Te them te drejten keto ditet e fundit jam bere pak pertace sa i perket te shkruarit ne blog. Javen e kaluar kam postuar vetem dy here dhe kjo ka ndodhur si per mungese kohe, por edhe per mungese deshiren. Meqe ky blog, ne radhe te pare ka funksionin e nje ditari, edhe une po tregohem e sinqerte dhe nuk po genjej ne arsyet e parregullsise time javen e shkuar. Nuk e di perse e kisha aq me pertese te ulesha dhe te shkruaja, te rregulloja fotot, te beja gati postin...ufaaa! Madje ne nje moment me kapi frika dhe mendova se aq e pati dhe deshira per te mbajtur nje blog, por jo, u tremba kot, sepse deshira vazhdon te jete aty, madje eshte rikthyer shume fuqishem. I vetmi problem eshte koha, por do rregullohemi edhe me te. Ne fakt, kete te henen jam ngritur qe ne mengjes e mbushur me optimizem dhe deshire per te jetuar, per te punuar, per te dashuruar, por edhe per te pushuar. Pak e cuditshme e? Si mund te kete njeriu ne te njejten kohe edhe deshire per te punuar edhe per te pushuar, por ja deshira per te punuar eshte tani, e momentit, ndersa deshira per te pushuar eshte e lidhur me pushimet qe sapo prenotova. Jane pushimet e endrrave, qe te them te drejten nuk ma merrte mendja qe do te me realizohej tani shpejt, poooor ja qe ndonjehere endrrat behen realitet. Karaibe! Kaq po them, se pastaj e di qe do iki vemendjen nga posti i sotem dhe do merreni te gjithe me pushimet. Do shkruaj me vone per to.
Fotot e sotme, jane shkrepur te shtunen qe lame pas. Rastesish duke rregulluar dollapet dhe duke kerkuar neper "rraqe" me doli para syve kjo kapelja qe e kisha harruar fare qe e kisha. Dhe meqe te gjithe tashme e dini qe jam nje e apasionur pas trendit ushtarak, e kuptoni qe me dolen ca zemra nga syte kur e pashe dhe nuk u mendova dy here perpara se ta vendoja. Nje pale leggins ngjyre gri, nje bluze ngjyre gri me tiranda jeshile qe e bleva disa jave me pare dhe qe e vesh per here te pare, nje xhakete gri lekure , cizmet jeshile qe mi keni pare edhe ne nje tjeter post dhe ja ku isha gati per nje te shtune sulmi, te kaluar gjithe diten ne xhirime! Po s'ka gje, pushimet po afrojne....:D
seriozisht e ke me kete backgroundin? :o
ReplyDeleteNa fal eee, po c'ti bejme, ne Tirane na ra fati te lindim, e keto lagj kemi. Ju qe keni lindur ne lagjet e Parisit, kur te hapni blog zgjidhni sfonde me simpatike :)
Deletehahaha aulon je e madhe.E
Deletekomenti yt ishte shume idiot vertete,une ketu kam lindur e i njoh shume mire keto lagje me beso,por te hapesh nje blog qe te inspirosh te tjeret me ato pamje sikur stonon nje cike....
DeleteQellimet pse e kam hapur blogun, i di une, jo ti. S'kam thene kurre qe kam hapur nje blog prej te cilit te inspirohen te tjeret (madje nese do ta dish, e urrej kete fjalen qe e shoh te perdoret nga do). Une s'dua te inspiroj kend, une, si ne cdo gje qe bej, dua te tregoj relitetin, gjithmone pare nga kendveshtrimi im, nepermjet shkrimeve, fotove, apo fjaleve te mia. Dhe realiteti i diteve ne te cilat i kam bere keto fotot, eshte ai me keto lagje. Kush do te inspirohet, te presi sa te kthehem nga pushimet dhe do ti ve une foto "inspiruese".
DeleteMua po me duket 'backgroundi' njefar menyre shume artistike. E ke zgjedhur shume bukur. Vetem vazhdo keshtu.
Deletete kto foto paska ren bomba nga mrapa..
Deletedhe un ne TR kam lindur po jo nga periferia ;) ktej qenka depresion fare...
Lola
Po, po ketej nga periferia e Tiranes se Re, mbrapa postes nr.8 ku jane bere fotot, keshtu eshte depresion fare....;)
DeleteSuper stylish :) kjo kapelja te shkon sh & veshja ka shum klas
ReplyDeletePo ato çizmet ne mes te vapes i ke veshur moj aulona?
ReplyDeletePo prill eshte akoma moj anonime, nuk i vesha ne mes te gushtit, ne Dhermi :D
DeleteShume trendy,shume garipe,shume bukur! Kapelja i her yll! Me çmalle me lagjet e Tiranes :')
ReplyDeleteKaraibe the??? Me lini te qaaaaaaaaaaaaaaajjjjjjjjjj
M.
Nje nga veshjet me te mira per shijen time ;) You ROCK!
ReplyDeleteDukesh suuuuper cooool. Ky eshte stili qe te shkon ke shume, le qe ta nxjerr trupin kafsh fare nje here. Bish je bish
ReplyDeletesa katunare je perzotin
ReplyDeleteCfare po ndodh me Aulonen dhe ngjyrat ? Ku iku bashkejetesa e tyre e lumtur ?
ReplyDeleteZemra ja prit deri neser :P :*
Delete<3
Deletesi ushtare ne Irak me dukesh ketu ;) teuta
ReplyDeleteperfundimisht ky eshte stile qe te shkon me shume. ky trupi jot me ben me dhimbje koke mua, yll yll yll. aahhhhhhhhhh as mos te te shkoj ndermend ta mbyllesh blogun. ER.
ReplyDeleteVeshja me duket mese Ok, dhe kapelja te shkoka goxha, mendo ti shtosh te tjera garderobes :) Sa per sfondin eshte e vertete qe ky eshte nje pasqyrim mese i sinqerte i realitetit ku jetojme, po shpeshhere ne sfonde te tilla veshjes tende i bien shume pike. Ka shume menyra te kapurit te fotove qe ta evitojne kete gje, ose e preferuara ime eshte kur fotot behen vetem me nje mur (te bardhe mundesisht) nga pas, ne kete menyre njerezit arrijne te fokusohen dhe me shume tek ty (dhe ne fund te fundit less is more :P). Edhe nqs ty te pelqen te kesh kete lloj kontrasti ne sfondin tend, behet e lodhshme per syrin pas ca kohesh, keshtuqe do te sygjeroja ta alternoje :) Gjithe te mirat e suksese
ReplyDeleteYou rock girl! Ne fakt e ndjek shpesh blog-un sepse me pelqen shume menyra si shkruan, por hera e pare qe po komentoj :) Kjo veshje me pelqen shume, kombinimi fantastik!!!
ReplyDelete1.floket i ke shume bukur!
ReplyDelete2.me pelqejne keto cka ke veshur
3.me keto pushimet si e ke hallin? aman leri karaibet post sezonit qe mos te depresionohem para sezonit. bej sevap per ne qe jemi gjynah :P
veshja mepelqen po sfondi farrreeeee
ReplyDelete1.floket i ke shume bukur.
ReplyDelete2.me pelqejne ato cka ke veshur.
3.te lutem fol per karaibet pas sezonit, he bir se aman do depresionohem pastaj te luuuuuuuuutem :(
4.tek komuna eshte kjo lagjia se nuk po orientohem dot :S madje une mendoj qe sfondi eshte shume i papare! se nuk eshte tirana vetem kafene, dhe pallate te bukra,me apexe me x5 dhe x6 te parkuara poshte pallatit.
adoro le scarpe e la giacca.
ReplyDeleteWow, amazing blog structure! How long have you bеen blogging for?
ReplyDeleteyou maԁe blοgging look easу.
Thе total look of your wеbsіte is greаt, as smаrtly
aѕ thе content!
Feel free to surf to my web page :: premature ejaculation pills
Ky version i ushtarakes me pelqen, sepse eshte shume me elegant dhe bashkekohor se versionet e egra dhe bruto qe kane qarkulluar kohet e fundit me rikthimin e modes tek ky trend. Nuk e le dot pa e permendur....Mendoj do ishte shume interesante po t'i dedikoje nje post procesit te prenotimit te pushimeve, duke shpjeguar ceshtje praktike te tipit:
ReplyDelete- a bere kerkim per te gjetur vendin apo ishte deshire e vjeter e jotja
- kur fillove planifikimin
- cila ishte e para qe prenotove - avioni/hoteli?
- per cilen ja vlen te shpenzosh me shume - hoteli - ushqimi - eksperiencat - udhetimi komod
- si mund te arrihen pushimet e endrrave me rroga normale (eshte pak teme delikate por ca keshilla nuk vrasin njeri besoj :P)
- dhe cdo info tjeter qe deshiron te ndash (website/airline/hotel/resources) do ishte e vlefshme dhe frymezuese per te gjithe ata qe mendojne per pushimet e veres ne kete periudhe :)
Te uroj nje jave te bukur!
United Colors of Aulona e ka kapur stili monochrome se fundit me te zeza, te bardha e me gri?
ReplyDeleteDuhet te preokupohemi ;-)apo ne fundit te fundit edhe grija eshte 'color'
mund te them ky look eshte nje nga me te miret e tu, por ne vend te takave te kishe veshur nje pale 'biker boots' do te kishte qene perfekte. :) keep blogging girl
ReplyDeleteVeshja me pelqen shume shume!! Por me te vertet qe i ke rraluar ngjyrat keto kohet e fundit :)
ReplyDeleteTe shkon shume ky stili i eger, e pelqen shume ky kombinim. Sfondi me duket shume i goditur dhe i kombinuar me veshjen alla ushtarake.
ReplyDeleteDo me pelqente qe kush te kritikonte, te kishte aq kurojo sa ta bente me emer e mbiemer!!!
ReplyDeleteNuk e kuptoj pse Kur nuk ju pelqen stili pse humbni kohe te ndiqni blogun !!!
Shume bukur Aulona :-)))
A.F.