Wednesday, April 10, 2013

Balta qe me solli fat...


Nje mengjes te bukur me shi (behet fjale per diten e djeshme) ti zgjohesh me energji, e lumtur per diten qe ke perpara dhe mbi te gjitha per takimin e rendesishem qe te pret. Vishesh, me rrobat qe si gjithmone i ke bere gati qe nje nate me pare dhe del nga shtepia. Perpara takimit te rendesishem, i cili do te te perfshije ne nje projekt te ri dhe qe ti e ke me shume qejf, ben nje ndalese ne zyre per te vene ne vije punet e dites. Pavarsisht shiut te shemtuar qe vazhdon te bjere pa pushim, pavarsisht faktit qe nuk je e veshur me nje pale cizme te sheshta, sic zakonisht preferon te besh ne keto ditet e zymta me shi dhe ne vend te tyre ke veshur nje pale kepuce me maje dhe take te holle, ti je plote energji pozitive dhe je e sigurte qe nuk ka asgje ne bote qe mund te ta prishe humorin. Eshte nje nga ato ditet kur ndihesh mire me veten, me veshjen qe ke zgjedhur, me grimin...deri ne momentin kur...deri ne momentin kur pasi ke parkuar makinen dhe po shkon drejt zyres shkel siper njeres prej atyre pllakave te dala qe praktikisht gjenden ne cdo trotuar te qytetit tone dhe bashke me pllaken qe fluturon disa centimetra mbi toke, fluturojne dhe pikat e baltes qe sigurohen te te ngjiten mire mbi pantallona. Edhe pse ti e di shume mire qe demi eshte bere, ke frike te ulesh koken dhe te shohesh me syte e tu rezultatin qe mund te kete dale. Dhe kur vendos ta besh kete, kupton se ne kete Shqiperine tone te dashur, pavarsisht vullnetit dhe deshires se mire per tu zgjuar dhe per ta vazhduar diten me energji pozitive, ky eshte nje mision shume i veshtire per t'u cuar deri ne fund. 
E stresuar dhe me pantallonat gjithe balte shkon ne zyre. Te kap paniku. Pas nje ore ke takimin e rendesishem. Si t'ja besh? Te kthehesh ne shtepi nuk ke kohe, sepse ke disa pune urgjente qe duhet te mbyllesh perpara takimit. Duhet te heqesh balten. Po si hiqet balta nga pantallonat? As qe nuk e ke idene e ketyre gjerave, prandaj menjehere merr telefonin dhe i telefonon urgjences, qe ne kete rast eshte mami. Ehhhh mami...je e sigurte qe ajo do te te vije ne ndihme, madje ti beson aq shume ne fuqite ekstrasupermagjike te mamit per te zhukur papastertite dhe njollat, saqe per nje moment mendon se vetem duke e marre ate ne telefon do te mjaftoje qe njollat do te zhduken vete si me magji. Por ja qe kete here nuk eshte ashtu dhe mami si per dreq zgjedh te te fuse edhe me shume ne depresion duke te thene qe njollat e baltes, asaj baltes me uje, atij llojit me te shpifur te baltes jane shume te veshtira per t'u hequr. "Gjithsesi ti provoje nje here me ndonje detergjent, ose sapun per duart qe ke ne zyre, por s'e besoj te heqesh gje" - vjen zeri i mamit nga telefoni, qe nuk e di perse por ne ato momente ne vend te atij zerit ngushellues prej "mamase qe une i di te gjithe, i bej te gjitha dhe zgjidh cdo problem", kishte krejt te kunderten, ate zerin e tmerrshem qe duket sikur te le ne balte...Uhhh balta, eshte akoma ty, mbi pantallona dhe minutat qe me afrojne per tek takimi i rendesishem fluturojneeeee....Fati im i mire, qe nuk dale kurre pa canten e sportit me vete, beri qe te kisha tutat ne te, te cilat i vesha teksa zhvesha pantallonat per ti pastruar mire ne vendin e baltosur. Se dhe ajo na duhej, te na gjenin gollomeshe ne zyre....
E nejse, pasi bashke me balten gerryva dhe ngjyren e pantallonave dhe lekuren e gishtave dhe pasi gjithe pjesa e poshtme u be qull, sikur sapo ishin nxjerre nga lavatricja, i vendosa poshte kondicionerit me shpresen qe do te thasheshin sa me shpejt. Rezultati ishte qe pas 30 minutash, nga balta kishte mbetur vetem nje hije e lehte, por pantallonat vazhdonin te ishin te lagura poshte. Per fat te mire, askush nuk e vuri ri. Perkundrazi  zonjusha simpatike italiane me te cilen kishim takimin, na beri shume komplimenta si mua edhe Fatmes. Dhe cka eshte me e rendesishmja, ne fund i gjithe takimi shkoi me se miri dhe nje projekt i ri shtohet ne listen e angazhimeve te mia. Por per te do te flas ne ditet ne vijim.
Keshtu qe ne fund, rezultoi qe ajo balta e tmerrshme solli fat. Se kot nuk ka thene populli yne mendjendritur qe kur te bie balte ne pantallona eshte fat...Apo eshte kur te bie glase ne koke ajo? Apo kur shkel m*t? Nejse...qe sot goca (dhe cuna) mos harroni qe perpara ndonje takimi te rendesishem, te sperkatni pak pantallonat me balte...Eshte fat, me besoni mua ;)

13 comments:

  1. aulona ato njollat e baltes duhet ti lesh te thahen plotesisht dhe pastaj i ferkon me nje cope leshi,funsionon plotesisht,veshja shume e vecante by the way :)))

    ReplyDelete
  2. Me pelqen shume shume shmuuumeeee ne kete post,Permiresohesh cdo dite me shume per Sa i perket stilit :) nuk te njoh personalisht po ndjek bloggun tend dhe me pelqen ti si person e te pergezoj. Alma

    ReplyDelete
  3. Shume thjeshte dhe shume bukur. Ja nje shembull qe nje veshje zyrtare nuk eshte vetem bardhe e zi dhe domosdoshmerisht me kemishe :)
    Thumbs up

    ReplyDelete
  4. Oooooo majjjjjj Gadddddd mua do me kishte ikur truri :( Shyqyr qe çdo gje paska perfunduar mire edhe pse qenke stresuar pa qene nevoja.
    Dukesh shume mire si ne veshje edhe ne fytyre! Fotot e pantallonave pis ku ishin? :P
    M.

    ReplyDelete
  5. Hahahahahahha Aulona,sapo degjova Bionde vs Brune,hahahahahahhahahaha,ju te dyja me shkrini mua,flm :D
    M.

    ReplyDelete
  6. Nice Aulonke....me pelqen keshtu e veshur thjeshte dhe kominimi "verdhe-gri" shume i kendshem per syrin. Canten do e hiqja ne fakt....Suksese me projektin e ri....;)....Deni

    ReplyDelete
  7. veshja me e mire deri tani ;)

    ReplyDelete
  8. Me pelqen shume veshja dhe mendoj se e ke pershtatur shume mire me takimin. Gjithashtu me pelqen fati qe nuk e ndryshon planin e rrobave qe ke pergatitur qe ne darke edhe kur s'te ecen parashikimi i motit :)
    Duke qene se guximi nuk te mungon ne asnje gje, do ishte perfekte nese do kishe guxuar me nje cante zarf te madh ne ngjyre te bardhe ose blu elektrik :) Megjithate dhe keshtu matchy matchy dukesh shume mire sepse ngjyrat jane te qeta.
    Mezi po pres te marr vesh projektin tend te ri. Jam shume kurioze.

    ReplyDelete
  9. Aulona, Kete pallton ma bere fiksim qe dje qe ta pash ne Instagram :)

    ReplyDelete
  10. Palltoja eshte shume e bukur ta kam pare edhe ne post tjeter. Rrobat te veshura bashke ne teresi nuk me ngjisin. 1. Canta dhe varesja per mua nuk duheshin fare dhe 2. kombinimi i palltos me kete veshje. S'e di por sinqerisht nuk me ngjisin. Gjithsesi ky eshte mendimi im boohhhh duke mos dashur te tingelloj shume antipatike.

    ReplyDelete
  11. Kte pallton e ke nona! Edhe pjesa tjeter e veshjes me pelqen, sidomos kepucet, por mendoj qe canta dhe varsja nuk i bejne drejtesi pjeses tjeter. Pres te shoh perseri nje kombinim te ngjashem :)
    0

    ReplyDelete
  12. I bie qe te mbash nji pale pantallona te zeza (ngjyre neutrale) ne zyre ;-)) e nji kemishe te bardhe o te verdhe si rezerve :-)))
    Me duket ja futa kot....
    A.F.

    ReplyDelete