundin dhe rripin. Do kisha vesh geta ngjyre mishi model rrjete ose me dizenjo dhe booties ngjyre kafe.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te them te drejten keto kombinimet klasike, kombinoj fundin me rripin dhe me bluzen, kombinoj canten me rripin, etj, etj me duke pak demode. Sot moda eshte te kombinosh gjithcka dhe asgje. Une kam preferuar te kombinoj ngjyren e xhaketes dhe te kemishes me ngjyren e luleve dhe gjetheve te fundi, m'u duk me interesante. Dikush tjeter do te kishte preferuar nje tjeter kombinim. Sa i perket getave ngjyre mishi model rrjet, ose me dizenjo do me dukeshin pak shume te ngarkuar, duke qene se edhe fundi vete eshte me dizenjo. Te ngarkuara te pakten kur behet fjale per te vajtur ne teater.
      Te falenderoj per sugjerimet, pse jo heren tjeter kur te vesh kete fundin, mund te kem parasysh pikerisht keto sugjerime :)
      Dite te mbare!

      Delete
  14. dikush t'ia djegi aulones ate canten e viteve '99 -.-""" veshja nje tmerr, nuk kuptohet neqoftese eshte vere apo dimer... shume e ckoordinuar per mendimin tim personal. Tani me shani komentin sa te doni, por mos harroni, here pas here, merrni mundimin ti thoni gjerat tuaja me ze te larte :)
    have a nice day stalkers :)

    ReplyDelete
  15. Po une pershembull shkoj ne teater,ekspozite ose kinema me xhinse (Qofshin edhe te grrisura) Ose converse,cizme apo dr.Martens sepse nuk mendoj qe duhet te kete nje kod veshjeje kur shkon te shohesh nje shfaqje apo ekspozite pikture. Sa artiste ke pare ti te vishen me kod dhe te jene konformiste?!
    Dhe ktu nuk ka asgje per tu dukur apo per tu bezdisur nga njerez qe preferojne te vishen sipas deshires se tyre. Teatri eshte nje vend i lire ku ti shkon per te shijuar nje shfaqe dhe jo per te ekspozuar takat a ku di une. Jam shume dakort me kodin e veshjes,per nje konference,takim pune ose pjesmarrje ne evenimente te ndryshme qe kerkojne kujdes dhe ekuiliber ne te veshur. Persa i perket te tjerave jane komplekse te kota te dukjes qe te gjithe ne i kemi me shumice. Pershendetje!

    ReplyDelete