Friday, April 19, 2013

Pushimet e enderr/makthit :D



Ju kujtohet qe ne fillim te javes ju shkruajta per pushimet e endrrave, se sa e lumtur isha qe endrra do te behej realitet me shpejt se sa e prisja, etj, etj? Ok, harroni gjithcka nga ajo lumturia e kater diteve me pare, sepse sot, kjo qe po ju shkruan eshte nje vajze jo me aq e lumtur, por e stresuar dhe ne ankth per fatin e pushimeve te saj. Me kerkesen dhe sugjerimin e nje lexuesje dhe komentueseje te rregull te ketij blogu, Lises, une do t'ju shkruaj me gjate ne lidhje me keto pushime dhe gjithe peripecine qe ka nisur para se vete pushimet te fillojne dhe me shpresen per te marre ndonje keshille prej jush.
Per kete vit, une me partnerin tim kishim planifikuar te shkonim ne Tajland. Kam degjuar t'i behet shume reklame atij vendi dhe te dy ne kishim deshire qe ta vizitonim ate, por edhe disa vende te tjera te asaj pjese te Azise. Gjithsesi, edhe pse filluam kerkimet relativisht shpejt, qe nga janari, per bilete dhe hotel, pame qe, sidomos cmimet e biletave nga Shqiperia ishin shume te shtrenjta, gje qe na beri ta vinim ne dyshim planin fillestar per pushime ne Tajland. Nje mikesha jone e ngushte, e cila ka qene ne Malt na sugjeroi ta provonim Malten sepse ka plazhe dhe vende shume te bukura, keshtu qe menduam te benim nje jave ne Malte dhe nje jave ne Qipro, ose ne Greqi. Por ja qe ishte e shkruar qe kete vit pushimet mos ti benim ne Europe, sic te dy ne nuk deshironim, por diku me larg. Po e njejta mike e ngushte e cila na kishte sugjeruar Malten dhe qe jeton ne Berlin, kishte gjetur nje oferte shume interesante per ne Karaibe, me konkretisht ne Republiken Domenikane, per dy jave, ne nje hotel all inclusive, per vetem 1180 euro. Padyshim qe cmimi na joshi shume. Me kete cmim ne as bileten per ne Tajland nuk kishim gjetur. Keshtu qe nuk e menduam dy here perpara se te benim prenotimin. Por ketu filloi edhe stresi me i madh, sepse nese fillimisht na ishte thene qe mund te kalohej pa viza, nga nje mik i yni qe kishte qene disa muaj me pare atje, por vetem me nje tourist card qe merrej kur mberrije atje, rruges na dolen 100 variante te tjera. Po, duhej nje vize. Dhe meqe ne nuk kemi nje ambasade te Republikes Domenikane ne Shqiperi na thane se duhet te interesoheshim ne ambasaden e ketij shteti ne Athine, ose Rome. Fillimisht telefonova Ministrine e Jashtme ne Shqiperi per te marre ndonje informacion me shume, por besoj do te ishte e teper te thoja qe nuk mora asnje info me shume se sa dija dhe me shume se sa me kishte informuar interneti. Me pas telefonova ambasadat ne Athine dhe Rome, por dhe prej tyre nuk mora asnje informacion te vlefshem. Nuk lashë faqe ne internet pa pare dhe njeri pa pyetur, por te gjitha informacionet ishin kontradiktore. Ideja eshte qe ligji i Republikes Domenikane thote qe per shqiptaret duhet vizie per t'u futur atje, por nderkohe nje tjeter ligj i ketij vendi thote qe qytetaret qe levizin lirshem ne vendet Shengen, s'kane nevoje per vize. Rrjedhimisht ne i bie te jemi ne kete grupin e fundit, apo jo?
Sot qe po shkruaj kete post eshte e premte, kemi qe te henen qe merremi me kete pune dhe akoma s'kemi nje pergjigje perfundimtare. Por nje gje eshte e sigurte, une per pushime do iki, edhe sikur ta dij qe rrezikoj burgun e Guatemales...hahahaha
Tani dua te perqendrohem pak te kerkesa e Lises dhe ti jap nje pergjigje pyetjeve te saj me radhe, edhe pse nje pjese mendoj se i jam pergjigjur gjate shkrimit :)


Mendoj do ishte shume interesante po t'i dedikoje nje post procesit te prenotimit te pushimeve, duke shpjeguar ceshtje praktike te tipit:


- a bere kerkim per te gjetur vendin apo ishte deshire e vjeter e jotja
- kur fillove planifikimin
- cila ishte e para qe prenotove - avioni/hoteli?
- per cilen ja vlen te shpenzosh me shume - hoteli - ushqimi - eksperiencat - udhetimi komod
- si mund te arrihen pushimet e endrrave me rroga normale (eshte pak teme delikate por ca keshilla nuk vrasin njeri besoj :P)
- dhe cdo info tjeter qe deshiron te ndash (website/airline/hotel/resources) do ishte e vlefshme dhe frymezuese per te gjithe ata qe mendojne per pushimet e veres ne kete periudhe :)


Besoj se per pyetjen e pare e kam dhene pergjigjen me siper, gjithsesi mjafton te thuash Karaibe dhe besoj eshte endrra e cdo njeriu :P Edhe per pyetjen e dyte e kam dhene nje pergjigje, behej fjale per nje oferte dhe jashte shtetit oferta te tilla ka shume. Ajo qe une do te keshilloja do ishte qe per vende te tilla te largeta, si Afrike, Amerike Latine, apo Azi, te kerkonit per paketa turistike nga vende te tjera, Italia do te ishte me idealja meqe e kemi dhe me afer. E them me keqardhje, por ne Shqiperi cdo prenotim te shkon shume me shtrenjte. Ndryshon puna per vendet brenda Europes, ku nuk ke nevoje fare te lidhesh me agjensi, mjafton te futesh ne faqen e duhur, ne rastin tim zgjedh gjithmone www.booking.com, me te cilen kam mbetur gjithmone shume e kenaqur dhe njerez te tjeter te cileve ja kam sugjeruar po ashtu. Atje ke mundesi pa fund zgjedhjeje, ne baze te kerkesave dhe mundesive individuale. Me pas edhe per bileten kerkon online, per te gjetur po ashtu oferten me te mire. Nese ke shume leke per te shpenzuar, shkon direkt ne nje agjensi dhe nuk e vret shume mendjen :P Pyetjes se trete nuk di si ti pergjigjem sakte, sepse mendoj se eshte shume personale. Une nuk kerkoj luksin, as ne hotel, as ne udhetim. Ne pergjithesi kam zgjedhur hotele me tre-kater yje, kurre me pese, sepse pjesen e parave qe do te shpenzoja per nje hotel me te shtrenjte dhe luksoz, ne te cilin do te kaloj shume pak kohe, preferoj ta shpenzoj me gjera te tjera, duke vizituar vendin ku do shkoj,duke dale, apo duke ngrene gjera te mira :) Nese nuk me gabon memoria, mbaj mend qe kam shkruar ne nje tjeter post, kohe me pare ne lidhje me dashurine e madhe qe kam per te udhetuar dhe me kufizimet qe i bej here pas here vetes, vetem per te kursyer per pushimet. Momentalisht, me pagesen qe bera per keto pushime, llogaria ime bankare shenon zero. Dhe kur them zero, nuk e ekzagjeroj, por eshte realisht keshtu.Dhe te mendosh qe kam edhe kredine per te paguar kete muaj dhe shkollen muajin tjeter. Po ja do i kerkoj ndonje leke borxh familjes (meqe mami e lexon blogun, po heq dhe sikletin t'ja kerkoj perball, se do e marri vesh ketu) :P dhe do t'ja shlyej muajin qe vjen. Nga cfare do heq dore per te bere pushimet qe aq shume i enderroj? Po ja dihet, nga ca veshje me shume, e sidomos nga ca veshje te shtrenjta. Por nuk me intereson fare. Kur mendoj per ato 15 dite ne Sosua (keshtu quhet vendi) nuk ka kepuce dhe veshje ne bote qe te me tundoje per t'i blere. 
Me falni se e di qe u zgjata shume, por ma donte puna :P Gjithsesi ne ditet ne vijim, do te botoj edhe nje tjeter shkrim, qe e kam bere vjet me disa keshilla me praktike, serish ne lidhje me pushimet. Nderkohe do t'ju isha shume mirenjohese, te gjithave nese do te me vinit ne ndihme me ndonje info me shume ne lidhje me faktin, kerkohet apo jo vize per ne Republiken Domenikane. Tani po ju le ne shoqerine e fotove....:D :P





27 comments:

  1. Pavarsisht reklamavee qe i behet atyre plazheve..ne fund te fundit det atje e det ketu, rere atje e rere ketu...rrofte nami qe kane.......
    gjithesesi kurioziteti eshte gje e madhe...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk jam shume dakort me kete qe ke shkruar, sepse patjeter qe ka diference mes vendeve te ndryshme, mes detrave te ndryshem dhe mes reres se ndryshme :) Ne brenda Shqiperise dhe e bejme diferencen mes plazheve te Jonit dhe te Adratikut, edhe pse det kane te dyja, e rere kane te dyja :)

      Delete
  2. aulona moj aulona........si te te ndihmojme ne ty, une kam ene ne R.D ne punta cana por jo ng shqiperia......mesa kam degjuar une keto vendet turistike nuk kerkojne shume viza....kur shkon ne aeroport te japin nje tourist card ($ 10 ose 20) se mbaj mend mire dhe ske nevoje per tjeter gjithesesi sic thua dhe ti eshte mire te sigurohesh para se te nisesh, une gjeta kete adresen ne internet qe thote qe duhet viza etc hidhi nje sy.
    http://www.caribe-lawyers.com/en/visa-embassy-consulate/albania/
    here tjeter te keshilloj qe te shkosh ne Cuba........do te biesh ne dashuri me detin e cubas dhe ske nevoje per vize nga shqiperia. dhe ne R.Domenicane do kalosh shume bukur, dhe atje deti eshte shume I mire por une Cuben se nderroj me asnje vend.anyway take it easy, mos u streso shume se do shkoje cdo gje mire, Jona.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhhh Jona, Cuben une e kam fiksim per vete, me aq sa kam pare dhe degjuar normalisht, por sic e kam shpjeguar dhe ne post, ishte kjo oferta qe na beri te mos ta mendojme dy here per R.D. E di qe jashte Shqiperise ka mundesi pafund per te gjetur oferta te mira, por nga Shqiperia, sidomos per keto vende as qe behet fjale :(

      Delete
    2. mund te me informosh pak cfar duhet per te shkuar ne kube

      Delete
  3. Pershendetje,
    info: Rep. Domenicane eshte jasht Evropes kshuqe absolutisht duhet vize. Ne nuk jemi ne BE pavarsisht qe levizim lirshem ne vendet shengen, por per te shkuar ne Usa, Angli etj vende si keto duhet vize dhe natyrisht qe duhet ta marresh ate ne Rome ose Athine. Ta them kete sepse jam interesuar vete per Tajlanden. Good luck, Ema

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume per infon Ema!
      Gjithe te mirat!

      Delete
  4. Duhet patjeter vize per ne Republiken Domenikane,dhe vize amerikane me duket.Kam pyetur ne agjenci turistike vjet per keto vendet jashte te zakonshmes qe na ofrohen nga agjencite e me thane tekstualisht qe duhet vize por nqs nisesha me agjencine e tyre do e merrnin ato persiper per ta nxjerr vizen por nqs do ikja vetem me inisiativen time marrsha veten ne qafe (kete nuk e thane po e nenkuptuan :) Viza merrej ne Rome dhe duke mos ditur pikerisht ku ne Rome a ne aeroport ne ndonje sportel te vecante ku do mbaroja pune shpejt e shpejt e me pas do prisja e qete tranzit avionin tim apo ne ambasade ( meqe per ne shqiptaret fati na ka lidh gjithmone pas dyerve te ambasadave )dhe kjo e fundit me trembi fare fare se mendova kushedi sa dite do duhej te kalonin te nxirret viza !!! :) Nuk e pyeta me gjate vajzen qe punonte tek agjencia se si e qysh merrej viza ne Rome se mu duk shume e gatshme te ruante sekretin profesional !! :) Gjithsesi keshilla ime eshte te besh nje vizite tek ndonje nga keto agjencite turistike e te pyesesh per punen e vizes se me te sigurte pergjigje nuk do gjesh(besoj se do te ndihmojne) sesa te pyesesh lart e poshte,ca thote njeri se thote tjetri....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh kam pyetur edhe te keto agjensite, kam pyetur ne ministri, ambasada ngado dhe si perfundim dy info bashke nuk kam marre. Tani jam ne pritje te nje informacioni nga nje avokete e ambasades se RP ne Rome. Te shohim c'do me thone andej.
      Te falenderoj shuuume qe me ke shkruar!

      Delete
  5. Me c'lexova un ne nje faqe gjermane, nuk duhet vize nese rri me pak se 60 dite, dhe sbesoj qe kjo cupa do rrije 2 muaj :P
    Duhet blere vetem nje touristencard ne aeroport ne vlere prej 10 dollareve dhe ne kthim 20 dollare per taksa, edhe kjo ne aeroport.
    Kjo cupa, le te kontaktoje ate firmen ku ka blere biletat se pa info nuk te lene ata...
    Ki parasysh qe atje eshte cik me keq se ne shqiperi naten, sidomos persa i perket vjedhjeve te turisteve...

    Kalofsh mire nqs vete :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pra Katerina, pikerisht ky eshte informacioni qe me del edhe mua, qe per 60 dite nuk ka nevoje per viza. Sa per ate pjesen e vjedhjeve, kam degjuar edhe per ate. Kur na thene per ne Paris kujdes se atje ju vjedhin shume, ruajuni kur te dilni naten, imagjino se c'mund te behet andej.
      Te falenderoj qe me ke shkruar

      Delete
  6. http://www.godominicanrepublic.com/rd/index.php?option=com_content&view=article&id=398&Itemid=2&lang=en
    aulona ketu I ke te gjitha infot per D.R. kliko tek about D.R, ke nje liste me info, kliko tek travel information/ entry requirements, dhe ka listat me vendet qe lejohen me ose pa vize etc.
    Kalofsh mire, Jona again........

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jona te falenderoj shume qe me ke shkruar dhe qe je munduar per te gjetur informacion. E vleresoj shume. Ne fakt kjo eshte nje nga faqet kryesore qe kam pare dhe na kam marre edhe informacionin qe kam shkruar ne post, ne lidhje me vendet qe levizin pa viza ne zonen Shengen, ku bejme pjese edhe ne.

      Delete
    2. Aulona ne levizim lirshem ne zonen Schengen, jo ne BE (vendet qe jane ne BE jo domosdoshmerisht jane ne marreveshjen Schengen dhe anasjellta). 2 raste jane prsh Zvicra (ne zonen Schengen por jo ne BE dhe ne mund te hyme pa vize) dhe UK qe eshte ne BE por jo ne Schengen (na duhet vize). Me turist card mund te ikin vetem qytetaret e BE-se, pra ata qe kane nje pasaporte te BE-se, jo ne. Ne na nevojitet vize, e cila merret me pak burokraci por jo sh veshtire ne Rome. Te keshilloj te fillosh procedurat dhe te shijosh parajsen pastaj.

      Delete
    3. Te falenderoj shume qe me ke shkruar, por ja ku edhe ketu thuhet qe per qytetaret e Shqiperise duhet nje tourist card qe merret kur mberrin atje http://en.wikipedia.org/wiki/Visa_requirements_for_Albanian_citizens

      Delete
    4. Une kam qene dhe kam ikur me vize. Wikipedia eshte prape wikipedia dhe nuk do i besoja sh

      Delete
  7. Na informo Aulona se qenka interesant ky opsioni i Republikes Domenikane:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Patjeter qe po, sapo te kthehem qe andej do te shkruaj gjere e gjate se si ka vajtur. E nese shikoni qe ne kete blog nuk do te shkruhet me, atehere mund ta merrni me mend qe dicka ka shkuar keq dhe une do te jem ne burg :D :P

      Delete
    2. Sigurisht qe duam fotot:) po me intereson edhe, nese mundesh, te me dergosh ndonje link te kesaj agjensise qe ofron kete cmim :) dhe mbi te gjitha nese duhet ose jo vize`:)

      Delete
  8. nje grup nga Shqiperia ndodhet momentalisht andej dhe kane marre vizen ne Rome. per te ruajtur privatesin, me dergo adresen e fb qe te te dergoj foton e vizes qe kane marre sepse nuk po te gjej ne fb :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne radhe te pare te falenderoj qe me ke shkruar dhe per ndihmen qe po me ofron. Ky eshte linku i faqes time ne Fb, me nis nje sms atje. Te falenderoj edhe nje here
      https://www.facebook.com/aulona.musta?ref=tn_tnmn

      Delete
  9. Sido qe te vej puna diëka më thotë që do të arish atje dhe do të kënaqesh :)
    Më gëzon fakti që do kemi foto të postuara nga ato vende të bukura me juve, aq më shumë një përshkrim në stilin tuaj.. që na pëlqen tejmase. Nuk ka nevojë të them, po çmimi qenka extra, partneri im e ka ëndër Republikën "D" :D e dy vite rresht që jemi martuar shkojmë në Turqi me nga 1300 Eu (Duke parë ofertat për në R.D shumë të shrenjta!!!)
    E sa për foto e dimë që do bësh mjaftë, sa për humor të mirë sot hidhi një sy kësaj fotos në TOP: https://www.facebook.com/DisponimShqip
    Dhe të lutem më thuaj mendimin tënd si të duket? :D

    A.C

    ReplyDelete
  10. Aulona, nuk te sugjeroj R. Dominikane se nuk eshte asigjo me shume perveqse nje Turqi por shume larg, do te sugjeroj Azine Juglindore,Tajland (Phuket), Bali ose Maldives, per dy te para duhet viza. Viza tajlandeze merret ne Tirane kurse viza indoneziane nuk e kam idene, per Maldives eshte free entry for whole world. Bileta Jane me te verte shume te shtrejnte por llogarite qe cmimet atje jane jashtezakonisht te lira... Dhe ekspirienca eshte shume unlike dhe mrekullueshme... Per hotelet ne Azi gjithmone kerkoje agoda.com, se ato Kane best deals ever for Southeast Asia, per te njeta hotele booking ka cmimet dyfish... te uroj pushime te mrekullueshem kete vite!

    ReplyDelete
  11. Faleminderit shume qe e more parasysh sugjerimin tim. Kisha pershtypje qe kisha komentuar qe diten e pare, por mesa duket memoria po ben valixhet per te ardhur me ty ne RD. Uroj te kalohen keto pengesat e vogla. Dhe me vjen mire qe hyn tek grupi i njerezve qe informohen mire e mire paraprakisht e nuk shkojne me duar ne xhepa (njoh njerez qe shkojne me pushime pa prenotuar hotel :P). Jam shume e sigurte qe do arrini te shkoni. Na bej me dije per procesin :)
    Ah, dhe nje post per paketimin e valixhes per pushimet do ishte shume i nevojshem mendoj(gjithmone nese nuk je si puna ime qe dua 2 valixhe per 3 dite).

    ReplyDelete
  12. Hi! I just wish to give you a big thumbs up for your excellent info you have right
    here on this post. I'll be returning to your blog for more soon.

    Feel free to surf to my weblog; discount oakley sunglasses

    ReplyDelete
  13. Une bera parvjet rezervimin per ne RD nga nje agjkenci italiane dhe nje jave para se te nisesha, me thane qe duhej te shkoja ne ambasaden e tyre ne Rome per te marre vize sepse nuk i njihnin pasaportat tona biometrike. E nderrova dhe vajta ne Kube. Kete vit po shoh perseri per ne Punta Cana, por nuk e di a i kane futur pasaportat tona te reja ne sistem.

    ReplyDelete