Ndryshe nga sa ndodh me nje pjese te madhe te njerezve, qe kur vjen e hena zbrazin karikatorin me te sharat dhe mallkimet me te tmerrshme qe permban fjalori ndaj kesaj dite, mua e hena me pelqen...(obobo ishalla nuk zbrazet karikatori dhe ndaj meje tani :P) Tani kuptohet qe po te kishte pese dite fundjave dhe vetem dy dite fillim jave, nuk do ishte keq, megjithate nuk kam ndonje ndjesi negative ndaj te henes. Perkundrazi, per mua psh dita qe kam me tmerr eshte e enjtja dhe arsyeja eshte personale, pasi kjo eshte dhe dita me e ngarkuar e javes. Te vetmet raste kur te henen nuk e kam dhe aq perzemer, eshte kur nuk kam arritur te shplodhem sa duhet ne fundjave. Sic ndodhi edhe me fundjaven qe lame pas. Ose kur jane ato te henat qe pas nje fundjave te bukur me diell, kur hap syte ne mengjes ti shikon qiellin gri dhe shiun qe bie mbi dritare dhe aty demoralizohesh komplet. Sic ndodhi edhe kete te hene, pra sot, pasi une gjithe qejf kisha nxjerre nga sirtaret disa nga rrobat e veres dje, nderkohe qe e gjej serish veten sot te vishem me rroba dimri. Edhe pse nuk erdhi e papritur, pasi e dija qe me pare qe kete fillim jave do te prishej serish moti disa dite, serish i vara pak turinjt ne mengjes, madje edhe zumben e bera si me pertese, gje qe nuk ka ndodhur kurre, kur pashe qiellin gri. Megjithate posti i sotem eshte me diell, sepse foto jane shkrepur dje, gjate nje dreke familjare, ne nje nga lokalet e mi te preferuar kur behet fjale per te konsumuar mish, Reka qe ndodhet pak kilometra jashte Tiranes, ne Berzhite, edhe pse besoj pjesa me e madhe e juaja duhet ta kene vizituar te pakten nje here.
E vecanta e veshjes qe kam ne kete post, ose ajo cfare mua me pelqen me shume eshte canta, e cila eshte nje dhurate nga "vjehrra" :D Para nje jave, ajo nxorri nga dollapi i saj tre canta te vogla, te cilat i ka patur qe kur ka qene e re dhe me pyeti nese me pelqenin. "Me pelqejne the?!" - ishte pergjigjja ime dhe pa mbaruar ajo mire fjaline ja "gllaberova" nga duart. Nga fotot qe kam pare kur ka qene e re, mamaja e partnerit tim ka qene nje vajze me shume shije. Nuk e kam pare ne dy foto te kete patur te njejten veshje, duke u shfaqur gjithmone ndryshe. Dhe pjesa me e bukur ka qene se te gjitha kane qene veshje te shtrenjta dhe shume te mira, duke qene se babi i partnerit tim eshte me origjine greke dhe te gjitha veshjet, ne kohen qe ne Shqiperi nuk ka patur asgje, ata i merrnin ne Greqi. Per fat te keq (per mua), sic me ka thene edhe vete, te gjitha rrobat qe ka patur ja ka falur mbesave dhe mua me vjen shume inat per kete, sepse do i kisha shtuar garderobes time ca fustane, funde dhe kemisha vintage te papara tani. Gjithsesi edhe tre canta me shume, nuk jane keq :)
Po ju, ju ka ndodhur te merrni ndonje gje nga garderoba e vjehrres? Une kam edhe nje mikeshe/shefe :P te cilen here pas here kur e pyes se ku e ka gjetur ate gjene e bukur qe ka veshur me thote "ja kam marre vjehrres". Shume cool, apo jo? :)
Epo me me ngjyra se kaq nuk mund te pritej pranvera.....just lovely me kete look-un e vajzes se vogel
ReplyDeleteme kujtove keto getat qe i kam perdorur ketu e shume vite te shkuara...si kthehet moda... duhet me kerku neper kutite e sendeve te vjetra :P
ReplyDeleteUne sjm e martuar me thene te drejten po kur te ndodhe ishalla m bie nje vjerre moderne si puna jote se kto vjerrat jane ca shtrigane sikur po ju ha cunin jo po martohesh :p lere pastaj qe ka dhe ca nga malet e humbura te ndo1 katundi qe ben namin po t veshesh fund jo m t ket rroba fashionista. po si thot & artiola toska: mir ne vjerren mir me burrin fjal e mir zbut dhe gurin. Kjo veshje plot ngjyra me pelqen. Madhe dhe vet bleva geta t kuqe dhe 1fustan floral pa menge. Ishalla kthehet prp koha e mir qe ta vesh ate thuaj :) ke sh stil aulona dhe je sh frymezuese x veshjet e tua. Ka lezet te shofesh njerez qe vishen mir kohet e sotme pasi I kushtojn m shum rendesi nje makine t mire se sa paraqitjes se jashtme.
ReplyDeletejeto ne te tashmen:)
DeleteUaaa me habite me punen e vjehrres,sa mire.Shume e bukur çanta,s'do kisha thene kurre qe eshte gje e vjeter :) Po mire,jepi edhe ti vjehrres naj gje.....p.sh.keto getat :P
ReplyDeleteM.
nuk thuhet e vjeter, thuhet vintage :)
ReplyDeleteE di,por flas shqip! :)
DeleteMire me mua, por edhe komentueseve nuk mund te rrini pa i gjetur gabime dhe pa bere kritika :) Vintage=nje veshje, objekt, etj, i vjeter
Deleteme pelqen shume. plot ngjyra
ReplyDeletebig like per kembet e tua aq te bukura dhe per ate kanatjeren e bukur qe ke veshur :D kuptoje vete kush jam se nuk po e shkruaj emrin ketu ne fund :P <3
ReplyDeletesi embelsike jee veshur elaaa
ReplyDeleteBukur, loja me ngjyrat; aq më shumë që sot nuk kam dalur nga shtëpia, e mendoj që ende është ditë me diell jashtë... Aulona kam një këshillë për të evituar atë të Ejten e mërzitshme të javës, se dhe unë e ndjeja më par kur isha në studime..
ReplyDeleteËshtë pikërisht mesi i javës (e mërkurë, e ejte...).. Lirisht mos e publiko postin (se ka link këtu), vetëm lexoje artikullin, mbase ke lexuar të ngjajshëm :)
http://disponim.blogspot.com/2013/04/kriza-me-mesit-te-javes.html
A.C
Canta yll e sdo kisha menduar kurre qe eshte disa vjecare lum ti per vjehrren fashioniste
ReplyDeleteBukur me plq shume,sa te bukura kembet :D duket qe palestra ka rezultate por edhe nena natyre eshte goxha zemer gjere me ty.
ReplyDeletexoxo lulu.
Me pelqen shume kalimet qe ben nga nje stil ne tjeterin.
ReplyDeleteKetu si goc e vogel :), canta shume e bukur.
Une nuk kam akoma eksperience me vjhrre e deri tani po kenaqem me sendukun e mamit :P
fundi & canta sh t'bukur. kanatjerja dhe floket sme pelq
ReplyDeleteMe pelqen ne teresi :D megjithate mendoj qe do ngjante me kendshem me nga ato t-shirt-et e bardha me te shkruara te vogla tipo "celine" apo ndonje emer tjeter marke (e di jane perhapur shume..po jan super cool) dhe balerinat sm bindin dhe aq... Anyway pretty nice though! :)
ReplyDelete