Wednesday, May 22, 2013

E hengri dhe trimi...


Si fillim, dua ta nis kete post duke ju kerkuar falje per mungesat qe kam bere keto dite, me ekzaktesisht kane qene kater dite mungesash, por sic jemi mesuar qe ne periudhen e shkolles, jane mungesa plotesisht te justifikueshme. Dhe ky nuk eshte nje justifikim, por nje e vertete, te cilen po te kisha qene ne shkolle do ta kisha vertetuar me anen e nje raporti, por meqe s'jam nuk ju mbetet vecse te besoni fjalen time :P Keto dy dite kam qene e semure, me temperature dhe gjithcka tjeter e shoqeron zakonisht temperaturen, prandaj gjeja e fundit qe me shkonte ne mendje ishte te ulesha para kompjuterit dhe te pergatisja postin.
Eshte e habitshme me mua, sepse gjithmone gri me ze ne periudhen pranvere-vere. Mund te dal fare hollshem ne dimer, te dale nga palestra per ne makine me bluzen me djerse dhe pa gje siper dhe s'me gjen gje prej gjeje, sa vjen pranvera dhe rriten temperaturat, op direkt ze krevatin. E mira eshte qe zakonisht krevati me mban te mberthyer pas vetes vetem nje, ose maksimumi dy dite dhe gri nuk me zgjat shume, ama me vjen inat, se me duket se kam marre veten mesysh, duke u mburrur qe nuk semuren kurre. Ne fakt, fal Zotit kam nje organizem shume te mire dhe gjithmone i shpetoj cdo viroze qe bie dhe qe ben per spital gjysmen e njerezve. Mbaj mend qe per nja pese vjet rresht nuk jam semure nje here te vetme, por keto tre vitet e fundit sikur gripit kam filluar ti lezetohem dhe vjen me ben nje takim te pervitshem. Por per fat te mire, sic thashe vjen vetem nje here ne vit dhe vizita zgjat shume pak, vetem dy dite.
Edhe pse kete here arsyeja e vizites nuk ishte aq e papritur, ose me mire te themi, e kerkova vete...Kete fundjave, ashtu sic ndodh thuajse gjate gjithe periudhes se pranveres dhe veres, isha ne Vlore. Ishte nje fundjave e mrekullueshme, koha ishte shume e bukur, temperaturat e larta, perfekte per plazh, vetem se uji vazhdonte te ishte i ftohte. Por kete here nuk e mbajta dot veten dhe, edhe pse duke u dridhur, vendosa si trime nga Bolena qe jam te lahem. Pasojat e "trimllikut" i shpjegova me siper. Por pavarsisht pasojave, fundjava qe lame pas ishte shume e bukur, saqe mendoj se ja vlejti cdo grade e temperatures qe tregonte termometri, te nesermen. Pervec plazhit, nje tjeter kenaqesi shume e madhe ishte dhe ushqimi. Per mua Vlora eshte nje nga vendet ne te cilat hahet me mire dhe pervec kesaj vitet e fundit me pelqen shume sherbimi qe te behet ne lokale.
Veshja nuk ka asgje speciale, nje pale xhinse te shkurtra, nje t-shirt dhe nje cante e vogel, sa me praktike aq me mire. E sa per rrobat e banjes...c'te them, nje shenje falenderimi meqe ai i "Madhi" na liberalizoi vizat me Ameriken...:)
















4 comments:

  1. Sa shume me ka mar malli per Shqiperine:(
    por shume nice rrobat e plazhit:)

    http://joysinani.blogspot.gr/

    ReplyDelete
  2. <3 Sa te bukura rrobat e banjes. Superrr ;) Dhe gjithashtu trupi jot perfekt si perher gje qe me ben te pyes: s shendoshesh ndo1her ti moj vajze ? :P
    Te lutem me thuaj ku i ke blere ato rrobat e banjes. Plzzzzzzzzz :P
    Dhe ca vendi ne vlore eshte ky deti me kto shkallet. Kam qen ne vlore disa here *(jo sh, fatkeqesisht pasi kete vit fillova pushime alla shqiptarce pasi ne shqiptaret si ndahemi dot turqise :P tamam xp ) Dhe me pelqeu sh bregdeti shqiptar po kte plazhin apo kte lokal/resort/destinacion se kam vene re. Eshte i pershtatshem per familjarE? Si sh qorre po m duket vetja qe se kam pa ndo1her :P - se eshte tamam si 1 parajse e vogel :) Kshu qe 1 sqarim te vogel te lutem ??? :)
    Te kalojme tek veshja jote tani; po perpara ksaj - seriozisht e hengret ate gjene qe fluturon per ushqim :P Wow ! :) haha
    Per pantallonat e shkurtra do sugjeroja ca & me te shkurtra si per plazh qe ishe. Ndoshta stil amerikan me xhepa jashte . Besoj se e kupton per cfare po flas. Mqs kto me duken si t gjata pak duke marr ne konsiderate te tjerat. dhe dicka: ajo fjongoja ose e kuqe ose e bardhe sme pelqen qe jane futur sh ngjyra.
    Pjesa tjtr ok. Hugs :)

    ReplyDelete
  3. Ti je shume katile... si guxon te vesh gjithe keto foto plot jete e shije : (((

    Befsh qejf e per mua :)

    ReplyDelete
  4. Mire te te behet :P
    Te zune hakat tona, qe vuajme me foto me det Vlore, me trup yll, e me ushqime te mira (tani do qaaaaaj)

    ReplyDelete