Wednesday, May 15, 2013

Me ne fund daseeeeeem!!!


Më në fund pas shumë ankimesh, kërkesash dhe thirrjesh publike më erdhi dhe mua radha të jem e ftuar në një dasëm. Sepse që thoni ju mikesha të këtij blogu, unë në gjithë këto vite kam patur një hall të madh, doja të shkoja nëpër dasma, po dasma s’kisha. Kur shikoja nëpër Facebook statuse të miqve të mi, sidomos gjatë stinës së verës “në tre dasma e ftuar këtë muaj”, “u cmendem nga ftesat për dasma”, “po bëhem gati për dasëm”, më dukej vetja si jetime, sepse unë nuk kisha asnjë dasëm në fis. Mirë në fis, po dhe shoqëria më doli si vetja, pa ndonjë dëshirë të madhe për dasëm. Por që thoni ju, pas kaq shumë vuajtjesh për të kërcyer pak naplonin në një dasëm, ja ku me vjen dhe ftesa për datën 13 Maj, e ftuar në dasmën e një mikeshës time Jona. E cc’gëzim I madh, e cc’lumturi që më kaploi, ju s’e merrni dot me mend. Aq më shumë që bëhej fjalë për një dasëm me shoqërinë, një dasëm në një rezort shumë të bukur në Durrës, buzë detit. Me pak fjalë një dasëm si ato të jashtmet, që shohim nëpër filma. Dhe vërtet ashtu ishte. Ccdo gjë e organizuar në mënyrë perfekte. Ceremonia, moment I celebrimit, ambjenti, arredimi, ushqimi, muzika, nusja me dhëndrin që ngjanin shumë të bukur vecc e vecc, e akoma më të bukur të dy bashkë. Por më shumë se sa fjalët e mia, janë fotot ato që flasin vetë, prandaj kam vendosur pak më shumë foto se zakonisht këtë herë, në mënyrë që të shijoni edhe ju sa më shumë nga ajo mbrëmje që për mua ishte shumë e bukur.
Sa I përket veshjes time, vendosa të vishja një fustan të thjesht në prerje, në mënyrë që gjithë theksin ta kishte te ngjyra, të cilës unë nuk I vë dot një emër tani (po ma ngjetet ngjyrën jeni shumë të mira :P) ama di që edhe pa emër, ngjyra bëri efektin e duhur. Canten, sandalet dhe varsen I kisha në tonet e kafes, bezhës dhe arit. Ndërkohë që edhe krehja ishte diccka e thjeshtë, me onde të lehta, por që të them të drejtën mua më pëlqeu shumë, pasi ma bëri flokën të duket më I dendur dhe I shëndetshëm se zakonisht dhe kjo falë meritës së Jetmira Dushit, e cila bën vërtet magji me flokët. Tani boll me fjalët, më mirë kalojmë te fotot. Duke mos harrur t’I uroj edhe një herë cciftit Jona dhe Roni të trashëgoheni!




 
 
 
 




 


 
 











13 comments:

  1. Mezi po e prisja kete post.Me pelqeve shume shume sa te pash ne instagram. Veshja jote eshte nje nga me te bukurat qe ke nxjere deri tani. Shume thjeshte dhe kendshem, sepse ne dasem syte duhet te jene te nusja :P
    Me vjen mire qe e ke shijuar shume dasmen.

    ReplyDelete
  2. Edhe une u bera shume kurioze qe ne instagram te henen dhe me vjen mire qe nuk ua ke respektuar privatesine miqve dhe ke postuar shume foto nga ceremonia :))))))
    Veshja shume minimale dhe efektberese njekohesisht, sepse kur do ti, e arrin shume mire kete gje ;)
    Ngjyren do e percaktoja coral ose neon coral.
    Me vjen shume mire qe pate eksperiencen e pare te kendshme me dasmat.

    ReplyDelete
  3. Sa t bukra fotot. Ti I ke ber te gjitha?? Veshja e te dyve po mpelqen
    Sidomos kollarja e partnerit haha :P fustani jot yregon klas dhe thjeshtesi. Shume kendshem :) ta qaj hallin e dasmave se vet kam 20 fustane x raste por dasem vallaj skam pa me sy. Si smartohen kta njerez gjith diten kot rrin them me vete ndo1her . Xd lol. Njs te pergezoj per stilin qe percjell. Sa x dasmen nje fjal besoj se e permbledh sh mir: e magjishme ;) me vjen mir qe je knaqur dhe percillja dhe urinet tona ciftit :p K.

    ReplyDelete
  4. Aksesoret jane te adhurueshem. Flas per varesen- te shkon shume. Vtm nje keshill te vogel sa per te prishur syrin kam. Ather ti gjithmone ankohesh per floket e tua qe nuk jane te dendur srrin mir etj etj gje qe mua me duket se floket e tua jane ylll. Por do me pelqentr sh sikur baluket t mos ishin kaq te dendura. Nk e di a mund ti rrallosh sps smare vesh nga kto punet e parukerise.
    P.s. me ke pelqy sh n kohet e kaluara me flok t kuqe
    T lutem riktheju asaj periudhe kur ta shohesh t nevojshme ndryshimin :p klm

    ReplyDelete
  5. oh sa bukur me ke pelqyer pafund :)))

    ReplyDelete
  6. ku eshte nje nga postet ku ti je komplet perfekte, fustani nje dashuri, lere varsja dhe kepucet pastaj. dhe mua floket po me pelqejn shume me then te drejten si ke pasur noj her tjeter kaq bukur. ana.

    ReplyDelete
  7. wowwwwwwwwwww cfare dasme e enderruara nga te gjitha femrat,fotot shum te bkr sa per veshjen perfekt pa ekzagjerime ai fustani me cmendi ne nje moment qe kishte nje ngjyre neoni floket beji pak me shpesh kshu have nice ela

    ReplyDelete
  8. Ngjyra e fustanit eshte Koral :)

    ReplyDelete
  9. Te pakten ti e paske hequr merakun, un jetoj me shprese se dikush do e bej zemren guri e te martohet kete ver

    ReplyDelete
  10. Vecanerisht bukur! Ngjyra e fustanit shume e kendshme dhe ti si gjithmone shume kinge:))

    ReplyDelete
  11. gjithcka e persosur paska qene tamam si neper filma shum shum bukur pamjet buze detit ishin fantastikeeme kurse TI si gjithmone jashtzakoniiisht bukuuuur <3

    ReplyDelete
  12. offff dhe un vdiqa per nje dasem kushedi sa vite kam pa shkuar nejse fustani yll yll yll sh bukur te shkon shume ngjyra kombinimi me aksesoret sh bukur floket akoma me bukur duhet ti mbash me shpesh kshu ne kete model te shkojne shume fare shume klas , ngjyra e flokeve nuk e di nga efekti i fotove apo e lyer po te shkon shume me duket pak me eerret ,ose ndoshta duket nga drite se kuptoj mire

    ReplyDelete
  13. Dukesh e mrekullueshme vec, por akoma me e bukur ne krah te partnerit :)

    dhe un Coral do e quaja fustanin por ne shqip sdi ca ngjyre eshte :P Dukesh teper elegante dhe me behet qejfi qe je kenaqur.

    ReplyDelete