Thursday, May 23, 2013

Rendesi ka nje gje....floooket!!!


Mbas dy ditesh e semure me temperature, sic tashme e dini, punet ishin mbledhur kapic dhe une pa pritur te marre veten plotesisht ju futa me koke. Prandaj dhe dje kur dola nga shtepia nuk e vrava shume mendjen per veshjen, doja thjesht te isha sa me praktike duke marre parasysh gjithe diten me angazhime, gjendjen time akoma te dobet fizikish dhe pa asnje deshire per "t'u mbajtur" dhe mbi te gjitha kete shiun e shpifur pranveror qe te heq cdo deshire per gjera te bukura. Por do ti qe nje gje e bukur doli rruges, takimi im te parukierja...Qe mos te bie ne perseritje ju e dini "fobine" time per parukerite ne pergjithesi, gjithashtu me duket se ju kam folur edhe per betimin tim per te mos lyer me floket, betim qe e kam mbajtur per me shume se pese vite...Por do ti qe diten qe takova Jetmia Dushin, betimit tim i erdhi fundi...Bera te paberen do te thoja une, dmth hyra ne parukeri me "leshrat" e palyera dhe dola me "leshrat" e lyera. Edhe pse nuk kam ndonje eksperience shume te madhe dhe te gjate me parukieret, them se aq sa per te bere diferencen jam e afte! Per Jetmiren kisha degjuar shume, fjalet e perdorura per te ishin gjithmone me superlativa, prandaj dhe une prej kohesh kisha deshire te shkoja te provoja doren e saj magjike, por nuk e di pse nuk isha bere asnjehere mbare, edhe pse e kisha 2 metra larg punes. Diten qe vajta, u betova qe nuk do ndahem me kurre prej saj...Nje nga bezditet, shqetesimet dhe tmerret e mia me te medha ne parukeri eshte momenti kur gjate krehjes se flokeve, tharesia mbahet aq afer skalipit te kokes saqe ta pervelojne. Ishte e pabesueshme per mua qe dikush po me krihte floket pa me djegur edhe skalpin bashke me floke...Por pa dashur te zgjatem shume, qe mos t'ju merzis edhe ju, duke u keshilluar me Miren, vendosem qe te beja nje ndryshim. Dhe ja pas pese vitesh ndryshimi erdhi...Tani, per ju qe jeni mesuar ti lyeni floket vazhdimisht, ky gezimi im se kam lyer floket mund te duket qesharak, por me besoni qe mua me duket qejfi me i madh i gjithe javes ky. Keshtu qe prej qejfit te madh vendosa te beja disa foto, edhe pse veshja eshte shume e thjeshte dhe pa ndonje element te vecante ne te, aq me shume qe si kepucet, edhe strecet i keni pare dhe here tjeter. Keto strecet ne fakt, jane ajo veshja qe besoj se cdo femer e ka ne garderobe dhe qe eshte gjeja e pare qe i kap dora sa here qe jane pa qejf, apo pa fantazi per te bere kombinime.
Per fat te keq parashikoj qe edhe kjo pjese e javes qe me ka mbetur do jete e tille, sa te kaloje perfundimisht kjo gjendja post semundje, megjithate rendesi ka nje gje: qe une kam lyer flokeeeet :D P













26 comments:

  1. sa e bukur dhe me klas qe je ,cfaredo qe te veshesh ne cfaredolloj stili te shkon

    ReplyDelete
    Replies
    1. Elona shume fjale te bukura. Te falenderoj! :)

      Delete
  2. Aulona nuk ta them dot sa bukur qe ngjan,floket te shkojne shume por dhe me ket veshjen dukesh shume seksi

    ReplyDelete
  3. Aulona floket i ke shume bukur. Me shendet, te shkojne shume :)

    ReplyDelete
  4. Shume bukur floket ne kte ngjyre, te shkojne me shume se sa te zeza per mendimin tim! Ngjan me e celur dhe e embel. Sidorela

    ReplyDelete
    Replies
    1. Flm Sidorela, tani qe i bera besoj do ti mbaj per pak kohe keshtu, besoj :)

      Delete
  5. eeeeehhhhhhhhhh duket dora Mires,eshte me e mira. Aulon kjo ngjyre te ka celur shume dhe te duket floku dhe me i shendetshem. ky stili te shkon shume fare per te mos folur per trupin pastaj. te puth fort Ervana.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ervana zemer, ti ke qene nje nder faktoret qe me kane bindur per te provuar doren magjike te Mires, keshtu qe faleminderit shume :) Te puth dhe une

      Delete
  6. Me behet qejfi qe ke rimarre veten nga semundja. Kjo veshja e rehatllekut po me pelqeka shume :)
    Floket me pelqejne edhe pse nuk e kuptoj shume mire nga fotot nese jane ombre apo seksione te trasha. Sado ndryshim i vogel te duket, te besoj se sa mire ndihesh. Dikur nje vajze 12 vjece me ka thene "Nese ke floket bukur je ne rregull, te tjerat kane pak rendesi". Eshte gjeja me e zgjuar qe kam degjuar ndonjehere :) I gezofsh dhe uroj te ndihesh mire dhe ne vazhdim me parukieren e re. Me intrigove ta provoj me superlativat e tua edhe pse une nuk nderroj dore shpesh ;) Te pershendes

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dhe mire ben qe nuk e nderron. S'ka gje me te mire kur gjen rehat me nje parukiere, sepse do te thote qe je e kenaqur. Gjithsesi nese ndonjehere do te duash te besh nje ndryshim, me thuaj dhe te orientoj une per te Mira! Te pershendes dhe une :)

      Delete
  7. me shendet te shkojne shume natyrale porrrrrrrr ato extension hiqiiiiiiiii nga syte

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur per cilat extension e ke, se ne kete foto besoj eshte e qarte qe jam vetem me floket e mi :)

      Delete
  8. Aulona me thuaj pak sa merr Jetmira per nje lyerje se dua te iki dhe une aty po se di a do ma mbaj xhepi..

    ReplyDelete
    Replies
    1. Diku te 50.000-60.000, por nuk ta them dot me siguri sepse besoj varet edhe nga floku, gjatesia, apo dendesia. Une duke mos pasur shume eksperienca me parukerite, nuk di te them eshte shtrenjte apo jo, por kur fole me shoqet e mia, me thane qe eshte nje cmim shume normale, aq me shume kur behet fjale per cilesine e bojerave.

      Delete
  9. Dua dhe un floke kshuuuuu :/ ku esht kjo parukierja saktesisht? Adresa? Do ta dija sh per nder te ma thoshe. Sinqerisht nk e ndrroj doren e olti shulles po ja qe kto floket e tua po ma bejne me sy. Komplimenta

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une te Olti kam vajtur per shuuume vite dhe Oltin e kam shume xhan, po te them te drejten bojen kam patur gjithmone frike ta beja, jo vetem te ai, po te kushdo tjeter. Mira e ka sallonin, te Drejtoria e Policise, te Pallati ku eshte dyqani BSB, ne kat te trete.

      Delete
  10. E dashur me shendet floket. Vertet qe te shkojne shume dhe me ne fund nje gje ndryshe nga ajo qe po shohim kohet e fundit ne Tirane. Nje kritike te vogel ne fakt per Jetmiren e jo per ty:por mund ta percjellesh: te lutem vajzat ne TIrane po i kreh dhe i lyen njelloj. Kur i sheh nga pas nuk i njeh dot. Ne fakt jetoj jashte SHqiperise dhe kur isha ne TIrane mu duken te gjitha vajzat njelloj. Ju mungon origjinaliteti dhe ajo qe i ben te vecanta dhe te ndryshme. Jane te gjitha te lyera me dy nuanca dhe te krehura me onde. Se ve ne dyshim qe Jetmira ne tirane solli nje tendence te re e mbi te gjitha cilesi ne produkte por mendoj se cdo tendence ka nje limit. Ka kohe qe kjo tendence po zbehet e pothuajse ketu ku jetoj une nuk e sheh me. Ndoshta gaboj po ky eshte mendimi im sidomos i konstatuar nga vizita ime ne Tirane por dhe nga instagrami. Jam e hapur per debate e sigurisht pres cdo lloj kundershtimi. Neli

    ReplyDelete
    Replies
    1. E kam degjuar dhe here te tjera ne fakt, kete punen qe Mira i ben te gjitha krehjet dhe lyerjet e flokeve njesoj. Te them te drejten nuk e mendoj ashtu. Une mendoj se Mira ben krehjen qe e preferojne pjesa me e madhe e femrave ne gjithe boten, onde sa me natyrale dhe ngjyra e flokeve po ashtu sa me natyrale. Por kam pershtypjen se ne Shqiperi, ku vazhdon akoma te mbizoteroje bjondja platin e dekoloruar deri ne rrenje, ose ngjyra nero blu, apo e zeze pisk si korbi, apo krehjet e drejta qe mos te levize qimja, puna e Mires mund te duket sikur eshte e njejte per te gjitha. Jam vertet kurioze te di ku jeton ti dhe cila eshte tendenca e kesaj periudhe, sepse "jashtetit" natyralja te floket, besoj nuk do te dale kurre nga moda :)

      Delete
    2. Shpresoj qe nuk jam keqkuptuar nga ajo cka kam shprehur. As e kam vene ne dyshim talentin e Jetmires dhe as cilesine e produkteve qe ajo perdor. Personalisht nuk e njoh por shume mikesha e te njohura te miat shkojne e tashme me duket si e afert. Madje per te kam degjuar qe eshte kaq e thjeshte dhe e dashur ne bisede. Por pershtypja ime qe dhe pse i ka cuar vajzat tek natyralja me ombret e saja se di mu duken te gjitha njesoj nga pas,ose kur del ne rruge e kupton se ku i kane bere floket. Tek Jetmira. Por e pranoj kur thua qe ate duan klientet dhe ate realizon parukierja. Kjo ndodh ne gjithe boten si dhe ketu "jashteshtetit"ku une jetoj. :-) :-). Neli

      Delete
  11. Edhe une i kam lyer floket te Mira, po 2 jave i kam mbajtur dhe i hoqa, se me kalimin e larjeve, ajo e celura shplahet dhe behet nje e verdhe si e djegur, ose kshu mu ben mua :( Aulona ty shkojne, dukesh me fresh dhe me e celur me kete ndryshim :)
    P.s per lyrje ombre dhe krehje te merr 60 mije lek ( te vjetra ) :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une ne fakt nuk i kam te verdha dhe as kam ne plan ti bej. Thjesht i kam vendosur disa fije pak me te hapura se ngjyra ime. Tani do me duhet te prese dy jave per te pare se c'do ti ndodhe floket tim :P Flm per fjalet e mira :)

      Delete
    2. pikerisht ky eshte sekreti i bojes se Mires, qe sa me shume shplahet ngjyra aq me e bukur del. un per vete sa her i laj floket te gjithe me pyesin i ke lyer? dhe te mendosh qe i lyej nje her ne 4-5 muaj.
      mira ka punuar tek copola ne itali dhe kur e ka provuar kushurira ime qe jeton atje me ka then qe ka dal me e mire nxensja se mesuesi eshte shume me e mire se copola per ngjyrat.

      nuk thoni shyqyr qe po shohim sa me shume goca drejt natyrales rrugve te tiranes.

      Delete
  12. Si kukull dukesh. Te rinon shume ky model dhe kjo ngjyre.

    ReplyDelete
  13. ne do te mallkosh njeri,thuaji te te hiptte vetja ne qefe si Aulona ,se me qesharake se ty s'behet :pppp

    ReplyDelete