Sunday, May 26, 2013

Ku shitet pak korrektese?

Mes dhjetëra, qindra, mijëra shqetësimeve të vogla të jetës së përditshme, me të cilat përballem çdo moment, është njëri që ka filluar pak nga pak nga një problem i vogël, të klasifikohet në ato problemet e mëdha: mungesa e korrektesës! Deri sot e kisha vënë re që korrektesa nuk është tamam, tamam, një cilësi për të cilën ne shqiptarët mund të krenohemi. Le të themi që nuk është një nga aty virtytet për të cilat dikur është folur nëpër poezi e tregime dhe që unë ende sot vras mendjen se ç’ne shqiptarët nëpër vepra letrare janë shquar si njerëz shumë korrekt, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër. Apo më shumë se sa vepra letrare që kanë pasqyruar realitetin e periudhave të ndryshme historike, kjo punë e korrektesës është thjesht një legjendë urbane? Pa dyshim kështu duhet të jetë, ndryshe si mund ta shpjegoj faktin që çdo njeri që më rrethon duket sikur habitet se përse unë mërzitem nëse takimi për punë apo për qejf shtyhet (pa arsye) me 30 minuta (në rastin më të mirë). Po faktin që njerëzit habiten nëse ti ke një axhendë të cilën përpiqesh ta ruash me përpikmëri, sepse një ndryshim i vogël në një orar të ndryshon gjithë rrjedhën e ditës dhe punëve të tjera? Dhe kur shfaq ndonjë shenjë mërzie apo pakënaqësie për këto ndryshime dhe vonesa, je ti e keqja, e përkëdhelura, arrogantja, që ankohesh gjithë kohën...
Madje ka edhe raste kur të shohin me habi të madhe. Ti lë një takim te parukierja dhe shkon në orar. Ajo çuditet dhe bën një shikim të tillë që, edhe po t’i kishe vajtur me 30 minuta vonesë, nuk do e bënte. Por kjo besoj është normale, njerëz që vijnë me 30 minuta vonesë ka plot, njerëz që vijnë në orar sikur nuk para gjen në ditët e sotme. Po ashtu edhe nëse lë një takim me një mikeshë dhe ti si gjithmonë i shkon në orar, e pret e ulur në tavolinë dhe kur ajo vjen pas 30 minutash të hedh një shikim të tillë sikur do të thotë : Po ti seriozisht e ke që ke 30 minuta që më pret? Je në vete më goce? Dhe ti përpiqesh të mësosh veten të mos jesh më korrekte, të abuzosh me oraret, të sabotosh punën, për t’iu përshtatur ambientit se ndryshe s’ke ç’bën, por ja që qenka kaq e vështirë të mos jesh korrekt. Të paktën për mua, sepse për pjesën më të madhe të njerëzve që më rrethojnë vështirësia qëndron në të qenit korrekte.
Një mikesha ime, të cilës po i qaja këtë hall pak ditë më parë, e vetmja fjali ngushëlluese që arriti të më thoshte ishte të emigroja në Gjermani, sepse vetëm atje do të gjeja derman nga ky problem. Dhe ka të drejtë. Në Gjermani as treni dhe tramvaji nuk vonoheshin me 30 sekonda e jo më njerëzit. Puna është si të emigroj unë në Gjermani? A lejohet dhe pranohet, p.sh., të kërkosh azil politik, sepse në vendin tim jam vazhdimisht e dhunuar psiqikisht nga njerëzit që nuk zbatojnë oraret? Munden gjermanët të jenë kaq zemërgjerë sa ta pranojnë këtë kërkesë dhe arsye timen, sepse nuk do të isha menduar dy herë, por do të isha nisur me vrap...dhe padyshim që do të kisha arritur në orar!



12 comments:

  1. shume e bukur mbyllja me pelq3n!! me vjen keq q un sjm aspak korrekte :(

    ReplyDelete
  2. Ta dua penen, mendimet dhe korrektesen qe sapo mesova qe ke :)

    ReplyDelete
  3. jo nuk ie e vetmja, e urrej e urrej e urrej kur njerezit nuk iane korrekt,dhe me e bukura eshte qe une dukem si anormalja ne kete mes jo personi ne fjale qe vonohet, e tmerrshme...

    ReplyDelete
  4. ke sh te drejt,ne shqiperi esht shum problem kjo gje, ktu ne gjermani ne korrektesine e kemi primare

    ReplyDelete
  5. Nuk je vetem ti keshtu, po fatkeqsisht kane ngelur pak. Kjo vjen ngaqe shqiptaret jane dembela, rrine gjithe diten kafeve dhe 30 min me heret, a 30 me vone njelloj eshte. Kur detyrohen te shkojne jashte nuk kane pordhe, nuk ka autobuz a tram ti prese. Nuk ka nepunese bashkie a comune qe i pret te kafja me terezi. Pastaj behet nje rreth vicioz, ti dhe pse je korrekte nuk shkon më ne orar, nuk ia vlen e di qe tjetri sdo vije e padashur behesh pjese e sistemit. Jane te tilla gjera qe me kujtojne pse kam ikur nga vendi im

    ReplyDelete
  6. Edhe ketu ne Amerik jane shume korrekt..1 minute me vonese dhe te shohin shtrember. Hajde ketej mi se ta nxjerr une garancine, do ishim shoqe per koke se dhe une e kam shume inat mos korrektesen!!Sidorela

    ReplyDelete
  7. KORREKTËSI f. libr.- Të qenët i rregullt e i përpiktë me njerëzit dhe në detyrat shoqërore e shtetërore, të qenët korrekt e i sjellshëm; sjellje korrekte. Foli (veproi, u soll) me korrektësi.(fjalor)

    Korrektesa eshte me shume sesa te zbatosh orarin. Eshte nje atribut qe i bashkengjitet sjelljes. Per mua eshte me e rendesishme te kem nje shoqe me sjellje korrekte ndaj meje sesa nje shoqe qe zbaton orarin.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa bukur Ana. Me pelqen cdo gje qe ke shkruar ne lidhje me kete term dhe mendoj se ne SHqiperi pjesa me e madhe e njerezve i kane humbur te dyja keto koncepte me kohe. Dhe mendoj se me oraret edhe mund te pranohen se nuk demtohesh shume kurse me ate te dyten (sjelljen) (genjeshtra mashtrime thashetheme e ku e di une se cfare)mund te te demtojne rende madje. Neli

      Delete
  8. Behemi shoqe bashke se nuk do te le asnjhere te presesh...:P Kam te njejtin hall me mikeshen time saqe i them qe jam nisur kur jam akoma ne shtepi ne menyre qe te me vije ne orar....:P Deni

    ReplyDelete
  9. Nuk mund te them qe jam 100 % korrekte por pas vullnetit per aktivitet fizik, kjo eshte cilesia qe do doja te me karakterizonte gjithmone ne maksimum. Sec ndjen nje gje pozitive kur arrin te mbyllesh diten pa vonesa dhe pa lene asnje te te presi, kur je ne orar apo perpara orarit diku.
    Me pelqen kur prek tema te tilla Aulon, gjera qe na kalojne perdite prane si ai shiu i imet e i dendur qe nuk duket se te besdis po ece pak pa cader, por kur mberrin ne shtepi e sheh veten qull :)
    Te uroj nje jave produktive e me korrektesi nga te tjeret!

    ReplyDelete
  10. Jam nje njeri teper korrekt si ne orar dhe ne jeten e perditshme dhe URREJ (ndjenje qe mundohem ta evitoj) kur njerezit jo vetem qe nuk e kane si cilesi por mbi te gjitha u duket sikur e ekzagjeroj pak nqs ua them ne sy.

    ReplyDelete
  11. Ashtu është, mbase edhe ai Justin Bieber vonohet nëpër koncerte kinse është i madh dhe Bon Jovi e shanë në këtë mënyë që ti shan KOREKTESËN :)) do të isha shumë e lumtur të lexonit blogun tim informativ: http://disponim.blogspot.com/2013/05/bon-jovi-i-thote-justin-bieber-it.html

    xoxo

    ReplyDelete