Friday, November 2, 2012

Shesim diploma...

Edhe nje tjeter dite e mbushur, me shume pune dhe pak kohe per t'i dedikuar blogut. Dhe cfare bej une zakonisht kur nuk kam kohe per te "updejtuar" blog-un me gjera te reja? Nxjerr nga arkiva te vjetrat :) I tille eshte edhe ky shkrim, i cili ka disa muaj qe eshte shkruar, por besoj se nuk i ka humbur aktualiteti edhe sot, ashtu sic besoj qe nuk do t'i humbe edhe pas disa muajsh, apo vitesh....



          “Hajde diploma me shumicë! Shesim diploma  me shumicë.” “Dy copë pesë mijë euro.” Merr një juridik dhe fiton një arkitekturë falas.” “Kush sjell i pari 10 shok e shoqe, fiton të drejtën për të bërë një Doktoraturë falas”... Ja, kështu është bërë arsimi sot në Shqipëri, një pazar i madh, i rrëmujshëm, i lirë, aspak cilësor dhe shumë i shëmtuar. Aq sa mua më vjen turp të them që kam mbaruar një Fakultet, apo që jam duke ndjekur një Master. Sot fakulteti është bërë ti tetëvjeçare, i detyrueshëm. Ndërsa Masteri si gjimnaz, e ndjekin thuajse të gjithë. Për sa kohë universitet e shumtë private që janë hapur vitet e fundit të ofrojnë mundësinë të marrësh jo një, por disa diploma vetëm me pak lekë, e kush do të ishte ai “budalla” që do ti thoshte jo?
           Ajo çfarë më ka habitur nga gjithë historia me diplomën e blerë të djalit të Umberto Bossi-t, është se pse ju desh media-s, opinionit publik, apo politikës të prisnin diplomën e një të huaj për t’u revoltuar publikisht për llumin në të cilin ka rënë arsimi shqiptar? Nuk e dini ata vallë se si shiten e blihen diplomat, notat, masterat e doktoraturat? Nuk e kishin kuptuar gjatë këtyre viteve që të gjithë ata që nuk ja dilnin dot të fitonin të drejtën për të studiuar në Universitetin Shtetëror, mbushnin auditorët e atyre privat, ku mjafton të kesh babin biznesmen që nxjerr eurot nga xhepi dhe bëhesh mjek, jurist, arkitekt dhe astronaut po deshe. Patjetër që e dinin! Te gjithë e kanë ditur, gjithmonë, se në cfarë niveli të mjeruar është sistemi arsimor privat shqiptar. Jo më kot ato studentët e masterit, që unë sot i kam koleg, e me të cilët bashkarisht po ndjekim këtë kurs, kemi zgjedhur Universitetin Shtetëror. Të paktën jemi të sigurt që nesër pasnesër, ajo diploma që do të marrim në fund nuk do ta humbë kurrë vlerën. Të paktën unë e kam sigurinë që vlera e diplomës time, nuk do të jetë sa kohëzgjatja e miqësisë së pronarit të “X Universiteti Privat” me ndonjë deputet dhe kur kjo miqësi të prishet dhe Universiteti të mbyllet për inat, diploma ime të marrë vlerën e një pecete për t’u përdorur në banjë në mungesë të letrave higjenike.
            Jam e revoltuar, po! Jam e revoltuar që më është dashur gjithë jetën time të derdhë djersë, për të studiuar dhe për të arritur rezultate të larta. Kam lexuar shumë, kam ndenjur net pa gjumë me libra në duar, pasi prindërit më rritën me frymën e dijes dhe të shkollimit si një ndër vlerat më të mëdha në jetën e një njeriu. Por në fund unë do të kem një diplomë që shkruan “psikologji klinike”, apo një tjetër që shkruan “komunikim dhe gazetari” dhe që në fund do të ketë të njëjtën vlerë me atë diplomën e atij 60 vjeçar-it që vendosi në pleqëri të blejë nja dy diploma në një Universitet privat, për t’i marrë me vete në atë botën tjetër...
           Nuk më pëlqen asnjeherë që këtë kënd ta përdor për të shkruar për ngjarje të shëmtuara, për gjëra negative, përkundrazi do të preferoja më shumë ta mbushja me mesazhe pozitive, të flisja për histori të bukura, por ja që ky realiteti në të cilin jetojmë rrallë ta jep këtë mundësi. Megjithatë ka gjithmonë vend për të dhënë mesazhe pozitive: Kush e do dijen, do të dijë të gjejë rrugën e duhur për të mbërritur tek ajo. Mos hiqni kurrë dorë nga të nxënit. Është dhurata më i mirë që mund t’i bëni vetes tuaj, fëmijëve tuaj dhe këtij kombi kaq të etur për njerëz të ditur e të nxënë!
           Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë! Dhe marrshi sa më shumë dhjeta...pa lekët e babit! 





11 comments:

  1. na jane ber si kioska qoshe me qoshe kto shitesit e diplomave...mir qe i marin kshu por kur te vijne dhe te bejne si te "ndercem" gjoja ia kane arritur vete,,,aty eshte kulmi..ne mezi po marim pesen tek shteti, kurse i njejti pedagog (se kta qarkullojne si ne shtet dhe privat) vika 10, 9 apo 8 kollaj fare andej... pfff..e revoltuar jame dhe une!

    http://doityourselfideas.blogspot.com/




























    ReplyDelete
  2. Shume shkrim i bukur dhe shume realitet i shemtuar :( Sot eshte koha qe duhen perveshur menget e duhet punuar se e ndritem duke investuar ne dije.Mua me shume inat me vjen me prinderit se me femijet, se prindi kur e sheh qe femija s'di te shkruaje emrin e vet e s'di sa bejne 2+2, mos ta çoje me zor ne shkolle! Te siguroj qe ka edhe njerez qe rrine me qera e s'ju dalin llogarite ne fund te muajit, po qe femijen e kane çuar ne Universitet privat....sa per te patur nje diplome se ka dale moda!

    ReplyDelete
  3. Edhe pse supozohet se je vajze e zgjuar asnjehere nuk i arrin ne thellesi ceshtjeve, ndalon gjithmone aty ku prekesh ti personalisht. Ne shqiperi nuk calon vetem sistemi arsimor privat por calon shuuume edhe ai shteterori dhe mos me thuaj qe nuk ke degjuar kurre per marrje provimesh me leke apo 'zberthime mbertheckash' ne universitetin ku ke studiuar ti, kshu qe duhet ta kuptosh se problemi qendron me thelle se privat apo shteteror. Do zgjatesha akoma me shume po kjo ceshtje nuk do zbardhet as nga rreshtat qe ke shkruar ti dhe as nga ata qe do shkruaja une.
    Te pershendes. B. S

    ReplyDelete
    Replies
    1. mendoj se Aulona ka dashur te beje prezent vetem problemet e konstatuara ne universitet private, pasi artikulli eshte direkt pas skandalit te djalit te Bosit.
      Po ti hyjme sistemit arsimor ne Shqiperi ne pergjithesi dhe atij universitar ne vecanti problemi eshte shume me i thelle, me i gjere, me i shemtuar,,,,,,etj etj
      besoj se ne ditet ne vijim mund ta cekim dhe kete teme dhe do na duhen ore te tera per te debatuar

      gjithsesi sh. mireqe trajtojme tema te tilla jetike per personat, familjet, kombin
      Lira

      Delete
    2. E para, kjo nuk eshte nje ceshtje qe mua me prek personalisht, besoj se te gjithe duhet te ndihemi nga pak te prekur prej saj. E dyta, une, sa here qe ka dicka qe me shqeteson ne kete shoqerine tone, te mbushur me probleme, ulem dhe shkruaj. Shkruaj per kenaqesine time ne radhe te pare, shkruaj sepse e shoh si nje forme per t'u cliruar qofte edhe nga ato strese dhe merzi qe mund te mos me prekin mua ne menyre direkte, por qe, persa kohe prekin shoqerine ku une jetoj, atehere ne menyre te pashmangshme e gjej veten te perfshire. Ne fushen time, te gazetarise, shkrimet ndahen ne disa kategori. Keto qe une bej quhen editoriale. Po ta bej direkt copy paste nga wikipedia se cfare eshte nje editorial: "An editorial, leading article, is an opinion piece written by the senior editorial staff or publisher of a newspaper or magazine." Pra nuk behet fjale per ndonje shkrim investigativ, i cili kerkon nje thellim te ceshtjes. Une nuk jam eksperte ne gazetari investigative dhe duke qene se jam mese e ndergjegjshme per kete, nuk marre persiper te bej shkrime, te cilat nuk do te isha e zonja t'i beja sic duhet. Une jap nje opinion timin personal, gje qe eshte i lire ta beje kush do. Kjo ishte per te sqaruar pjesen e pare te komentit tend. Sa i perket pjeses se fundit, jam mese dakort me ty, nuk mjaftojne as rreshtat e mi, as te tuat dhe as te shume te tjereve qe mund te kene shkruar ne lidhje me kete ceshtje, per ta zbardhur, apo zgjidhur ate. Dhe nese do te dish, une mendoj se kjo shoqeria jone eshte e kalbur qe ne rrenje. Dhe po, jam dakort qe ne Shqiperi calon sistemi arsimor ne cdo hallke te tij, ashtu sic calon cdo sistem dhe institucion tjeter.
      Te falenderoj qe me ke shkruar!
      Te pershendes!

      Delete
  4. Mendoj qe problemi eshte kufizuar shume, jo vetem nga ty, por nga te gjithe, perqendrohet ne universitetet private dhe ne nje te vetem. Gjithe sistemi i arsimit ne Shqiperi ka nevoje per rikonceptim dhe riformulim. Nuk e harroj klasen e shtate, me nje biologji voluminoze & 1 gjeorafi detajuese. Hartimi i teksteve eshte qesharak, ashtu si nderrimi i abetareve & historise vit per vit.Ne gjimnaz, ku cdo dite eshte stres me vete sepse duhet te perqendrohesh njelloj ne 6 lende.S'mund te harrohen listat me librat e detyrueshme te letersise, apo komentet e pjeseve letrare te gatshme. Po e mbyll me maturantet e 2viteve te fundit qe dalin nga provimet e para kamerave bertasin "Kopjuam kopjuam, mire dolem!".

    Persa i perket universitetit, cdo njeri ka eksperiencat e tij e mbi kete baze gjykon. Nderkohe qe ti je krenare per Masterin tend ne shtet, une them se shumat e lekeve ilegale qe kerkojne ne shtet, duke filluar nga pranimi ne universitet, te provimet e diploma, jane te cmendura. Plus padrejtesite e tipit qe dikush fiton te drejten per te filluar shkollen, renditet ne liste i pesti dhe kur shkon gjithe qejf diten e pare te filloje mesimin, i thone se s'ka shance te fitoje se eshte i 134-ti. Justifikimi eshte gjithmone "Kane ndryshuar sivjet procedurat". Pervit ndryshojne procedurat e arsimit & njerezit vazhdojne te humbasin mundesine, te prishin planet e tyre, te ngelen 1 vit ne pritje & ndoshta nuk i kthehen me shkolles kurre se kane filluar pune qe te mos i behen barre familjes.

    Une zgjodha 1 universitet privat per arsyen e vetme se doja te kisha mundesi qe ne klase profesori te ulej bashke me mua & te me mesonte si ta beja vijen drejte kur e kisha shtrember. Kur profesore nga universiteti shteteror vinin &jepnin nje detyre te tipit " Heres tjeter filloni pallatin, sillni planimetri", une debatoja fyt me fyt me te se leket prindi im nuk i paguante qe te merrja provimin ne fund, por qe perpara se une te ulesha te beja pallat, te me behej leksion cfare eshte pallati, historia e tij, nga niset, si zhvillohet e si perfundohet. Me kete shembull banal po shpjegoj se perse zgjodha te paguaja shume leke per 5vjet shkollimi & per te rrezikuar me 1 diplome qe ndoshta nuk do njihej neser, pra per te marre maksimumin ne 1 ambient me kushte optimale, me pak studente & shume mundesi per te qene ne lidhje me kulturen e profesionit & eksperienca te huaja. Mbi te gjitha universiteti qe ndoqa nuk me ka bere te zgjuar apo arkitekte me yll, por me ka mesuar si te arsyetoj, si te konceptoj, si te bashkepunoj, te prezantoj & te krijoj identitetin tim ne profesion dhe ne jete.

    Cdo te premte ne mbremje moshataret tane na kalonin para syve tek shkonin ne bllok ndersa ne rrinim gjithe naten duke punuar ne shkolle. Por ne te njejtin vend ku mua m'u zbardhen floket nga thinjat per 5 vjet, dikush tjeter mungonte sa i donte qejfi, s'punonte shume & perseri u diplomua 1semester pas meje, por ishte & nga ata qe punonin me shume se une. Nuk i mohoj dot te gjitha versionet qe mund te ekzistojne ne shtet & ne privat, varet nga studenti, cfare qellimi i ka vene vetes & me cfare mjetesh do ta arrije ate.

    Prinderit nuk kane pse ndihen keq qe femija s'eshte i prirur per shkolle & vajzat s'kane pse i perbuzin meshkujt pa 2universitete. Cdo njeri ka vetem 1 here mundesine per te jetuar & zgjedh cfare do te beje, qofte te kaloje 15 vjet ne bankat e shkolles shterore/private, qofte te bredhe neper bote ne kerkim te thesareve te fshehura. Beni cfare ju ben te lumtur sepse ne fund ajo mbetet ne leter&shpirt! Kur te mos jemi me ne kete bote, pak veta do thone "Ishte vajze e mire me 2universitete", por besoj se shumica do mbajne mend qe "Ishte djale i sjellshem, i buzeqeshur e i dashur me te tjeret dhe bente gjithcka me pasion".

    ReplyDelete
  5. Lisa e dashur, po e nis kete koment, me fjaline qe kam mbyllur pergjigjen e nje komentueseje me siper: "Une mendoj se kjo shoqeria jone eshte e kalbur qe ne rrenje. Dhe po, jam dakort qe ne Shqiperi calon sistemi arsimor ne cdo hallke te tij, ashtu sic calon cdo sistem dhe institucion tjeter."
    Besoj se, aq sa ke lexuar nga shkrimet e mia, duhet ta kesh kuptuar qe bej pjese ne kategorine e atyre personave qe nuk jane aspak te kenaqur me Shqiperine ne te cilen jetojne. Eshte e kuptueshme qe per te ardhur deri te shqetesimi qe une kam, ne lidhje me universitetet private qe kane mbire si kerpudhat pas shiut, ka shume hallka te tjera qe funksionojne keq dhe qe kane cuar deri ne kete gjendje qe jemi sot. Por une zgjodha te shkruaj, nje opinion timin personal, duke u fokusuar ne kete "miniproblem" te gjithe problemit gjigand qe ka arsimi shqiptar, qe po ta marresh me vete eshte po ashtu nje miniproblem i gjithe problemit qe ka shteti shqiptar. Po keto jane te tjera ceshtje...
    Jam e sigurte qe historia e diplomes se djalit të Umberto Bossi-t, te ka tronditur ty, po aq sa dhe mua. Me aq sa te njoh virtualisht, nuk besoj se ben pjese e kategorise se atyre njerezve qe qendrojne indiferente ndaj skandaleve te tilla. Por si kjo histori une di me dhjetra, per te mos thene me qindra te tjera. Nxenes qe kane perfunduar Universitin (privat) pa vajtur qofte edhe nje dite te vetme ne shkolle. Studenta 50 vjecar qe kane perfunduar Universitetin (privat) me te gjitha 10, duke mos qene fare ne Shqiperi. Studenta qe e kane mbaruar gjimnazin me mesataren pese dhe kane perfunduar juridikun (ne privat) me mesatare 8. Dhe e perserise nuk behet fjale per nje rast te shkeputur, por per nje fenomen. Dhe kur ngjarja shnderrohet ne fenomen, aty nis dhe problemi per mua. Sepse, nese probleme miqsh, apo provimesh dhe tezash te blera ka patur gjithmone neper Univeristet Shteterore, imagjino tani cfare kaosi mbizoteron me lirine qe i eshte dhene arsimit te larte. Me fal, po a nuk shqetesohesh ti kur degjon reklamen e "Universiteti Kristal" qe thote gjithe krenari se ka shtuar degen e mjeksise? Une jo vetem qe shqetesohem, por tmerrohem, sepse e shoh kete ceshtje te lidhur drejtpersedrejti me jeten time, apo te te afermve te mi... I bie qe neser, nese une do te kem nevoje per te vajtur te mjeku, nese jam kaq pa fat, mund te me bjere dikush qe e ka marre diplomen e mjeksise, duke mos patur nje diplome gjimnazi, apo duke e bere mjeksine me korespondence. A nuk eshte e tmerrshme kjo?
    Une nuk flas per ate kategori studentash qe e duan dijen, e duan shkollen dhe do mesonin edhe ne shtepi po te ishin, ne menyre autodidakte. Une flas per ate kategori te rinjsh, qe preferojne ta kalojne kohen kafeve dhe rrugeve, por ama ne fund duan te kene nje diplome ne xhep dhe kete mundesi ja kane dhene me lehtesine me te madhe, Universitetet Private.

    ReplyDelete
  6. Aulona ti e di une arsimin e larte (si Bachelor & Master) i kam bere jashte, madje ne nje vend qe shquhet per nje arsim te larte te mire, te sofistikuar dhe te veshtire. Une kam degjuar shume "horror stories" per shkollat e larta dhe diplomat e ketushme dhe me thene te drejten s'di c'te besoj. I besoj asaj shprehjes ama: "Ku ka ze nuk eshte pa gje." Megjithate edhe pse shkrimi yt eshte i pergjithshem, nuk mendoj se kjo gje ndodh gjithmone dhe NE TE GJITHA UNIVERSITETE PRIVATE. Mendoj se ato un. private me te hershme dhe qe tashme kane vite qe jane formuar dhe stabilizuar, kane kerkesa me te larta e me te veshtira ne pranimin e studenteve se le te themi keto 10-15 universitetet qe jane hapur gjate 3 viteve te fundit. Nuk shtie ne fall, por besoj se keshtu eshte. Duke u nisur edhe nga shoqeria qe njoh dhe qe nje pjese e tyre ndjek/ka ndjekur universitet privat.

    Mgjth per nje gje jam shume e gezuar qe diplomat e mia (me nota te shkelqyera) vijne nga 2 shkolla te mira, me reputacion. Jam krenare dhe e lumtur per gjithe ato vite qe kam qendruar pa gjume apo kur gjumi me ka zene mbi libra dhe s'kam ditur sec ishin pubet, klubet, baret, college parties, etj. Ne fakt kam qene shume boring gjate atyre viteve ndersa isha ne shkolle. Jeta ime ishte pune dhe shkolle (libra). Dhe, jam krenare qe e kam bere si shkollen, si punen full-time. Jam krenare qe mesatarja ime ka qene mbi 95% dhe kam arritur Dean's list ne saje te aftesive te mia, ne nje vend ku jo cdo student (ndryshe nga ketu) mund te shkoje ne fakultet apo te beje shkollen e larte. Dhe kjo pervec arsyes qe jo gjithkush mundet per shkak te aftesive dhe notave, nje pjese nuk mundet as per shkak te cmimeve te larta qe ka shkolla universitare. Edhe pse kam 5 vjet qe e kam mbaruar masterin dhe kam fatura pa fund per t'i paguar shkollave dhe detyrime qe ndonjehere them nuk kam per t'i lare kurre, jam krenare qe diplomat e mia vlejne, edhe pse ne Shqiperi "ka dale e modes" te besh konvertime diplomash tani.

    P.S. Dy nga diplomat e mia jane per deget Komunikim dhe Gazetari (both Major Bachelors), nje Bachelor tjeter e kam per Psikologji (kete e kisha Minor). ;-)


    Good Luck with the rest of your Education for your Master!!

    ReplyDelete
  7. Aman o goc se na cmenden, cdo jave vetem per universitet private degjoj eshte bere e frikshme. S'po merret me vesh kush ka mend me verte e kush i ka blere me leke

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jane bere si puna e kioskave dhe lokaleve. Kemi kaq shume universitete sa... Aq universitete sa ka Tirana s'i ka as nje nga shtetet e USA's.

      Delete
  8. wow. i feel blessed to go to a public university, even if it is abroad...
    it's so sad that for just a few fools , all the university students get labeled as "buying for a degree".. :(
    I think that what really should happen is to find not only the students that were able to do it, but the people that let them do it too!
    The real danger of all this situation is for the people that may go to a doctor without knowing that he has never studied enough and so he is not able to work properly and this may just ruin their life for forever!






    ReplyDelete