Qe thoni ju mikesha te dashura, nje here ne muaj (por vetem nje here ne muaj ama) une vendos te vishem serioze. Ne fakt nuk e di mire as vete se cfare nenkuptoj dhe cfare dua te them kur perdor fjalen serioze, por pak a shume eshte veshja e ketij posti. Nje fund ngjyre bezhe, trecereksh, i ngushte, nje kemishe po ngjyre bezhe (por shume e celur) me disa detaje gri dhe nje triko siper, jane per mua kulmi i serioziteti. E di qe per nje pjese te madhe vajzash, kjo eshte nje veshje e zakonshme, qe punet e ndryshme, sidomos neper institucione dhe zyra, e kane kod te tyre. Nderkohe qe per mua, qe mund te shkoj ne zyra nga gjedja: e veshur me tuta, deri ne gjendjen: e veshur me pantallona te shkurtra, apo pantallona lekure, veshja e ketij posti perben kulmin e seriozitetit. Por ja qe duhet ndonjehere...duhet sepse mund ta kerkoje ndonje takim qe ke gjate dites dhe ne te cilin, per fat te keq nuk mund te shkosh as me tuta dhe as me pantallona lekure (vetem ne rast se nuk kerkon pune si zbutese luanesh ne cirk, ku pantallonat e lekures mund te ishin nje plus per ty). Ose, duhet, thjesht sepse duhet. Pa ndonje arsye te vecante, thjesht ti zgjohesh ne mengjes me deshiren per t'u bere "goce serioze".
Posti i sotem me pelqen per nje arsye dhe s'me pelqen per nje tjeter. Me pelqen per faktin qe tre nga elementet e veshjes i kisha sefte, pra i vishja per here te pare. Kemisha dhe triko kishin kohe qe ishin ne dollap, por nuk u kishte rene radha per t'u veshur, nderkohe qe fundi ishte nje dhurate e diteve te fundit nga tezja ime. Nuk me ka rene ndonjehere rasti ta them, por une kam nje teze te cilen e dua njesoj me mamin. Jemi shume te lidhura. Ajo eshte 50 vjece, eshte me elegante se mua dhe ka nje shije te shkelqyer ne te veshur. Duke qene se udheton shpesh drejt Italise nuk harron qe gjithmone te me sjelle dhurata, sidomos rroba. Ky fund eshte nje dhurate fresket fare, qe mua me pelqeu shume. Nderkohe qe ajo qe s'me pelqen ne kete post, eshte fakti qe fotot jane bere ne fund te dites, mbasi une kisha dale nga shtepia qe ne oren 8, kisha hypur e zbritur dhjetra here nga makina, nga shkallet e shtepise, te ato te punes dhe te shkolles, kisha qene e ulur sa ne zyre, ne klase dhe ishte e pamundur qe ne fund te dites veshjet mos te ishin te rrudhosura dhe kjo gje, mua me duket sikur ja ka humbur pak bukurine si fundit edhe kemishes. Per fat te mire triko dhe sandalet i shpetuan rrudhave :P Megjithate lufta e rrudhave sapo ka filluar, pjesa me e veshtire vjen tani...te 30-at po afrojne...dhe ketyre rrudhave s'ka hekur qe i ben derman!