Me ndodh rralle qe ne veshjet e mia te kem nje kombinim kuq e zi, sepse gjeja e pare qe bejne njerezit sapo te takojne e lidhin veshjen tende me ndjenjen e patriotizmit. Edhe pse dje, nuk e di se c'me zuri guxova dhe u vesha si "patriote e vertete"...Mbase pa vetedije, me ka infektuar dhe mua ky 100 vjetori i Pavarsise dhe e pandergjegjshmja ime me tha te vishesha kuq e zi, pikerisht ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise...
Gjithesesi sa i perket kesaj ceshtjes se patriotizmit une kam nje teori dhe opinion timin, te cilin e kam shprehur ne nje shkrim para disa kohesh dhe po perfitoj nga rasti ta postoj edhe ketu...
Patriotizëm virtual!
Edhe pak muaj na ndajnë nga festat e 28-29 nëntorit. Festat
e 28-29 nëntorit janë ato që si gjithmonë, çdo vit zgjojnë te ne ndjenja të
fuqishme atdhe dashurie. Dy janë momentet kur shqiptarët ndihen patriot të
mëdhenj, para ndeshjeve të Kombëtares dhe për festat e 28-29 Nëntorit. Faqet e
Facebookut u skuqen nga fotot e profilit me flamuj kuq e zi. Statuset gjallonin
nga shprehje e poezi për dashurinë ndaj atdheut. Të guxoje mos të shprehje
patriotizmin tënd në ndonjë formë “facebook-ore”, se menjëherë do të
etiketoheshe si një njeri jo patriot, që nuk e do atdheun.
E kam dëgjuar vërtet shumë shpesh fjalën patriot, apo
patriotizëm këto ditë, ndaj u bëra kureshtare
të di: a ja dinë vërtetë kuptimin, peshën dhe rëndësinë shqiptarët kësaj
fjale? Çfarë do të thotë të jesh patriot? Me siguri jo të presësh pyjet e
mrekullueshëm të vendit tënd, të shkatërrosh shtretërit e lumenjve, të
shkatërrosh bregdetin që ta ka zili shumëkush, të betonosh çdo bukuri natyrore
që të ka falur Zoti, të hedhësh plehrat nga kati i pestë i ballkonit, të
përdhosësh në mënyrën më të shëmtuar emrin e vendit tënd! Realisht nuk e kuptoj
çfarë kemi parasysh ne shqiptarët kur përdorim fjalën patriot dhe patriotizëm,
kur çdo ditë të vitit tregojmë jo vetëm që nuk e duam këtë vend, por bëjmë
gjithçka është e mundur për ta shëmtuar dhe shkatërruar gjithnjë e më shumë! Apo thuaj, ashtu siç tregohemi trima, të mençur, të bukur
e interesant në Facebook, të njëjtën gjë bëjmë edhe me çështjen e patriotizmit.
Më vjen keq por ne e duam në mënyrë shumë të gabuar atdheun
tonë. Dhe nuk dimë as ta respektojmë! Nëse e doni vërtet kaq shumë këtë vend,
në vend që ta tregoni dashurinë me poezi e fjalë boshe jepni kontributin tuaj
për zhvillimin dhe çuarjen përpara të tij. Mos recitoni vargje në Facebook “Ti
Shqipëri më jep nder”, apo duke shprehur mllef ndaj vendeve fqinj që nuk na
nderojnë e respektojnë siç duhet, po nderojeni ju të parët këtë vend. Dilni
pastroni territorin përpara shtëpisë tuaj; bëni një xhiro nga kopshti botanik
që është kthyer në një magazinë të madhe plehrash dhe filloni ta pastroni; mos
e shpërdoroni ujin e pishëm, apo energjinë elektrike për të cilën aq shumë
ankoheni se ju mungon, ndërkohë që jeni vetë ju të parët që nuk kujdeseni për
ta patur e për ta ruajtur. Nuk është çështja, kush bërtet më fortë “o sa mirë
me qenë shqiptar” fiton çmimin e patriotit të vitit. Kam përshtypjen që
patriotët e vërtetë, ata që e ndjenjë vërtetë këtë vend dhe kanë lenë vend në
zemrën e tyre për dashurinë ndaj mëmëdheut nuk janë ata që flasin shumë, por
ata që punojnë e veprojnë shumë.
Shembuj të tillë padyshim që kemi shumë edhe ne në vendin
tonë. Ka mjaft personazhe, dhe këtu i referohem atyre publik që e kanë treguar
dashurinë që kanë për vendin e tyre, me anë të kontributit që kanë dhënë. Janë
të shumtë ata që edhe pse të talentuar, kanë vendosur që talentin që kanë ta
vënë në përdorim të vendlindjes. Por ka edhe nga ata që edhe pse jetojnë,
punojnë dhe arrinë suksesin jashtë, me vepra tregojnë se e duan këtë vend dhe
Shqipërinë e madhe, më shumë se sa ne që jetojmë këtu. Të tillë për mua, janë
edhe ato pesë futbollistët shqiptar që luajtën me ekipin e zvicrës disa javë më
parë…
Një ditë para ndeshjes Zvicër-Shqipëri,
zhvilluar për eliminatorët e botërorit Brazil 2014, zjente Facebooku nga
statuset plot pathos, nerv dhe zhgënjim ndaj pesë futbollistave shqiptar, që atë
mbrëmje do të luanin me ekipin e Zvicrës, kundër Shqipërisë. Në mënyrë unanime
ata u quajtën tradhëtar të kombit. Ju vunë lloj lloj epitetesh, “antishqiptar”,
“materialist që vendosnin lekët para atdheut”, “të pa besë”, “të pafytyrë e të
pa cipë”, për pak sa nuk i quajtën edhe kriminela për atë që kishin bërë. “Eja
mblidhuni këtu, këtu, eja mblidhuni këtu, këtu gjithë shqiptarët kuq e zinj”
ishin statuset me parrulla, që të dukeshin si ndonjë thirrje për tubim ndaj
ndonjë armiku që kishte për qëllim të na pushtonte. Për të mos folur pastaj për
të famshem “O sa mirë me qenë shqiptar”, referen të cilin askush nuk mund ta këndonte
dhe ta ndjente më shumë se sa ne atë ditë. E aq më pak mund ta bënin këtë ata
pesë djemtë e rinj, ata tradhëtarët që mohuan atdheun e tyre, mohuan flamurin
dhe himnin e tyre, mohuan ekipin e tyre kombëtar për të luajtur për një tjetër
ekip, për një tjetër fanell, e për të kënduar në një tjetër himn.
Po prit një minuta se njëri prej tyre, Xhaka tha në një intervistë se nuk kishte marrë asnjë ftesë nga kombëtarja shqiptare për të luajtur me të. Këtë pohoi edhe Shaqiri... Po të njëjtën gjë thanë edhe tre të tjerët. Atëherë i bie që nuk paskan dhe aq faj…Duhet patjetër ti kishim kryqëzuar në këtë mënyrë këta të rinjë që kanë vetëm një passion dhe ëndërr ta madhe, të luajnë futboll. Dhe këtë mundësi po ja u jep pikërisht vendi ku disa prej tyre kanë lindur, ndërsa disa të tjerë kanë vajtur në moshë fare të vogël, Zvicra. Dhe ai vend po i jep jo vetëm mundësinë për të prekur, me gjithë fuqinë endrrën e tyre, por edhe po I shpërblen financiarisht. Pra këta djem të rinj dhe të talentuar punojnë dhe shpërblehen për punën e tyre, ashtu sicc bëjnë mijëra emigrant të tjerë shqiptar kudo ku janë nëpër botë, që punojnë dhe japin kontributin e tyre për vendin ku jetojnë. Pse ata nuk na qenkan tradhëtat? Apo do vazhdojmë edhe për disa shekuj të tjerë me parulla të llojit komunist: “Ne me ajër do jetojmë dhe atdheun s’e tradhëtojmë”
Eh mor shqiptar, kur do ta kuptosh që nuk tregohet dashuria ndaj atdheut me parrulla të tilla në Facebook? Atdhedashurinë dhe patriotizmin e kemi në dorë ta tregojmë për ditë me dhjetra gjëra të vogla që mund të bëjmë, por që të gjitha bashkë marrin një vlerë të madhe për këtë vend dhe për ne që jetojme në të. E kam thënë dhe nuk do të lodhem së përsërituri, nuk tregohet patriotizmi me fjalë, por me vepra. E nuk tregohet as me tifozllik shkallëve të stadiumit, apo karrikege të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare. A, po, nëse vëret doni të bëni tifozllik, atëherë bëhuni gati të brohorisni fortë, pikërisht për këto pesë emra që I gjykuat kaq shumë me pa të drejtë, sepse në Brazil të jeni të bindur që ato do të jenë të vetmit shqiptar për të cilët do të keni mundësi të bëni tifozllik, sepse ata shqiptarët e tjerë, ata për të cilët brohoritët aq shumë të martën, ashtu sicc keni vitet që bëni, do të jenë duke e parë ndeshjen nga televizori njësoj si ju!
Po prit një minuta se njëri prej tyre, Xhaka tha në një intervistë se nuk kishte marrë asnjë ftesë nga kombëtarja shqiptare për të luajtur me të. Këtë pohoi edhe Shaqiri... Po të njëjtën gjë thanë edhe tre të tjerët. Atëherë i bie që nuk paskan dhe aq faj…Duhet patjetër ti kishim kryqëzuar në këtë mënyrë këta të rinjë që kanë vetëm një passion dhe ëndërr ta madhe, të luajnë futboll. Dhe këtë mundësi po ja u jep pikërisht vendi ku disa prej tyre kanë lindur, ndërsa disa të tjerë kanë vajtur në moshë fare të vogël, Zvicra. Dhe ai vend po i jep jo vetëm mundësinë për të prekur, me gjithë fuqinë endrrën e tyre, por edhe po I shpërblen financiarisht. Pra këta djem të rinj dhe të talentuar punojnë dhe shpërblehen për punën e tyre, ashtu sicc bëjnë mijëra emigrant të tjerë shqiptar kudo ku janë nëpër botë, që punojnë dhe japin kontributin e tyre për vendin ku jetojnë. Pse ata nuk na qenkan tradhëtat? Apo do vazhdojmë edhe për disa shekuj të tjerë me parulla të llojit komunist: “Ne me ajër do jetojmë dhe atdheun s’e tradhëtojmë”
Eh mor shqiptar, kur do ta kuptosh që nuk tregohet dashuria ndaj atdheut me parrulla të tilla në Facebook? Atdhedashurinë dhe patriotizmin e kemi në dorë ta tregojmë për ditë me dhjetra gjëra të vogla që mund të bëjmë, por që të gjitha bashkë marrin një vlerë të madhe për këtë vend dhe për ne që jetojme në të. E kam thënë dhe nuk do të lodhem së përsërituri, nuk tregohet patriotizmi me fjalë, por me vepra. E nuk tregohet as me tifozllik shkallëve të stadiumit, apo karrikege të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare. A, po, nëse vëret doni të bëni tifozllik, atëherë bëhuni gati të brohorisni fortë, pikërisht për këto pesë emra që I gjykuat kaq shumë me pa të drejtë, sepse në Brazil të jeni të bindur që ato do të jenë të vetmit shqiptar për të cilët do të keni mundësi të bëni tifozllik, sepse ata shqiptarët e tjerë, ata për të cilët brohoritët aq shumë të martën, ashtu sicc keni vitet që bëni, do të jenë duke e parë ndeshjen nga televizori njësoj si ju!
sapo e pashe blogun tend per here t pare,mendoj se do ishte m mire ta perdorje vetem si ditar,me pelqejne shume shkrimet e tua,thone shume te verteta :))..kurse persa i perket veshjeve lene shume per te deshiruar,nuk shoh asgje te vecante,gati gjithe vajzat shqiptare vishen ne kete menyre,kete po e them me sinqeritet,gjithsesi suksese ne vazhdim :)..
ReplyDeleteTe falenderoj per komentin, verejtjet dhe qe ndjek blog-un tim :)
DeleteO sa te bukur e paske kete fundin, me pelqen shume. Sa per shkrim skam cte te them se ti i thua aq bukur vete gjerat saqe nuk ja vlen te flas une. :) Nje anonime qe te do te miren :P
ReplyDeleteHahahahahahaha huuuuuh sa mire qe paska dhe anonime te tilla :P
DeleteAulona, e para me pelqeu shume ky shkrimi i patriotizmit. Jetova 15 vite jashte Shqiperise dhe kurrsesi s'do e quaja veten tradhetare te saj qe kam punuar me mundin, djersen, vullnetin, sakrificen, lodhjen dhe perkushtimin tim. I bie qe edhe prinderit e mi qe punojne atje prej shume vitesh, edhe pse lodhen dhe per te siguruar nje te ardhme me te mire per mua dhe vellain tim, te jene tradhetare te Atdheut dhe po ashtu si ata rreth 3 milione Shqiptare te tjere emigrante ne gjithe boten. Madje, madje kam kuptuar qe shume nga emigrantet jashte e ndihmojne Shqiperine shume me teper se keta patriotet e medhenj qe jetojne ketu brenda Shqiperise.
ReplyDeletePara 3 vjetesh nje shoqja ime, thjesht me rrethin e saj shoqeror, ne menyre vullnetare hapi nje shoqate te vogel qe ndihmonte femijet pa shkolle apo analfabetet e Shqiperise. Me aq sa kam mundur edhe une vete kam kontribuar per ta, pertej oqeanit, 5000 milje larg. Sa here kemi derguar pako me lapsa, fletore, stilolapsa, vizore dhe madje njehere patem mundesi te printonim 200 abetare ne USA dhe ato i derguam. Nga ana tjeter kam mentalitetin Amerikan ne te kursyer si nga ana financiare edhe nga ajo ekologjike. Edhe nje bilete autobusi ta kem ne dore ose ne xhep (dhe kam perdite te tilla se udhetoj cdo dite me autobus) do e hedh ne koshin e plehrave. Me natyren time crafty, shpesh-here kavanozat dhe shishet prej xhami i kam kthyer ne vazo, disa prej tyre i kam dhene edhe si dhurate. Keshtuqe patriot te ben sjellja dhe jo veshja, statuset patriotike, tifozlleku per ndeshje, etj.
Tani, persa i perket veshjes: nuk eshte aspak stili im por tek ty duket shkelqyer dhe eshte 100% Aulona. Une mendoj se me keto Fashion Blogs, kete gje duhet te arrijne personat: te jene vetvetja dhe te kene stilin e tyre, packa se mund te mos jete stili apo shija e shumices apo e pakices. Dhe ty kjo veshje te pershtatet.
P.S. Sa per "keshillat me vrer" mos e vri shume mendjen se aq dine e aq bejne.
Hugs <3 Ada F.
Ada me pelqeu shume kjo qe ke shkruar dhe qe e ke kuptuar ate qe kam dashur te shpreh me kete shkrim. Pervec kontributit qe ti thua se jep cdo dite, une psh mendoj se nje tjeter gje qe te ben ty shume me shqiptare se sa disa te tjere qe e mbajne veten per te tille eshte menyra e te shkruarit. Edhe pse ke jetuar per shuuuuume vite ne Amerike, ti e shkruan shqipen ne menyre perfekte dhe nuk e masakron si shume shqiptar qe jetojne ketu, apo qe flasin gjysem anglisht dhe gjysem shqip. Por besoj se pikerisht kjo jetesa ne Amerike te ka bere te jesh edhe kaq tolerante dhe te pranosh nje stil, qe edhe pse nuk eshte i ngjashem me tendin, mos ta kritikosh, por ta vleresosh!
DeleteTe falenderoj e dashur Ada per komentin e bukur!
me pelqen kur vishesh plot ngjyra..me pelqen dhe kur kombinon dy ngjyra bashke ! Tek ty vlen ajo shprehja : Edhe me thes po te vshesh,je bukuria vete ! Kto kembet po deshe nxirri me shpesh ktu tek blogu,se i ke super ! nga njera qe i ka kembet e bukura per vete :P
ReplyDeleteHahahahahaha i kam nxjerre moj, po me karar :P Faleminderit per fjalet e bukura :)
DeleteFundi eshte shume i lezetshem dhe ne mode per kete sezon qe ka dhe pak punk brenda. Interesant me duket kombinimi me xhaketen serioze qe e ben me "per te rritur" veshjen :)
ReplyDeletePrandaj e bera Lisa, sepse mund te kisha veshur dhe nje xhakete lekure po do dukesha shume punk, nderkohe qe s'kam qene kurre e tille :P
DeleteSot me pelqen stili me shume se shkrimi ;)
ReplyDeleteUne o bej nje post ku ty te te pelqejne te dyja o plas :D Faleminderit qe me ndjek dhe me shkruan. E vleresoj shume! :)
DeleteChrisedaaa sapo te fshiva padashje komentin qe me ke bere te postimi i ri. Me fal, doja ti jepja publish dhe e fshiva padashje! Nuk do ndihesha rehat, po mos ta qartesoja kete, se duket sikur e kam fshire me dashje :(
Deletepershendetje Aulona, e ndjek her pas here blogun tend, te them te drejten me sh per shkrimet dhe pikeveshtrimet e tua sesa per veshjet pasi nuk jane stili im dhe nuk me pelqen (po tregohem e sinqert nqs nuk te bezdis kjo gje). po nderhy ne menyre anonime pasi i rash shkurt (si i thote populli) shkrimi per patriotizmin ishte sh i sakt per mendimin tim dhe eshte shume e vertet raporti i gabuar qe kane shqiptaret me patriotizmin... gjithsesi te pershedes, flm dhe dite te mbare
ReplyDeletePershendetje e dashur anonime. Te falenderoj per vleresimin qe i ben shkrimeve te mia! Sa per stilin: "Ogni gusto e giusto" - thone italianet!:)
DeleteDite te mbare!
absolutisht qe per ty stili jot eshte giusto :) dhe nuk mundem kurr tet them as ty dhe asnjeriut ta ndryshoj ate, vecse un zdo tu vishja kurr si ty sikurse as ti ndoshta zdo tu vishje kurr si une :) semplice no ;) gjithsesi me fal per shqetesimin ne replike ;) see u ne blog :)))
DeletePadyshim! Keshtu e kane keto pune! Ti nuk do visheshe kurre si une, ashtu sic une psh nuk do mund te shkruaja dot kurre si ty :) Nuk me shqeteson aspak, perkundrazi! :)
DeleteEshte e lehte te rrembehesh nga kjo vala e patriotizmit virtual se mjafton ca kercitje gishtash ne tastiere dhe te gjithe shprehin "ndenjat e medha per kombin",gatishmerine per te share ata qe punojne dhe kane ndertuar jeten e tyre jashte vendit me mund e sakrifica duke i cilesuar si tradhetare.Por sa te zote jane keta patriotet virtuale te hedhin hapa konkrete ne ndryshimin e vendit?! Blerta
ReplyDeleteEhhh Blerta pikerisht kjo eshte pyetja qe shtroj dhe une! Te falenderoj qe me ke shkruar.
DeleteTe jesh patriote s'eshte keq, dhe ty te shkojne tej mase keto ngjyra!
ReplyDeletePatjeter, vetem se une jam e mendimit qe te jemi patriote me vepra dhe jo vetem me fjale :) Flm per fjalet e mira!
Deleteme pelqen shume fare stili yt...a mund te na tregosh ku i blen keto veshje kaq fantastike. luv u
ReplyDeleteE dashur, xhaketa eshte Forever 21, e gjen dhe ne internet. Fundin e kam marre ne Rumani ne nje dyqan qe s'ja mbaj mend emrin :( Ndersa sandalet jane D&G dhe mi ka bere dhurate nje mikja ime shume e mire. Fati im qe asaj i rrinin te medhaja :P
DeleteFoto e pare fare dhe e fundit te preferuarat e mia. nje nga veshjet e mia te preferuara, mendoj se te shkurtrat te shkojne me shume se te gjata. shkrimi me pelqeu
ReplyDelete