Sunday, May 12, 2013

Lamtumire fustan....

Meqe ishim te bardhe e zija nje post me perpara, une them qe mos te lodhemi vazhdojme qendrojme edhe sot po prap aty. Fustani qe kam ne keto foto eshte nje nder te preferuarit e mi. Me pelqen shume si design, por mbi te gjitha me pelqen se si rri ne trup. E bukura eshte qe, qe kur e kam marre dhe veshur per here te pare, cdo njeri qe ma ka pare me ka thene: "ma jep mua kete fustanin" :D Derisa nje dite te bukur, kete fjali ma tha dhe Fatma dhe une nuk i rezistova dot syve te saj dhe i thashe "po"! :P Keshtu qe ky fustan nuk eshte me i imi, ama une nuk mund ta lija pa e nxjerre nje here ne blog dhe pa i thene lamtumiren ashtu sic duhet! Nuk do zgjatem shume se ndarjet jane gjithmone te dhimbshme...Lamtumire fustan, ishte bukur per aq sa zgjati! Te kam dashur shume, por tani po te le te lire! Ti nuk me meriton, se une te perdora sa te perdora dhe tani te flaka tutje! Ama do ti kujtoj gjithmone me kenaqesi momentet e kaluara me ty...E jotja, Aulona!


5 comments:

  1. Te rrika vertet shume shume bukur! Te kam zili per trupin se keto ditet e fundit qe kam filluar te vishem hollshem po shoh te vetja pasojat e dimrit :(
    Vetem sandalet s'me pelqenkan,sorry.Ca te them tjeter,e gezofte Fatma tani dhe ti marrsh nje akoma me te bukur dhurate!
    M.

    ReplyDelete
  2. Sa I bukur ky fustan :) me vjen keq qe e paske dhuruar sps te rri sh mire. 1 sugjerim kisha: ta vishje me mire me te sheshta dhe do ishte mire te mos kishin dale ato rripat e te brendshmeve :/ pjesa tjtr bukur. K.

    ReplyDelete
  3. ta tregon trupin yll yll yll :) qe kte foto e profilit ktu me ka pelqy ky fustan, vetem qe do me pelqente me shume te ishte me i gjate dmth te prek token..sdi si ta shpjegoj :D
    p.s mos u merzit, se si tha jovan bregu nje kat me poshte do e kesh fustanin :)

    ReplyDelete
  4. Fustani i takimit tone te pare ^_^ <3 Po jishe kapur floket ne menyre shume nice, nje xhup te shkurter xhins dheeee ca taka ortopedike shum yll :DDD edhe syzet :)))

    ReplyDelete
  5. Duhet ta kishe nxjere ne ankand fustanin, qe edhe Fatma te lodhej pak per ta pervetsuar.
    Te ri(te rinte) shuuuume bukur. Dhe me pelqen shume si e ke kombinuar.

    ReplyDelete