Wednesday, May 1, 2013

Yellow season


Ka nje gje te keqe pranvere ketu te ne: nuk vjen kurre! Osem per te qene me te sakte, vjen por zgjat vetem nje jave. Prandaj kalimi eshte i menjehershem nga palltot dhe xhupat te menget zhapone dhe kanatieret, duke mos i dhene mundesine pjeses me te madhe te xhaketave te vishen dhe te dali nga garderoba edhe per nje tjeter sezon. Sa here hap dollapin kete periudhe me duket sikur ato te shkretat me shohin me pikellim dhe me thone: "Po ne kur do dalim nga ky vendi i erret ku na ke futur? Kur do na veshesh?" E c'tu them une e shkreta, i jap shprese dhe i them mos te merziten se tetori dhe nentori do vijne shpejt, edhe pse jam e bindur qe eshte vjeshta, ashtu si pranvera, do me pare do iki se sa do vije dhe serish ato xhaketat e holla qe rrine te varura ne garderobe nuk do te vishen kurre.
Gjithsesi gjate asaj javes se pranveres qe beri ne Tirane, une pata mundesine te vishja nja dy nga xhaketat e mia te preferuara, njera nga te cilat eshte kjo ne kete post. Ajo qe e ben te preferuar kete xhakete eshte ngjyra. Ngjyra e verdhe nuk ka qene ndonjehere nder te preferuarat e mia, deri para pak muajsh kur krejt papritur me hyri ne zemer si me magji :P Kjo vlen edhe per ngjyren e bardhe, qe sidomos per pantallona nuk e kam patur asnjehere qejf, nderkohe qe si per cudi zbulova se ne garderobe kete vitin e fundit me jane shtuar plot kater pale pantallona me kete ngjyre. Do mi kete blere njeri gjate dimrit dhe do te mi kete futur ne dollap se s'ka mundesi :D Kuptohet qe keto foto nuk jane bere as sot, e as dje, se nuk me ka lene mendja te dale me xhakete ne keto dite te nxehta, por rreth dy jave me pare. Une i kisha harruar fare, por ngaqe me erdhi keq per xhaketen e shkrete qe me shikonte me "sy" te pikelluar dhe me thoshte "me nxorre qe me nxorre nga dollapi, me vendos edhe ne blog tani", vendosa t'ja bej qejfin! :P



14 comments:

  1. Shuume bukuur...me kujtove dhe ato pantallonat e verdha qe shqetesuan gjysmen e shqiperise kur ishe e ftuar tek E Diell :DD

    ReplyDelete
  2. Looking as great as always <3. I hope to meet you in person one day. Kiss. Senada

    ReplyDelete
  3. Me pelqen :D

    PS.Un i vesh nen pallto gjate dimrit sepse dhe ketu, po njesoj vjen e iken pranvera ;)

    e-mail e ke pa apo hic :P

    ReplyDelete
  4. bluja me te verdhen super shkon

    ReplyDelete
  5. Me pelqen me te vertet shume!! E verdhja shkona shume me blun, mua me pelqen ta kombinoj edhe me te kuqen!!!

    ReplyDelete
  6. Sa e bukur xhaketa!

    ReplyDelete
  7. Me pelqen xhaketa por jo pantallonat. Ndoshta eshte preference personale por po te ishin me skinny dhe jo ai material & pa ate yllin do ishte super. Une do sugjeroja nen te 1 kemishe neutrale &
    polka dots pants. Kurse sa x ate rripin nk eshte I dobishem ose t kishe gjetur 1 ngjyre tjeter. Xhqketa eshte fantastike mund ta kishe kombinuar me cfaredo qe shkon sps ka sy por sa x pjesen tjtr nuk jm dakord. Me fal po kte here ske qelluar ne shenje. Ke pasur outfit me te mire. Sidoqofte ky eshte1 mendim personal aspak profesionist & une te inkurajoj te vazhdosh te postosh sps.ke stil por te duhen vtm disa permiresime te vogla. Take care ;)

    ReplyDelete
  8. Xhaketa ka ngjyre te kendshme por sorry nuk shkon me pjesen tjeter te veshjes. Dhe ate canten kafe nuk do e vishja po t isha ne vendin tend.

    ReplyDelete
  9. Kombinim shume i bukur, me pelqen xhaketa por me pelqen shume dhe kemisha qe ke veshur. Nuk kuptoj cfare ka qe si pelqen disa qe shoh ne komente. Sa te cuditshem jane ca njerez

    ReplyDelete
  10. Xhaketa jote tani eshte edhe e preferuara e imja. Une vdiqa per nje xhakete te verdhe po nuk gjeta :( e pastaj e lash fare kerkimin duke qene se nuk do e vishja dot me vapen qe erdhi.
    Per mendimin tim pantallonat ti kishe perthyer deri te kavilja. Me duket se me eshte bere semundej kjo perthyerja e pantallonave mua po vuaj nga diagnoza "kembe te shkurtra" :P

    ReplyDelete
  11. si klloun dukesh me kte veshje aulona .. :(

    ReplyDelete
  12. Edhe une e kam kete problemin me xhaketat....te mendosh qe mu be qejfi qe naten ra shi se sot kisha mundesi te vishja xhaketen time te preferuar roze me mng trecerekshe....por entuziazmi nuk zgjati shume se sa erdha ne zyre isha bere uje me djerse...perseri ishte nej vap mbytese...:)

    ReplyDelete