Friday, April 26, 2013

Ghetto girl...


Per postin e sotem mora spunto (po spunto cfare eshte? :D) nga komenti i Jones, e cila eshte nje ndjekese dhe komentuese e rregullt e ketij blogu, e cila po ashtu ka edhe nje blog te sajin shume simpatik. Ne nje koment te sajin, te dy posteve te meparshme ajo me shkruante "me pelqejne shume kalimet qe ben nga nje stil ne tjetrin", koment i cili me beri per te qeshur, sepse kishte evidentuar pikerisht ate c'ka mua me karakterizon, nderrimi i vazhdueshem i stileve. Sic mund te jete vene re edhe ketu ne blog, une kam kalime te shpeshta dhe ndonjehere te habitshme te stilit nga nje dite ne tjetren. Mua me pelqen gjithcka dhe realisht nuk e di si do ti pergjigjesha pyetjes: "a ka ndonje gje qe s'te pelqen te veshesh?", sepse qofte edhe vetem per te eksperimentuar njehere, une do i provoja te gjitha. Mbase ka te beje me shenjen time te horoskopit, shigjetari, qe me ben te jem nje natyre shume kurioze dhe gjithmone e etur per te eksploruar gjera, vende, njerez dhe mesa duket stile te reja ne veshje. Keshtu nese ne nje post me keni pare te veshur si cupeline 10 vjecare e veshur gjithe ngjyra, ne nje me perpara me keni pare te veshur me seksi me strece, ndersa ne nje me pas me rock e gjitha me lekure, sot do te me gjeni te veshur sikur sapo te kem dale nga ndonje ghetto :P Dhe ne fakt ne nje ghetto kam dale, por jo ghetto e Amerikes, por e Tiranes, sepse edhe foto jane shkrepur ne nje ambjent qe me te vertet duket si ndonje ghetto e frikshme, edhe pse gjendet m'u ne zemer te Tiranes. Pantallonat e gjera, shume te gjera jane nje nga dashurite e mia me te medha. I vesh shpesh dhe meqe jam e mendimet se sa me te gjera aq me mire, tani kam rene rehat se sa here me duhen ja marr Tomit (te cilin ju tashme te gjithe e njihni :P). Ne kete post e kam kombinuar me nje kanatiere te thjeshte me viza dhe me nje xhakete sportive ngjyre roze qe mua me pelqen shume. Dhe meqe panallonat e gjera te bejne te dukesh pak me e gjere se zakonisht, une nuk i shoqeroj asnjehere me atlete, por gjithmone me taka, sic kam bere edhe kete here, edhe pse disa mikesha te miat u "tallan" duke thene se ngjaja si ata kllounat e gjate me kembe druri :D
Fotot jane shkrepur diku nga ora 10 e nates, kur une po kthehesha nga nje dite super e lodhur dhe e ngarkuar pune dhe besoj se fytyra ime e reflekton me se miri kete. Ndjese kujt kjo mund t'i shkaktoje problem :P


14 comments:

  1. mpelqen veshja ne pergjithesi...xhaketa esht yll edhe shkon me bluzen dhe pantallonat.ama kepucet jan hideous..nuk shkojn me asgje...

    ReplyDelete
  2. :DD
    Edhe pse komentova shume vone mbas dites se postimit (per arsye teknike) me behet qefi qe te ra ne sy komenti im.
    Me pelqen shume kombinimi i sotshem dhe, qe ke zgjedhur ngjyra te ndezura tamam si nje ghetto girl.
    Ndoshta do kisha zgjedhur ngjyre dhe model tjeter per kepucet.
    All in all me pelqen shume :)

    ReplyDelete
  3. Ok, mua me pelqen si duken te ty pantallonat e gjera (ke veshur me duket ne nje post tjeter nje pal me te cilat dukesh mire) por keto jane pak si shume te gjera....sorry...Fundjave te mbare...:)

    ReplyDelete
  4. Uuuuu kepuceeeet aulonaa... si Rita Ora je kombinuar :D... sinqerisht tani te them kur i pash kepucet e hapa gojen :o. Chers.
    A.C

    ReplyDelete
  5. Ngjyra e xhupit te shkon shume dhe gjynah qe nuk e ke veshur me shpesh :)
    Fytyra qe thua se mbart lodhje mua me duket shume e fresket, biles me pelqen me shume pa tualet sesa kur lyhesh (sidomos per tv - sorry grimiereve por te ngarkojne edhe syte edhe buzet njelloj- no no per ty).
    Raportet e gjithe veshjes jane perfekt. Vetem tek kepucet me calon dicka, por s'po e gjej dot fiks cfare modeli do dukej me mire. Me siguri do e gjesh vete ndonje kombinim me te pershtatshem me aq kepuce sa ke :)
    Te uroj nje fundjave te bukur!

    ReplyDelete
  6. e pleqej pa fund kete veshje, un do kisha zgjedhur nje pal all stare ne vend te takave por tek ty duken super.I adhuroj pandallonat e gjera sidomos kawboy. Erisa

    ReplyDelete
  7. Ato xhinset me ato kepucet jane stonojne shume. mire te kane thene shoqet si klloun me kembe druri.

    ReplyDelete
  8. Nuk e kuptoj cfare nuk pelqejne keta njerez te kepucet, mua me duket veshje shume cool sic eshte gjithmone Aulona

    ReplyDelete
  9. Dhe mua me pelqen veshja shume. Gjithashtu do i kisha vesh me nje pale kepuce te tjera por kjo sdo te thote se kepucet ta shpifin. pppfff bela e madhe me kto fashionistat perfekte

    xoxo

    ReplyDelete
  10. hey aulon,komplimente per veshjet,e meqe me pelqen menyra si vishehs doja te te kerkoja nje mendim personal,seshpejhti kam dtl 20 vjetorin edhe doja te vishja dicka te vecant por jam ne dilem midis dy veshjesh,me pelqejn shuume ato pantaqllonat me bel te lart por qe kan shkelqim te arte se spo di si ta spjegoj me nje kemish ngjyr nude e ndonje varse te bukur por gjithsatu me pelqeejn shuume ato fundet me bel te lart dhe pjesa lart te jet e shkeputur nga fundi sic i thone crop tops..:/ mund te me japesh ndonje ide plzz...kalofsh bukur :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur ne radhe te pare te falenderoj shume qe me ke shkruar, per vleresimin qe me ke bere dhe qe i beson mendimit dhe gjykimit tim :)
      Atehere, mes dy alternativave qe ti me ke shkruar, une jam per te dyten. Fundet me belin lart, shoqeruar me crop tops qe tregojne pak barkun (edhe pse jo tamam barkun) eshte nje nder veshjet e mia te preferuara per momentin, keshtuqe definitivisht qe jam per te! Per cdo gje tjeter me shkruaj serish!
      Te pershendes dhe s'po te uroj para gezuar se nuk eshte mire thone :)

      Delete
  11. eshte kenaqesia ime,shume flm prej teje ne radh te apr qe denjon te na ktehsh pergjigje dhe ti i konsideron mendimet tona.Mbreme kam kaluar gjithe naten duke kerkuar nga modeli dyt qe ju that sepse tani qe edhe ju jeni dakort per ket veshje edhe un u sigurovva me shum :),por sdi nqs ta vesh me me fund te lir posht apo me pantaollna qe ngjajn si fund dmth qe vin si val,plus sdi a ta qep apo ta blej por ne fakt skam par ne asnje dyqan ...uffa kam shume dilema :P,mfal nqs po te shqetsoj por se di pse ndihem komode kur ju pyes :)

    ReplyDelete
  12. nuk e di perse, por veshjet e tua nuk me transmetojne asnje lloje emocioni (as pozitiv,as negativ)gjithsesi eshte zgjedhja e secilit te vishet si te doje,dhe si te ndihet me mire,,,je shume e mire dhe me pelqen menyra e artikulimit qe ben ne blogun tend...dhe dicka te fundit,floket e kuqeee te shkojneee jashtzakonisht shume(ishte koha kur shihnim Kafaz-in dhe jo Big-un :P )te pershendes :))

    ReplyDelete
  13. ci ke keto mi aulona :p

    ReplyDelete