Wednesday, May 29, 2013

Fjale pak e pune (sharje) shume...


Ky eshte nje nga ato postet ku fjalet jane te pakta dhe kjo per disa arsye. E para, sapo jam kthyer nga nje dite super e lodhshme, kaluar nga ora tete e mengjesit deri ne nente te darkes ne pune, pa asnje ndalese dhe gjeja e vetme qe dua te bej eshte te shtrihem dhe te pushoje. Por meqe nuk kam qene shume e rregullt ne postime keto kohe, e ndjej si detyre morale mos ti bej bisht edhe sot. E dyta, kur jam e lodhur fjalet e bukura zhduken si me magje dhe frymezimi eshte zero. E treta, interneti nuk po me ndihmon aspak, perkundrazi po m'i ben nervat kacurrel me problemet e tij dhe te vetmet fjale qe me vijne ne mendje per te shkruar jane ato me piiiip dhe me pulle te kuqe. E katerta, ky eshte nje nder ato poste ne te cilin me pelqen shume veshja, ky fustani eshte nder te preferuarit e mi, keshtu qe me shume se sa fjaleve dua t'i kushtoj rendesi fotove. E pesta...s'paska arsye te peste, por me mire keshtu se pastaj do te bija ne kundershtim me fillimin e shkrimit dhe nga nje post fjalepak, ky do te shnderrohej ne nje post fjaleshume (e per lum).

P.S: Sapo kaloi nje ore dhe fotot akoma nuk jane uploduar

P.S.S: Piiiiiiiiiiip....ppppppppppiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiippppppppppp.....piiiiiiippppppppppppppppppppp

P.S.S: Kaloi nate, erdhi mengjesi, po afron dreka (ora eshte 12.25) dhe fotot me ne fund u uploduaaaaan! Nderkohe qe kompanive te internetit ne Shqiperi i kam lene....#juedinike!!!
















13 comments:

  1. Sa bukur sa bukur :) Mua me pelqen shume :)

    ReplyDelete
  2. Dukesh shume bukur ne cdo detaj te veshjes se sotme. Isha shume kurioze per ta pare fustanin te plote dhe qenka shume i bukur. Edhe floket dhe tualeti i lehte e komplimentojne, bashke me sandalet qe jane te preferuarat e mia nga ato qe te kam pare :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Bashkohem me Lisen, mjaft bukur. Nuk me pelqejne shume vetem menget e fustanit, do preferoja te ishin zhapone me e theksuar, te dilnin ne pah shpatullat.

      Delete
  3. Shume i bukur fustani, me pelqen shume!!

    ReplyDelete
  4. O sa po me pelqen aulona ;) nga cdo an ndricon *-* . Fustani eshte super ashtu si edhe ti. Per mendimin tim ky fustan ka lindur per tu veshur nga ty pasi eshte si ty: plot ngjyra & I kendshem per tu veshur pra ne kte rast si ti per tu degjuar por me ngjyrat e tij dhe pak I ngaterruar pra ne momentin kur ti ben ndo1 post & je super e stresiar si ky prsh haha :P sinqerisht rrezaton sh drit miresi dhe cdo gj tjtr. Sa per fustanin ska nevoj me per fjale besoj se e zgjata shume me kto filozofirat. Pastaj takat e tua jan dashuri me vete po sdua te hyj me thelle sepse do vuaja sh- me gjith kto gjera te bukra qe ke dhe vesh! Pergezime dhe vazhdo te postosh. Take care ;) K.

    ReplyDelete
  5. ti je thjesht nje mrekulli ne keto foto.kam kohe qe te ndjek e dashur aulona por ste kam shkruar. me pelqen cdo gje qe ti vesh,si i kombinon,je shume e vecante ndryshe nga te tjerat.por me dukesh edhe shume e thjesht dhe e mire si goce.te thumbi pastaj me kenaq fare.je shume e mire.kristina

    ReplyDelete
  6. Fustani eshte yll.. ti je yll por fotografin here tjeter vendose te te beje fotot nga ana e kundert me diellin se fotot e para i ke shume te erreta dhe jane zhduk ngjyrat e fustanit : ((

    oxox

    ReplyDelete
  7. Aulona me pelqen shume kombinimi i sotshem (ose me mire i te djeles). Me pelqeve sa te pashe te Topi dhe isha shume kurioze per veshjen e plote. Sa vijne e kombinimet e tua me pelqejne gjithmon e me shume, nuk lene me vend per kritika :)

    P.S u kenaqa me komentet poitztive me siper :)

    ReplyDelete
  8. Oooooooo sa po me pelqen, ke shume drite fustani nji dashuri, po floket po me pelqejn shume fare.
    u shkriva me P.s-te

    ReplyDelete
  9. Nje nga veshjet dhe fustanet me te bukura qe ke postuar ketu. Fustani, canta & varesja yll. Ti Shkelqen!!

    ReplyDelete
  10. si mom daja :ppp hakareti zotit je

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ma perkthen dot ne shqip te lutem se nuk e kuptoj :D

      Delete
    2. Kerkoj ndjese per nderhyrhen per nenedaje do te thote "gjyshe". Pjesen tjeter as vete se kuptoj, po duket shkruesi si Tirons.

      Sa per shkrimin, pavaresisht se fustani ne kete gjatesi nuk me pelqen mua personalisht, ty te shkon shume. Te pershendes Aulona, Ermira.

      Delete