Meqenese jam ne javen e humorit jo shume te mire, ne javen e "rehatllekut" ose thene ndryshe vish cfare te kap dora dhe dil nga shtepia, por edhe per faktin qe jam vetem tre jave para pushimeve te mia te shumepritura, mendova qe sot te pergatisja nje post pikerisht per pushimet. Eshte nje nga ato postet qe une ju kam premtuar, edhe pasi disa nga ju i kane kerkuar dhe qe kane te bejne me ato udhetimet e mia te pakta neper Europe, here per pushimet e veres, e here per te dimrit. Fotot e ketij posti jane shkeputur nga pushimet e veres, para dy vitesh ku cifti yne, bashke me nje tjeter cift (shoqja ime e ngushte me te dashurin e saj) vendosem te shkonim ne Korfuz. Zgjedhja ishte jo vetem praktike (vendi me i afert dhe me i lire :D), por edhe nga deshira per te vizituar kete vend per te cilin gjithmone kisha degjuar superlativa si nje nga vendet me bregdetin dhe plazhet me te bukura. Dhe ashtu ishte vertet!
Zona e Korfuzit qe zgjodhem per te qendruar quhej Paleokastritsa. Ishte nje zgjedhje fare e reastesishme.Duke kerkuar ne internet per hotele, bashke me mikeshen time, hotelet qe zgjodhem gjendeshin pikerisht ne kete zone. Dhe me besoni ishte zgjedhja me e mire qe mund te kishim bere. Me vone mesuam edhe qe Paleokastritsa eshte vendi me plazhet me te bukura ne Korfuz. Ama duhet te dini qe eshte nje zone shume e qete, ka vetem disa bare dhe lokale, pjesa me e madhe e te cileve nuk rrine hapur shume vone dhe mbi te gjitha nuk ka asnje klub nate. Nese jeni per te bere jete nate, atehere me mire zgjidhni nje tjeter zone ne Korfuz.
Ne fakt, naten e pare, une nuk e prita dhe aq mire kete mungesen e klubeve te nates. Kishim arritur mbasdite dhe pasi hengrem darke vajtem te pushonim neper dhoma, duke lene takim pas ores 10.00 qe te dilnim te pinim dicka. Cifti tjeter vendosi mos te dilte, sepse ishin shume te lodhur, ne ne oren 10.30 (normale sa te kesh komandante Aulonen ne krah, nuk ka se si te mos jeshe gati tuuu ne kohe :D), ishim gati, te dera, te veshur e te ngrefur, per te shijuar jeten e nates ne Paleokastritsa. Sa dola, une e vura re qe kishte diccka qe nuk shkonte, por nuk po e jepja veten. Ishte shume qetesi, degjoheshin vetem pipetimat e zogjve dhe ca biseda me ze shume te ulet te njerezve, te ulur ne ndonje bar. E qe thoni ju, ecem e ecem, e ecem, e ecem (une isha edhe me taka, se isha mprehur per jete nate) dhe si perfundim e kuptuam qe per pak po arrinim ne Sarande me gjithe ate te ecur, keshtu qe u kthyem mbrapsht. Une e perjetova pak keq ate naten e pare, mungesen e gjallerise gjate nates, por me besoni qe te nesermen me ate plazh te mrekullueshem qe kisha perreth, nuk mund vecse te isha e lumtur per zgjedhjen e bere.
Gjithsesi edhe jeten e nates e beme, edhe pse as ajo nuk ishte ashtu sic e kisha enderruar. Nuk do zgjatem, por ama nuk mund te le pa e permendur edhe kujtimin me te "bukur" te atij udhetimi. Naten kur vendosem te shkonim per jete nate ne nje tjeter zone, pak larg Paleokastritsa-s. Duke qene se asnjeri nuk kishte patente nderkombetare, s'merrnim dot makine me qera, keshtu qe morem atuobuzin qe levizte cdo 30 minuta nga njera zonen ne tjetren. Nderkohe qe per tu kthyer do merrnim taksi, meqe s'kishte autobuze. E arritem ne zonen e mbushur me gjalleri, klube dhe muzike me ze te larte. Kercyem, pime, u argetuam, hengrem dhe nje "suvlaki me xaxiqi" te papare, qe ta asifksonim shoferin e taksise te katert dhe u beme gati per t'i hypur taksise. Per fatin tone te keq taksise nuk i hypem kurre dhe rrjedhmisht, as taksistin nuk e asfiksuam dot...Pikerisht ate nate taksistet e gjithe Greqise kishin vendosur te hynin ne greve...keshtu qe gjeja e fundit qe mund te benim ishte te mbanim shpresa te taksia qe do vinte te na merrte dhe te na conte ne dhome. Kishim vetem dy alternativa, te merrnim nje dhome hoteli dhe te kalonim aty naten, ose te rrinim jashte dhe te prisnim te vinte orari i autobuzit ne mengjes. Kuptohet qe zgjodhem kete te dyten, nje se na vinte inat te jepnim leke per nje dhome qe e kishim paguar nje here :D dhe e dyta dhe me e rendesishmja, sepse donim te benim pak aventure. Nuk mund te pershkruaj gjithe te qeshurat dhe gjithe "tmerrin" e asaj nate, ama di qe ka qene nje nder netet me te bukura dhe te tmerrshme te jetes time!
Dhe meqe e di qe u zgjata pak, po e mbyll ketu, pa harruar padyshim t'ju sugjeroj Korfuzin dhe vecanerisht Paleokastritsia-n si nje vend ku mund te kaloni pushime shuuuume te bukura dhe me nje cmim shume me te arsyeshem, me besoni shume me te lire se sa ne Dhermi :)
Eshte vend i mrekullueshem! :)
ReplyDeleteTi je katile,jo vetem qe do vazhdoj vajtimin qe nga posti i kaluar, po me le dhe pa pune tani. Oh sa foto te bukura e sa vend i bukur. Trupi yll. Me syzat pasqyre e sandalet gladiator, avangard 2 vjet perpara :)
ReplyDeleteobobo ky trupi jot me bo me dhimje koke, kofshet, breshka, krahet, gjithcka perfekt. kur do behem dhe un keshtuuuuu. do qaj tani. te puc Ervana.
ReplyDeleteCdo gje shume bukur por vithet nuk me pelqejne..Ajsi
ReplyDeletehahahaaha jallah ca komenti hahaha
DeleteKy post eshte yll :D
ReplyDeletePer trupin spo komentoj se e kuptoj qe do te na e besh per zili :), ama nje pytje kam ku dreqin i stivon gjithe keto rroba? Sa dollape ke? Une kam nje dollap sa nje faqe muri ne dhomen e dyte te gjumit i cili eshte plot dhe nuk kam as cerekun e garderobes tnde.
ReplyDeleteSandalet gladiator <3 !
ReplyDeleteaulona ajo fotoja e trete me partnerin si foto kopertine nuk i gezohem dot :))))
ReplyDeletesa bukur!!!!
ReplyDeleteJam dakort Paleokastritsa eshte nje mrekulli dhe une nuk e kisha pritur sa e bukur do te ishte. Kam kaluar pushime te mrekullueshme aty. Haha ai cuni mbrapa te fotoja e parafundit me duket po te gjuan:)
ReplyDeleteHahahaha Aulon,e forte si e ke mbajtur mend kete emer kaq te gjate :P
ReplyDeleteM.