Monday, April 29, 2013

Monstrat virtuale...

Edhe një herë tjetër do t’i kthehem një teme për të cilën kam shkruar edhe më parë dhe që e përmend shpesh në biseda mes miqsh dhe të njohurish, por edhe të panjohurish; një temë që kam vënë re na shqetëson të gjithëve dhe që dita-ditës po shndërrohet në një problem të madh: bota virtuale dhe lukunia e shpirtrave të trazuar dhe të tjetërsuar që fshihet pas tyre, që me komentet dhe fjalët e tyre janë gati të nxjerrin më të keqen prej teje dhe të të tjetërsojnë edhe ty. Kanë ndodhur disa episode këto kohët e fundit që ma kthyen edhe një herë në vëmendje këtë shqetësim, më i fundit dje në mëngjes, gjatë intervistës me Xhimin dhe bashkëshorten e tij. Ndër shumë gjërat që u thanë në intervistë, pati diçka që tërhoqi ndër të tjera vëmendjen time, mbase ngaqë ishte një temë e nxehtë që më kishte prekur veçanërisht kohët e fundit. Bashkëshortja e Xhimit po tregonte se si gjatë kohës që imazhi dhe emri i saj u bënë publik, për shkak të bashkëshortit të saj, menjëherë në faqen e saj personale në Facebook kishin filluar t’i vinin mesazhe të ndryshme ofenduese, fyese, mesazhe të shëmtuar, mesazhe të mbushura me tone urrejtjeje dhe shumë negativitet. Dhe të gjitha këto nga njerëz që ajo nuk i njihte fare, as nuk e dinte për ekzistencën e tyre; njerëz që e kishin parë të shfaqej një herë në ekran, për vetëm disa minuta, dhe menduan se aq mjaftonte për ta njohur dhe për më tepër për ta bombarduar me mesazhe negative. Gra që i shkruanin se nuk e besonin fare që ajo shkonte aq mirë me Xhimin dhe se ishin të sigurta që ai e tradhtonte; gra që e quanin gënjeshtare thjesht sepse ashtu mendonin ato, pa pasur asnjë bazë; gra që me siguri gjithë mllefin dhe inatin e marrëdhënieve të tyre të dështuara ia zbraznin një gruaje që nuk e njihnin fare, por u mjaftonte historia e saj e bukur e dashurisë për ta bërë të urryer në sytë e tyre. Ajo ishte e lumtur në marrëdhënien e saj të gjatë, ato jo. Kaq mjaftonte që ajo të ishte e keqe, e poshtër, e ndyrë, e shumë e shumë epitete të tjera, që mjaftuan ta detyronin ta mbyllte faqen e saj në Facebook, sepse nuk duronte dot presionin.
Presioni i madh detyroi edhe një të njohurën time të mbyllte blogun e saj, i cili nga një hapësirë virtuale që duhej t’i dhuronte kënaqësi, u shndërrua në një makth të vërtetë, kur i vinin sinjalizime për mesazhet që merreshin me gjithë pemën gjenealogjike të familjes së saj. E çfarë mund t’i quash këta njerëz përveçse monstra? Njerëz që nuk respektojnë as të gjallë e as të vdekur? Njerëz që nxjerrin helm nga gojët e tyre të ndyra dhe përlyejnë tastierat ku shkruajnë me duart e tyre të fëlliqura. U kërkoj ndjesë lexuesve për fjalorin e përdorur, por karshi qenieve të tilla nuk mund të tregohem dot e butë.
Shoh në Facebook komente të ndryshme që bëhen për personazhe publikë, që për nga mënyra e të shkruarit vë bast që janë të bëra nga ndonjë burgaxhi, ndërkohë kur klikon foton e profilit shikon një nënë që ka pozuar e lumtur me dy fëmijët e saj. Po si është e mundur që një grua e re, me dy fëmijë në krah, të ketë brenda vetes kaq shumë helm? Si është e mundur që një nënë të shajë e të mallkojë një njeri që vetëm e ka parë nga ekrani dhe nuk e ka njohur e s'ka për ta njohur kurrë? Ku e gjen të drejtën të shqetësojë vetë personin që ka përmendur apo familjarët e tij që mund ta lexojnë atë koment? Kjo është gjuha me të cilën do t’i mësojë të rriten fëmijët e saj? Për fat të keq po, sepse kjo nënë që pa pikën e turpit dhe dhembshurisë del e shan, e mallkon me fjalë nga më të ndyrat një person që nuk e njeh dhe nuk i ka bërë asgjë të keqe, imagjino se çfarë mund të bëjë me njerëzit që ka pranë dhe që mund ta cënojnë diku, qoftë edhe pa dashje. Për mua kjo nënë është padyshim mallkimi më i madh i fëmijëve të saj, që i ka rënë për pjesë të rriten nga një gjarpër.
Mbase fjalët dhe tonet që kam përdorur në këtë shkrim janë paksa të ashpra, por më besoni që këto monstra virtuale janë shumuar shumë dhe duhen mbajtur larg nga jetët tona...


- Ahhhh kur e kapen veten dhe ato dy injorantent, ato dy analfabetet, ato dy shkushkat e dreqit moj moter...
- Lere moj moter se se une i njoh me rrenje e dhemballe ato te dyja, po s'ja vlen te merresh me to, se nuk jemi ai nivel ne...po hajde tani se na filloi Fatmagyleja se s'kemi kohe per te humbur me ato dy histeriket!

18 comments:

  1. Welcome to Albania e dashur Aulona!E vertete ajo qe shkruan por dhe kjo eshte nje pjese e atij realiteti ne ne te cilen njerezit ne Shqiperi jetojne. SA KEQ! KANE KAQ SHUME KOHE TE MERREN ME TE TJERET E SA PAK KOHE TE MERREN ME VETEN E TYRE ndaj kjo gje ndodh kaq rendom. SHpresojme qe do te ndryshoje.......nje dite. Sikur secili ti kushtohet ne menyre te vertete vetes vetem pese minuta ne dite oh te siguroj qe do te jete kaq ndryshe!!! Suksese.

    ReplyDelete
  2. Aulon sa vijne dhe behen me keq, ne nje moment te caktuar e kam provuar dhe une dicka te ngjashme nga njerez totalisht te panjohur. Jane te frikshem dhe histerik :@

    ReplyDelete
  3. Ke shume te drejte Aulona, nuk e kuptoj ku e gjejne kohen qe te merren me te tjeret. Dita ka vetem 24 ore per veten time mezi me del koha te merrem cfare ndodh me jeten time, puna, shkolla, i dashuri, familja, shoqerija...!!! Ku dreqin e gjejn gjithe ate kohe qe te merren edhe me te tjeret nuk e kuptoj?? Keta lloj njerez kane nje jete boshe me te vertet jane per tu misheruar. Keta lloj njerzish kane ekzistuar gjithmon dhe do vazhdojn te ekzistojn, per fat te keq jane pjese e shoqerise tone. E vetmja gje qe na ngelet te bejm duhet ti injorojme nuk duhet te humbasim kohen tone te cmuar me shpjegime sepse cfare do qe te themi keto lloj njerzish do degjojn vetem ato qe duan te degjojne!!!

    ReplyDelete
  4. ke shum te drejte e dashur. une skandalizohem sa her lexoj lloj lloj komentesh. un ndihem aq mir kur shoh blogje te tilla sa nuk e kuptoj se cjan keto injorante ne kuptimin e plote te fjales qe vjellinm te tille vrer. ju duhet te vazhdoni pasionet tuaja dhe ti vinin vizen... te pershendes dhe bravo per nismen e marre si me radion ashtu edhe me thumbin... per kto gjera kla nevoje shoqeria jone qe te levize sadopak nga vendi ku ka mbetur... te pershendes ola

    ReplyDelete
  5. me vjen shume keq kur shoh te ketilla komente. Por jo vetem kto raste por edhe ne rrjetet sociale. Tipa te ulet , njerez te ndyre qe hapin faqe facebook-u duke mashtruar me lloj lloj fotoje te personave qe as qe i njohin si jane dhe nxjerrin nga goja cdo felliqesi te mundshme. Nuk e di se ku jane rrit kta por vetem ne pyll me duket mua . Eshte 1 deshtim dhe 1 fatkeqesi shume e madhe se sa njerez te keqinj mban kjo bote; me shume se te keqinj do i quaja analfabet, xheloz, etj etj etj....
    Cdokush ka jeten e vet vepron si ti doje qefi, mir , keq pun per te --

    ReplyDelete
  6. E di si paskan qene shqiptaret?? Si ai qeni i leshuar nga zinxhiri dhe gati te kafshoj kedo. Shyqyr qe na u dha mundesia e e anonimatit me ane te rrjeteve sociale dhe o burra ke te na dali perpara.

    ReplyDelete
  7. Eshte gjynaf qe njerezit arrijne ne kete pike por nuk besoj se ka per te ndryshuar. Existon kudo ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi.

    xoxo per ty

    ReplyDelete
  8. Eshte per te ardhur keq, qe njerezit jane bere kaq te papergjegjshem. Ndoshta keshtu kane qene gjithmone, por tani kane gjetur mundesine ta shfaqin gjithkund. Te vjen ndot tek lexon komente te shemtuara dhe plot mllef. Po me shume me vjen keq te shikoj rrugeve njerez te pa edukuar pa piken e etikes ne sjellje. Dhe e gjithe kjo reflektohet ne cdo moment ne rrjetet sociale.

    ReplyDelete
  9. sa te vret kjo pjesa moj aulona kur ti vjell vrere e helm per te tjteret te vjen mire kur te tjeret e bejn kete per ty normalisht qe ste vjen mire :p e vertet qe menatliteti ktu ne shqiperi eshte shume i ashper por aman o goc mos na lodh me ata vipat se vetm vipa qe skemi ne , kur vjen puna te puna te arti qe na servirin keta pseudo vipa qe eshte llum ata bashk me ju gazetraucet qe i mbeshtetni thoni kete do populli kete do publiku , nderkohe qe vvlersimi i publikut duket edhee nga komentet po nqse ka vetm komente negative dmth qe sesht pune aq e mire , te gjithe i shikojme ne rrjetet sociale ne faqet e ndryshme se kush eshte i preferuar e kush jo duken sh pak jan artista te vertet dhe ata se cajn shume koken per keto komentet nga ata qe ke permendur ti pak me lart ,ata qe jan me adresa te rreme pun e madhe jan njerez pa identit mos u helmo kaq shume se ngle duke shkrujtur vetm per ta :p po mos u dil ne mbrojtje de ketyre na plasi neve se na qenka shqetesuar gruaja e xhimit po duan te ruajn privatesine mos te na dalin dhe te behen publik pastaj ku di ti qe eshte e vertet ajo qe thot ajo mbase dhe te ka genjyer osee mbaase ka ber dhe keq ajo eshte larguar dhe tani qe u shfaq u kujtuan dhe armiqte e saj :p

    ReplyDelete
  10. Eshte shume real e aktual ky fenonemi i "llapaqenerise" e dashur Aulo,por po te hedhim nje sy rreth e rrotull,po te germojme paksa na del se edhe ndonjera nga shoqet e aferta qe kemi derdellit lart e poshte ,flet e shan e pastaj te ben lajka,e te lepihet qe o Zot c'te te them..Ndaj s'i gjendet dermani as atyre virtualeve as atyre realeve..Le te llomotisin gjer ne vdekje,..Who care's? Sao!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Per mendimin tim keto te vrasin me teper, prandaj po shkruaj dhe une si reply tek komenti jot.

      "Who cares?!" eshte shprehja qe perdor nese shikoj dicka nga nje qe nuk e njoh sepse sme vret dhe aq shume, dhe ne fund te fundit eshte e kot te merresh me to. Por kur lexoj dicka nga nje qe konsideroja si te afert e cila sy ne sy flet "zemra, shpirti, ylli, je shoqe e vecante", dhe ne internet/mesazhe/komente eshte e kunderta, eshte dicka e ulet nga ajo, dhe sado mundohemi te themi "who cares?!" prap na vret.

      Delete
  11. Ej moj Aulona kur vjell vrer ti tek ai emisioni yt pa lidhje ti ne fakt je duke kritikuar kurse keta te tjeret nuk kritikojne por vjellin vrere. e kuptoj filozofine tende: bej si them une por mos bej si bej une. gjithsesi per kete kategorine qe ke shkruar me lart ke te drejte, monstra jane, vetem se me duket se futesh dhe ti aty :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e di! Me sa shoh njerëzit qenkan aq të trashë ta kuptojnë "Thumbin", që shumë emisione (nuk them puntata ngase është gj. italiane), e shprehin atë "llomotitjen" PËR TI IRONIZUAR ATO që meren me punë të tilla. !!!!!
      A. C

      Delete
    2. Ej moj anonime po te jap nje shembull qe ta kuptosh me mire ndryshimin midis atyre mostrave dhe meje ne emisionin qe bej (edhe pse dyshom se do arrish ta kuptosh...) Po te te kisha kthyer pergjigje tani duke te te shkruar "Moj baxhelle, moj buce, po ti kurve je qe shkruan keto komente qe vdeksh fare me mire, se turp qe mban dheu njerez si ty...." atehere une do isha nje nga ata mostrat ;) Diten qe do degjosh, apo lexosh ndonje fjali te tille nga mua, hajde dhe shkruaj prape ketu ne blog mire? E kuptove tani ndryshimin?
      P.s: Kerkoj falje per fjalorin e perdorur, por s'kisha zgjidhje tjeter...

      Delete
    3. Une e kuptoj ndryshimin Aulona. Por per mua te gjitha ata qe vjellin vrer pavaresisht formes jane monstra, po perdor termin qe ke perdorur ti. Dhe sa per info une skam komentuar asnjehere ne blogun tend e dashur, por kete rradhe mu duke pak hipokrite. Patjeter qe nuk je ne nje nivel me ato qe bejne te tilla komente, je pak me e sofistikuar :)

      Delete
  12. E dashur, bota eshte plot me njeres te cilet akoma eksistences se tyre nuk i kane llene nje kuptim, e fakti qe mund te komentojne apo thjesht te japin nje mendim ne nje bote ku mund te fshihesh pas fjales anonim, i ben keta te fundit te behen dikushi, ai dikush qe prish nje sekond gezimi, nje moment qetesie, me nje fjale jane njeres qe kane nevoj te shajne te ofendojne per te fituar vemendjen e dikujt.

    kjo tregon kulturen e ulet qe mbizotron se fundemi ne shoqerine tone moderne.

    E kuptoj shume mire piken tende te veshtrimit, e cila eshte sh e drejte. Por me duket disi e pa dobishme fakti qe harxhon pjes te kohes tende duke u perqigjur "anonimeve" provokuse e do te thosha me shume se shkalluse. tE CILAT ME SIGURI DUKE U SJELLE NE KETE MENYRE NDIHEN ME TE RENDEISHME SE KURRE.


    xoxo Lulu.



    ps: shume komente ketu te blogu yt, me bejne shpesh here x te "qare" sepse mendjet injorate te cilat nuk vishen si ti, nuk flasin si ti, nuk mendoj si ti,kalojne kohen e momente te jetes se tyre, duke ndjekur ty, e duke komentuar ty, me pak fjale kjo puna e anonimeve
    te keqe me duket si ai qeni qe kafshon bishtin.

    ReplyDelete
  13. Aulona te pershendes dhe te uroj per shkrimin.!Ke shum te drejte e dashur per epitetin qe ua vendos " Monstrat Virtuale"!Te thuash nje opinion,nje mendim,nje kritik ose qofte edhe nje mospelqim,nuk eshte gabim,por kur ajo i kalon caqet duke futur brenda "Vrerin" dhe "Helmin",kthehet ne nje shqetesim,madje ne frike!Eshte e frikshme te mendosh se si mund te shkaktosh kaq "Mllef",apo "Neveri" per nje person,..Pa u ndeshur as edhe 1 here te vetme me te,ti kthehesh ne njeriun me te urryer!Dhe ke shume te drejte pastaj kur thua qe nese ti hap dhe shikon profilin e ketij personi...obooboooo...Per te mos folur me pas per CV...!!
    Aulon,une ende se kam kuptuar si funksionon blogu...kjo eshte hera e pare qe shkruaj!Heren e dyte do te te shkuaj me emer dhe mbiemer!Te uroj suksese dhe do tt sygjeroja qe shkrime te tilla dhe tema te tilla do ishte shume mire nese do i trajtonit dhe na gazeten tuaj..Kemi te bejme me fenomenin e rradhes,dhe nuk duhet lene pa u vene re.:))!

    ReplyDelete
  14. You have made some really good points there. I checked on the web for additional information about the
    issue and found most individuals will go along with your
    views on this site.

    Also visit my blog post ... nexus 7 review

    ReplyDelete